Krijimet Letrare~Dhjetor-21

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
PErshendetje te gjitheve!
Ja ku erdhem perseri sebashku ,ne takimin e fundit per kete vit!
Pa humbur kohe po shfletoj krijimet tuaja!

1-Engjell.

Ja tregova nates tana plagt e mija.
Qorre nuk ishte,
Dites ja tha trishtimin
Diellin e zu me re
Filloi tu piklu shi, me me zbut idhnimin.
Lotin e kaperdiva ..bashk me ta
Dhe shiun
U shua ngadal malli qe zhurit shpirtin..
U kthjellua menja ... me pa pak drite, se jeta asht vujtje.. e vujtja asht kalvari qe e kalon secili.
E forte u bana .. sic me pate than per tfunit here.
Trego kush je e kush te rriti !

2-Ne enderr te jetesoj!

Mbreme ne enderr isha serish ne te njejten dhome , ulur ne ate kolltuk dhe humbur ne mendime.
Ti flije i qete , pa mendime e une veshtroja jeten time pikturuar ne kanvaset e tablove te atyre diteve qe shkuan.
Dritat shuar qene dhe vetem nje vezullim i larget ne kohe me ndriconte per te me kujtuar ku isha ……
Shetisja me shishen e veres nder duar , ate shishe te lene pergjysem nga ajo nate bashke..

Ndodh te ikesh ti, ndodh te iki une , por rikthehemi serish tek njeri tjetri, kthehemi sikur asnjehere mos ishim larguar dhe ndihemi ….sikur i perkasim njeri tjetrit ne cdo kohe!

Por kete here jemi per te qendruar , te krijojme kujtimin me te bukur te diteve qe kaluam.
Kete here ne i perkasim njeri tjetrit dhe jemi ne …jo me ti ,jo me une
Dua te shoh sa nga une ka brenda teje , sa brenda meje je , dua te lexoj veten nder duart e tua , nder syte e tu dhe te shoh formen qe do marr …si dukem une ne ty?

Dhe …mund te fotografoj zemren time e kujtim mbi ate shtrat ta leshoj ?

Kete copez jete dua ta besoj ty , sepse mengjesi me ty eshte plot ngjyra, heshtja me nuk ekziston ne zhurmen e fjaleve te pathena, pertej gjithckaje jemi asgje me shume se mund te ekzistoj….je melodia e embel qe do doja te degjoja ne zgjim dhe pse jo ne perqafimin tend te flija e qete

Me ty ndihem si ne shtepi! Pavaresisht cfare ndodhi mes nesh , kemi ditur te gjejme gjithnje rrugen drejt njeri tjetrit. Ndonese kemi zgjedhur jo rralle here rruge te ndryshme , serish kemi gjetur rrugen e kthimit ne te njejtin pike takim. Ne ate pike takim ku cuditerisht sot nuk dime nese eshte e shkuara apo e ardhmja.
Ulu prane meje dhe thuame: Si dukem me ty?
Lejome te ndjej si ndihesh ti, kur prane teje jam une!

3-Pikture Familjare!

Kisha vite qe e kisha harruar kohen! Kish ngecur, diku atje ne te shkuaren. Derisa mora te pastroj nga pluhuri kutine e vjeter. ”Kukulla ime flokekuqe” me mori ne varken e kohes e me lundroi sa ne nje breg ne tjetrin. Shpirti im frymonka ne kete shtepi te vjeter. Era e kujtimeve, feshferima e loteve, reshjet e qeshjeve qe bien prej qiellit pikturojne jehonen e mengjesit te mjegullt. “Shtepizen me oxhak” qe tymonte cdo mbremje dashamiresine e puthje perqafimeve nen gumezhimen e kengeve femijenore. C’ngrohtesi zjarri e geshtenjash te pjekura! Prehri i gjyshes na shetiste neper perrallat me dragonj! Atje ku lumturia derdhej si ujvare!
Era perkund lisharsen ne trungun e rrudhosur, zhurma e se ciles degjohet deri tek liqeri i mjelmave mes pyjeve. Oborri rreth lisharses gumezhin: "E ka kush e ka!" "ngriva- shkriva", "syllambyllsi" " "buke me sheqer e pak uje siper". Endrrat vezullojne mbi dritaret e harkuara dhe deren e drunjte ngjyre blu, mbi te cilen eshte gdhendur kuptimi i fjales. ”Shtepi”!

4-Hej botë!

