Krijimet Letrare-Maj 2023

Mera

Antarë i Respektuar
Përshëndetje antarë të dashur !
Krijimet për këtë muaj Maj janë :

1. Prag pranvere
Ja dhe pranvera erdhi, te gezuar qe do na vije pranvera, por prilli di dhe te beje shaka , di si te tallet, dhe te na kthej disa dite ne dimer. Kur e mendon se ja hodhe dimrit, te vjen prilli si sfide e fundit te maratones dimerore. Ne prage pranvere te muajt prill, nuk di cfare garderobe te veshish. se mengjesi eshte i fresket dhe dita e ngrohte dhe nata e ftohte. Natyra shikon punen e saj dhe fillon e merre nje ngjyrim tjeter ne muajne prille, fillon dhe nxjerr ngjyrimin e saj duke filluar ke qeljen e petaleve belbezimit ne luleve dhe deri tek dalja e bimeve dhe barishteve tjera. Gjate diteve te ngrohta te.prillit shetitjet jane gjeja me e bukur dhe me e mrekullueshme.




2. NGUSHËLLIMI

Kujtohet në breg të detit.

Valët zhurmojnë.

Ia bëjnë paqesore muzën.

Korridoreve të mendimeve

endej.

Trokiste dyerve.

E kërkonte dashurinë,

që t’ia mjekonte

buzët e plasaritura.

Falënderonte në përshpëritje.

Me lot dashurie e lagte gjoksin.

Pastaj i zgurdullonte sytë.

Pendohej për fjalët e ashpra

që i kishte thënë.

Nga pendimi,

i zmadhoheshin bebëzat,

sa s’i piknin në prehër.

I kaloi paradita

dhe pasdita

duke përshëpritur

e duke lëvizur duart

poshtë e lartë.

Mbase kishte rënë

në kurthin e dashurisë.

Përqafoi sa përqafoi.

Ia tha fjalët më të ngrohta.

Këto ia kushtonte,

dashurisë së nëpëkëmbur,

që t’ia rikthente

ngrohtësinë e munguar.

Ishte në skenë.

Përpara e kishte detin e hapur.

Atij i ngushëllohej,

i falej.

Atij ia kishte hapur zemrën

me gjithë dhembjet

dhe vuajtjet.

Atëherë, akti i parë mbaroi.

Hëna u lëshua –

u bë perde midis tij dhe detit.





3.Jam shqiptar

Jam shqiptar
aspak krenar,
i pa besë e hiç bujar,
mbi këtë dhe
që çdo ditë e vjedh.
Që as gjyshit
e as stërgjyshit,
fjalë e nderin
nuk ja respektoj.
Jam shqiptar i Berlinit,
Londrës, e i Athinës,
që kur Hansi,
Arturi e Dimitrisi
më flasin i respektoj,
e bujarinë time tregoj.
E po më foli shqiptari im
i vendit tim, i tokës time
i Tiranës e i Durrësit
e urrej e nënçmoj.
Ashtu pra,
dhe zemra ime
ik më vrap nga Shqipëria
dhe lexon vargjet e poetit
që për dreq nuk e mbaj mend
"në mes të këngës Për Ty Atdhe
pllakosi heshtja",
e mu duk se të bukurat këngë
nuk kam më fuqi dot të i këndoj
nuk jam më kështjella që nuk u mposhtë
jam shqiptari i përkulur që veç në atdhe nuk jetoj.




4. Ëndërr

Ahhh Jetë…
Shpesh me kalon ne mendje.
Shikimet qe fal
E qeshura jote
Ne dy gropezat e faqes kam burimin e jetes
Jep jete me cdo prekje
Force me cdo buzeqeshje
Ngre lart cdo psheretime.
Sa te dua!!!
Je vec per mua,
Jam vec per ty.
Por ne jemi ne…
Ne syte tane kush jemi nuk shfaqim
Mbase nderrojme syte
Mbase do kuptojme
Por ti hesht, sic hesht dhe une
Vret dilema, e ne heshtim…
Te dua-Harroje!!!
Pjese e shpirtit-Mos!!!
Oksigjeni im-Joooo!!!
Zemer-Tru
Libido-Parim
Jete-Paragjykim
Kemi frike se humbasim
Me mire humbasim veten…
Fat o mizori !!!
Ste them dot qe te vras e ne endrra te ringjall…
Te puth lehte cdo inch te trupit.
Te perkedhel, te shtrengoj fort
Nje puç ketu, nje prekje atje
Ngadale, Passion
Te shoh ne te gjitha kendveshtrimet, me shpejt, me furishem
Kur nen s´eshte nen, mbi s´eshte mbi
Kur renkimet dhe puthjet jane një…
Carcafe te plasaritur
Orendi qe thyen.
Nje fotografi bie prej murit
Ne mijera copa…
Vetem je e emrin tim therret
Kafshime, Gervishtje.
Ngaterrohemi…
Une jam ti, ti je une
Te ngaterruar na ze gjumi .
E mengjes nuk ka.

