Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Krijimet letrare ~Muaji dhjetor

Cili krijim të pëlqen më shumë?

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

  • Totali i votuesve
    15
  • Poll closed .
@A2.Hallall se na mashtrove ne menyr diplomatike🤣🤣


Urime urime😀
 
  • Haha
Reactions: A2.
1-Jeta pa ty

Natë e errët,
me hënën e yjet
që kanë ikur
Qetësi e paqëndrueshme,
nuk lëviz asgjë
Mendime të zymta,
që fillojnë nga fundi
e nuk nisen për askund
Rrahjet e zemrës
shtohen me përshkallëzim
Terr, zi, pikëllim e brengë
Lot, gjak, dhimbje pa fund
Ky është kujtim nga e ardhmja
i një jete pa ty


2-Simfonia e bisedave tona

Në melodinë e simfonisë më të bukur
Secila notë përshtatet vetvetiu
Notat rresht e të radhitur
I këndojnë shpirtit për ta zbavitur
Njëjtë dhe kjo bisedë
Që ne bashkë po e kompozojmë
Secila fjalë e thënë
zë vendin më të ngritur
dhe i jep kuptim bisedës së pëshpëritur
Madje as qetësia s’kalon pa u kuptuar
Është pjesë e bisedës – simfonisë së kompozuar
Por kjo melodi, nuk është diçka që dëgjohet
Ajo ndjehet, e, edhe mund të shijohet
Shpirtin ta kënaq, dhe zemrën ta gufon
Ta shton mallin e dëshirën që s’mbaron


3-Bora e parë

Ato kristale shkëlqimtare
Që lëshohen nga qielli
Ta ngrohin zemrën
Si të ishin rreze dielli

Sytë e duan të bardhën
E bardha është çiltërsi
Ato i bëjnë mirë syve
Dhe trupit në tërësi

Gëzim për të parë borë
Nuk është lehtë i përshkrueshëm
Se është gëzim fëmijëror
Shumë fort i argëtueshëm

Peizazhi i pastërtisë
Atypëraty krijohet
Me të ardhur bora
Çdo gjë zbukurohet


4-Larg

Largësinë e kam mbiemër
Të tjerët ma vendosën
Larg çdo gjëje të bukur,
Më flakën faqezinjtë,
Nuk më lanë zgjedhje
Vetë për të vendosur
Nuk më pyetën
Më larguan, më shporrën, më dëbuan...
Ma dogjën zemrën flakë,
Vuajtjen ma vulosën
Nuk më dhanë hapësirë
As për të kërkuar mëshirë
Këta që vendin na e uzurpuan
Në petkun e të qytetëruarit
Na i zhvatën të mirat
Dhe na e vulosën varfërinë
Na përzunë nga atdheu
Dhe na detyruan sorollatjen
U bëmë bijtë e rrugës
Në kërkim të lugës
Në kërkim të kafshatës
Urinë për ta shuar
Në kërkim të mallit
E malli mbetet i pashuar



*Mirëmbrëma të nderuar anëtarë.
Këto janë krijimet për muajin dhjetor.
Keni një javë kohë për të shkundur votën.
Shpresoj të kemi pjesëmarrjen tuaj me diskutime rreth krijimeve si dhe sa më shumë vota të hedhura 😊


P.s:Faleminderit për krijimet 🥰
1751760386777.webp
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back