Hej botë ku dreqin po shkon?
Zemrën e nënës pse po e lëndon?
Vallë përse kaq shumë mizori,
Kur vec me lule duhet t’a ketë jetën një fëmijë?
Oj botë mizore
Që nuk na lejon të jemi të barabartë.
Dikush fle mbi pupla
E dikush në të ftohtë…jashtë.
Ej botë e egër
Me meshkuj kryelartë.
Ku ofendimet e dhunën
Ja bëjnë gruas “dhuratë”
Vallë ku po shkojmë?
Ku është dashuria?
Pse është zhveshur nga ndjenjat njerëzia?
Hej botë ndale pak hapin.
Që “kafshët e egra” t’a ngadalësojnë vrapin.
Nuk jetohet më me vuajtje e mizori.
Gjithcka na duhet të gjithëve është vetëm dashuri

5-Dritat

Shuhet heshtja, celet nje drite.
Mos eshte shpresa valle,
Qe rritet cdo dite?
Aty ku terri zbehet
Dhe merzija e ka nje fund,
Jeta eshte e shkurter gezohu sa mund.

Nen nje qiell dritash qyteti eshte mbuluar,
turma njerezish, familjet dhe femijet,
qe globat vezullues jan duke treguar.
Ulur tek te prese, me muzike ne veshet e mij,
ne kete hare brohorimash po mendoj,
sa e bukur eshte te jesh femije.

6-Do festoj për ty!

Do fesoj për ty !.
Po pse ? ca më dhe ti ?
Nje vit të ri të zi !
Sa shum të jam lutur ,
me shprese mas teje, kam humbur .
E mbane mend si të jam lutur ?
Poshte jorganit e humbur ,
tu u la me lotët e mi !
E here here poshte pemës , si fëmije .
ASNJË here s`më ke dëgjuar !
vec me keq ke vepruar !
E c’te kerkova un ty ?
Vec ca grimca lumturi !
Mbase kete vit s`do jem,
here , here shpresoj mos t’jem.
Por prape se prape nuk heq dore,
dhe të lutem c`do Dhjetor.
Më fal ca grimca lumturi !
Mbase do ndihesh mire edhe ti.
Ti nuk ndryshove kurre !
Po të njëjtat dit më dhe
Po të njëjtat muaj më le,
Po të njëjtat orë kalova,
E prape erdhe në Dhjetor !
Dhe pse s`të kerkova !
Copa nga shpirti im more ,
sic ke bëre c`do vit të ri !
Keto jane dhuratat e mia
Per ty !
Ca copza nga une gri .
Per ty ,te krijuara nga ti ,
Vit i ri, i zi !

7-Kartolina

Dua ta nis duke kerkuar falje per cdo gabim timin, mbase jo sepse pendohem por e ndjej si obligim ndaj atyre qe ushqej respekt dhe kam shkelur gjate rrugetimit tim te ketij 2021 ne ikje.
Me fal dhe ty qe te kam merzitur, plagosur e vrar ne shpirt edhe pse nuk doja, por zemra nuk pyeti dhe zgjodhi te bej nje gabim tjeter.
Me fal dhe ty mikja ime qe te kam lenduar e akuzuar, mbase me te drejte, mbase jo.
Perseri te perulem te them me fal sepse nje moment dobesie smundet kurrsesi te hedh poshte kujtime te ndertuara nder vite.
Me fal dhe ty qe ste kam kushtuar kohe nga koha ime. Jane situatat e jetes qe na vendosin perball disa pergjegjesive qe jane me te renda sa cmund te mbajne shpatullat, por qe kalojn dhe diellin do ta shikojme perseri te dy.
Me fal dhe ti vetja ime, qe te detyroj here pas here te hidhesh ne budallallikun e rradhes, pa marr parasysh qe po te lendoj e plak para kohe.
Dua te uroj mos te behesh i besdiseshem me askend, as ai idioti qe ben sikur skupton dhe perpiqet te zvarrise kembet neper gjemba.
Mos hesht e mblidh rreth vetes mendime qe do te qelben perbrenda, por shprehu. Sepse vetem duke u shprehur do te shpetosh veten, do te shpetosh nga deshira per ti bere keq vetes.
Mos u dorezo! Edhe nese gjate gjithe kohes do te mblidhen si shtullunga re te zeza mbi koke. Largoji ato me mendime qe te kenaqin zemren. Do te shikosh qe dikush te ka zgjatur doren. Kape dhe mos e lesho.
Beso! Do te kete dite nga ky vit plot rreze dielli per ty, por mos i shkelmo duke kerkuar gjilperen neper kashte.
Ah, po!
Te uroj qe te kuptosh se disa njerez nuk do te kuptojne kurre, ata sdo te kuptojne as veten.
Deri atehere, as ti, kurr mos u mundo ti kuptosh.
Dhe ne fund!
Te uroj nje vit te ri plot shprese dhe jete per ta jetuar dhe bere gezuar me ato njerez qe te pranojn ashtu sic je! Unik!
Gezuar!