Por mengjesi vjen…





5. Njeriu eshte kohe

Njeriu eshte kohe,
nga dita qe lind e derisa vdes,
eshte here si dielli qe ngroh,
here si shiu qe bie rrebesh.

Njeriu eshte nje grumbull ditesh,
ore e minuta qe ecin pa mbarim,
e kupton kete gje kur rritesh,
dhe e di qe mbrapa s'ka me kthim.

Njeriu eshte mbremja,mengjesi,
vakti qe pret te hash rreth sofres,
njeriu eshte si kenga e nje kendesi,
qe i prish gjumin gjithe botes.

Njeriu eshte dashuri,deshire,
eshte ilaci qe shpesh kerkon,
njeriu eshte koha me e mire,
por dhe koha nje dite perfundon.





6.UNE HUMBA!
Eshte erresire.
Shume erresire.
Nuk marr dot fryme,po mbytem.
Nje vit shume i keq,nje vit me plot supriza tkqija.
E humba.
Nuk jam me une,prej kohesh.
Jam bosh.
Prej kohesh jam bosh,prej kohesh humba gjithcka,u largova nga cdokush.
Gabova!
Nuk isha,nuk jam e vetdijshme per asgje qe me ndodh,per cdo gje qe bej…Eshte erresire!
Nuk jam e lenduar,jam e trishtuar.
Nuk shoh shprese jete,nuk jam une.
U mbylla vetem,largova cdokend rreth meje.
Kam nje plage te madhe qe me shoqeron prej kohesh,qe sme le te ngrihem,sme le te marr veten.
Dua te shpetoj,por me shoqeron cdo dite.
Me dhemb shume.
Me trishton shume.
Me mbyt!
Humba!






7.Arome pranvere


Arome pranvere,kenaqsi
dal ne natyre bukuri
shoh plot njerez komunitet
ndjehem mire ka lezet
A pranvera erdhe ti
Mezi t prisja dhe kte vit
A pranvera mos me ler
Nese iken a me merr?
O pranvere qendro me mu
zogjte e lulet shume i du
aroma t mira cmrekulli
kjo zemer ka nevoje per frymezim






8. Nje natë pranvere plot dashuri

Mesnate
I vetmi moment kur mundem të rrij me veten
Ku mund të dëgjoj mendimet e mija
Dëgjohet jeta përtej kësaj dhome
Dëgjoj zemrën tënde diku aty jasht
Mbyll syt dhe të kërkoj në mendime
Diku ne nje vend te botës duke jetuar
Duke jetuar unë dhe ti
Sa do doja këtë natë te ishim të dy
Te ndjeja lekuren tënde, aromën e saj
Këtë natë pa yje të shëndrie ti
Nje natë vetëm e jona
Të zhveshur nga mendimet
Të zhveshur nga zinxhiret qe jeta na ka vën
Të dorezohem duarve te tua
Nje nate pranvere plot dashuri






9. Aroma e saj

Një buqetë lulesh
Ra në dorën time
S’di nga më erdhi
Por e pushtoi qenien time

Kjo aromë lulesh
Seç e ngacmoi mendjen time
Seç m’i ngjalli kujtimet
Për të bukurën zonjën time

Vetëm një nuhatje
Paska kaq shumë fuqi
Sa të më çojë nga një skaj
Në skajin tjetër, pakufi

Aromën e saj e ndjej
Madje mund edhe ta nuhas
Ajo nuk është më
Për këtë zemra ime plasë

E ndjej se e kam afër
Siç ndihet behari në maj
Edhepse s'është behar
Behari është vërdallë

E ndjej aromën e saj
Si aromën e luleve të majit
I ndjej taket e saj
Si gumëzhimën e bletëve të majit

E shoh në ëndrrat e mia
E di se shpejt do jem pranë saj
Siç e di se këto lule-maji
Për beharin janë lajmëtarë







Antarë të dashur këto ishin krijimet për këtë muaj ,dhe tepër e lumtur dua të falenderoj të gjithë ju që morët pjesë me penën tuaj të artë ♥️


Urime,dhe suksese!
 
Redaktimi i fundit:
Ooo sa shume krijime.🥰
Bravo!
Do i lexoj me qetesi me vone dhe do votoj.
 
