Krijimet e muajit Prill 2019

Monique

With or Without u
Pershendetje te gjitheve,

Dhe ja ku erdhi serisht casti i shumepritur , per muajin Prill

Ju ftoj te lexoni dhe votoni ! :)



1. Mire se vjen !

………Kembet zbathur shkalleve, e duke numeruar nje nga nje e ne heshtje zbres.
Kati 5, kati 4….kati 1 aty ku cdo gje nis nga fillimi!
Kati 1 , aty ku gjithcka nis , hapat e pare drejt nje qellimi , ndonjehere edhe pa nje arsye te caktuar , por i hedh ato hapa per nje shtyse drejt te panjohures. Ndoshta e lodhur nga ky rrugetim i vazhdueshem , ti serisht vazhdon ngjitesh nga kati 1.
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!
Falas kam endrrat , hapsirat i kam te ndryshueshme , marrin forma sipas asaj qe ne thelb dua , andaj zhvishi kepucet dhe prek gjithcka aty gjen. Ulu ne kolltukun e shpirtit e pse jo ,ndoshta e me deshiren per te qendruar aty gjate.
E ti se di emocionet qe te presin , ekuacionet qe do te duhet zgjidhje ti japesh, padituria sesi lumturia arrihet do jete ndoshta leksioni yt i pare. Me zhvish nga frikerat e mia!
E une si nje femije nga aty brenda ,do te ndjek cdo hap tendin , drejt asaj qe bashke do jemi, jemi!
Plot here kam zbritur shkalle te tilla , e nder zbritje kam pare dyer qe nuk hapeshin , e ku nga larg muzike e cjerre veshet gervishte, kam pare shkretetire atje ku oazi reklamohej , lot ku buzeqeshje shitej, piktura pa kornize , varg poezie pa autor…… gjithcka ku kuptimi humbiste.
Andaj nga kati i pare te drejtohem , rri e me bej te ndjej prekjen qe harruar kam , zhurmo per mua , me zgjo!
E une do te them:
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!


2. Ti ishe dikur....!

Ti ishe dikur nje mik i mire! Mund te quaj te tille?
Ti qe ke len gjurme,ne mendjen dhe zemren time.
Ti qe hyre ne porten e zemres time pa trokitur...ke krijuar ne mendjen time ate iluzion qe leviz boten. Une s’jetoja dot pa zerin tend te embel,pa buzqeshjen tende pa cdo fjale ,qe merrte jete nga goja jote...Por cdo gje ka nje shpjegim! Ne fakt nuk arrij ta shpjegoi vetem heshtjen qe kemi krijuar ne te dy..! Sa vret kjo heshtje!
Kaluan dite,muaj tani u ben dhe vite dhe ne prape mbetem ne heshtje. Ngajhere mendoi ta thyej kete heshtje..por kam frike te trokas ne porten e zemres tende! Kam frike se e di ,se tanime dikush tjeter zotron qelsin qe dikur une mbaja..
Jeta vazhdon,e ne mbetem ne heshtje,ndoshta presim te na ngrohin rrezet e diteve Pranverore.
Ne ishim dikur,e tani mbeti Ti ishe dikur...!