8-Tundimi

Derdhur si vale deti kjo dashuria
askush ne perqafim se mbeshtjell dot
shembur dallges plot shkume fantazia
udheton bregut, e me mendimin se c'lot
rimon
improvizon, terhiqet.......me fton," eja me mua" me thot.

9-Këto ditë të acarta!

Këto ditë të acarta Dhjetori më turbullojnë ,më fusin në mendime.Mendimi kryesorë je ti fatkeqsishtë dhe çuditërisht.Je mendim i bukur por person i gabuar.Je gabim i bukur ,por je emocion i ndaluar.Këto ditët e ftohta ma bëjnë akoma më të vështirë mallin që ndjejë për ty.Kam nevojë për 1 përqafim të ngrohtë ,shtrëngim mesi dhe 1 puthje plot pasion...ah kjo gjë e thënë pas gotës së 3 të verës .Netët dehëse nga vetmia më mbysin .Njëherë të urrejë ,dhe përsëri të dua.Gjithçka ndjejë e zbraz në këtë gotë gjysëm të mbushur duke u përpjekur ta shikoj plot . Dhjetorë!Pragë festash me drita të shuara për mua ,sepse i gjithë ndriçimi im je ti.E çuditshme sa shumë ndjenja që ndjejë në të njëjtën kohë...
Ndoshta tingëllon komike por kam kohë që nuk jam esëll,edhe kur nuk pi .Nëse do kisha pafajsinë e fëmijëve babagjyshit në letrën time të dëshirave do t'i kërkoja ty si dhuratë posht pemës së Krishtlindjeve .Dhe kur të të merrja,do të ta hiqja paketimin tëre urrejtje , do të përqafoja forte si fëmijët kur marrin në duar lodrat e tyre të preferuara, se mohoj që do të përplasja forte, e përsëri do të lë duke u larguar .Përsëri do të më mungoje,dhe përsëri do të kërkoja.Sa ftohtë!Ufff nisi Bora përsëri!Çdo gjë është veshur me petkun e bardhë të saj.E di çfarë mendova? Më sakte ëndërrova veten dhe ty ...unë si bora akull e ftohte ,ti si toka ,i gatshëm për tu sakrifikuar për një dashuri si kjo e jona pa marr parasysh nëse zemra jote pranë meje do të ngrinte.Dhe ja tek imagjinoj disa vegime,unë dhe ti duke vallzuar të lumtur dhe të lirë në qytetin e ndriçuar në këto atmosfera festive .Dritat skenike,njerëzit spektatorë ...unë dhe ti duke performuar "Valsin tonë të dashurisë" .Edhe pse 1 ditë do të largohem ,ti e di që do të kthehem përsëri në të njëjtën stinë , njësojë si bora.Më prit!Më duaj!Do të kthehem përsëri ta premtojë ,por do të dua në heshtje ,nuk do mund të ulëri më si më parë .Thjesht do të të përqafojë forte ,mos të dëgjojë askush që të mund të na ndajnë përsëri .Eh pasqyrë deri në fund do përfundosh e thërrmuar nga monoleget e mi!Po e mbyll monologun, si thua?!E teprova përsëri me alkoolin ,përsëri ëndërrova për diçka të pamundur .Përsëri përfundova duke cituar veten tamam si te vepra Shekspirit duke kërkuar "Romeon" tim .Ah Zhuljetë moj!Çdo ditë vdes nga pak,se dhimbjen kam afër dhe ty largë.Dhe duke e mbyllur letrën si një fëmijë që beson te babagjyshi do të shtoja në fund :
- I dashur babagjysh dhuratën time mos e lër afër oxhakut ,as poshtë pemës ...fute direkt në shtratë që të më përqafojë forte dhe bashkë me të ta përqafojë paqen edhe unë.Dashurit që dhembin jane të përjetshme thonë.Ti përjetësia ime më fal që të largojë,por në zemër forte të mbaj,më beso.
-Çfarë është dashuria?Dashuria eshte nje ndjenje aq e fuqishme sa qe mund te te ndryshoj rrenjesisht,te kthehesh ne nje tjeter person.Më ndryshove,më rrite (nga një Wendy të brishtë në 1 femër shumë të fortë).Më bëre ta shikoj botën me ngjyra .Pra!Nëse më pyesin përsëri se çfarë është dashuria ,do filloj të flas për ty .Sepse je ndjenja më e bukur që ekziston,njëjtë si dashuria .Gëzuar i shtrenjtë ,kartolina jote jam unë ,pra mund të më grisësh dhe të më flakësh tutje .Ndjenjat tona do mbesin gjithmonë ,qoft urrejtje apo dashuri .Nuk do rreshtim kurrë së menduari njëri tjetrin.Nuk do rreshtim madje as së ëndërruari !As unë, nuk jam tek unë sa je ti!
Endem ,dhe nuk di se ku më çojnë këmbët.
I ftohte i acarti ka ngrirë çdo gjë,edhe zemrën time.Atmosferë festive,çdo cep i vendit tim ndriçon nga dritat shumëngjyrëshe.Të gjithë duken të lumtur,sidomos familjarët të cilët bashkohen me të afërmit të cilët kane qene prej kohësh në emigrim.Kurbeti!Nevoja për më mirë na detyron të braktisim folet tona ,ashtu njëjtë si zogjtë shtegtarë .Sa e çuditshme jeta,kur jemi të vegjël ëndërrojmë të rritemi dhe thurrim ëndrrat tona, disa prej tyre i kyçim në sirtare.Por kur rritemi ëndrra jonë e vetme është të kthehemi përsëri në fëmijëri.Fëmijëria!Të kam groposur shumë thell ty,isha betuar mos ta ktheja kohën pas më.Sa më shumë vitet kalojnë aq më shumë më ikën ndjeshmëria,ose kështu mendoj unë.Dashuria!E munguar prej kohësh .Dhe ja ku jam përsëri me të njëjtën pyetje :
-Çfarë është dashuria?Një pikë në oqean apo një oqean me pika të grumbulluara (ndjenja të akumuluara) .Për mua qëndron kjo e dyta . Sa ftohtë! Nuk kam ftohtë nga stina por nga vetmia.Të gjithë flasim për ftohjen e kohës,por ka të ftohtë më të acartë dhe të frikshëm se kjo.Të shikosh njerëz të ftohtë me ëndrra të zbrazta ,dhe shpresa të ngrira.Se di kur do e vesh ngrohtësinë të punuar me ndjenjë por po të pres të më falësh të pakyën disa rreze të ngrohta të shpirtit tënd solar.Nejse,Wendi u rrit Piter.Përralla jonë mbaroj dhe unë po pres romanin tonë .Gjithçka çfarë unë dua këtë Krishtlindje je ti!

