Krijimet Letrare~shkurt-22

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
PErshendetje te gjitheve!
Ja ku erdhem perseri sebashku ,ne takimin e pare per kete vit!
Pa humbur kohe po shfletoj krijimet tuaja!


1-Kështu duhemi.

Unë të dua ndryshe. Jo si një zambak të hapur, as si trëndafili i çelur gati të të marrë erë.
Të dua në bukurinë e emocioneve ashtu, fshehurazi, si misteret ezoterike në errësirë, si shpirti që fshihet në sekret për të luajtur mes dritës dhe hijes.
Të dua në heshtje, sepse është simbol i harmonisë së përsosur që përfaqëson ekuilibrin trup-mendje-shpirt.
Heshtja është "zëri ynë": ndjenja, guximi, këmbëngulja, durimi.
Ne e duam heshtjen, dhe nuk na shqetëson kur era në pyll shushuritë gjethet e pemëve.
Heshtja na mëson të përdorim shqisat tona, perceptimin e ngjyrave dhe shijet e ndryshme të dashurisë. Për të parë kur në dukje nuk ka asgjë për të parë... për të dëgjuar kur gjithçka duket krejtësisht e qetë..!
Unë të dua si degët e luleve të pa lulëzuara në dimër, që mbajnë të fshehur në trupin e tyre sythet e presin vetëm momentin e duhur për t'u hapur.
Të dua kështu pra, pa e ditur pse, kur, si e qyshë. Sepse nuk di dhe nuk mund të të dua ndryshe.
Në këtë mënyrë, në të cilën nuk jam, e as ti nuk je, por jemi kaq afër saqë dora jote në gjoksin tim është e imia, e sytë e tu mbyllen bashkë me gjumin tim.
Sa herë që takohemi, ne duam për njeri-tjetrin vetëm atë që bën pranvera me lulet. T'i dhurojmë njeri-tjetrit atë bukurinë e lulëzimit, aromën, dhe shijen e nektarit...! Ne kështu duhemi, ndryshe nga të tjerët.




3-Ti.......

Ti....
Hyjni e endrrave te mia
Mendimet.....
nje buqete per ty agimit lene
Cdo nate....
Me gllenka dashurie ato vaditur
Mengjesit....
aty ku je, prane jastekut tend... vene
Kurre.....
per ty nuk rreshta se menduari, buzen tende, syte e tu
Me jastekun.....
me te flas, aty ku ti lene ke aromen e gushes tende dhe shkrojtur me buzekuq "te du"
Princeshe Ti....
Hyjni e endrrave te mia
Mendimet.....
nje buqete per ty agimit lene
Cdo nate....
Me gllenka mallengjmi vaditur cdo petal i but
Mengjesit....
prane jastekut tend vene, prej shpirtit tim nje per nje keput.
Princeshe Ti....
Hyjni e endrrave te mia
Dashuri....
apo deshire, te dyja bashke por kurre .....nje perralle
Tek Ti .......
gjthmone mbetet e skalitur parajsa
Tek un.......
ti je vec perendia e gjithmone, TE DUA!!!...Them...... e digjem malle!!!


4-Dashuria eshte e frikshme

Dashuria eshte e frikshme, ndonjehere ajo te le cope-cope kur gjithcka qe deshiron eshte qetesia e mendjes. Ju hyni ne nje marredhenie kur me ne fund keni dike,
tek e cila mund te mbeshteteni, dike qe ju ben te lumtur, dike qe eshte aty per t'ju pare ne me te miren dhe me te keqen tuaj, madje te jete prane jush edhe kur
jeni emocionalisht te pambrojtur.
Nje marredhenie nuk ka te beje me premtimet e perhershme apo gjestet e medha. Jane perpjeket e vogla qe kane rendesi. "Pergjithmone", eshte thjeshte nje koncept
me te meta, asgje nuk zgjate pergjithmone. Mund te jesh i dashuruar me dike dhe ndonjehere te ndihesh i larget.
Te frenosh veten nga shfaqja e emocioneve te verteta nuk do te te ndihmoje kurre. Dhe nese mendoni se me kalimin e kohes do te permiresohet, gabim e keni.
Do te perkeqesohet kur i mbushni gjerat brenda ,sepse keni frike nese ata mund ta kuptojne ne cdo moment.
Nese mendimi per te humbur ty, nuk i tremb ata aspak, nese perfytyrimi i se ardhmes se tyre pa ty, nuk i trishton, apo nuk i thyen vertete zemren, per ty, eshte koha qe
te largohesh. Eshte nje ndjenje e tmerrshme, te jesh ne nje vend ku duhet te besh nje levizje te guximshme, per te shpetuar zemren tende te thyer ,nga thyerja e metejshme.


