Krijimet e muajit Prill 2020

Bej kritike 24/7 bace. Vetem mos hamendeso se I bie qe te bien kritikat poshte pastaj.
Ky nivel i arrogancës është i keq Frank. Megjithatë, hajde në cilën pjesë paskam fol me hamendje? E ripërsëris, stafi duhet të sulmoj mendimet e anëtarëve e jo anëtarët.
 
Une nje pytje pata jemi qe jemi.
Sa krijime lejohen nje konkurs mujor? ?
Nga nje antar kam llafen
 
Po unë votova para disa ditësh apo është efekti i karantines? Sepse me jep mundësinë për të votuar përsëri
 
Hopa, një grup anëtarësh që mendon njëjte, nuk ka një mendim të vetin në fakt. Ka një sinkronizim, por nuk ka arsye dhe nuk jep shpjegim. Nuk jemi në këtë Fv për të qenë uniform, jemi këtu për të qenë të ndryshëm. Edhe pse e kuptoj në fakt sepse shumica për të mos thënë të gjithë që kanë komentuar janë pjesë e stafit. Epo, anëtarët e stafit duhet të e mbrojnë njeri tjetrin, ndoshta do duhej të jenë neutral dhe të e mbrojnë rregulloren, nëse ka një të tillë. Qe besa i keni dhanë goxha shumë kosës, duhet pak me kujdes se mundeni me u pre.

Le të fillojmë nga gjeneza, fillimi. Mendova se do e merrni si të zakonshëm, megjithatë e keni marrë pa arsye të jashtëzakonshëm. Nuk ishte i tillë. Kisha dhënë shpjegime mjaftueshëm, isha përpjekur mjaft.

"Poezia e parë është e publikuar më herët dhe gjendet në internet, duke qenë se rregulli i konkursit është që poezitë të mos jenë të publikuara në këtë mënyrë prishet rregulli i parë i konkursit. Nuk dua të mendoj se krijimi numër një është kopjuar dhe nuk është autorial, megjithatë është i publikuar më herët. "

Ajo që kam thënë besoj që është shumë e qartë, është e kuptueshme. Kam thënë se është e publikuar në internet, nuk kam thënë se është e kopjuar, kam thënë se është e publikuar. Nuk keni dashur të kuptoni, ose më mirë e keni kuptuar mirëpo jeni nxituar e tani po mendoheni se si të dilni nga kjo.

Nuk dua të flas për sulmet e ulëta, sepse kjo është metodë dhe strategji e vjetër e stafit. Nuk sulmojnë mendimet, sulmojnë anëtarin. Le të mos merremi me këtë pjesë.

Krijimi i 6 e larguar nga konkursi është krijim i ndarë në gjysmë njëra pjesë është marrë nga një libër, pjesa tjetër është marrë nga një tjetër. Janë autor të rinj që kanë shkruar, njëri boton shpesh dhe në internet, nuk është anëtar i këtij forumi. Ma ka konfirmuar personalisht. Kuptojeni, është e ndaluar sipas rregullores apo jo?

Lexova diku se paskeni thënë se duhet të frymëzohemi diku. Në rregull, pajtohem. Mirëpo të kopjosh Pushkinin fjalë për fjalë, dhe më pas të kopjosh një pjesë diku tjetër, dhe më pas një tjetër diku tjetër nuk është frymëzim. Kadare është frymëzim, qe besa edhe Niqe të frymëzon në filozofi. Mirëpo, shpirtrat e tyre nuk kanë hyrë brenda nesh. Po se Kadare është i gjallë, nuk paska hyrë në Fv. Brenda konkursit akoma është një krijim i tillë. Se kuptoni? Lexojeni mirë. Një pjesë e ka të shkruar më "ë" një pjesë tjetër si është me keq, dhe një pjesë tjetër ka vendosur 3 herë "," pa nevojë. Janë gjëra të thjeshta.

Pjesa ku thuhet se ne njohim tanimë si shkruajnë anëtarët është fyese për konkursin. Një tendencë të tillë e kam vërejtur dhe muajin e kaluar. Për këtë dhe kam hezituar të shkruaj më, së paku jo për forumin. Lufta për krijimet, duhet të jetë luftë për krijimet. Jo votime për anëtarët. Në këtë mënyrë zhvlerësojmë vetën, dhe nënvlerësojmë anëtarët tjerë.