10-Endrra ime .

Mbreme ne enderr
me erdhe ti!
M’shikoje i habitur
drejte ne sy.
Nuk fole nje fjale,
ike pa ze!
Tek une nje lot
nga syri ra.

Sa mall kemi,per njeri
tjetrin...
Jetojme ne heshtje,
Si dy te vdekur.
Hena cdo nate
Na bene shoqeri
Yjet kuror na rrin
mbi kry.

E dua naten,
terrin e saj,sikur aty,
per ty heq mall.
Kur zbardh agimi
dielli shkelqen,
Nje rreze shprese nga
ti me vjen.

Zot i zeusit bej
mrekulli.
Te jem vetem une
ne endrren e
Ti.

11-Thjeshtesia...

Mos u hiq si i ditur ...
Ji thjesht vetvetja..,
Mos u hiq si dikush tjeter..
Tregohu i thjesht ashtu sic je...
Mos u sforco te dukesh,
i mire perballe te tjerve...
Treghu i thjesht ashtu sic je,
njerzit do te vlersojne me shum..
Dashurohu me thjeshtesin qe gjene brenda vetes ,ashtu do te ndihesh me mire.
Zbulo lumturin qe gjendet ne thjeshtesi, do mesosh ta vlersosh ate.
Ji i thjesht o njeri ,nuk ka gje me te bukur se thjeshtesia ,ajo eshte pasqyre e shpirtit.