5-Seç më kanë mësuar!

Duaj dhe mos urre
Seç më kanë mësuar
Por a ka botë ose jetë
Dhe pa këto të dyja?!

Seç më mësuan se ç'është frika
Por nuk më treguan si të luftoj atë
Kur nuk do të kem drita.

Seç më folën për durimin
Pa e ditur dhe vet ato që durimi
është më i lart se vet frika.

Dhe mos u merzit
për fatkeqësitë,
Apo shtrëngimet që i përjeton në gjoks
Por duro dhe qëndro
Ti bësh ball fatkeqësive është fisnikëri
Nëse nuk i bën ball vullnetarisht
Do t'i bësh detyrimisht.


6-Mrekulli!

Ra nje yll token tronditi
ç’mrekulli qe na mahniti.
I Gjithe mileti e soditi
xheloz u be dhe meteoriti.

Vrap e vrap u be rremuje
u mblodh njerezia rrokopuje.
Kush e kush ta shohe i pari
mrekulline nga zallbastari.

O ç’na gjeti ç’na “verboi”
mrekullia token shpetoi.
Si nje shenje nga gjithesia
u permbush dhe profecia.

Xha Arifi me nje shkop
shtyn milet te behet tok.
Bashke me gurin xhevahir
do edhe ai te beje sehir.

Mrekulli mbi mrekullite
yll tete-cepesh jo fakir.
La shtepine ne gjithesi
te sakrifikohet per njerezi.


7-Stacioni.