Ja dhe i shumprituri konkurs letrar Arriti te mbushet me plot krijime , bravo te gjith
Me qetesi nga darka do i lexoj dhe votoj ♥️
 
Vetem nje kritike te vogel miqesore .... kur hidhni mendimet ne "leter" hidhine ne forme proze, jo ne vargje me dy fjale te tipit "ishte nate" ku asgje nuk rimon apo lidhet me njera tjetren. Ky lloj shkrimi krijon iluzionin viziv te nje poezie por nuk eshte poezi.
 
Vetem nje kritike te vogel miqesore .... kur hidhni mendimet ne "leter" hidhine ne forme proze, jo ne vargje me dy fjale te tipit "ishte nate" ku asgje nuk rimon apo lidhet me njera tjetren. Ky lloj shkrimi krijon iluzionin viziv te nje poezie por nuk eshte poezi.
Edhe unë e kam këtë mendim sepse vargje të tilla quhen prozë poetike 😊
 
I lexova krijimet,ishte e veshtire te vendosja mes 2-3 krijimeve.


Votova te fundit, 10. Aromë myshku
Eshte nje krijim,i arrire dhe te mban ne nje tension emocional ne forme suprize.
Nje copez e bukur.


Dua te permend krijimet;


9. Aroma e saj ,shume krijim i bukru fllad pranvere,urime kush e ka shkruajtur.

6.UNE HUMBA! krijim i bukur ne regresin e mendimit njerzor,me iden kapim dyshemen per te shikuar larte dhe per tu ringritur me fuqishem,per mua ai krijim kete percjell.

5. Njeriu eshte kohe. po kohe jemi,nje krijim me sens filozofik i bukur.

4. Ëndërr ,emeblsi dashurie,kjo fjale e pershkruan me se miri. :))

Dhe 3.Jam shqiptar ,me pelqeu,epo ashtu jemi dhe qendron situata.

Te nderuarit e mi,ju falenderoj qe ndat me ne keto vargje ,suksese te gjitheve. :)
 
1. Prag pranvere
Ja dhe pranvera erdhi, te gezuar qe do na vije pranvera, por prilli di dhe te beje shaka , di si te tallet, dhe te na kthej disa dite ne dimer. Kur e mendon se ja hodhe dimrit, te vjen prilli si sfide e fundit te maratones dimerore. Ne prage pranvere te muajt prill, nuk di cfare garderobe te veshish. se mengjesi eshte i fresket dhe dita e ngrohte dhe nata e ftohte. Natyra shikon punen e saj dhe fillon e merre nje ngjyrim tjeter ne muajne prille, fillon dhe nxjerr ngjyrimin e saj duke filluar ke qeljen e petaleve belbezimit ne luleve dhe deri tek dalja e bimeve dhe barishteve tjera. Gjate diteve te ngrohta te.prillit shetitjet jane gjeja me e bukur dhe me e mrekullueshme.
Sme pelqeu..
arsye: Si nje bisede te thjeshte..e shkurter por qe ste jep deshire te perfundosh se lexuari.
NGUSHËLLIMI

Kujtohet në breg të detit.

Valët zhurmojnë.

Ia bëjnë paqesore muzën.

Korridoreve të mendimeve

endej.

Trokiste dyerve.

E kërkonte dashurinë,

që t’ia mjekonte

buzët e plasaritura.

Falënderonte në përshpëritje.

Me lot dashurie e lagte gjoksin.

Pastaj i zgurdullonte sytë.

Pendohej për fjalët e ashpra

që i kishte thënë.

Nga pendimi,

i zmadhoheshin bebëzat,

sa s’i piknin në prehër.

I kaloi paradita

dhe pasdita

duke përshëpritur

e duke lëvizur duart

poshtë e lartë.

Mbase kishte rënë

në kurthin e dashurisë.

Përqafoi sa përqafoi.

Ia tha fjalët më të ngrohta.

Këto ia kushtonte,

dashurisë së nëpëkëmbur,

që t’ia rikthente

ngrohtësinë e munguar.

Ishte në skenë.

Përpara e kishte detin e hapur.

Atij i ngushëllohej,

i falej.

Atij ia kishte hapur zemrën

me gjithë dhembjet

dhe vuajtjet.

Atëherë, akti i parë mbaroi.