12-Grimca.

Dy lule te thara,ne mes shume mall,
dy duar te plogshta ,dhimbje ne skaj,
dy sy te trishte,udhtojne ne harres,
dy njerez te vrazhd ne rruge zhurmojne,
dy kujtime te largeta sec vallzojne ,
dy nota violine kompozojne `qetesi`,
dy momente takohen , lindi nje dashuri...
dy te dashuruar treten, ne te emblen magji.
Ah i dashuri im ti,bashke ne kete nate te vitit te Ri.
Fal zotit u beme bashke perseri

13-Poeti heshtur!

Thone se poet lind, nuk behesh! E kane gabim! Une poet u bera rruges! Me bere ti! Une isha nje njeri i heshtur, qe me cigaren ne dore ulesha gjithmone ne cepin e fundit te kafes, tek ajo karrigia prane dritares. Veshtroja cdo hap qe kalonte para meje. Hera heres, brendesia ime e thoshte ndonje fjale, por une nuk guxoja ta germezoja me ze. Ky isha une!
Pastaj erdhe ti! Ti, flisje aq bukur cdo fjale qe une mendoja e ndjeja. Shikoje ne syte e mi e i hidhje ne leter sikur gjurmet qe nuk fshihen kurre. Nuk e di a ishin syte e mi qe te flisnin, apo ishte aftesia jote per te lexuar jeten time heshturazi. Me ne fund mesova dhe une te flas e shkruaj! Me mesove ti! Vetem se une ndjeja dhe ti i shkruaje!

~Keto ishin krijimet qe faturuat ju drejte postes sime per kete fundviti!
Falenderime te perzemerta dhe lexim te kendshem ju uroj! 🤗🤗
 
Last edited by a moderator:
14 perla e 14 margaritare per fund vit :love: ja vlene :)
Mangu dje nje bore nne meter me na mbylle e mu knaq tu lexu :giggle: ju lumte (y)
 
he me mo , i re shkurt me te shkurtrat
yttt dembela lool
Prit, vota do vije, pasi te lexohen e analizohen kete muaj. Do nderpreje librin per te lexu keto. ;)
 
3-Pikture Familjare!

Kisha vite qe e kisha harruar kohen! Kish ngecur, diku atje ne te shkuaren. Derisa mora te pastroj nga pluhuri kutine e vjeter. ”Kukulla ime flokekuqe” me mori ne varken e kohes e me lundroi sa ne nje breg ne tjetrin. Shpirti im frymonka ne kete shtepi te vjeter. Era e kujtimeve, feshferima e loteve, reshjet e qeshjeve qe bien prej qiellit pikturojne jehonen e mengjesit te mjegullt. “Shtepizen me oxhak” qe tymonte cdo mbremje dashamiresine e puthje perqafimeve nen gumezhimen e kengeve femijenore. C’ngrohtesi zjarri e geshtenjash te pjekura! Prehri i gjyshes na shetiste neper perrallat me dragonj! Atje ku lumturia derdhej si ujvare!
Era perkund lisharsen ne trungun e rrudhosur, zhurma e se ciles degjohet deri tek liqeri i mjelmave mes pyjeve. Oborri rreth lisharses gumezhin: "E ka kush e ka!" "ngriva- shkriva", "syllambyllsi" " "buke me sheqer e pak uje siper". Endrrat vezullojne mbi dritaret e harkuara dhe deren e drunjte ngjyre blu, mbi te cilen eshte gdhendur kuptimi i fjales. ”Shtepi”!
7-Kartolina

