Krijimet Letrare~Prill-22

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
PErshendetje te gjitheve!
Ja ku erdhem perseri sebashku ne muajin e rradhes!

Krijimet per muajin Prill vijojne is me poshte.

1-Pranvere n'Shpirt!

Ezani ne kete muaj ndjehet ndryshe! Ka aromen e dhembshurise, dashurise, meshires!
Ka freskine e nje flladi veror qe ngroh edhe shpirtrat e ftohte
Ne kete muaj eshte sikur cdo gje ngrin. Qetesia kaplon cdo gje. Lodhja, merzia, shqetesimet marrin arratine. Cdo mengjes celin petale shumengjyreshe, qe shperndajne arome butesie e miresie. Ashtu si pranvera shkriu akujt e ripertêriu natyren, ashtu shpirtrat tane te mbuluar nga harresa u shkunden nen driten e te Vertetes! ! Çdo i burgosur strukur si zogjte ne folezen e tyre rrethohet nga xixellonjat e nje nate vere. Rete e shpirtit daraviten per t’u pushtuar nga agime te reja.
Gjithkush zhytet ne oqeanin e dashurise Hyjnore. Ne thellesine e tij shuhen te gjitha zjarret, fshihen te gjitha brengat. Ne breg te tij te prêt vetvetja me te cilen kishe kohe qe ishe bere i huaj. Buqeta urimesh e lutjesh mbulojne dhomen ne naten ku vetja harrohet neper fjale te me te Naltit. Ne pragmbremje tingujt e ezanit ftojne zemrat qe prisnin ne heshtje. Hena ngjyre mjalti flladit buzet e etura. Me padurimin e femijes, te gjithe mblidhen rreth sofres. Pide e rrumbullaket me fara te zeza, caj i ngrohte dhe embelsire. Ditet e agjerimit lindin e mbyllen nje nga nje.
N'parvaz puhize arome limoni,
N'shpirt ndjesi malli.

2-Gjithçka qe dua...

Te kam larg por te ndjej...
Prezenca jote me mrekullon,
Je kaq origjinale ne kete absurditet,
Sa nuk mund te bej asgje,
perveçse te te enderroj!
Te enderroj pernate,
e leshoj veten mes mendimesh te embla,
Mes shpirtrave tane qe takohen,
E perqafimesh qe marrin fryme mes prekjesh dritheruese!
E pranoj...je lendina ku çelin sythat e pranveres time,
Ku lulezojne petale plot ngjyra, ku merr jete endrra ime.
Çdo nate te kerkoj ne hapesira pafund,
i fshehur mes mjegulles se dendur,
mes rrugesh, dritash, ngjyrash e zerash,
per prekjen tende, i zhuritur, i etur!
Enderroj te te kem prane,
Ne vende e dimensione qe as nuk ekzistojne,
Ku mes feshferimes se gjetheve dehem me aromen tende,
Ku prekjet e tua dhe embelsia jote,
Me bejne te prek henen dhe diellin erresojne!
Te perkedhel lekuren e lemuar,
tek shoh qe lufton me frikerat e tua,
mes dritheramave te shpirtit e syve te buzeqeshur...
Ah syte e tu...sa shume i dua!
Ti...me ne fund, e lirshme shpirterisht, fizikisht,
E mrekulluar me degjon, ashtu ne heshtje,
Tek te sodis pa fjale, ashtu i hutuar,
te rrembej nje prekje, nje perqafim , nje buzeqeshje!
Ashtu te perqafuar, kercejme gjithe naten,
Vizatojme te dy...nje enderr ne leter,
Dhe une i mrekulluar me syte qe me buzeqeshin,
te peshperis ne vesh-
Eja perseri, me zgjo ne mes te nates,
Nuk pres asgje, as diellin te linde, pervec teje askend tjeter!

3-Kujtimet

Një mbrëmje të qete, ku hëna dhe yjet ndriçonin qiellin e pafundëm, mu kujtove ti.
Shikoja yjet dhe ashtu e përqëndruar më sinkronizohej fytyra jote, sikur të ishe vërtet ti lart në qiellin e pafundëm, duke më buzëqeshur me syt e përmalluar.
Syte e tu ndriçojnë ! I ndjeva përsëri fluturat në barkë, teksa imagjinoja shkëlqimin që ata marrin kur më shikojnë mua plot dashuri.
Ndërkohë që ata më shikonin ,mu mbush shpirti plote, ndjeva një zbrazëti thell brenda meje ,malli,ego,krenaria...ndjenjë e çuditshme që nuk di as vet çfarë emri ti vendose, por di që është e ndaluar.
Pas rrugëtimit shpirtërorë kthej përsëri shikimin nga qielli ,por asgjë nuk ishte si më parë .Vëzhgojë hënën me ëndje ,dhe zhytem në melankolin time .Kisha vendosur që natën ta kaloja ashtu,aty,në qiellin e hapur.Ndoshta dua ti lë kujtimet e mija të fluturojnë shumë largë të lira në qiellin e pafundëm ,dhe sa herë të ngre shikimin lart të vallëzojë me to pa brenga ...veç unë dhe kujtimet.
E tani në mendje kam tingujt e muzikës "Sodade".Muzikë shpirtërore që gërshetohet me gjendjen time e cila vallëzon me kujtimet, në dhimbje .
Dhe unë nga jashtë qesh....qesh plote shprese, por pa kthim pas, për ti përjetuar sërish ato që tashmë jan veçse kujtime.
E dini,ndonjëherë është më mirë ta shikosh qiellin e të jesh me këmbë në tokë ,se sa të jetosh në të, ashtu në ajër si ëndërrimtare përrallash .
Nuk e di se çfarë më pret,apo se çfarë do të ndodhë pas kësaj nate,ama di që për sa kohë zemra rreh, trupi e shpirti jane një ,kujtime të tilla do jetojnë përjetësisht. Kujtimet na ngrohin ,por ato gjithashtu na shkatërrojnë .Ndoshta dukem e fortë tani,por isha më e fortë atëherë kur mendoja se isha e dobët.
E di se një ditë do jap shpjegime për të gjitha këto .Asnjë nuk është perfekt ama, unë po përpiqem të jem e drejte ...Yjet po shuhen ,po ashtu dhe kjo gjendja ime e zymtë .E tashmja më prete ,dhe për sa kohë do jetojë në të ,do i buzëqeshë jetës.