...heret,lageshtira e ajrit njomte flokun e saj te gjate,
pak te crregullt,me sa duket nga nxitimi i mengjesit per te kapur punen,si kishte dhene kohen e duhur flokut saj te bukur bjond,per tiu dukur sikur nuk fryne ere,sikur nuk ben ftohte ,sikur ka dale nga nje grup parukieresh.Por kjo e bente dhe me pikante mes kesaj rromuje , ne kete stacion zhurmues,dhe pse mengjesi i se shtunes,prape ky stacion nuk njeh qetesi.
Une si gjithnje ne karrigen time ne cepin e kesaj kafeje qe rrine hapur 24 ore , me nje kafe shqeto perpara, prisja te shkonte ora 9 e mengjesit per te dorzuar nje pune te javes.I ftohti ishte paksa me i embel se ditet e tjera,ose ma embelzonte prania e saj,papritmas ajo kthej koken, mbante nje pale syze ngjyre kafe,nje stil veshje qe kujtonte shijen pariziene.
Tek e sodisja ne pak largesi,sec me rrembej mendimi i im,nje darke romantike tek i perkdhelja doren, i hiqja syzet embelsisht per te shijuar syte dhe shikimin e saj.
Jam pa gjume,dhe kafja sikur s`po me ben efekt,sepse here pas here imagjinata ime fluturon komplet nga realiteti i ftohte i kesaj dite dimri.Ndoshta dhe kjo qyqare fantazie ka ftohte.
Mengjeset ne kete stacion nuk se kane ndryshim,si c`do dite njerez qe shpejtojne, nxitojne.Shpesh te japnin ndjesine qe s`dine ku shkojne. Fytyra qe s`para qeshin,askush nuk thote miremengjes,askush nuk prete askend dhe nuk shoqeron askend. Dhe te mendosh, jane kaq afer,ecin pothujse ne te njejtat pllaka para stacionit,presin minuta te tere pothuajse ngjitur njeri tjetrit ,hyne ne te njejtat porta metroje, ndajne te njejten hapesire ne metro.
Por cuditrisht se kuptojne sa afer jane, vazhdojne te jene te ftohte,te larget te panjour.
Ne thelb njeriu eshte i panjohur,ndoshta sepse as veten e ti se njeh asnjehere komplet.Ndoshta ngaqe s`ka kohe,ngaqe koha i ushtron presion,programimi i dites eshte i ngjeshur,njelloj sic ngjeshen ne kete stacion njerzit,per te kapur orarin,per te hypur te paret ne metro,per te bere c`do gje te paret.
Te paret,i pari,te fundit dhe i fundit!?
Diferencimet,qe nga ky stacion, e me pas deri tek cdo hollesi qe na ben unik ,te pervecem ,por ama shpesh here keto diferencime nuk ndihmojne te jemi unik,por te behemi tuf,ja sic behemi neper kete stacion c`do dite.
Kafeja ime u ftohe nga ky i ftohte dimri ,minutat po ikin, ajo dreq sekretarsje qe merr dorzimet s`po duket,do kete ngele gjume,ndoshta ka ngrene nja 2-3 sufllaqe mbreme,eshte e kolpme,brune e lezetshme,i pelqen ushqimi nga jashte,nuk gatuan pothujse kurre ne shpi,por ne dashuri e pa fat,njohja e fundit i doli mashtrues, i hante rrogen c`do muaj,deri sa e beri trok, me pas ai e la ,duke kaluar ne gjuajtjen e rradhes te ndonje viktime tjeter ku do e `qeraste` prape donzhuanin e A.nes. Ana e quajne sekretaren tone.
Uf, ku iku bjondja ime e mengjeseve,metroia paska kaluar dhe une si budallai nga nje udhtim imagjinar ,ne nje tjeter ,se shijova elegancen e saj tek hyn ne metron e zhurmshme,per ti dhene eleganc ,dashuri dhe hijeshi vendeve ku kemba e saj do shkele ne diten ne vazhdim.
Spontanisht s`di pse mendimi i fundit mu ndal ne nudesine e trupit te saj , se si mund te udhtojne duart e mia mbi gjoksin,selueten,kofshet,dhe brishtesine e trupit te saj.
Ah dashuri e larget dhe hutaqe,edhe ti s`je me shume se sa endrrat e nje morie njerzish neper stacione te keti metroje.Qe s`dine as fillim as fund,por prape ndalojne neper stacione,dhe kjo si fillim mjaftone. Qofshine keto te fundit edhe nje qark i mbyllur stacionesh.
Ne fund te fundit vete jeta jone aq eshte,nje qark elektriciteti i mbyllur ,ku ne nje moment fiket drita. Por jo drita e jetes,por fiket drita e jote.
Me ne fund ne cepin me tej,u shfaq dhe Ana e jone. Po e `braktise`kafen,stacionin, dhe njerzit e ti,per te shkuar dhe une ne stacionin tim te rradhes.



Keto ishin krijimet qe faturuat ju drejte postes sime per kete fillim viti. 🤗
Falenderime te perzemerta dhe lexim te kendshem ju uroj!
 
Last edited by a moderator:
Bukur bukur krijimet sepse jan perfekt per shkurtin, mos te ngelen gjithe vitin do ishte me mire. 😑😑😑
 
po me Zallbastarin e shkrete ca patet :p hahaha

Me pelqyen ne fakt te gjitha. S'po di ke te votoj!
 
Redaktimi i fundit:
Tash Nevi ben logaut per 48 oret e ardhshme. ahahahahhahahahaha
 
Me mire te me kishe sjell nje krijim.
Ja se do sjell per marrin, per alergjin e luleve 🤔🙄🙄
po me Zallbastarin e shkrete ca patet :p hahaha

Me pelqyen ne fakt te gjitha. S'po di ke te votoj!
Me pelqeu stacioni...me kujton Altin Shiren...tek stacioni ku do zbresesh, do kujtosh se jam me ty...adoleshenca ec aty
 
Po jo moj çfarë diskutimi. Po kjo Mrekullia më duket si dora e @Soulmind.
Ja e thash se plasa 😂
Po pse? Cfare vereve tek ai krijim qe mund te jete i imi? Struktura, gjuha letrare, stili dhe figurat stilistikore? Se me bere kurioze! 😁
 
