Krijimet letrare~Shkurt~2024

Krijimet letrare~Shkurt~2024


  • Totali i votuesve
    26
  • Poll closed .
Sa lejlushkaqe do me japesh?

Un i lexoj pa patur mendjen tek kush i ka hskruar por tek ajo qe ka ne tulen e asaj qe eshte shkruajtur dhe sidomos perpiqem te gjej apo identifikoj ngacmimin apo muzen qe e ka bere te shrkuaj nje individ te respektuar qe do ta ndaj me ne dallgen e tij :)
Ato të tuat do i mbash për vete të them 😂😂😂😂
Ec bëj analiza pls
 
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku ,ne nje rrugtim te ri,me vargje,emocione dhe copeza nga anetaret tane.

Tema e muajit ishte;


Shkurt -Shpres dhe Dashuri .
Plus ,Teme e lire ,si gjithnje.


1-Sonte.


Sonte dua pranverë t'bëhesh
Që të vdekurin gjallëron
Dua ta ndjejë çdo pore trupi
Sikur lulja kur lulëzon

Dua të ndjejë pa pushim
Ngrohtësinë tënde që m'tundon
E unë skllav nën veset tua
E vetmja gjë që m'lumturon

Simbiozë le të bëhemi
Në njëri tjetrin të tretur
Të pa ndarë për asnjë çast
Gjersa fuqitë të jenë mekur

N'trupin tënd nën hije t'hënës
Me gjuhë rima do të shkruaj
Gjersa etjen, mallin, zjarrin
Ta shuaj, ta shuaj
Kjo eshte krejt lovely e si e Thash dhe disa faqe me pare me duket ja njoh doren .
Mjalt krijim .
Réal i thjeshte dhe depertues ..
2-Më vjen të flas për ty


Më kujton ty
Kjo natë e freskët pranverore.
E flladi përzier aromë lulesh portokalli,
aromën tënde më sjell ndërmend.
E ndjej si ndez në zemër malli
Si zgjohet ky shpirti im bohem.

Më vjen të flas për sytë e t'u
Si xixëllonin dashuri.
Të tuat buzë sa herë i puthja
Në të miat ndjeja ëmbëlsi.

Më vjen të flas për kohën e shkuar.
Netët e pagjuma kur bënim dashuri.
Atëherë kur shpesh na bashkohej dhe hëna.
E trupat tanë bëheshin nji.

Më vjen të flas për ty
Në cdo kohë e zgjedhuar folje.
Qofsh e shkuar apo e ardhme.
Për mua mbetesh gjithmonë tani.
Eshte si puna e asaj qe kur ka ndjenja ska kurre lamtumire .
E bukur po me jep trishtim .
Urime kush e ka sjell se jan fjale shpirti

3-Eshte apo...!?

Eshte rastesi te shohesh gjethet qe bien,
Ti shoqerosh me sy ndersa i merr era,
Te perkundesh dhe ti me ajrin rreth tyre,
Nderkohe qe po bien dhe mijera te tjera?

Eshte rastesi te shohesh qiellin e nxire,
Shperfytyruar nga rete dhe shiu litar,
Me syte perpjete te sodisesh vetetimat,
Qe te duken te njejtat e nje nate me pare?

Eshte rastesi te shohesh nje fare qe mbin,
Kercellin qe hedh shtat ne preher te tokes,
Gjethet qe zgjaten te perqafojne diellin,
Si ti dhe ato, te jene nje grimce e botes?

Eshte rastesi qe kur zgjohem ne mengjes,
Nder qindra fytyra mes rrugeve te qytetit,
Ndalem per nje cast te mbushem me fryme,
E me perplasen kujtimet si valet e detit?

Eshte rastesi qe perhumbem i zhytur i teri,
Mes dritash qe fiken e ndizen cdo mbremje,
Kur nata qetesisht shtrin perden e erret,
Akoma kam ndermend buzeqeshjen tende?

Eshte rastesi qe vargjet e notat e cdo kenge,
Me ndezin ndjenjen, me japin mall e nostalgji,
Sa here kam nevoje me rikthehet ne mendje,
Si strehe e shtrenjte e shpirtit e jona dashuri?