4-Ankand bamirësie.

E do syrin tim?
Të shohësh botën, me ngjyrat që unë kurrë nuk i pashë ….

E do zemrën time?
Të dashurosh si i marrë, se unë nuk takova marrëzi ….

I do mushkëritë e mia?
Të frymosh lirshëm, aty ku unë vetëm mjegulla takova ….

E do lëkurën time?
Të mbështjellësh ngrohtësisht ndjenjën, që unë me aq durim e prita e nuk e gjeta ….

Mere syrin
Zemrën
Mushkëritë
Lëkurën

I kam nxjerrë në ankand bamirësie ….


5-Fjale.

Fjale qe thuhen , fjale qe shuhen.
Fjale qe lindin per te mire.
Fjale qe lindin per te nxire.
Fjale qe urojne,fjale qe mallkojne.
Fjale qe lidhin ura,fjale qe i shkaterrojne.
Fjale qe qarkullojne dhe krijojne stuhi.
Fjale qe lindin dhe krijojne dashuri.
Me fal i dashur njeri!
Kush lindi me perpara,fjala apo ti!?

Duke ju falenderuar per dergimet tuaja,ju ftoj ti lexoni ,dhe te beni nje `shetitje` modeste neper krijimet tona! 🤗
 
Redaktimi i fundit:
Sa te bukura! :)
Pak e sakte! :love:
 
Oj soleeeee ,oj e mire ahhahahahahahaha.
Ec te puth njehere .
Kam qesh me lote me kete,pak e sakte.
Zoti eshte i madhhh,ai larteeeeee. :p
Se rreziokja me dy krijime. ahahahahah
 
Oj soleeeee ,oj e mire ahhahahahahahaha.
Ec te puth njehere .
Kam qesh me lote me kete,pak e sakte.
Zoti eshte i madhhh,ai larteeeeee. :p
Se rreziokja me dy krijime. ahahahahah
Ne fakt 5 nuk jane pak, por duke patur parasysh qe ishim mesuar nga 10 ne muaj ndaj thash ashtu. Por dhe kaq SUPER! :love:
 
2&4 me pelqyen me shume, por 2-shi mrekulli me vete :)
 
Euuu cilën ta votoj kur gjej veten te të gjithat 😏
Do pres dhe pak që të mos votoj e ndikuar nga ndjenjat e momentit 🙂
 
He? Si po shkon kendejaa? 😁😁
 
@Xhelozi mire qe krijime nuk dergon,por pse nuk voton?! ahhahahahaha
 
Nba Playoffs Thumbs Up GIF by NBA
 
Ja pershendetje ktejaa! :)
A` votuat te gjithe!?
 
Krijime shumë të bukura të gjitha!
Më pëlqeu 5 për metaforat e përdorura dhe ngjyrimet artistike, si dhe për krahasimin e përdorur si misteri i vezës me pulën.
Pavarsisht disa gabimeve drejtshkrimore po votoj numrin 3.
Vargje shumë reale dhe me ngjyrime drithëruese të emocionit.
Më pëlqen se si është trajtuar, epitetet, metaforat, krahasimet, përshkallëzimi.
Meriton një BRAVO për sinkronizimin e figurave letrare. Kujdes në përdorimin e zanores ë :p

Suksese!
 
Kujdes konkurente te letersise! Nje lektor ka ardh ne forum. 😁
 
Nuk jam i kësaj fushe 😁
Bukurshkrim them se di. 😁 Aty ku vuajne shumica. Ne drejtshkrimin sakte dhe pa gabime te gjuhes shqipe. 😁
 
Dashni @AnaVie ajde ktej lexojj,e voto te preferuaren tende.
Per te gjithe ju te dashur anetare,jemi ketu me krijimet tona! :))
 
Krijime shumë të bukura të gjitha!
Më pëlqeu 5 për metaforat e përdorura dhe ngjyrimet artistike, si dhe për krahasimin e përdorur si misteri i vezës me pulën.
Pavarsisht disa gabimeve drejtshkrimore po votoj numrin 3.
Vargje shumë reale dhe me ngjyrime drithëruese të emocionit.
Më pëlqen se si është trajtuar, epitetet, metaforat, krahasimet, përshkallëzimi.
Meriton një BRAVO për sinkronizimin e figurave letrare. Kujdes në përdorimin e zanores ë :p

Suksese!
Te falenderojme qe u bere lexues i konkursit tone!
Te mirepres ne posten time me ndonje krijim tuajin ,nese ke ndopk qejf vargun e shkruar ,per muajin ne vijim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top