Krijimet e muajit Shtator 2020!

Vajza

🪡
Pershendetje te dashur anetar e ketij formatit, dhe ja ku jemi perseri bashke me krijimet tona. Le t'i lexojme te gjithe se bashku.
Mos harroni te komentoni dhe te votoni. Shiko fotografinë 1753889

1. Ne te dy

Per nje çast dua t'i hap syte,
ty o dielli im, te shikoj.
Te shikoj rrezet e tua si misherim,
si shpetim, per shpirtin tim.

Ty dua te shikoj,
lule je ti per mua,
Ah o Lulja ime sa do doja,
ne krahet e mia te kisha, te perqafoja

Si dy lumenj te çmendur,
te dy bashk te terbuar.
Pa ndalur vrullin,
Askush s’guxon per te na helmuar.

Aty diku, te dy te qeshur,
me shpirt te kryqezuar.
Te dy te lidhur duarsh
si dy femije te dashuruar.

2.ERË E DIELLTË...

Përpiqem të marr prej buzëve të erës,
rrëmujën e flokëve mes gishtash
e sërish s'ia dal.
Ka një dritare hapur qielli.
"Është arratisur bija e diellit"-thanë
E pabesueshme për të qënë në tokë!
Të gjitha herët, që nuk
kam thirrur "e imja"
më ka munduar e njëjta gjë:"si të të zbres nga aq lart?"
S'e kam frikë mosngopjen- ta dish
e nuk më lodh dot ëndrra e gjatë.
Ushqej pritjen me paqe e buzëqeshje prej teje, bijë e diellit.
Është art!
Ti nuk di dot magjinë e lëvizjes
së kordave ndjesore që shkakton.
Zgjatem të prek butësinë e mollëzave
e mes gishtash fort të mbaj.
Në u qetësofshin flladet,
fliji ulje-ngritjet e kraharorit në meskrahë,
të di si fle gjakut, një zjarr!

3.Unë

U mbyta në pellgun që vetë krijova,
Loti u flliq, e flliqësinë shijova.
U mbyta nën rrezet e ylberit ,
I kujtova Diell, por qenë armët e Hitlerit.
U mbyta nga duar që nuk qenë paqësore,
Qenë fantazma , por e quanin veten mbretërore.
U mbyta nga një copë dëshirë.
Dëshirë e thartuar, një fundërrimë!
U mbyta duke pirë një pikë ujë,
Lemzën e përthava, por zëri u shpërngul.
U mbyta e isha vetëm pa njeri.
Formova miq e shokë, por vdiqa në vetmi!

4. Vjeshte e padeshiruar.

Gjethet filluan te bien,
sikur endrrat e mia
dite pas dite.
Era perkund
kujtimet,
ne kolovajsen prej
qelqi te krisur.
Shirat u kthyen,
e me te edhe
stuhite e ftohta.
Vjeshta Erdh!
Ne te dy
nuk jemi me
duarshtrenguar...
Zinxhiri i premtimeve
eshte keputur.
Trendafilat e asaj
dite
u thane!
Fustani i bardhe,
u nxi dite pas dite....
Shpirtrat tane
u veniten,
Harruan....

5.Miremengjesi vjesht!

Miremengjesi vjesht, miremengjesi dhe asaj gjethje te purpurt, sapo u pershendet me deget e pemes meme, deget e se ciles, ngjajne te lodhura mjaft nga kjo vere pak e renduar. A thua dhe pemet, gjethet, ujrat, lumenjt, e kane ndjere peshen e kesaj vere qe lam pas?! Valle ai cifti qe ecen shkujdesur ,neper kete rruge boshe heret ne kete mengjes vjeshte,e ka ndjere peshen e kesaj vere?! Apo dashuria eshte pak e hutuar dhe mos kokçarse, ndaj ata shijuan aromen e puthjeve te tyre, te strukur ne perqafimet e njeri-tjetrit, ndoshta diku ne nje breg deti te vetmuar. Si i lodhur ndihem kete mengjes, shkujdesur ne hapat e nje kohe plak ,duke thashethemuar me veten dhe mendimet ,eci drejte kafese se lagjes,kjo dite vjeshte me pak vrenjtesira, dielli qe duket i dobesuar nga rrezet, sikur do te na japi pak xhevap per te arritur te gjithe ne destinacionet tona. ...destinacioni, s`di ne eshte shqip si fjale, por ka te beje me arritjen nga nje pike e caktuar qe ndodhemi ne nje tjeter me duket. Pra nje loje pikash ngjan kjo fjala destinacion,fillimi,rruga dhe destinacioni.... Pyes veten valle ku arrijme me shpesh,neper destinacione endrrash,realiteti,copeza ...apo thjesht imagjinojme nje destinacion dhe cdo dite e arrijme nga pak... ngaterrese ne vetvete dhe kjo fjale. Ah kjo dere e drunjte e ketij lokali, si njehere e njehere kaq vite, e bere per tu lyer, por ky pronar plakaruq as qe merr mumndimin ta beje. Kafja qenka mbushur qe me mengjesin e hershem, tymi cigares nuk mungoka, si shok i vjeter i njeriut. - Mjesi , mjesi .. pershendetjet rutine, kamarierja jone me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyren e saj groteske merr porosine. Nga porosia e perditshme nuk ndryshon dicka, nje kafe shqeto te shkurter ju lutem. ...tek pres kafen, verej kalimtaret e mbuluar me maska, aksesoret e veres qe lam pas, me duket vetja si ne kohen e akrobateve me fytyra me ngjyra, pa hunde e me goje mbyllur. Sa mire sikur kjo e fundit te na qendronte pak me mbyllur dhe ne fjale, e sidomos kur s`kemi gje per te thene. Nejse,qenie njerzore jemi, pa fjale ngordhim. Mire qe trokiten keto dit te para vjeshte, me shpresen qe dimri do jete me i lehte dhe pa keto aksesoret e maskave covid-19...si ne fytyre dhe ne shpirt. Keto te fundit me duket qe i ruajme me fanatizem nga nje maske qe ne prehistori. Le te shpresojme qe kjo vjeshte do jete destinacioni jone drejte nje pike pozitive , dreqin boll llomotita me veten dhe per kete mengjes vjeshte... ejj kamariere,ka 1 ore qe kam porosit nje kafe shqeto te lutem.