Nuk eshte!!!
Ka pak ngjashmeri ne percjelljen e vargut pak a shume si krijimi numer 7 vec me ndryshimin qe Eshte me nostaligjike .
I bukur , shume i bukur madje. I uroj suksese .
4-Mbete thjeshtë nje formë

Mendoja për format e dashurisë e asnjë nuk më sillte tek ti,
Koha kalon e ti e di, forma prapë nuk më jepnin ngrohtësi
Kërkoja ngjyra të tjera, emocione të rralla, e prapë në asnjë nuk ishe ti
Ah forma mendoja unë, forma se si te dua më jep plogështi…

Ti kerkoje shumë, kerkojë një formë pa brendësi,
Një ndjenjë të zbrazët por të ishte bukur në sipërfaqësi,
Kërkoje vetem nje trup krah teje që të tjerët të mendonin se ishte dashuri
Ah, por ndjenjat per ty nuk kishin aspak rendësi

E megjithatë, të prezantova më formen më të bukur të dashurisë,
Të njoha me një botë ndjenjash qe të mbushen cdo qelize me mirësi,
Fillove ta shikosh veten me syte e mi, a atehere forma nuk pati më rendësi
E dija që një ditë do zgjoheshe e do bije ne dashuri…

Dita qe dikur e prisja erdhi..por tashmë dashuria ime nuk ishte më për ty,
Ti rendje pas formës e siperfaqes së asaj qe reflektonim ne të dy,
Une rendja pas ngjyarve e emocioneve qe ndjeja per ty.
Koha kaloi e forma qe ti dikur enderroje, e zbrazi dashurine qe kisha per ty.
Ti mbete thjeshtë një formë, e une nje hije e bukur e asaj qe ishim ne të dy.
Forme dashurie . Cdo forme Eshte e bukur ! Por kjo duket sikur dashuria nuk ka qen e dyàanshme . Dakort qe njeri gjithmon fal me shume dashuri se tjetri por jo te ekzaxherohet.
Me percolli trishtim .
Me kohe sherohet cdo plage .🤗 urime kush e solli .
5-Per ty

Per ty dua një perëndim
të ulur ne bregdetin e qytetit tonë

Për ty dua qiellin plot yje
spektatorë mahnitës të dashuris tonë

Për ty dua momente qetësie
ku ti të ndjesh zemrën tënde

Për ty dua flladin pranveror
të ndjej aromën tënde çdo mbrëmbje

Për ty janë këngët që dëgjoj
në çdo tingull ndjej dridhje në vetmi

Për ty jan vargjet që po thur
Sepse me ty dua ti jap jetë si dikur
Kjo me coi ne bregdetin e durresit tim 😍
6-Femra

I adhuroj vërtet ato femra
Që i vendosin pikat mbi ë
Ato që kurrë nuk dorzohen
Dhe nga askush s'presin asgjë

Ato femra që kurrë su përulën
Edhe kur shpirtin ja coptuan
Ato që gjithmonë e gjejnë forcën
Dhe e marrin vetë atë që duan

Ato me karakter dhe moral
Që nuk servilosen e nuk lëpihen
Ato që dhe pse dalin pa lyer
Gjithmonë të bukura ndihen

Ato që shkëlqejnë si drita
Dhe hijen nga pas e lenë
Ato që nuk thonë se si janë
Por mësojnë tjerët si të jenë

Ato që me kokën lart
Kanë ecur e nuk janë penduar
Dhe kur bota donte t'i fundoste
Mbi të gjithë ato kanë qëndruar

Ato femra me shpirt të kristaltë
Që falin optimizëm e shpres
Ato që gjithmonë thonë "Të dua"
Pa egoizëm dhe pa interes

Ato që shpirtin e kanë plot
Me dashuri për të dhuruar
Aq sa padashur ja falin
Edhe personave të gabuar
Behu i gjall o profe ma konfirmo qe bera bingo .😋 bukur!
Femra Eshte ajo qe i jep ngjyra botes .
Urime
7-Magjishem


Ishte ai momenti, ku ti hyre në jetën time pa më pyetur . Nuk di Pse tu dorëzova....shpirti im është në duart e tua ndaj mos e merzit ! Ndoshta tipi yt ndryshe nga të tjerët ? Ndoshta se je i tëri mister ? Ndoshta sepse je shumë lozonjar? Apo Ndoshta sepse i reziston tundimeve si askush ?…..po po je i vetmi ta garantoj me jetën time.

Të kam aq për zemër sa çdo gjë më shëmbëllen me ty .

Do të rrëfej diçka edhe pse e di që nuk do ta besosh…por do qeshësh si *vetëm ti di të qeshësh * si fëmi ….Por une nuk nguroj të tregoj sa i rëndësishëm je per mua ndaj Duro poshtërsirë.

