Krijimet letrare ~ Korrik 2022

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Pershendetje folks! đŸ˜đŸ€—
Erdhi dhe data 15 per te hapur konkursin e muajit Korrik me teme: "Dashuri ne bregdet" dhe "Teme e Lire"


Shiko fotografinë Dashuri në bregdet.mp4


Krijimet letrare qe kane ardhur per kete muaj jane si me poshte:

1. Atë çast

Me penë e shpova kraharorin
Që me zemrën pak te luaj
TĂ« mar prej saj rrahjet dhe gjakun
Dhe me ato për ty të shkruaj

Të shkruaj çastin e paharruar
Kur para sysh u shfaqe ti
Gjer në detaj e pikturuar
Si ëngjëll plot me dashuri

Atë çast kur zemra rrahu
Dhe një shtrëngim më dha në gji
Atë çast kur zemra ndali
Që brenda saj të hyje ti

Atë çast kur ti mu shfaqe
Krejt madhështore si kështjellë
Në shpirtin tim mbretëroi një paqe
Dhe rashë në ndjenjën më të thellë

Atë çast kur njoha të bukurën
Një rreze plot me ngrohtësi
Të shtangur sytë tek ti më mbetën
Se s'kishin parë Perëndi

Në qiellin e zemrës time
Ti je dielli që unë dua
Çdo rrahje dhe ndjenjĂ« e saj
Të përket ty dhe pastaj mua

Në oqean të shpirtit tim
Ku ndjenjat mbretërojnë të qeta
Ankoroje shpirtin tënd
Se shpirtin binjak tek ty e gjeta

NĂ« universin e mendimeve
Mendimi më hyjnor je ti
Çdo ndjenjĂ« rreth teje rrotullohet
E verbër dhe plot me bukuri

Të dua siç do yjet qielli
Dhe të dhuroj dashuri për Zota
Tek ty më lind dhe perëndon dielli
Tek ty fillon dhe më mbaron bota

Të adhuroj, çmendurisht të dua
Kjo është vërtet një marrëzi
Se jam njeri fare i thjeshtë
Të dashuroj një Perëndi

Po e mbyll me thjesht Te Dua
Pa metafora e krahasime
Të mijat kam vetëm mushkritë
Se ti je frymë e jetës time



2. Wedding

MĂ« thuaj se dashuria nuk mbaron
me këto trëndafila.
Ndjenja e pastër nuk ndalet në këtë
fustan të bardhë.
Pushimet nuk janë të kufizuara vec në
një muaj mjalti.
Ne jemi të lidhur përjetësisht,
Me drynin e shpirtit.
Ti më përkëdhel me shikim
E unë përhumben e tëra në sytë e tu.
Fjalët tona nuk belbëzohen me zë
ato ndjehen në zemër.
ËshtĂ« dita jonĂ«, i dashuri im!
MĂ« duaj!
Më mbaj shtrënguar!
këtë jetë le ta kthejmë Parajsë!
Për ne të dy!



3. Moment vere

Keto dite vere kaq te paqta,
ne shpirt me mbjellin lumturi.
Kur vala e rradhes prek reren,
cdo mendim i ngrohte niset tek ti.
Pa pushim dhe mallengjyshem,
keto pulebardha sec vallzojne,
shiun e veres paralajmrojne.
E tek udhetoj ne nje dite me shi,
ne parkun tone te harruar,
T’a them me shpirt dhe beserisht:
Mos harro kurre sa shume te dua!



4. Ti ike për të mos u kthyer kurrë

E kush nuk e din dashurinë time me diellin ?
Kush nuk xhelozoj per te ?
Kur ne ishim bashkë eklips ndodhte
Un e desha por ai akoma më shumë..
Një dashuri që fund kurrë nuk ka
Sado që u mundova ta gjej në ty

Të njoha 
ti ishe oh perëndi
Të desha shumë aq sa hëna diellin
Të shihja në cdo bukuri
TĂ« ishe plot shkelqim
I ngjaje aq shumë diellit
Qe ngrohte shpirtin tim te ngrirë

Ti ishe në çdo tingull kënge
ti për mua ishe simfoni
Ishe kënga më e bukur në buzët e mia
Dashuri ka plot por ti ishe tjetër dashuri

Ishe vesa e mëngjesit
Ishe vala që ëmbël godet detin
Ikën dhe vjen për të mos u larguar kurrë

Ishe agim , ishe perëndim magjik
Ishe gjithcka për syt e mi
Po ti u zhduke
Bashkë dhe ndjenjat o njeri !