6.STINA E ZEMRËS

Iku zhegu rraskapitës.
Erdh puhiza vjeshtarake.
Si një mbretëreshë e artë,
zbret ngadalë nëpër sokake.

Me fije ari te qëndisur,
ngado pemët vezullojnë.
Tunden degët e dalldisur,
lëshohen gjethet,fluturojnë!

Sinfoni ngjyrash!
Atmosferë kënge!
Kërcen natyra,
kërcen me ëndje!

Madhështore është kjo stinë!
Ngjyra ngjyra, larmishmëri!
Ndonëse më pak gjelbërim,
Përplot fruta, mrekulli!

Shumë e dashur ësht’ për mua,
Në vjesht linda!
Në vjesht njoha!
Si vendlindjen ktë stinë e dua,
Në vjeshtë edhe u dashurova!

Puthje të zjarrta, lagur në shi!
Fllad i ngrohtë dashurie.
Rrug’ të mendafshta, larë në flori,
Tabllo ndenjash kënaqësie!

Mirëse vjen ,
vjeshtë e bekuar!
Që gëzon shpirtrat e dashuruar!

7.Feniks!

Po te shkruaj ne mes te dallgave te zemres, e rrethuar nga heshtja e perjetshme.

Befas nje tufe me zogjsh shfaqen mbi mua. Pyes veten se ku po fluturojne, a eshte e mundur qe keta zogj te jene fenikse?

Nje Feniks i smeraldit qe do te perplase krahet per te gjetur te verteten.
......
Je e dashuruar me ate?
Po jam e dashuruar.
Po, e dua!
Po, trembem mos i ndodhe ndonje gje.
I urrej te gjitha ata qe ja heqin buzeqeshjen e saj te bukur.

Po, kam frik nga mungesa e saj ne boten time.
I pranoj te gjitha vetem te jete e lumtur.

Dashuria ime per ate rrjedh venash.
Eshte aq afer zemres sime,
Si nje lule e ngulitur thell ne toke.

E embel, e vogel, e brisht
Bredhacake ne dhomat e zemres.
Si nje pulebardhe, si nje yll nate.
Te dua ashtu sic je ndryshe nga te tjeret!

C'eshte kjo arome e kendshme misku, qe kaploj toke e qiell?!
Dhe ky engjell ne toke, i zbritur nga parajsa?

Dhe un si nje Feniks duke tundur ne menyre te deshperuar krahet, per te arritur.

8.Lamtumirë

Dikur... mendova se ishim vetëm dy
Kur shikimet tona ishin një
Cdo gjë shkëlqente..
Kur trupat tanë ishin një
Dhe dielli xhelozonte
Kur zerin tënd dégjoj edhe
Hëna ka më
Shumë shkelqim ...më thoje gjithmonë..
Kur syte tane beheshin nje , cdo gje transformohej

Kur , kur ,kur ....
Tashmë i perket të kaluarës...
Asaj kohe që nuk kthehet më

Kudo , në çdo hap, cdo tingull
çdo gërmë , çdo sekondë
Kujtova se bota ishim vetëm ne

Deri ne momentin qe
Njoha zhgënjimin

Ne dy nuk ishim më dy
Në fakt kishte qen cdo gjë përvec e kunderta asaj se mendoja
Shumë naive që besova në dashuri
shumë e lumtur kur e kuptova....

Kujtova se bota ishim ne të dy
E kjo zgjati me vite
Një dite të larget shfaqesh përsëri
Ashtu si erdhe , ashtu ike .
Ndjenja ishte zhdukur tashmë
Atëhere ...Me ngule thiken thelle në shpirt
Aty kuptova qe dashuria ishte kthyer në dhimbje

Dikur ishim vêtem ne të dy
Sot jemi thjeshtë dy të huaj që me nuk njihen
Tashme zhduku ashtu sic erdhe

Ne enderr nuk jemi me dy.......
Nuk e di ka qen ego apo dashuri
Nuk dua të mi fshish më lotët ...
 
Σi rrall ndonje muaj krijimet qenkan shume shume te bukura.
Urime te gjithe dergusve!!
Duhet te pohoj qe jane 2 ,3 krijime qe do ti votoja njelloj.
Por meqe vota eshte vetem nje.
Vota shkon per krijimin e dyte.

2. ERË E DIELLTË...
Duhet te pranoj qe titulli eshte nje dashuri,po jo me pak dhe vargjet brenda ti.

~Feniks eshte nje tjeter krijim qe shtjellohet bukur,pa perjashtuar dhe krijimin e pare,derdhet qetesisht dhe thjesht.
 
5. Miremengjesi vjeshte! Bravo kush e ka shkruar. Me kujton pershkrimet e Kadarese.

Te tjerat shume te hallakatura si mendime, disa shume te sheqerosura pak stil amator delitantesk.
Dhe Lamtumire jo keq me pelqeu, madje vjeshten personalisht e lidh me lamtumira, lamtumire stine lamtumire njerezish metamorfozea etj mgjate votova 5.
 
1. Ne te dy

Per nje çast dua t'i hap syte,
ty o dielli im, te shikoj.
Te shikoj rrezet e tua si misherim,
si shpetim, per shpirtin tim.

Ty dua te shikoj,
lule je ti per mua,
Ah o Lulja ime sa do doja,
ne krahet e mia te kisha, te perqafoja

Si dy lumenj te çmendur,
te dy bashk te terbuar.
Pa ndalur vrullin,
Askush s’guxon per te na helmuar.

Aty diku, te dy te qeshur,
me shpirt te kryqezuar.
Te dy te lidhur duarsh
si dy femije te dashuruar.
oh sa dashuri nder rreshta
perqafohuni perqafohuni , po me terezi aman :p

2.ERË E DIELLTË...