Më vjen çudi se si njerëzit hezitojnë të shkruajnë për këtë temë, është befasi e madhe se si sulmohen ata që shkruajnë. Leni njerëzit të shprehin mendimet e tyre . Ose do mbesni duke shkruar vetëm ju me njeri tjetrin. Është gabim qasja juaj, ju dëmton juve. Unë as që kam diçka personale me dikë këtu, as që kam pas ndonjë herë, as që do kem. Unë shpreh atë që mendoj, ju ftoj edhe juve të shprehni atë që mendoni.
nese mendon se te paskam sulmuar ty , kerkoje ndjese , po patjeter @Vvetoni , sepse skam patur fare ate qellim
Nderkohe per shkrimin qe u hoq , mund te na sjellesh linqet qofte ne privat apo ktu si te deshirosh
apo emrin e librit

flm
 
Lexo veten dhe e kupton se je aq i zgjuar.
Sa per sulme beji publike ke tema e duhur dhe do shikosh qe jane hamendesime.
Fv te mbare, folim najher.
Tash mos e bastardo krejt. Kur thua ke fol me hamendje e sjell pjesën ku unë kam fol në mënyrë të tillë. Sepse në këtë mënyrë e vazhdon arrogancën tende, dhe nuk debaton. Thjesht flet diçka e thua asgjë. Nuk mundëm unë me e citu Vetonin, edhe me i thanë në këtë pjesë nuk ke të drejtë. Ose e thua ti, ose e thotë dikush tjetër, ose kam të drejtë. Ky nivel i sulmeve është gabim, kuptoje mos u merr me Vetonin, merru me pjesën ku unë kam thënë diçka që është hamendje.
 
Më vjen çudi se si njerëzit hezitojnë të shkruajnë për këtë temë, është befasi e madhe se si sulmohen ata që shkruajnë. Leni njerëzit të shprehin mendimet e tyre . Ose do mbesni duke shkruar vetëm ju me njeri tjetrin. Është gabim qasja juaj, ju dëmton juve. Unë as që kam diçka personale me dikë këtu, as që kam pas ndonjë herë, as që do kem. Unë shpreh atë që mendoj, ju ftoj edhe juve të shprehni atë që mendoni

ketu pajtohem dhe un..nuk jemi ne poet te rangut botror..thjeshte e pelqejm ket pjes dhe aq..po aqe shum sulmohemi sa te humb deshira te jesh pjes e konkursit..kritikat jan stimulim ti permirsojm gabimet..por jo dhe te na zbehin deshiren ne ate pik..Kadre u plak me shkrime ,dhe akoma nuk u vlersu me cmimin Nobel per letersi..

beni kritikat..po pak me embel-but?
 
A fole per sulme dhe staf?! Pse ben te paditurin kot?
Kush te sulmoi dhe ku i ke sulmet?
Nuk Po flas fare per krijimet se per ate ka kush te te pergjigjet por mos I perziej gjerat.
Mire qe keni mesu fjalen arrogance por duhet ta perdorni aty ku duhet.
Problemi është se ti akoma merresh me mua. Ti tallesh me vetën kur sjell këtë nivel komunikimi këtu. A nuk e sheh, se pikërisht ajo që unë them është duke ndodhë. Ti je pjesë e stafit, dhe sulmon në çdo formë e mënyrë. Nuk po merresh me pjesën e mendimit e diskutimit tim, po merresh me mua. Kjo nëse nuk është arrogancë është padituri.
 
Pse nk hapni i teme te vecante dhe aty le te zgjidhen kto gjerat.
I humb lezeti temes kshu, me shume po lexohen kto “zenkat tuaja”, sesa krijimet qe duhen:D

✌?
 
Më vjen çudi se si njerëzit hezitojnë të shkruajnë për këtë temë, është befasi e madhe se si sulmohen ata që shkruajnë. Leni njerëzit të shprehin mendimet e tyre . Ose do mbesni duke shkruar vetëm ju me njeri tjetrin. Është gabim qasja juaj, ju dëmton juve. Unë as që kam diçka personale me dikë këtu, as që kam pas ndonjë herë, as që do kem. Unë shpreh atë që mendoj, ju ftoj edhe juve të shprehni atë që mendoni

ketu pajtohem dhe un..nuk jemi ne poet te rangut botror..thjeshte e pelqejm ket pjes dhe aq..po aqe shum sulmohemi sa te humb deshira te jesh pjes e konkursit..kritikat jan stimulim ti permirsojm gabimet..por jo dhe te na zbehin deshiren ne ate pik..Kadre u plak me shkrime ,dhe akoma nuk u vlersu me cmimin Nobel per letersi..