Un vazhdoj ta dashuroj diellin Por jo me ty .



5. Kujtime në bregdet

MĂ« kujtohet si sot dita kur unĂ« dhe ti bĂ«mĂ« disa premtime pĂ«r tĂ« parĂ«n herĂ« me njĂ«ri tjetrin. Ishte fillim gushti. Ne ulur nĂ« bregun e detit me rrezet e diellit qĂ« na shoqĂ«ronin atĂ« cast. Ashtu duke u pĂ«rvĂ«luar nĂ« nxehtĂ«sinĂ« e tij vrapuam tĂ« zhyteshim nĂ« ujĂ«. UnĂ« isha ajo qĂ« pĂ«rfundoja mbulur e tĂ«ra nga uji. C’dashuri tĂ« cuditshme qĂ« kishe. Akoma nuk e kuptoj pse dashuria jote shprehej me kĂ«to forma tĂ« dhunshme. Pastaj mĂ« nxirrje e mĂ« mbaje shtrĂ«nguar fort! TĂ« dua e vogla ime, tĂ« dua! MĂ« pĂ«shpĂ«risje kur strukesha tek ti plot frikĂ«.
C’ditĂ« e Ă«mbĂ«l ishtĂ« ajo datĂ« gushti!
Më kujtohen valët e detit që për çdo premtim që dhamë ato na ledhatonin. Sa të dashuruar ishim. Ecnim të kapur për dore , të qeshur dhe aq të pafajshëm teksa luanim me njëri tjetrin
Unë herë lozonjare e herë plot ndrojtje lazdrohesha rreth teje ,ndërsa ti çapkëni që më ngacmonte me atë lirshmërin krejt të natyrshme tënden.
Sa kujtime kemi gdhendur bregut të detit unë dhe ti. Sa lot kemi derdhur sa herë hasnim vështirësi.
Por s’u dorĂ«zuam asnjĂ«herĂ«. PĂ«r ne ai destinacion ishte burim force,shprese ,dhe dashurie. Dhe ja sot e ulur jam pikĂ«risht nĂ« vendin tonĂ« pas kaq shumĂ« vitesh duke kujtuar plot nostalgji dashurinĂ« tonĂ«. PĂ«rballĂ« kam atĂ« det I cili ka dĂ«shmuar e dĂ«gjuar aq shumĂ« prej nes. Eh sa shumĂ« dashuri ke ndjerĂ« ti o det.
Sa shumë lot dhimbjesh janë derdhur në këtë breg tëndin.
Sa shumë premtime ke dëgjuar. Premtime dashurish të mëdha si e jona ndoshta.
Sa ndarje të dhimbshme ke pare. Por, më thuaj: Ndarje më të trishtë se kjo a ke parë vallë?


***
Duke ju falenderuar per pjesemarrjen, ju ftoj t'i lexoni, komentoni, e votoni sipas midese (shijes) tuaj! :)
 
Redaktimi i fundit:
Shume te bukura.
Me pelqyen te gjitha,isha mes 1 dhe 4-es,por votova te paren,sdi me erdhi me afer si lirshmeri rrjeshti.
Suksese!
 
@WxP vendose pak ne faqe tpare kete dhe hiq Fotomanine đŸ€—
 
4. Ti ike për të mos u kthyer kurrë



Un vazhdoj ta dashuroj diellin Por jo me ty .

***

Duke ju falenderuar per pjesemarrjen, ju ftoj t'i lexoni, komentoni, e votoni sipas midese (shijes) tuaj! :)

KĂ«saj here pĂ«rzgjodha krijimin qĂ« me njĂ« varg do mĂ« bĂ«nte pĂ«r vete 😎

PĂ«rndryshe tĂ« bukura tĂ« gjitha 🙂

Suksese 🍀
 
Tema u rregullua nga chit-chatet :)
 
Me pelqyen te gjitha pa perjashtim 🙂.