Përpiqem të marr prej buzëve të erës,
rrëmujën e flokëve mes gishtash
e sërish s'ia dal.
Ka një dritare hapur qielli.
"Është arratisur bija e diellit"-thanë
E pabesueshme për të qënë në tokë!
Të gjitha herët, që nuk
kam thirrur "e imja"
më ka munduar e njëjta gjë:"si të të zbres nga aq lart?"
S'e kam frikë mosngopjen- ta dish
e nuk më lodh dot ëndrra e gjatë.
Ushqej pritjen me paqe e buzëqeshje prej teje, bijë e diellit.
Është art!
Ti nuk di dot magjinë e lëvizjes
së kordave ndjesore që shkakton.
Zgjatem të prek butësinë e mollëzave
e mes gishtash fort të mbaj.
Në u qetësofshin flladet,
fliji ulje-ngritjet e kraharorit në meskrahë,
të di si fle gjakut, një zjarr!
Metafora por shume te rremujshme , si anagrama ku cdo fjalie duhet ti japesh nje kuptim
Të gjitha herët, që nuk
kam thirrur "e imja"
më ka munduar e njëjta gjë:"si të të zbres nga aq lart?"

Shume posesivitet , sepse jo gjithcka mund te jete jona dhe nese nje dashuri e shikon nga lart poshte , i bie qe sje me kembe ne toke, idealizuar deri ne ate pike sa harron e veten...kjo te jete dashuria sipas teje?
kete me percjell mua...
 
Redaktimi i fundit:
3.Unë

U mbyta në pellgun që vetë krijova,
Loti u flliq, e flliqësinë shijova.
U mbyta nën rrezet e ylberit ,
I kujtova Diell, por qenë armët e Hitlerit.
U mbyta nga duar që nuk qenë paqësore,
Qenë fantazma , por e quanin veten mbretërore.
U mbyta nga një copë dëshirë.
Dëshirë e thartuar, një fundërrimë!
U mbyta duke pirë një pikë ujë,
Lemzën e përthava, por zëri u shpërngul.
U mbyta e isha vetëm pa njeri.
Formova miq e shokë, por vdiqa në vetmi!
Shko vizitohu se me gjithe keto simptoma , do kesh kaluar covidin lool
He tani serio?
Miqte nuk formohen, ata i sjellim , i afrojme , i pranojme, i ngreme ne ne piedestal.
si nje perkthim nga nje gjuhe e huaj por aspak e pershtatur mire..kshu me vjen
 
4. Vjeshte e padeshiruar.

Gjethet filluan te bien,
sikur endrrat e mia
dite pas dite.
Era perkund
kujtimet,
ne kolovajsen prej
qelqi te krisur.
Shirat u kthyen,
e me te edhe
stuhite e ftohta.
Vjeshta Erdh!
Ne te dy
nuk jemi me
duarshtrenguar...
Zinxhiri i premtimeve
eshte keputur.
Trendafilat e asaj
dite
u thane!
Fustani i bardhe,
u nxi dite pas dite....
Shpirtrat tane
u veniten,
Harruan....
Me dhemb teksa e lexoj , te gjithe kemi humbur diku ne kohe " shpresen" ..... Por jeta vazhdon pertej dhimbjes
 
5.Miremengjesi vjesht!

Miremengjesi vjesht, miremengjesi dhe asaj gjethje te purpurt, sapo u pershendet me deget e pemes meme, deget e se ciles, ngjajne te lodhura mjaft nga kjo vere pak e renduar. A thua dhe pemet, gjethet, ujrat, lumenjt, e kane ndjere peshen e kesaj vere qe lam pas?! Valle ai cifti qe ecen shkujdesur ,neper kete rruge boshe heret ne kete mengjes vjeshte,e ka ndjere peshen e kesaj vere?! Apo dashuria eshte pak e hutuar dhe mos kokçarse, ndaj ata shijuan aromen e puthjeve te tyre, te strukur ne perqafimet e njeri-tjetrit, ndoshta diku ne nje breg deti te vetmuar. Si i lodhur ndihem kete mengjes, shkujdesur ne hapat e nje kohe plak ,duke thashethemuar me veten dhe mendimet ,eci drejte kafese se lagjes,kjo dite vjeshte me pak vrenjtesira, dielli qe duket i dobesuar nga rrezet, sikur do te na japi pak xhevap per te arritur te gjithe ne destinacionet tona. ...destinacioni, s`di ne eshte shqip si fjale, por ka te beje me arritjen nga nje pike e caktuar qe ndodhemi ne nje tjeter me duket. Pra nje loje pikash ngjan kjo fjala destinacion,fillimi,rruga dhe destinacioni.... Pyes veten valle ku arrijme me shpesh,neper destinacione endrrash,realiteti,copeza ...apo thjesht imagjinojme nje destinacion dhe cdo dite e arrijme nga pak... ngaterrese ne vetvete dhe kjo fjale. Ah kjo dere e drunjte e ketij lokali, si njehere e njehere kaq vite, e bere per tu lyer, por ky pronar plakaruq as qe merr mumndimin ta beje. Kafja qenka mbushur qe me mengjesin e hershem, tymi cigares nuk mungoka, si shok i vjeter i njeriut. - Mjesi , mjesi .. pershendetjet rutine, kamarierja jone me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyren e saj groteske merr porosine. Nga porosia e perditshme nuk ndryshon dicka, nje kafe shqeto te shkurter ju lutem. ...tek pres kafen, verej kalimtaret e mbuluar me maska, aksesoret e veres qe lam pas, me duket vetja si ne kohen e akrobateve me fytyra me ngjyra, pa hunde e me goje mbyllur. Sa mire sikur kjo e fundit te na qendronte pak me mbyllur dhe ne fjale, e sidomos kur s`kemi gje per te thene. Nejse,qenie njerzore jemi, pa fjale ngordhim. Mire qe trokiten keto dit te para vjeshte, me shpresen qe dimri do jete me i lehte dhe pa keto aksesoret e maskave covid-19...si ne fytyre dhe ne shpirt. Keto te fundit me duket qe i ruajme me fanatizem nga nje maske qe ne prehistori. Le te shpresojme qe kjo vjeshte do jete destinacioni jone drejte nje pike pozitive , dreqin boll llomotita me veten dhe per kete mengjes vjeshte... ejj kamariere,ka 1 ore qe kam porosit nje kafe shqeto te lutem.
Me disa rregullime te vogla mire do qe dhe qeniet njerezore nuk ngordhin, vdesin !
Mire se vjen vjeshte , po prape covidin neper kembe e kemi
fillimi ishte ok, po prisja ndonje zhvillim me ate ciftin, por ishte si copeza sofizmi , mbi situaten ne te cilen te gjithe po kalojme
najs gjithsesi
 
6.STINA E ZEMRËS

Iku zhegu rraskapitës.
Erdh puhiza vjeshtarake.
Si një mbretëreshë e artë,
zbret ngadalë nëpër sokake.

