Krijimet e Muajit qeshor 2017

jana80

Super Moderator
Themelues
images-8.jpg

Pershendetje miq
tema e ketij muaj ishte pak e veshtire per hipokrizine e realitetit por per fat buzeqeshja nuk mungon as edhe nje here; ajo gjendet ne nje femije, ne nje vullnetar ne pediatri, ne nje mik, ne nje dashuri gjendet ne nje bisede, ne nje lexim.
duke uruar qe leximi i kesaj teme tju relaksoi sadopak e te ju ofroj emocione ju postoj krijimet e muajit duke falenderuar te gjith pjesemarrsit ! faleminderit qe ju beni te jete ky cep aq i bukur!






Ndoshta...

Ndoshta lekura jote ka harruar shijen e lekures sime,ndoshta ndoshta dhe aromen e frymarrjes,ndoshta gjithcka timen e ke shuar ne harresen e hapave te largimit qe jeta i vendosi si zenxhire prove.
Ndoshta jeta ka veti koleksionuese , une, ti apo te tjere,thjeshte nenshtrohemi keti riti.
Ndoshta dhe me kujton numerikisht 1-0-2.
Po c"rendesi ka,nese ti rrembeve veten nga une apo une nga ti .
Rendesi ka qe u beme burgatoret e nje ikje te pakthim,reshtem se qenuri ne ,ne brendesine tone.
Tani po bie nje bulezim i lehte shiu ne ballkon ,bie qetesisht,aq sa dhe keto mendime te miat ne kete momente.
Do doja qe kete shi te imte te ngrohte qershori ta ndanim bashke.
Sikur te ndjeje melodine e tyre,ritmin e tyre ,mallin e tyre tek shuhen neper pravzat e ballkonit, tendes, per tiu falur tokes se nxehte dhe te etur.
Sikur te mundja ne nje zarf te lagesht me shkronja blu te dergoja gjithe mallin qe kam ne gjoksin tim tani per ty.
...sikur ky shi te ishte cadra e jone perseri,...sikur melodia e ti ,te ishim ne te dy.





Jam Dashuria

Jam ere
Grimce pluhuri
Fluturoj bashke me rete,
Ushqej token
Pemet e lulet
U jap jete.

Jam shiu
Qe vjen me stuhine
Dhe bie me rrembim,
Leviz brigjet
Ujis shkretetiren
Jete pambarim.

Endem pyjeve
Livadheve
Kerkoj njerez te vetmuar,
Zgjas doren
Behem strehe
Per shpitra te harruar.

Shpirti im
Eshte perrua
Permbyt thatesiren,
Qenia ime
Eshte drite
Largon erresiren.


Jam drite,
Jam jete,
Jam oksigjen,
Jam mendje,
Jam zemer,
Jam sy,
Jam perjetesia,
Jam gjithesia,
Jam dashuria,
Jetoj vetem per ty.






Shtepia me shelg.


Zhurma qe i bente birrat ne gurmaz e eksitonte keqazi fare ashtu sikur venat qe ishin te dukshme ne krahun e tij te majte. Atehere i tha ai, me shume ne forme pytje se sa konfirmimi. Kishin gati nje gjysem ore qe asnje sfliste asnje fjale. Ajo pinte veren e kuqe qe kombinonte me fundin bordo / vishnje qe kishte veshur...floket e zeza te lidhura pas koke. Vera e ftohte kishte krijuar ate shtrese avulli qe avash avash binin pikat e shkrirjes se ftohjes ne doren e saj te bardhe. Ate plepin - iu pergjigj pas nje tjeter gellenjke, ai pushi i plepit vazhdoi...une se duroj. Sdoje ta prisje i tha ai qete qete sikur ta kishte degjuar kete muhabet per te dhjeten here e mbase ishte e vertete. Epo sdoja tha sikur e zene ngushte. Mund te prishim shtepine e ta ndertojme diku tjeter- i tha me nje hov , sikur te ishte gjeja me e lehte ne bote. Preferove shelgun :- i tha ai dhe e shikoi eger. Supet e saj u kerrusen dhe u mblodhen ngushte me njera tjetren dhe vazhdoi me nje ze te mbytur.. po sepse plepin e parapelqeje te shtronte rrugen me push ndersa deget e shelgut bien ne ballkon, dhe ashtu mori te prekte nje gjethe jeshile qe gati ngaterrohej me floket e saj. Kam shume vape vazhdoi. Ai qe e shikoi ne bish te syrit- hiq bluzen i tha. E di vazhdoi ajo. Dielli pasqyrohej ne ate liqen te qete dhe lekura e tyre e zeshket tregonte qarte disa pika djerse nga kraharori. E di vazhdoi prap..por po mendoja nese do e hiqja avash avash...ti do vije re fijet e flokut qe flladi i merr me vete, do vije re fundin cowgirl qe kam qe leviz lehte e zbulon gjunjet... Zhurma e birres ne gurmazin e tij te thate u be akoma me e degjueshme. Syte e saj shprehnin aq naivitet po aq shume djallezi. E pastaj i tha ai ndersa mbeshteti birren ne parvaz. Pastaj vazhdoi ajo...do vije re majat e gjokseve qe jane theksuar nga vera e ftohte e do mendoje qe cdo gje po e bej me kast..do vije re edhe pikat e djerses qe bine mes kraharorit. Kaloi doren lehte aty ndersa kishte vemendjen e tij te plote. Perndryshe?: beri ai pytjen. Perndryshe tha ajo do e hiqja me shpejt..do vije re kontrastin e lekures se zeshket me bluzen e bardhe me rrjete qe kam..e do mendoje prap qe po e bej me kast. Ai u ngrit ne kembe. E sikur te gabohesh i tha. Une sgabohem asnjehere me ty i dashur i tha ajo ndersa shijoi edhe nje tjeter gellenjke vere e vetekenaqur e shikimin pa pike dyshimi djallezor. Hapat e tij u larguan. Mbase ishim vetem dy hapa sepse u kthye vrullshem i kapi duart dhe ka vuri ne karrige. Vera u derdh mbi bluzen e bardhe dhe ajo njolle ishte vetem deshmi e dashurise se dlire qe kishin. Kraharoret e tyre uleshin e ngriheshin sikur te ishte hera e pare qe njiheshin me oksigjenin...ai afroi koken te qafa e saj mori fryme thelle dhe pastaj degjoi tek veshi pak fjale : I blow your mind. Te kuqte e buzeve te saj iu prish brenda pak sekondash ndersa te dy putheshin sikur te ishte nata e pare e dasmes se tyre.