4 me beri pershtypje se si nis, aq vrrullshem saqe i kuptohet dhe fundi, fundja si ato historite e pasionit qe i gezon vetem momentin. Fundit mund ti jepje dhe nje tjeter mbyllje te tipit,

"Por ti u zhduke,
bashke me ndjenjat e mia o njeri"

1 luan bukur me fjalet dhe te gjetura do te thoja edhe pse kur luhet me rimat dhe zgjaten vargjet sikur humbasin ndjenjat dhe imagjanata kur perseriten.

3 me pelqeu shum. Shume embel shume e thjesht, e drejtperdrejt. Te ngroh kur e lexon.

Me 2 me pelqeu menyra se si sjell dasmen si menyren me te mire neper vargje. Konkretizimi i nje dashurie te gjate dhe jo vetem nje adet sa per dasmoret.

5 @Vajza ti je? 😆 se te jete @Arfenilla içik hard to beliv it 😆. Me pelqeu sepse nga menyra se si tregohet dhe kur lexohet me vemendje te mundeson te futesh neper kujtimet e autorit nepermjet imagjinates.

@Soulmind 🧉
 
@Vajza ti je? 😆 se te jete @Arfenilla içik hard to beliv it 😆. Me pelqeu sepse nga menyra se si tregohet dhe kur lexohet me vemendje te mundeson te futesh neper kujtimet e autorit nepermjet imagjinates.
😅 Ncuqq, çlidhje kam unĂ« me detin?! :p
As Arfen nuk e lidh gjë me detin.
KĂ«shtu qĂ« kĂ«rko se nuk e ke gjet :p 😂
 
Me pelqyen te gjitha pa perjashtim 🙂.

4 me beri pershtypje se si nis, aq vrrullshem saqe i kuptohet dhe fundi, fundja si ato historite e pasionit qe i gezon vetem momentin. Fundit mund ti jepje dhe nje tjeter mbyllje te tipit,

"Por ti u zhduke,
bashke me ndjenjat e mia o njeri"

1 luan bukur me fjalet dhe te gjetura do te thoja edhe pse kur luhet me rimat dhe zgjaten vargjet sikur humbasin ndjenjat dhe imagjanata kur perseriten.

3 me pelqeu shum. Shume embel shume e thjesht, e drejtperdrejt. Te ngroh kur e lexon.

Me 2 me pelqeu menyra se si sjell dasmen si menyren me te mire neper vargje. Konkretizimi i nje dashurie te gjate dhe jo vetem nje adet sa per dasmoret.

5 @Vajza ti je? 😆 se te jete @Arfenilla içik hard to beliv it 😆. Me pelqeu sepse nga menyra se si tregohet dhe kur lexohet me vemendje te mundeson te futesh neper kujtimet e autorit nepermjet imagjinates.

@Soulmind 🧉
Zakonisht ne kete ore vetem vampirat zgjohen😝

Plot paragjykime te gabuaraaaaasa😝
 
Redaktimi i fundit:
Zakonisht ne kete ore vetem vampirat zgjohen😝

Plot paragjykime te gabuaraaaaasa😝

E kam gjujt tjeter ven gurin po ty kisha çik kohe qe ste kisha ngacmu 😝

Me raft pika me thuj kush esht shkrimi jot, se do boj kerkes ta heq voten nese ajo qe kam votu esht e jotja, sdo me zej gjumi drekes 😂
 
A ka me vota!? :p
 
E kam gjujt tjeter ven gurin po ty kisha çik kohe qe ste kisha ngacmu 😝

Me raft pika me thuj kush esht shkrimi jot, se do boj kerkes ta heq voten nese ajo qe kam votu esht e jotja, sdo me zej gjumi drekes 😂
Si flet thu se me dha karten e bankes😝

Koprrac mbete edhe pse u bere miljonerđŸ€Ș
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-BuzĂ«qeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femĂ«r.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti NĂ«nĂ«.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top