Me fije ari te qëndisur,
ngado pemët vezullojnë.
Tunden degët e dalldisur,
lëshohen gjethet,fluturojnë!

Sinfoni ngjyrash!
Atmosferë kënge!
Kërcen natyra,
kërcen me ëndje!

Madhështore është kjo stinë!
Ngjyra ngjyra, larmishmëri!
Ndonëse më pak gjelbërim,
Përplot fruta, mrekulli!

Shumë e dashur ësht’ për mua,
Në vjesht linda!
Në vjesht njoha!
Si vendlindjen ktë stinë e dua,
Në vjeshtë edhe u dashurova!

Puthje të zjarrta, lagur në shi!
Fllad i ngrohtë dashurie.
Rrug’ të mendafshta, larë në flori,
Tabllo ndenjash kënaqësie!

Mirëse vjen ,
vjeshtë e bekuar!
Që gëzon shpirtrat e dashuruar!

me pelqen , e adhuroj vjeshten dhe pershkrimi me ndjell :)
 
7.Feniks!

Po te shkruaj ne mes te dallgave te zemres, e rrethuar nga heshtja e perjetshme.

Befas nje tufe me zogjsh shfaqen mbi mua. Pyes veten se ku po fluturojne, a eshte e mundur qe keta zogj te jene fenikse?

Nje Feniks i smeraldit qe do te perplase krahet per te gjetur te verteten.
......
Je e dashuruar me ate?
Po jam e dashuruar.
Po, e dua!
Po, trembem mos i ndodhe ndonje gje.
I urrej te gjitha ata qe ja heqin buzeqeshjen e saj te bukur.

Po, kam frik nga mungesa e saj ne boten time.
I pranoj te gjitha vetem te jete e lumtur.

Dashuria ime per ate rrjedh venash.
Eshte aq afer zemres sime,
Si nje lule e ngulitur thell ne toke.

E embel, e vogel, e brisht
Bredhacake ne dhomat e zemres.
Si nje pulebardhe, si nje yll nate.
Te dua ashtu sic je ndryshe nga te tjeret!

C'eshte kjo arome e kendshme misku, qe kaploj toke e qiell?!
Dhe ky engjell ne toke, i zbritur nga parajsa?

Dhe un si nje Feniks duke tundur ne menyre te deshperuar krahet, per te arritur.
per tu ringjallur nga hirit yt serish e serish......
Po pse e ke bere miks gjinine?
Ndoshta mund te ishte dashuri shoqesh, motrash ,,,, por nuk dashurohemi me keto , i duam
gjithsesi me pelqen menyra krahasimore midis feniksit dhe ndjenjes
 
8.Lamtumirë

Dikur... mendova se ishim vetëm dy
Kur shikimet tona ishin një
Cdo gjë shkëlqente..
Kur trupat tanë ishin një
Dhe dielli xhelozonte
Kur zerin tënd dégjoj edhe
Hëna ka më
Shumë shkelqim ...më thoje gjithmonë..
Kur syte tane beheshin nje , cdo gje transformohej

Kur , kur ,kur ....
Tashmë i perket të kaluarës...
Asaj kohe që nuk kthehet më

Kudo , në çdo hap, cdo tingull
çdo gërmë , çdo sekondë
Kujtova se bota ishim vetëm ne

Deri ne momentin qe
Njoha zhgënjimin

Ne dy nuk ishim më dy
Në fakt kishte qen cdo gjë përvec e kunderta asaj se mendoja
Shumë naive që besova në dashuri
shumë e lumtur kur e kuptova....

Kujtova se bota ishim ne të dy
E kjo zgjati me vite
Një dite të larget shfaqesh përsëri
Ashtu si erdhe , ashtu ike .
Ndjenja ishte zhdukur tashmë
Atëhere ...Me ngule thiken thelle në shpirt
Aty kuptova qe dashuria ishte kthyer në dhimbje

Dikur ishim vêtem ne të dy
Sot jemi thjeshtë dy të huaj që me nuk njihen
Tashme zhduku ashtu sic erdhe

Ne enderr nuk jemi me dy.......
Nuk e di ka qen ego apo dashuri
Nuk dua të mi fshish më lotët ...
obobobo prape me thika , hiqini nga perdorimi aman
Pavaresisht se mendojme se na zhgenjejne njerezit , eshte e kunderta
Na zhgenjejne pritshmerite qe krijojme ne...pra vete ne
Nese sdo kishe asnje pritshmeri karshi personit , por do e lije veten te lire thjesht ta doje ....sdo te ishte ngulur thika

Nahh sme ngjiti....
 
Une u kenaqa duke i lexuar , shume te bukura te gjitha shkrimet ? Vjeshta eshte stimul frymezimi. Me se shumti me pelqyen ; Ne te dy, ere e djellte, miremengjesi vjeshte, Feniks.
Dy kandidatet per voten time jane Ne te dy dhe Feniks.
Ne te dy, percjell ndjenjen e dashurise dhe gjithmone kur shkruhet per dashurine eshte kenaqesi te lexosh.Per mua te pakten. Njelloj edhe Feniks , vetem se eshte nje lloj i vecante dashurie.Nje dashuri sublime. Pavaresisht se mungojne shume detaje por kete arrij te kuptoj.
 
Kjo Feniks eshte shkruajtur nga nje femer per nje tjeter femer? ?
Absolutisht jo, dhe pse dyshova dhe unë herën e parë që e lexova, vargun e parë :D
Më pëlqeu shumë por ende nuk votoj se nuk kam analizuar të gijthat.
Përurimet e mia të gjithëve. ?
 
Redaktimi i fundit:
Absolutisht jo, dhe pse dyshova dhe unë herën e parë që e lexova, vargun e parë :D
Më pëlequ shumë por ende nuk votoj se nuk kam analizuar të gijthat.
Përurimet e mia të gjithëve. ?
Do jete gabim gramatikor atehere, sepse e ka nisur me " e rrethuar nga heshtja e perjetshme" dhe me tej "I urrej te gjitha ata qe ja heqin buzeqeshjen e saj te bukur". Megjithese si shkrim me pelqeu dhe mund edhe ta votoj. Por do lexoj edhe njehere dhe kto krijimet e tjera :)
 
Last edited by a moderator:
1. Ne te dy

Per nje çast dua t'i hap syte,
ty o dielli im, te shikoj.
Te shikoj rrezet e tua si misherim,
si shpetim, per shpirtin tim.