Dje takova sozin tënde . Ngela pa frymë se mendova se nuk kishte një te dytë si ty …
Çdo tipar e sidomos shikimin dhe buzëqeshjen tende , mimikën madje dhe nishanin …U Hutova …. Me ofroj shoqëri …nje gotë , nje valllezim me neonin e forte turbullues mbi koke , pasi folëm pak ndjeva që zemra dhe shpirti im jane vetem për ty .

Mund të vi te marr neser? Jo i Thashë koha për ty mbaroj . Ishte kënaqesi .
E ndjeu ftohtësin ne shikim dhe lëvizje..nuk insistoj më.
I dhash një mirupafshim të thatë , u largova .
Hipa në makinë dhe kënga jon vibroi në shpirt...
Fjalet, kujtimet .

Pse dreqin të kam kaq për zemër ?! A e meriton vëmendjen time ?
Une që gjith jetën time kam marrë më shumë se çkam dhëne …erdhi koha të të njoh ty dhe te jap dhuratë pa asgjë ne këmbim gjithë qënien time .
Ti më ke pushtuar plotësisht . Vëmendja îme ështe vetëm te ty . Ndoshta sepse ti ke gjetur mënyren si t`më mbash afër vetes pavarësisht sjelljeve të tua shpeshherë si femi i lazdruar .. ama ti je ndryshe .
Bota jote shumë e bukur edhe pse shumë misterioze tek une reflekton atë që më kërkon shpirti .
Shpirtin tënd !

Ndoshta sepse une jetoj ne universin time dhe Gjuha është shpirti.
E atë gjuhë vetem ti e flet !!
Si çdo qënie jemi mërzit, lënduar, përqafuar… ama gjithmonë e kemi një arsye apo motiv gjendet nje penel ku ngjyrosim botën Edhe kur ështē bardh e zi .

Ne jemi vala dhe shkëmbi qe terhiqen dhe përplasen por nuk ndalen .
T’kam zemër edhe kur mē mērzit . Edhe ato me duken tē ēmbla sepse e di qē ēshtē thjeshtē pēr pak vëmendje camarroku zemrēs time.

Ti nuk je flok bore qe bie pak shi e shkrihet
Nuk je obsesion kur shpirti yt ndjehet. Ndaj mos u zbeh në syt dhe shpirtin tim ..

Ti them tē gjitha ça mendoj ktē moment duhen netē dimri , njē libēr i tēre me plote episode ndaj une nuk kam ndērmend ta bēj sepse s`do kesh nerva ti lexosh ( kte me thua Edhe qesh ) … thjeshtē jepma dorēn e po ta vē nē zemrēn time . Ndjeje tik tak-un dhe eja vallēzojm e dehemi nēn petkun e bukur qē kemi zgjedhur tē dy bashkē

Je universi ku une jetoj , oksigjeni im !
Urime dhe ty e ishalla ta di kimetin ky njeriu me nishan .
Se jan plot ne forum po ky qeka vertet me fat .

8-Loren


Në qytetin e rrënuar, ku hiri i asfaltit përplaset me borën e kohës, atje banonte një njeri i pazakontë. Emri i saj ishte Loren ,cdo mëngjes, ajo dilte me vrull në përditshmërinë e saj me një fytyrë të ndryshme, të shprehur në mënyrë të theksuar ndryshe nga dita e mëparshme.

Kishte ditë kur fytyra e saj shfaqte kënaqësi dhe lumturi të ftohtë,por kishte gjithashtu ditë kur ajo dilte me një maskë të mbyllur, e cila fshehte shqetësimet dhe vuajtjet e saja.

Vajza e trishtuar ishte një mister për komunitetin. Për ta ajo ishte e çuditshme dhe çdo ditë ditë e më shumë të gjithë e largonin duke pëshpëritur "Ajo vajzë nuk është normale" ose " oh,erdhi Vajza e trishtuar"

Askush nuk dinte se çfarë ndodhte në zemrën e saj. Ndoshta ishin kujtimet e hidhura që e bënin atë të ndryshonte fytyrën me secilën lindje të diellit,ose ndoshta ishin ëndrrat e shuar që i sillnin fytyrat e ngurtësuar. Secila ndjesi e saj ishte një kapitull i fshehur, një histori që nuk ndahet lehtësisht me të tjerët.