3. Pranver "abstrakte."

...dielli buzeqeshi heret kete mengjes .Asgje nuk ndryshonte nga nje mengjes ne nje tjeter ne kete "qytet".
Njerzia dukej sikur s`kishte fjet gjithe naten.
Autobuzat leviznin neper qytet gjate gjithe nates , disa pasagjer te vobekte, neper serdilje te vjetra,endeshin si te pervuajtur , dukej sikur flisnin me veten.
Ndoshta nata qe lam pas,s`kishte pas asnje efekt ne kete qytet te zhurmshem,ne kete qytet qe nuk di te flej,ku deti e perkund ,dielli e pervelon , filozofet e kane braktisur.
Ky agim pranvere e gjeti te pagjume,te robotizuar ,hermetik ne hirarkine zhurmuese qe s`pushon kurre.
Deilli vazhdonte te ngrihej ne hapat e pare te qiellit, buzeqeshte ironikisht ketyre qenieve te vogla ne kete qytet ,qe shitej si urban,si modern si i civilizuar,si i mireqene dhe mbi te gjitha,si i zgjuar heret ne kete mengjes.
Thoshin qe ishte zgjuar qyteti per te pritur pranveren.
Degjoheshin gjysma fjalesh ku pershperitej;
Pranvere te mbare! Iku dhe ky dimei .T`ia mbyllim deren te ftohtit,.shpirtrave qe nuk ngorhen dhe hallet t`ia leme dimrit ti ngrije.
Me vete mendoja,tek pija nje kafe, pa sheqer si vete ky qytet ,eh hallet tuaja,shekuj nuk mjaftuan te shoshiteshin,pranvera te tera erdhen e u merguan, ju te njejtit ngelet.
dukej qe koha s`kishte asnje efekt ndaj tyre.

Por prape se prape ,ky qytet s`kishte fjet gjithe naten,duke pritur pranvere,flitej qe ,do u kthente buzeqeshjet,do i bente me vital,me te qete, mbi te gjitha do flinin naten.
Per kete qytet ishte problem i madh pagjumesia,nuk flinin,ngjante si qytet me djaj tek yjet ngjiteshin naten lart e ma lart dhe e braktisnin ne erresire te plote, kur errsira behej potente shperthenin legjendat urbane mbi erresiren e keti qyteti,
Thuhej qe rilindnin dhe vdisnin shpirtra njerzor gjate nje erresire te tille.
Kafes time po i vinte fundi,orari i biletes po afronte,avino zhurmoj pak me tutje arriti, - ne sfond,u degjua nje ze; flurutini i rradhes pas 15 minutash.
Mora zvarr nje cante te vjeter qe mbante ca copeza librash neper te,ngjanin si shpirtra te trazuar,te mbledhur rrugeve te keti qyteti, qe priste pranveren tu kthente gjumin e nates dhe qetesine e dites,perftyrova pak arome pranvere neper kete te,arrita te imagjinoja vetem ca lule qershie ne dalje te ti...
nje tulipan paqje dhe ca trandafila te kuq ne nje kafene ku dy te dashuruar putheshin.


4. Kur pranvera vonohet



Shkriu bora maje mali
Gjalleroi cdo gje mbi dhe
Ku eshte struke ai shpirt yt
Qe n'kto kohe nuk u vu re

Lulet qelen plote arome
Dallendyshet erdhen ladrim
Mos t'perlau rreze e diellit
Sikur vesen ne agim

Po te pres cdo dite te rruga
Qe te sjellesh gjallerim
Kur do vje kete vit pranvera
E te ngrohe dhe shpirtin tim


5. Pranvere ne prag

Pragmbremje,
qytet i heshtur, henez e plote..
Qielli i ngjan nje telajoje zemre
qe haperon neper mendime
Hena flet me ngjyra kenge
qe frymojne brenda nje pikture.
Pranvere, kjo mbremje.
Freski petalesh,
arome dehese
Dikur!
Ujvare yjesh mbi kokat tona
thurnin kuroren e perjetesise.
Koha ka ndalur,
apo harruar?
Pragmbremje kete nate,
Une, qielli dhe nje pelubardhe...