Ty dua te shikoj,
lule je ti per mua,
Ah o Lulja ime sa do doja,
ne krahet e mia te kisha, te perqafoja

Si dy lumenj te çmendur,
te dy bashk te terbuar.
Pa ndalur vrullin,
Askush s’guxon per te na helmuar.

Aty diku, te dy te qeshur,
me shpirt te kryqezuar.
Te dy te lidhur duarsh
si dy femije te dashuruar.
Sa shume apostrofa dhe personifikime ne keto vargje teper te thjeshta e teper te ndjera. Sa shume figura te thjeshta te nje ndjenje te komplikuar. Deshiron qe te behet diell, lule e te sjelle pranveren (simbole te se ciles jane) Deshiron te behet lume i rrembyer e te te sjelle vrullin e dimrit, ashtu sic shiu sillet rreth stines, Te terbuar si era. Dy stine thuajse te kunderta te njera-tjetres qe dashuria i superon e kete e shpreh strofa e fundit: Te qeshur e te gezuar. Me pelqen qe rastesia/fantazia te ka sjelle kete perballje ndjenjash. Bravo per punen e bere! ?
PS: Mendoj se eshte puna e @C3nI apo @ZHIGO

2.ERË E DIELLTË...

Përpiqem të marr prej buzëve të erës,
rrëmujën e flokëve mes gishtash
e sërish s'ia dal.
Ka një dritare hapur qielli.
"Është arratisur bija e diellit"-thanë
E pabesueshme për të qënë në tokë!
Të gjitha herët, që nuk
kam thirrur "e imja"
më ka munduar e njëjta gjë:"si të të zbres nga aq lart?"
S'e kam frikë mosngopjen- ta dish
e nuk më lodh dot ëndrra e gjatë.
Ushqej pritjen me paqe e buzëqeshje prej teje, bijë e diellit.
Është art!
Ti nuk di dot magjinë e lëvizjes
së kordave ndjesore që shkakton.
Zgjatem të prek butësinë e mollëzave
e mes gishtash fort të mbaj.
Në u qetësofshin flladet,
fliji ulje-ngritjet e kraharorit në meskrahë,
të di si fle gjakut, një zjarr!
Jam vetem ne fillim dhe po mbushem me metafora kaq te plota, profesionaliste e inovative qe me lene pa fryme. E kunderta e titullit te Zafonit (Hija e eres), ketu era eshte e diellte. Ere qe nuk perjashtohet te jete nje mesim, nje force me e madhe apo thjesht nje spekter i ri i "qiriut te Naimit", gjithemone per te sjelle miresi. Nje personifikim kaq rrengjethes i shpirtit te pafjale te eres. Nje pikture e pergjithshme e siperfaqes 3D te Tokes me forma nga me te ndryshme te relievit. Nje poezi ku era kerkon te shprehe vetveten ne pikture e mahnitur nga menyra se si shprehen objektet e tjera qe perbejne artin natyror. Shpesh mund ta vesh eren ne pozicionin tend dhe veten ne pozicionin e eres dhe nuk do te kete aspak ndryshim ne kompozicionin e se gjithes. Respekt per punen tende! Heq kapelen perpara kesaj poezie???
PS: Mund ta kene shkruar @Hera ose @Desa

3.Unë

U mbyta në pellgun që vetë krijova,
Loti u flliq, e flliqësinë shijova.
U mbyta nën rrezet e ylberit ,
I kujtova Diell, por qenë armët e Hitlerit.
U mbyta nga duar që nuk qenë paqësore,
Qenë fantazma , por e quanin veten mbretërore.
U mbyta nga një copë dëshirë.
Dëshirë e thartuar, një fundërrimë!
U mbyta duke pirë një pikë ujë,
Lemzën e përthava, por zëri u shpërngul.
U mbyta e isha vetëm pa njeri.
Formova miq e shokë, por vdiqa në vetmi!
Titull i ngathet per nje poezi qe vuan me teper se sa tregon. E perfytyroj gjithemone sikur gjendesh midis 2 duarve qe shpreh ne vargun e 6, por gjithemone e shmang pergjigjen drejt vargjeve te tjera duke zbehur nentekstin. "U mbyta" kthehet ne nje lajtmotiv qe gurgullon nga te gjitha anet. Mungojne peremrat si per te fshehur identitetin dhe mbizoteron e kryera e thjeshte si kohe foljeje Diell....arme: Kane te perbashket zjarrin, Fantazma...mbreterore me ben t ekujtoj Hamletin, deshire e thartuar.....funderrime: e pavlere, Lemza...zeri...e perbashket kahu e drejtimi, i perbashket mungesa e aftesise per te folur. Po t'i mbledhesh do te krijohej nje situate teper shkaterruese e prandaj ti shkaterron vetevten duke ruajtur ato miqesi me miqte e formuar rastesisht nga prishja. Me pelqen teper nenteksti qe gjej. Nuk e di se ne c'perqindje ia kam dale ta shpreh. Megjithate, urime per punen!????
PS: Mund ta kete shkruar @DeliriumMind
4. Vjeshte e padeshiruar.

Gjethet filluan te bien,
sikur endrrat e mia
dite pas dite.
Era perkund
kujtimet,
ne kolovajsen prej
qelqi te krisur.
Shirat u kthyen,
e me te edhe
stuhite e ftohta.
Vjeshta Erdh!
Ne te dy
nuk jemi me
duarshtrenguar...
Zinxhiri i premtimeve
eshte keputur.
Trendafilat e asaj
dite
u thane!
Fustani i bardhe,
u nxi dite pas dite....
Shpirtrat tane
u veniten,
Harruan....