Buzeqeshja jote!

Me cmend buzeqeshja jote
dhembet si gure zalli te bardhe kur gjuheza i prek ngadale...
Me cmend kur harkohen
te mishtat buze
e kur shkelqejne syte mahnitem duke te shikuar
buze,sy e fytyren me cdo ekspresion te saj !
E keshtu ne keto ujera te turbullta mendimesh e ndjenjash ngrihem nga karrigia perballe per te dhene nje puthje me mall .
Buzeqeshja jote eshte semundje, qe infekton shpirtin,mendjen time
e mbetem ne distance duke bashkuar ato njemije therrime...
Por ti serisht buzeqesh duke ma transformuar cdo moment ne nje te bukur mengjes!




lexim,komentim dhe votim te kendshem!
 
Redaktimi i fundit:
Te bukura krijimet!

Por ma rrembeu shpirtin e dyta; Jam Dashuria :)
Teper e bukur!
Urime te gjithe pjesemarresve.
 

Me cmend buzeqeshja jote
dhembet si gure zalli te bardhe kur gjuheza i prek ngadale...
Me cmend kur harkohen
te mishtat buze



Ohhhh :)
 
Une dua te them vertete : Ohhh :)

E keshtu ne keto ujera te turbullta mendimesh e ndjenjash ngrihem nga karrigia perballe per te dhene nje puthje me mall .
Buzeqeshja jote eshte semundje, qe infekton shpirtin,mendjen time
e mbetem ne distance duke bashkuar ato njemije therrime...
 
E treta

"Lumturia ime banon tek detajet e vogla".

Kaq mjaftonte.
 
une votova te 3 sepse i pershtatet shume kohes qe jetojme qe mendojne se do e gjejne lumturine tek gjerat materiale dhe jo shpirterore.
 
Poezite te bukura. Do rikthehem pasi te lexoj dhe prozat ose poemat. Suksese all! :)
 
Jam midis 2 poezive.

Jam dashuria e bukur e kendshme e lehte si fllad. E ka prish pak mbylljjen me vargun e fundit. Jam dashuria thote gjithcka.

E fundit gjithashtu sh e kendshme,ndoshta ka me sh emocion se poezia e dyte por nuk ka nje strukture te mirefillte. Pra me vjen si poezi por qe autori/autorja ska ditur ku ta thyeje vargun e te dale ne rreshtin e dyte.
Votoj per 2shn
 
Nuk quhet....me nxorre e si deficente tani.
Pijanece e pranova...po deficente joooo
 
Uaa sa mire qe keni votuarr kaq shume ne numer . U lumte.

Ej votoni e ato krijimet qe jane pa as i voteee ehhh,mos leni nam tashi :p

Imagjinoni si ndihen ato krijues ,njerez perendie me shpirt letrarikisht poet,dhe me zero vota hahahahahahahahahah,eshte shume zhgenjyese e mos motivuese. :p
 
Uaa sa mire qe keni votuarr kaq shume ne numer . U lumte.

Ej votoni e ato krijimet qe jane pa as i voteee ehhh,mos leni nam tashi :p

Imagjinoni si ndihen ato krijues ,njerez perendie me shpirt letrarikisht poet,dhe me zero vota hahahahahahahahahah,eshte shume zhgenjyese e mos motivuese. :p

si ke ec ti nev me votat? mire deri tani apo hic? :p
Them te hapim fushaten e cdo krijimi. Ne fund qershori fiks sic ka dhe zgjedhjet ne shqiperi te dale fituesi :p
 
si ke ec ti nev me votat? mire deri tani apo hic? :p
Them te hapim fushaten e cdo krijimi. Ne fund qershori fiks sic ka dhe zgjedhjet ne shqiperi te dale fituesi :p

hahahaha.s"me ka ec keto kohe,as ktej as tek fotomania .

Meqe kujtova te shkojme njehere e andej shikojme cbehettt e atje..:p
 
hahahaha.s"me ka ec keto kohe,as ktej as tek fotomania .

Meqe kujtova te shkojme njehere e andej shikojme cbehettt e atje..:p

haha. mua te fotomania me ka ra sysh :p. Do me kene bere ndonjegje qe spo fitoj me asiher lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top