Dua ta nis duke kerkuar falje per cdo gabim timin, mbase jo sepse pendohem por e ndjej si obligim ndaj atyre qe ushqej respekt dhe kam shkelur gjate rrugetimit tim te ketij 2021 ne ikje.
Me fal dhe ty qe te kam merzitur, plagosur e vrar ne shpirt edhe pse nuk doja, por zemra nuk pyeti dhe zgjodhi te bej nje gabim tjeter.
Me fal dhe ty mikja ime qe te kam lenduar e akuzuar, mbase me te drejte, mbase jo.
Perseri te perulem te them me fal sepse nje moment dobesie smundet kurrsesi te hedh poshte kujtime te ndertuara nder vite.
Me fal dhe ty qe ste kam kushtuar kohe nga koha ime. Jane situatat e jetes qe na vendosin perball disa pergjegjesive qe jane me te renda sa cmund te mbajne shpatullat, por qe kalojn dhe diellin do ta shikojme perseri te dy.
Me fal dhe ti vetja ime, qe te detyroj here pas here te hidhesh ne budallallikun e rradhes, pa marr parasysh qe po te lendoj e plak para kohe.
Dua te uroj mos te behesh i besdiseshem me askend, as ai idioti qe ben sikur skupton dhe perpiqet te zvarrise kembet neper gjemba.
Mos hesht e mblidh rreth vetes mendime qe do te qelben perbrenda, por shprehu. Sepse vetem duke u shprehur do te shpetosh veten, do te shpetosh nga deshira per ti bere keq vetes.
Mos u dorezo! Edhe nese gjate gjithe kohes do te mblidhen si shtullunga re te zeza mbi koke. Largoji ato me mendime qe te kenaqin zemren. Do te shikosh qe dikush te ka zgjatur doren. Kape dhe mos e lesho.
Beso! Do te kete dite nga ky vit plot rreze dielli per ty, por mos i shkelmo duke kerkuar gjilperen neper kashte.
Ah, po!
Te uroj qe te kuptosh se disa njerez nuk do te kuptojne kurre, ata sdo te kuptojne as veten.
Deri atehere, as ti, kurr mos u mundo ti kuptosh.
Dhe ne fund!
Te uroj nje vit te ri plot shprese dhe jete per ta jetuar dhe bere gezuar me ato njerez qe te pranojn ashtu sic je! Unik!
Gezuar!
11-Endrra ime .

Mbreme ne enderr
me erdhe ti!
M’shikoje i habitur
drejte ne sy.
Nuk fole nje fjale,
ike pa ze!
Tek une nje lot
nga syri ra.

Sa mall kemi,per njeri
tjetrin...
Jetojme ne heshtje,
Si dy te vdekur.
Kur mengjesi
fillon te zbardhe,
Per njeri tjetrin
sa shume ndjejme
mall!

E dua naten,
terrin e saj,sikur aty,
per ty heq mall.
Kur zbardh agimi
dielli shkelqen,
Nje rreze shprese nga
ti me vjen.

Zot i zeusit bej
mrekulli.
Te jem vetem une
ne endrren e
Ti.
14-Poeti heshtur!

Thone se poet lind, nuk behesh! E kane gabim! Une poet u bera rruges! Me bere ti! Une isha nje njeri i heshtur, qe me cigaren ne dore ulesha gjithmone ne cepin e fundit te kafes, tek ajo karrigia prane dritares. Veshtroja cdo hap qe kalonte para meje. Hera heres, brendesia ime e thoshte ndonje fjale, por une nuk guxoja ta germezoja me ze. Ky isha une!
Pastaj erdhe ti! Ti, flisje aq bukur cdo fjale qe une mendoja e ndjeja. Shikoje ne syte e mi e i hidhje ne leter sikur gjurmet qe nuk fshihen kurre. Nuk e di a ishin syte e mi qe te flisnin, apo ishte aftesia jote per te lexuar jeten time heshturazi. Me ne fund mesova dhe une te flas e shkruaj! Me mesove ti! Vetem se une ndjeja dhe ti i shkruaje!
Sdi cilen nga keto te votoj, e veshtire vertete....
3. Pikture Familjare , zot sa kujtime mu zgjuan kur ishim ata qe ishim , por te mbushur plot endrra dhe deshira
7. Kartolina .... sa me ngjan me mendimet e mia kundrejt asaj qe me rrethon dhe cfare une vetes i uroj per cdo dite
11. Endrra ime ......Jetosoje endrren o enderr :)
14. Poeti heshtur , nuk i fshihemi dot asgjeje ne kete jete , as dhe pse -te na mundojne cdo moment

do votoj me vone se jam e dyzuar
 
Mqse simboli i festave te krishtlindjeve apo vitit te ri me shpresa te reja eshte "dashuria" do shkoja per 10ten,
Nje forme shprehese dashurie jo e sheqerosur e thjeshte dhe e sinqerte. Te gjithe per ato vargje kemi nevoje keto kohe te veshtira qe jetojme.

@NeVertiti shto opsionin 10 se nuk votoj dot moj e mbaruar, dhe nje teme sdini ta hapni tamam :p lool lool
 
Edhe une ate do votoja por e hoqi kjo😝
 
Mqse simboli i festave te krishtlindjeve apo vitit te ri me shpresa te reja eshte "dashuria" do shkoja per 10ten,
Nje forme shprehese dashurie jo e sheqerosur e thjeshte dhe e sinqerte. Te gjithe per ato vargje kemi nevoje keto kohe te veshtira qe jetojme.