Monokolone me strukture te crregullt qe perpiqet qe ta ndreqe konteksti. Fjalite e sintetizuara ne vargje te shkurtra i japin nje ritem te ngadalte poezise per lexuesin dhe me te shpejte per shkruesin qe domosdoshmerisht perpiqet qe te harroje brengen qe e ka pushtuar. Jep detaje te vjeshtes ne vargjet e para dhe me vone ben nderlidhjen e simboleve me realitetin duke i rikujtuar shpesh simbolet. Trendafilat jane pergjithesisht lule te pranveres dhe gjemba te vjeshtes. Iu thane petalet, por mbeten gjembat. Fustani i bardhe sec me kujton qiellin: nuk eshte me i kthjellet si me pare, shirat ne atmosfere po shkaktojne shirat ne dashuri. Mjegulla i venit dhe i largon personazhet ....Vjeshta eshte e padeshiruar! Te uroj shume per punen e bere! Bravo! ? ?
PS: Mund ta kete shkruar: @Arfenilla ose @Rrelse
 
Jam vetem ne fillim dhe po mbushem me metafora kaq te plota, profesionaliste e inovative qe me lene pa fryme. E kunderta e titullit te Zafonit (Hija e eres), ketu era eshte e diellte. Ere qe nuk perjashtohet te jete nje mesim, nje force me e madhe apo thjesht nje spekter i ri i "qiriut te Naimit", gjithemone per te sjelle miresi. Nje personifikim kaq rrengjethes i shpirtit te pafjale te eres. Nje pikture e pergjithshme e siperfaqes 3D te Tokes me forma nga me te ndryshme te relievit. Nje poezi ku era kerkon te shprehe vetveten ne pikture e mahnitur nga menyra se si shprehen objektet e tjera qe perbejne artin natyror. Shpesh mund ta vesh eren ne pozicionin tend dhe veten ne pozicionin e eres dhe nuk do te kete aspak ndryshim ne kompozicionin e se gjithes. Respekt per punen tende! Heq kapelen perpara kesaj poezie???
PS: Mund ta kene shkruar @Hera ose @Desa

Falenderim të veçantë për vlerësimin tënd e dashur Sofi ?
1598995860675.gif
 
Sa shume apostrofa dhe personifikime ne keto vargje teper te thjeshta e teper te ndjera. Sa shume figura te thjeshta te nje ndjenje te komplikuar. Deshiron qe te behet diell, lule e te sjelle pranveren (simbole te se ciles jane) Deshiron te behet lume i rrembyer e te te sjelle vrullin e dimrit, ashtu sic shiu sillet rreth stines, Te terbuar si era. Dy stine thuajse te kunderta te njera-tjetres qe dashuria i superon e kete e shpreh strofa e fundit: Te qeshur e te gezuar. Me pelqen qe rastesia/fantazia te ka sjelle kete perballje ndjenjash. Bravo per punen e bere! ?
PS: Mendoj se eshte puna e @C3nI apo @ZHIGO

Jam vetem ne fillim dhe po mbushem me metafora kaq te plota, profesionaliste e inovative qe me lene pa fryme. E kunderta e titullit te Zafonit (Hija e eres), ketu era eshte e diellte. Ere qe nuk perjashtohet te jete nje mesim, nje force me e madhe apo thjesht nje spekter i ri i "qiriut te Naimit", gjithemone per te sjelle miresi. Nje personifikim kaq rrengjethes i shpirtit te pafjale te eres. Nje pikture e pergjithshme e siperfaqes 3D te Tokes me forma nga me te ndryshme te relievit. Nje poezi ku era kerkon te shprehe vetveten ne pikture e mahnitur nga menyra se si shprehen objektet e tjera qe perbejne artin natyror. Shpesh mund ta vesh eren ne pozicionin tend dhe veten ne pozicionin e eres dhe nuk do te kete aspak ndryshim ne kompozicionin e se gjithes. Respekt per punen tende! Heq kapelen perpara kesaj poezie???
PS: Mund ta kene shkruar @Hera ose @Desa

Titull i ngathet per nje poezi qe vuan me teper se sa tregon. E perfytyroj gjithemone sikur gjendesh midis 2 duarve qe shpreh ne vargun e 6, por gjithemone e shmang pergjigjen drejt vargjeve te tjera duke zbehur nentekstin. "U mbyta" kthehet ne nje lajtmotiv qe gurgullon nga te gjitha anet. Mungojne peremrat si per te fshehur identitetin dhe mbizoteron e kryera e thjeshte si kohe foljeje Diell....arme: Kane te perbashket zjarrin, Fantazma...mbreterore me ben t ekujtoj Hamletin, deshire e thartuar.....funderrime: e pavlere, Lemza...zeri...e perbashket kahu e drejtimi, i perbashket mungesa e aftesise per te folur. Po t'i mbledhesh do te krijohej nje situate teper shkaterruese e prandaj ti shkaterron vetevten duke ruajtur ato miqesi me miqte e formuar rastesisht nga prishja. Me pelqen teper nenteksti qe gjej. Nuk e di se ne c'perqindje ia kam dale ta shpreh. Megjithate, urime per punen!????
PS: Mund ta kete shkruar @DeliriumMind

Monokolone me strukture te crregullt qe perpiqet qe ta ndreqe konteksti. Fjalite e sintetizuara ne vargje te shkurtra i japin nje ritem te ngadalte poezise per lexuesin dhe me te shpejte per shkruesin qe domosdoshmerisht perpiqet qe te harroje brengen qe e ka pushtuar. Jep detaje te vjeshtes ne vargjet e para dhe me vone ben nderlidhjen e simboleve me realitetin duke i rikujtuar shpesh simbolet. Trendafilat jane pergjithesisht lule te pranveres dhe gjemba te vjeshtes. Iu thane petalet, por mbeten gjembat. Fustani i bardhe sec me kujton qiellin: nuk eshte me i kthjellet si me pare, shirat ne atmosfere po shkaktojne shirat ne dashuri. Mjegulla i venit dhe i largon personazhet ....Vjeshta eshte e padeshiruar! Te uroj shume per punen e bere! Bravo! ? ?
PS: Mund ta kete shkruar: @Arfenilla ose @Rrelse

Mmmm
No
Ade shkruan vetem per veten dhe sju sjell mo delire knej nga letersia ?
 
Mendoj se ktit votimit te baba qemos i ka dal moda dhe duhet te votojme me pike. Te pakten kshu kemi mundesi te japim 3 vota me baze pikesh dhe skemi pse te ndihemi keq kur jemi ne medyshje. Gjithmon te ndodh qe te pelqejn dy apo tre shkrime dhe nga pamundsia kemi votuar vetem 1.