beni kritikat..po pak me embel-but?
Edhe unë nuk jam duke diskutuar e as postuar në një f.orum të nivelit botëror, këtu ku jam po flas e po shkruaj. Më shumë dëshira të humb me qasjen e stafit e sulmet direkt e indirekt se sa me diskutimet që bëjmë. Tash Arfenilla, me krejt respektin po as unë e as ti, nuk mundemi me qenë pjesë e 1% të 0.00001 të Kadares :)
 
Nuk jane zenka, po diskutojme Por akoma se kemi kuptuar pse-ne.
Pastaj me mire ktu se Zog ?
Nese do diskutoni akoma kshu dhe pa asnje perfundim ne fund, me mire hyni tek Zog atehere:D

Nejse ju e dini prap.
 
E shikojme ndryshe kte pjese.
Nese menyren per te kuptuar se ku te kane sulmuar ti e sheh si sulm atehere bjeri ti biem se skemi per tu mare vesh ndonjehere.
Ishalla te del e jotja se e shoh qe e ke me shume zell.
Nuk duhet të ketë këtu e ima e e jotja, unë nuk jam këtu për të fituar diçka me diskutimin që po bëjë. Kur ka sinkronizim të tillë për të sulmuar, dhe për më tepër për të ndaluar mendimin e lirë, kjo është gabim. Akoma nuk e solle pjesën ku fola me hamendje?
 
Edhe unë nuk jam duke diskutuar e as postuar në një f.orum të nivelit botëror, këtu ku jam po flas e po shkruaj. Më shumë dëshira të humb me qasjen e stafit e sulmet direkt e indirekt se sa me diskutimet që bëjmë. Tash Arfenilla, me krejt respektin po as unë e as ti, nuk mundemi me qenë pjesë e 1% të 0.00001 të Kadares :)
Un ju referova me shum kritikat se marrim ..pra edhe nese bejm gabime..duhet pak me but te kritikohemi....prandaj u pajtova me mendimin tuaj.
 
Mbase heres tjeter bejani te ditur Monit qe eshte publikuar shkrimi diku tjeter dhe ku eshte publikuar sepse te paraqesesh nje pjese pune/shkrim tendin publikuar diku tjeter pa e cituar, nje forme plagjiature konsiderohet edhe kjo (te pakten ne boten akademike), dhe kshu evitohen dhe kto probleme. :)
 
Une jam e sigurte ne cf lexova gjithsesi.
se di nga e ke lexuar , por une di te them qe krijuesit jane 1 per cdo krijim.
Me kaq aludime sa po hidhen , sdi cpo thuhet :)
Preferoj mos lexoj me shume sa kam lexuar se behem arrogante pastaj lol
 
Mbase heres tjeter bejani te ditur Monit qe eshte publikuar shkrimi diku tjeter dhe ku eshte publikuar sepse te paraqesesh nje pjese pune/shkrim tendin publikuar diku tjeter pa e cituar, nje forme plagjiature konsiderohet edhe kjo (te pakten ne boten akademike), dhe kshu evitohen dhe kto probleme. :)
Kujdes, sepse tash do të fillojnë një nga një, të sulmojnë e të ndalin këtë mendim.
 
Mbase heres tjeter bejani te ditur Monit qe eshte publikuar shkrimi diku tjeter dhe ku eshte publikuar sepse te paraqesesh nje pjese pune/shkrim tendin publikuar diku tjeter pa e cituar, nje forme plagjiature konsiderohet edhe kjo (te pakten ne boten akademike), dhe kshu evitohen dhe kto probleme. :)
Kete kerkova qe ne fillim ,por ishte si loje demaskimi kjo pune ...nejse
Rendesi ka qe mos shkelim realitetin e askujt ....sepse per nje krijim po nxjerrim njerezit qe sigurisht kane zgjedhur anonimatin ,..
 
se di nga e ke lexuar , por une di te them qe krijuesit jane 1 per cdo krijim.
Me kaq aludime sa po hidhen , sdi cpo thuhet :)
Preferoj mos lexoj me shume se kam lexuar se behem arrogante pastaj lol
Moj se ate arrogancen e kam me Frankun e disa te tjere po nejse.