@NeVertiti shto opsionin 10 se nuk votoj dot moj e mbaruar, dhe nje teme sdini ta hapni tamam :p lool lool
10 ishte jo e sakte :p
 
1- Eshte dashuri! Dhe mjaft e ndjere!

2- Lexoj ciltersi, nje marredhenie e atyre shpirtrave qe ngjisin ne cdo kohe dhe nje mbyllje fantastike!

3- Eh, kush nuk e ka perjetuar ate femijeri me buke e sheqer, haha.

4- Thirrje e fuqishme per kete bote te padrejte qe kemi perballe sysh

5-Afmosfera e Dhjetorit sjelle nepermjet nostalgjise 😊

6- Nje zemer e thyer, qe vitin e ardhshem do e kete harruar kete poezi me siguri 😊

7- Te kam falur, te kam falur! :D Eshte nje kartoline qe te gjithe ne e bejme ne fakt ne nje pike te jetes!

8- Vjershe e kendshme! 😊

9-Tani u vela me gijthe kto krijime per dashurine. :D Me vjen si disa flete ditari ne fakt ky krijim 😊

10- Me erdhi pak si “boring” S’me fali emocion pavarsisht ndertimit.

11-Nje poezi sikur nje flutur e bukur ulet lehte mbi lule 😊 like a limonade

12- Dhe nuk ka mesazh me te fuqishem sesa kur e thua ate thjeshte! 😊

13- Me kujtoi citatet qe shkruanim ne blloqet e kujtimeve dikur, por qe me pelqeu goxha ne fakt! 😊

14- Lum ti per ate, e lum ajo qe te paska gjetur ty o poet! Haha. Nje copez e ndertuar Mrekullushem!

Jam mes 1-2-14! Veshtire te zgjedhesh!
 
Redaktimi i fundit:
Pasi i rilexova te perzgjedhurat votova 7 , i adhuroj kto mea culpat
dhe kush nga ne nuk eshte ndjere te kerkoj nje ndjese dikujt, qofte ky familjar, miqesi, shoqeri, apo vetvetes
por pavaresisht cdo gjeje, falja merr kuptim kur shprehet e jo thjesht te ndjehet
kush e ka shkruar , bravo i qofte ...ky eshte hapi i pare
te dytin lerja 2022 :)
 
Ok, I lexova...te paren, te dyte...te 14...prisja nga nje me babagjyshin po aha vec atmosfera festash qe nuk shohe...tema e lire duhet te quhet tema dashurise 🤣🤣
 
Ok, I lexova...te paren, te dyte...te 14...prisja nga nje me babagjyshin po aha vec atmosfera festash qe nuk shohe...tema e lire duhet te quhet tema dashurise 🤣🤣
ishte fundvit-prag festash.. fundviti te ben dhe te meditosh rezymen e vitit :Dlool
 
ishte fundvit-prag festash.. fundviti te ben dhe te meditosh rezymen e vitit :Dlool
Ke shume te drejte por...

Gjella me kripe e kripa me karar...
 
Copeza te shkruara bukur.
Por te cdo shkrim,nota trishtimi,mungese dhe lutje ……
Ju qe shkruani duket qe shkruani vetem kur plagoseni😝🤣
Vendosni pak alarmin se sme mban zemra te votoj e te pres deri sa te dal autori pastaj😝
haha. cke.. a ke hip ne atobuzin e kujtimeve:D
mua tek tuk me erdhen dhe ca kujtime te embla ne fakt :)
 
po pastaj cd votosh? lool
 
haha. cke.. a ke hip ne atobuzin e kujtimeve:D
mua tek tuk me erdhen dhe ca kujtime te embla ne fakt :)
Te jetosh neper kujtime tregon se ke jetuar .
Kujtimet jane te cdo natyre,por tendenca jone eshte te sjellim ato qe i ndjejme mungese.
Kurrsesi nuk thashe qe sjane te bukura apo te embla.
Prisja te lexoja pershkrime natyre,ambjenti,pemesh,topash ,dritash😝🤣,meqe ishte teme feste
 
:)
epo.. kete vit e paskemi be me fjale si forum: bojkotim dritave dhe festave, haha
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top