Me pelqeu stacioni...me kujton Altin Shiren...tek stacioni ku do zbresesh, do kujtosh se jam me ty...adoleshenca ec aty
Do e votoja me kenaqesi liriken e kenges Altinit 😁

Tek stacioni ku do te zbresësh
Do kujtosh se jam me ty
Do të gjesh aty shumë njerëz
Por s'do te gjesh vec syte e mi
Mos i kthe jo hapat prapa
Ti ke ikur pergjithnji
Sa herë që të më marrë malli
Tek Stacioni do të vij
 
Po pse? Cfare vereve tek ai krijim qe mund te jete i imi? Struktura, gjuha letrare, stili dhe figurat stilistikore? Se me bere kurioze! 😁
Perdorimi i huazimeve turqe ndoshta 🤣🤣🤣🤣
 
Po pse? Cfare vereve tek ai krijim qe mund te jete i imi? Struktura, gjuha letrare, stili dhe figurat stilistikore? Se me bere kurioze! 😁
Më së pari e vërejta lehtësinë dhe qartësinë në të lexuar dhe të kuptuar. Për gjërat të tjera nuk i hyra shumë në detaje.
 
Krijimin 5 do e ketë bërë @%^.^ daja, se gjithë jetën grat mundohen t'ia mësojnë dashurinë, e prap thot: no love! lool
 
Më së pari e vërejta lehtësinë dhe qartësinë në të lexuar dhe të kuptuar. Për gjërat të tjera nuk i hyra shumë në detaje.
Patjeter qe kjo do ishte arsyeja! Pavaresisht se do deshiroja nje analize me te thelle profesionale. Te pakten te tregoje qe na ke ndjekur dhe here tjera ne konkurs. :D
 
Patjeter qe kjo do ishte arsyeja! Pavaresisht se do deshiroja nje analize me te thelle profesionale. Te pakten te tregoje qe na ke ndjekur dhe here tjera ne konkurs. :D
Haha :p. Unë sjam profesionistë ose më sakt nuk di t'i shpreh aq qartë mendimet në këtë fush.
Patjetër që ju kam ndjek, madje shumë herë kam fituar. 🤣
 
Haha :p. Unë sjam profesionistë ose më sakt nuk di t'i shpreh aq qartë mendimet në këtë fush.
Patjetër që ju kam ndjek, madje shumë herë kam fituar. 🤣
Te fitosh nuk do te thote qe lexon me vemendje te tjeret dhe arrin te kuptosh stilin e gjithkujt. Plus sapo the, se nuk di ti shprehesh shume qarte mendimet. Gjthss! Nuk ja ke qelluar! loolMe keqardhje e pranoj qe nuk jam autorja e Mrekullise Zallbastare! :)

Do sugjeroja te votoni cfare ju pelqen pa hamendesime emrash sepse do kthehet tema ne chit-chat pa u hap akoma dhe do i ike lezeti komplet.
 
Te fitosh nuk do te thote qe lexon me vemendje te tjeret dhe arrin te kuptosh stilin e gjithkujt. Plus sapo the, se nuk di ti shprehesh shume qarte mendimet. Gjthss! Nuk ja ke qelluar! Me keqardhje e pranoj qe nuk jam autorja e Mrekullise Zallbastare! :)

Do sugjeroja te votoni cfare ju pelqen pa hamendesime emrash sepse do kthehet tema ne chit-chat pa u hap akoma dhe do i ike lezeti komplet.
Un nuk them që e njoh stilin, por erdhi spontan ai mendim. Pastaj ndër vite tek krijimet e tjera, na ishte dhe e lejuar të hamendësojmë rreth autorët e shkrimeve. Sbesoj që njeri preket nga këto. Bash komentet i japin lezet ksaj teme. Por një gjë është e vërtet se të gjithë nuk janë profesionistë në mendimin që do shprehin..
 
Uuuuh erdhi kjo teme ku do plasi grushtiii, apo sme ka mare dhe malli😂

Bukur, le te fitoje me i miri.
Ate krijimin tim e dini vet ju, provoni e mos e votoni po s’ua mbylla forumin deri n’mars😝
 
isha m3s 1shit dhe 3shit. 3shi me erdhi me ndjeshem
 
..... perseritje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top