Loren ecte heshtur në rrugët e qytetit duke mbajtur misterin e saj të fshehur , duke u përpjekur ti largonte njerëzit çdo ditë e më shumë.Fundja më mirë për të që e quanin të çuditshme dhe qëndronin larg .Kështu ajo s'ka pse i hap plagët e saja duke u treguar dhimbjen të cilën një ditë do e shfrytëzonin .
Nëpër rrugët plot ngrica ajo vazhdonte të hidhte hapat e saj ,në fytyrë e veshur me ngurtësi dhe përbrenda e ngroht si dielli që mezi pret të lind bashkë me të .
Kur nata puthte qiellin, yjet shkëlqenin si pika të argjendta, vajza e trishtuar qëndronte në ballkonin e saj. Sytë e saj reflektonin melankolinë e një zemre të plagosur. Ajo shihte në horizont, ndërsa era e ftohtë e fryrë lëvizte flokët e saj tërhequr nga muzgu i heshtjes.
-"Sa e çuditshme jeta në këtë qytet gri, drita e ditës zbehet në errësirë dhe hapat bien në një tingull të mbyllur"-mërmëriti ajo. Letrat e zhubrosura , i binin nga dora sikur të ishin tela të plasaritura ,nga zjarri i ndjenjave të pakuptimta.

Heshtja u bë mbytëse,ndaj ajo filloi të kompozonte një letër. Një fletë e bardhë do të mbante gjithë peshën e shpirtit të saj. Fjalët e saja u shpërndanë direkt në letër si notat e një melodie të trishtuar.
Ajo shkruante për dritën që kishte humbur me vdekjen e nënës njeriut të vetëm që ajo kishte në këtë jete , për kujtimet që i ishin shuar ashtu si yjet në qiellin plot vransira. Por, gjithashtu ajo shprehte dëshirën e saj për një nisje të re, për një rikthim ,një agim në qiellin e zemrës së saj.

Letra befas u mbulua nga lotët e heshtura pas atyre fjalëve drithëruese të një vajze që po përpiqej të ndërtonte një fushë të re plot gjelbërim , jete e shpresë.
Të nesërmen sapo agoj vendosi ti prek kujtimet e të shkonte në parkun që sodiste së bashku me nënën.
Fletët e gjetheve rrëzoheshin nga pemët dhe tingulli i tyre këndonte një kronikë melankolike.
Loren shkoi në një vend të qetë . Atje, përballë një liqeni të qetë, ajo filloi të shkruante një letër të fundit për dhimbjen dhe humbjen që kishte ndjerë,por këtë herë fjalët kishin shpresën brenda.
Në letër, ajo shkruajti për rritjen dhe fuqizimin që kishte gjetur duke u përballuar me errësirën dhe zbrazi gjithë dhimbjen në të.
Ndërsa lapsi i saj prekte letrën, ajo ndjeu një liri të re, një ndriçim brenda saj që kishte ndalur prej shumë kohësh. Letra ishte një lamtumirë e butë me të kaluarën e vështirë dhe shpresë për ditët që do vijnë.

Me një lëvizje të butë,pasi e mbaroj letrën së shkruari Loren e vendosi letrën në ujë. Uji i liqenit mori me vete ngjyrat e trishtimit dhe i zbardhi ato në dritën e diellit që po ngrihej ngadalë. Në atë moment, vajza ndjeu një lehtësim të thellë.Ndjeu se ditë të bukura e presin .Kush e di ,ndoshta një ditë dikush do e ndalte në ato rrugët e qytezës që ajo përshkonte çdo ditë dhe do ti hapte zemrën.Ditë të bukura të presin Loren- pëshpëriti ajo.


Keto ishin krijimet tuaja drejt keti konkursi,me nje falenderim dhe vlersim ndaj jush,te perzemert,ju uroj nje muaj te mbare!
Perqafime nga Nevi! 🤗
Pas shiut Doli dielli o e embla loren 🤗



Nuk di sinqerisht kujt tja jap voten . Se jan te gjitha shume po shume te bukura 😍
 
Kushdo ta kete shkruar votova per Eshte, apo?! - per tri arsye;

1. Godet thell ne zemer
2. Thurur jashtezakonisht bukur
3. Me ngjallka nostalgji
 
Per te gjithe dashamirsit e keti konkursi ,edhe disa dite para se ky sondazh te mbyllet,per tia len rradhen nje te riu. :))
Lexoni dhe votoni te preferuarin tuaj!!
 
Shum të bukura të gjitha!
Kam votuar 7ën ,dhe pse mendoj se esht shkruar për pilotin🤣
Këtë mund tna e konfirmoj autori/a😛

Suksese të gjithve!😊
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top