Tani ate komentin qe u dha u tha pikerisht keshtu " edhe shkrimi II' eshte i imi ndaj ka titullin 2.
Qe komentet fshihen dhe nese behen per mua pak rendesi ka,une pyeta se me ngjau cudi.
 
@Moonlight ti i jep shpirt këtij forumi me pikërisht këtë konkurs. Këtu së paku shpalosim veten në mënyrë artistike dhe jo vetëm me krijimet por edhe me vlerësimet e kritikat e anëtarëve tjerë. Nëse për këtë duhet të kërkosh falje, nuk je e falur nga unë. ?

Vlerësimet dhe vota ime.
Keni shpirt të bukur që ndani me ne dhe aftësi artistike t´i shpreheni në vargje.
Suksese të gjithëve.

1. Ishte koha e mollekuqeve
Me duart ju zbardhen nxori jashte mollekuqen

Nuk e votova
Ngjan në përkthim google translate.

2. Dhimbja qe lekuren djeg
Por ti zgjodhe te venitesh ne muzgun e nje mbremje dhe shkove pa kthyer me koken pas…

Nuk e votova
Iku pasi nuk i deshi medaljet që do merte si shpërblim.

3. Vetvetja
Na ben te jetojme te lumtur.
Me dashuri,vetja jote.

Nuk e votova
Lumturi me veten pas aq lutjesh e përgjërimesh?

4. Plaku
Je njeri i moshuar - jeto ... jeto me mua.

Nuk e votova
Të jep përshtypje e atyre që shijojnë më shumë pasurinë pas se sa dashurinë para.

5. Veç nje kujtim
Dikur desha dike dhe do ta dua ,keshtu do pergjigjem nese do me pyesin : "Ke dashuruar ndonjehere"?
E di qe kete ndienje do e vjedh koha,largesia do e mbaj ne gjirin e saj...ndaj thjesht me duhet te pres,do pres edhe pak.

Nuk e votova
Bien ndesh vargu i parë dhe i fundit, ç´far do të presë edhe pak?

7. Sigun,
Je thjeshte ti...perendesha Sigun.

Nuk e votova. Sigyn, perceptohet si fitore dhe mike dhe si fitimtare.
Nuk e ndjeva në shkrim për cilën bëhej fjalë.

8. Qytet i heshtur!
Zgjohu qytet,zgjohu njerëzí me ka marre malli tju shoh te “gjalle” !

Vota ime shkoi te ky shkrim. Nuk gjeta varg për ta përjashtuar.

9.II
Dielli, papritur,
rrezaton e na buzëqesh.

Nuk e votova.
Buzëqeshja e diellit nuk e ngroh atë që ftohi shiu.

[/QUOTE]
 
Redaktimi i fundit:
@Vvetoni
Desha të them vetëm diçka. Unë kur komentoj këtu, NUK komentoj si pjestare e stafit. POR, si antare duke komentuar shkrimet sipas standarteve të mia.

Dua të them edhe këtë: personalisht di rregullat e Fotomanisë (asnjë foto sduhet të jet e postuar në Fv, si dhe duke e kërkuar normal është mirë mos të dali diku. Sepse fundja të gjithë janë me nofka dhe ruajn privatësinë).

Ndërsa për letërsinë, ti gjete diçka (çoji linket e nise shkoji deri në fund, unë do e bëja). Nqs drejtuesja të thotë që për të rëndësi ka të mos jet postuar (vetëm) në forum. Respektoje pra, ende spo e kuptoj arsyen e diskutimit...Dmth ku është qëllimi?
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
Kete kerkova qe ne fillim ,por ishte si loje demaskimi kjo pune ...nejse
Rendesi ka qe mos shkelim realitetin e askujt ....sepse per nje krijim po nxjerrim njerezit qe sigurisht kane zgjedhur anonimatin ,..
Atehere, shpirti dhe inspirimi per te shkruar ketyre qe dergojne shkrime tek konkursi gjithmone nuk ju mungon keshtu qe le te vazhdojne te krijojne krijime te reja dhe ato qe jane publikuar diku tjeter le te qendrojne atje ku jane publikuar, sepse zgjidhje tjeter nuk ka.
 
nuk ndodh gjithnje keshtu , nejse
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top