50 Pike i jap shkrimit nr 3. Une (Ku shkon dhe vota ime, edhe pse e kam ne mendje kush e ka shkruar por spo e permend). Me pelqeu si shkrim nga fjalet e zgjedhura, krahasimet dhe sikur prek realitetin tone.

30 Pike shkojne per nr 7 Feniks. Shume i bukur si shkrim. Me pelqen sikur rreshket neper rreshta dhe te kenaq.

20 Pike per nr 2. Ere e Diellte. Nis shume bukur si shkrim edhe pse te jep pershtypjen qe fillon te zbehet disi por perseri mbetet i bukur dhe i deshirueshem per syrin.

Komplimenta te gjithe pjesmarrsve ne vecanti dhe votuesve/ lexuesit gjithashtu.
 
Muve as i pike eeee yyy votim gjeopolitik lool
 
5.Miremengjesi vjesht!

Miremengjesi vjesht, miremengjesi dhe asaj gjethje te purpurt, sapo u pershendet me deget e pemes meme, deget e se ciles, ngjajne te lodhura mjaft nga kjo vere pak e renduar. A thua dhe pemet, gjethet, ujrat, lumenjt, e kane ndjere peshen e kesaj vere qe lam pas?! Valle ai cifti qe ecen shkujdesur ,neper kete rruge boshe heret ne kete mengjes vjeshte,e ka ndjere peshen e kesaj vere?! Apo dashuria eshte pak e hutuar dhe mos kokçarse, ndaj ata shijuan aromen e puthjeve te tyre, te strukur ne perqafimet e njeri-tjetrit, ndoshta diku ne nje breg deti te vetmuar. Si i lodhur ndihem kete mengjes, shkujdesur ne hapat e nje kohe plak ,duke thashethemuar me veten dhe mendimet ,eci drejte kafese se lagjes,kjo dite vjeshte me pak vrenjtesira, dielli qe duket i dobesuar nga rrezet, sikur do te na japi pak xhevap per te arritur te gjithe ne destinacionet tona. ...destinacioni, s`di ne eshte shqip si fjale, por ka te beje me arritjen nga nje pike e caktuar qe ndodhemi ne nje tjeter me duket. Pra nje loje pikash ngjan kjo fjala destinacion,fillimi,rruga dhe destinacioni.... Pyes veten valle ku arrijme me shpesh,neper destinacione endrrash,realiteti,copeza ...apo thjesht imagjinojme nje destinacion dhe cdo dite e arrijme nga pak... ngaterrese ne vetvete dhe kjo fjale. Ah kjo dere e drunjte e ketij lokali, si njehere e njehere kaq vite, e bere per tu lyer, por ky pronar plakaruq as qe merr mumndimin ta beje. Kafja qenka mbushur qe me mengjesin e hershem, tymi cigares nuk mungoka, si shok i vjeter i njeriut. - Mjesi , mjesi .. pershendetjet rutine, kamarierja jone me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyren e saj groteske merr porosine. Nga porosia e perditshme nuk ndryshon dicka, nje kafe shqeto te shkurter ju lutem. ...tek pres kafen, verej kalimtaret e mbuluar me maska, aksesoret e veres qe lam pas, me duket vetja si ne kohen e akrobateve me fytyra me ngjyra, pa hunde e me goje mbyllur. Sa mire sikur kjo e fundit te na qendronte pak me mbyllur dhe ne fjale, e sidomos kur s`kemi gje per te thene. Nejse,qenie njerzore jemi, pa fjale ngordhim. Mire qe trokiten keto dit te para vjeshte, me shpresen qe dimri do jete me i lehte dhe pa keto aksesoret e maskave covid-19...si ne fytyre dhe ne shpirt. Keto te fundit me duket qe i ruajme me fanatizem nga nje maske qe ne prehistori. Le te shpresojme qe kjo vjeshte do jete destinacioni jone drejte nje pike pozitive , dreqin boll llomotita me veten dhe per kete mengjes vjeshte... ejj kamariere,ka 1 ore qe kam porosit nje kafe shqeto te lutem.
Kur rutina e merzitshme kthehehet ne nje tekst magjepses, perfundimi eshte ky i mesipermi. Pyetje retorike, vegime ne tru, mendime te sterholluara dhe tejlodhja shpalosin nje realitet qe leviz si neurotransmetues ne tru. Fillon ne menyren e duhur: Gjethja niset duke rene, sepse e tille eshte vjeshta: largon dhe ftoh qe te pergatise dimrin.
Nuk bej kritika per shkrimin sepse perfaqeson unin lirik te autorit, por per mosndarjen ne paragrafe. Eshte pak e veshtire qe te lexohet e gjitha me nje paragraf.3 pikeshi i dendur nuk kalon dot pa u vene re: pefaqeson ruajtesin e mendimeve dhe stimuluesin e fantazise. Veprimi dhe pershkrimi jane autentike, mjaft terheqese duke e bere lezuesin qe te imagjonoje skenarin dhe vendin e ngjarjes! Bravo...te lumte????
Mund ta kete shkruar: @Baboon

6.STINA E ZEMRËS

Iku zhegu rraskapitës.
Erdh puhiza vjeshtarake.
Si një mbretëreshë e artë,
zbret ngadalë nëpër sokake.

Me fije ari te qëndisur,
ngado pemët vezullojnë.
Tunden degët e dalldisur,
lëshohen gjethet,fluturojnë!

Sinfoni ngjyrash!
Atmosferë kënge!
Kërcen natyra,
kërcen me ëndje!

Madhështore është kjo stinë!
Ngjyra ngjyra, larmishmëri!
Ndonëse më pak gjelbërim,
Përplot fruta, mrekulli!

Shumë e dashur ësht’ për mua,
Në vjesht linda!
Në vjesht njoha!
Si vendlindjen ktë stinë e dua,
Në vjeshtë edhe u dashurova!

Puthje të zjarrta, lagur në shi!
Fllad i ngrohtë dashurie.
Rrug’ të mendafshta, larë në flori,
Tabllo ndenjash kënaqësie!