Hëna u lëshua –

u bë perde midis tij dhe detit.
Vetem se nk ndjeva assgje prej ngushellimit ketu.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Jam shqiptar

Jam shqiptar
aspak krenar,
i pa besë e hiç bujar,
mbi këtë dhe
që çdo ditë e vjedh.
Që as gjyshit
e as stërgjyshit,
fjalë e nderin
nuk ja respektoj.
Jam shqiptar i Berlinit,
Londrës, e i Athinës,
që kur Hansi,
Arturi e Dimitrisi
më flasin i respektoj,
e bujarinë time tregoj.
E po më foli shqiptari im
i vendit tim, i tokës time
i Tiranës e i Durrësit
e urrej e nënçmoj.
Ashtu pra,
dhe zemra ime
ik më vrap nga Shqipëria
dhe lexon vargjet e poetit
që për dreq nuk e mbaj mend
"në mes të këngës Për Ty Atdhe
pllakosi heshtja",
e mu duk se të bukurat këngë
nuk kam më fuqi dot të i këndoj
nuk jam më kështjella që nuk u mposhtë
jam shqiptari i përkulur që veç në atdhe nuk jetoj.
Realitet i hidhur.
E verteta ne rreshta
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
. Ëndërr
E bukur

Njeriu eshte kohe
Njeriu eshte harres,i krijuar ne kohe,dhe ne nje kohe harrohet.
Shume e bukur
Arome pranvere
Nice e lehte per te kuptuar

Nje natë pranvere plot dashuri
Ahhh dashuri cme bere ti..
Aroma e saj
Lum ajo qe i jane dedikuar keto vargje
Aromë myshku
Te ben te perjetosh krijimin me mendime.


Votova Njeriu eshte kohe :)
 
Përshëndetje antarë
Aromë myshku është hequr me kërkes të antarit që e kishte shkruar.Ju kërkoj ndjesë,dhe ata që kanë votuar "Aromë Myshku" të rivotojnë përsëri krijimet e ngelura .
Faleminderit
 
Krijimi numer 5 eshte ndoshta dhe me i arriri per kete muaj.
ka strukture, letersi, kompozim dhe fabul te ndertuar sakte.
 
Antarë të dashur mos e lini temën pas dore ,por ejani lexoni dhe votoni 🤗🤗
 
Përshëndetje antarë
Aromë myshku është hequr me kërkes të antarit që e kishte shkruar.Ju kërkoj ndjesë,dhe ata që kanë votuar "Aromë Myshku" të rivotojnë përsëri krijimet e ngelura .
Faleminderit
Thjeshte per kureshtje.
A mund te kemi ndonje koment ,cila eshte arsyeja qe krijimi u terhoq.
Sigurisht nepermjet teje,nese sdeshiron te tregoj kush e kishte krijuar.
Faleminderit
 
Thjeshte per kureshtje.
A mund te kemi ndonje koment ,cila eshte arsyeja qe krijimi u terhoq.
Sigurisht nepermjet teje,nese sdeshiron te tregoj kush e kishte krijuar.
Faleminderit
Arsyeja Iv ishte se antari që ma kishte dërguar u pendua për dërgimin dhe donte të hiqej nga konkursi😘kaq mund të them 🤍🤍🤍
S'mundem t'a bëj publik për aq kohë sa ai nuk do 🤗🤗🤗
 
Arsyeja Iv ishte se antari që ma kishte dërguar u pendua për dërgimin dhe donte të hiqej nga konkursi😘kaq mund të them 🤍🤍🤍
S'mundem t'a bëj publik për aq kohë sa ai nuk do 🤗🤗🤗
E kuptueshme nese sdo.
🍇
 
Sqarim qe te mos duket sikur @Bebw ka noj faj etj per krijimin qe u hoq
Faj kam unë edhe ju kerkoj ndjese sinqerisht. Ashtu ndodhi nje keqkuptim edhe krijimi u postua diku tjetër per pak kohë, tani perderisa e kisha krijuar posacerisht per ketu auticinteti
dhe anonimati kan rendesi. Ndaj nga nervat (sigurisht qe sme kaj faj kush) e hoqa madje e bona ne menyre te shëmtuar pa e lajmeru @Bebw Ndaj gjej rastin ti kerkoj serish ndjese asaj edhe juve.
Krijimi do te poshtohet sapo të mbaroj ky konkurs. Ju faleminderit për votat edhe per interesimin ndjese edhe nje herë 😊
 
Dua te ndalem tek krijimet qe me pelqyen pak me tepër nga te tjerat
Konkretisht
2. Ngushellimi.
Me pelqen packa ca gabimeve

3. Jam shqiptar
e ka nis mirë por diku humbet edhe ma largon shijen e fillimit

4. Ëndërr
Kjo mbase se bashku me
9. Aroma e saj me jep nje ndjesi uje e sapun. Te lezetshme dhe do isha midis ketyre te dyjave.

Por per ta bo me interesante garen po votoj :
Numrin 2.

Dy fjale edhe per njeriu eshte kohë

E bukur por shumë e shkurter jep nje mesazh gati filozofik edhe realist por sme ndez shkendijen artistike mbase nga fakti qe autori/ja nuk e ka zhvilluar me tej.

Urime te gjithve 😊
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top