Mirëse vjen ,
vjeshtë e bekuar!
Që gëzon shpirtrat e dashuruar!
Ndiej kenaqesi teksa lexoj cdo varg te punuar sic duhet te kesaj poezie mbreselenese qe te ben te dashurosh vjeshten edhe nqs e ke inat ate. Me pelqen qe ke pershkruar veprimet qe lidhen me pemet: tunden deget, leshohen gjethet. Pavaresisht se koncepti eshte depresiv, tek poezia jote nuk dallohet aspak sepse e mbush me pozitivitet nga fillimi ne fund. Jo te gjithe mund ta realizojne kete! Bravo! ? ? ? ?
PS: Mendoj se e ka shkruar @NeVertiti ose @Monique
7.Feniks!

Po te shkruaj ne mes te dallgave te zemres, e rrethuar nga heshtja e perjetshme.

Befas nje tufe me zogjsh shfaqen mbi mua. Pyes veten se ku po fluturojne, a eshte e mundur qe keta zogj te jene fenikse?

Nje Feniks i smeraldit qe do te perplase krahet per te gjetur te verteten.
......
Je e dashuruar me ate?
Po jam e dashuruar.
Po, e dua!
Po, trembem mos i ndodhe ndonje gje.
I urrej te gjitha ata qe ja heqin buzeqeshjen e saj te bukur.

Po, kam frik nga mungesa e saj ne boten time.
I pranoj te gjitha vetem te jete e lumtur.

Dashuria ime per ate rrjedh venash.
Eshte aq afer zemres sime,
Si nje lule e ngulitur thell ne toke.

E embel, e vogel, e brisht
Bredhacake ne dhomat e zemres.
Si nje pulebardhe, si nje yll nate.
Te dua ashtu sic je ndryshe nga te tjeret!

C'eshte kjo arome e kendshme misku, qe kaploj toke e qiell?!
Dhe ky engjell ne toke, i zbritur nga parajsa?

Dhe un si nje Feniks duke tundur ne menyre te deshperuar krahet, per te arritur.
Teper filozofike. Gjithemone ne perndjekje te se vertetes ne dashuri, gjithemone ne perndjekje te te dashurit te zemres kudo qe ai ndodhet. Crregullsia i shkon kesaj poezie, sepse edhe rruga e feniksit drejt pafundesise e tille eshte, edhe mendimet e shkruesit te tilla jane. Me teper se nje dialog me feniksin, strofa e 4 perben nje monolog per te qartesuar vetveten. Nga vene abdominale, i.e dashuri/a shnderrohet ne nje copez qe e fshehin dhomat e zemres sepse ka fituar territor. Kur poezia arrin kulmin me pyetjet retorike te shtruara ne stofen e parafundit, shkruesi ka marre nje vendim qe shprehet pikerisht tek vargu pasardhes: Nqs eshte e mundur do te shnderrohet edhe ne nje feniks qe t'ia dale te shprehe dhe te jetoje dashurine me te dashurin e vet. Bravo per punen e bere dhe urime! ???????
Mund ta kete shkruar @Bebw

8.Lamtumirë

Dikur... mendova se ishim vetëm dy
Kur shikimet tona ishin një
Cdo gjë shkëlqente..
Kur trupat tanë ishin një
Dhe dielli xhelozonte
Kur zerin tënd dégjoj edhe
Hëna ka më
Shumë shkelqim ...më thoje gjithmonë..
Kur syte tane beheshin nje , cdo gje transformohej

Kur , kur ,kur ....
Tashmë i perket të kaluarës...
Asaj kohe që nuk kthehet më

Kudo , në çdo hap, cdo tingull
çdo gërmë , çdo sekondë
Kujtova se bota ishim vetëm ne

Deri ne momentin qe
Njoha zhgënjimin

Ne dy nuk ishim më dy
Në fakt kishte qen cdo gjë përvec e kunderta asaj se mendoja
Shumë naive që besova në dashuri
shumë e lumtur kur e kuptova....

Kujtova se bota ishim ne të dy
E kjo zgjati me vite
Një dite të larget shfaqesh përsëri
Ashtu si erdhe , ashtu ike .
Ndjenja ishte zhdukur tashmë
Atëhere ...Me ngule thiken thelle në shpirt
Aty kuptova qe dashuria ishte kthyer në dhimbje

Dikur ishim vêtem ne të dy
Sot jemi thjeshtë dy të huaj që me nuk njihen
Tashme zhduku ashtu sic erdhe

Ne enderr nuk jemi me dy.......
Nuk e di ka qen ego apo dashuri
Nuk dua të mi fshish më lotët ...
Poezi reflektimi i nje kohe te humbur me dike dyfytyresh. Poezia merr trajtat e mallengjyeses kur flasim per strofen e parem, por e dyta sherben pikerisht si komprese per ta sjelle ne vetvete shkruesin pas asaj qe shpreh ne strofen e trete, E paket ne figuracion, por teper e thhjeshte dhe e embel ne te lexuar. I gjithe kulmi arrin te pjesa ku mungon tregimi, por shprehet ndjenja :"zhduku" ( dashuria eshte kthyer ne urrejtje).Pastaj strofa e fundit e fut ne dyshime serish shkruesin, eshte pikerisht ky dyshim qe e ngjall kete kujtim hidherisht te embel. Bravo!???
PS:Mund ta kete shkruar @Vajza
Titulli i poezise tende shpreh gjendjen time momentale: Lamtumire! Ky ishte postimi im i fundit ne Forumin Virtual per nje kohe te gjate. ??????
 
Ndiej kenaqesi teksa lexoj cdo varg te punuar sic duhet te kesaj poezie mbreselenese qe te ben te dashurosh vjeshten edhe nqs e ke inat ate. Me pelqen qe ke pershkruar veprimet qe lidhen me pemet: tunden deget, leshohen gjethet. Pavaresisht se koncepti eshte depresiv, tek poezia jote nuk dallohet aspak sepse e mbush me pozitivitet nga fillimi ne fund. Jo te gjithe mund ta realizojne kete! Bravo! ? ? ? ?
PS: Mendoj se e ka shkruar @NeVertiti ose @Monique
nuk shkruaj pizi une jo , lool

e lu bukur bllofin lool
 
@sofia vetem per pershkrimin qe I Ben meriton nje muzike te mrekullueshme ......kush e Ka shkruar ska rendesi

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top