6. Fluturakja

Do te kisha deshire te isha , po cfare se? E padukshme.
Te shkoja ne pyll me ujet e kthjellet te krojeve, te laja zanat e malit. Lisat ti beja me kreher e me to tu krihja floket, me boren e bjeshkes te zbardhja faqet,me lulet e lendines t'u zbukuroja fytyren, me lengun e luleshtrydhes tu lyeja buzet, me ylberin shumengjyresh tu ndrisja ballin .
do t'u merrja krahet kanarinave t'ua beja floke, do te kepusja zambaket e do tu beja kuroren , me rrezen e diellit te mengjesit do tu beja vellon, me barin e lugines do tu shtroja shtratin.
Do te ulja rete e me to do tu beja carcafe, yjet e qiellit do ti therrisja dasmore, do ti veja ne shoinen e kuajve te bardhe do tu beja ze bilbilave, do tu veja krahet e shqiponjave, e do ti coja deri tek hena.
E pastaj do ti vija qark botes, e do te .....po cfare se ?
Harrova per nje cast se s'jam asgje tjeter vecse nje pike uje ne hapesire.
Enderroj, enderroj, po s'mundem , e mbetem kjo qe jam.



Konkurs te mbare te gjithve!

Xhan xhan
 
Redaktimi i fundit:
Bravo anetareve qe krijojne .......
 
Urime!! :))
Krijimet jane fantastike,por e para ben diferencen,ne disa vargje arriti te me udhtoje ne nje jete.
Dhe eshte pikerisht kjo fuqia e vargjeve letrare plot potenc nder germa dhe fjale.
I lumte ati apo asaj qe e ka shkruar.

Por dhe krijimet tjera me pelqyen sidomos copezat e poezive.


 
Se pari urimev dhe suksese. fakti qe cdo anetar merr nga koha e tij per tju kushtuar ketij konkursi do te thote shume. Vleresime vertet.
Se dyti, urime dhe per krijimet pasi jane te bukura shume. :)
Kete muaj po mendoj dhe te kritikoj pak, se vec urime sikur s'ka lezet :D

Ajo cka mbizoteron kete muaj, por dhe here te tjera eshte emocioni. Pra shkrimet kane emocion, kane nje perjetim emocional dhe nuk jane te ftohta. Ajo cka i mungon shume, eshte perpunimi letrar. E di, e di qe nuk jemi shkrimtare, por nje redaktim te lehte mund tja bejme te gjithe krijimit. Nje menyre eshte rileximi i pjeses se shkruar, nja 10 minuta pasi ta mbarojme. Kjo te zhvesh nga shkrimi yt, dhe ben ta lexosh si nje lexuese e jashtme, me syrin kritik.

Psh. Marrim krijimin e fundit(6). Niset bukur, dhe qe ne fjali te pare prishet me ate "pyetje retorike" shume bazike, dhe me nje pergjigje aspak poetike. Do mund te ishte evituar ne 2 menyra: 1- Duke mos pyetur por thjesht ndoshta nje "..."(trepiksh) ose me nje pyetje me te perpunuar, ose akoma me teper me nje pergjigje me krijuese sesa e 'padukshme" Ajer ndoshta? Ajri eshte pa ngjyre pa ere pa shije, pra i padukshem :D

Krijimi numer 1, i cili per mua ishte me i arriri se te tjeret mund te nisej: "1-2-3- hapa zbathur zbres cdo shkalle, pa ze. S'dua ta zgjoj heshtjen, frikohem ta shqetesoj heshtjen e shpirtit/mendimit qe flen".. etj etj :p

Krijimi nr 2: I mire, thjesht ndoshta evitimi i "ti qe, ti qe.." behet perserites

Krijimi nr 3. "Njerzia dukej sikur skishte fjetur gjith naten". vertet? Njerzia? Ndoshta "Shpirtrat e ketij qyteti te rraskapitur... etj etj

krijimi 4 eshte i arrire artistikisht, pervec "qelen". gjuhe letrare dhe celen do ishte me mire.

krijimi 5 ca probleme me shenjat e pikesimit ..

kaq .

:shqip::love
 
Redaktimi i fundit:
Sol thx per analizen , por persa i takon pjeses sesi mund te ishte bere me mire, kjo eshte kaq personale mendoj....veshtire te mendojne dy njesoj :)
Megjithate sigurisht ka vend per permisime :)
 
Normal, une fola si Soul e sipas syrit tim :)
 
Kam medyshjet e mija rreth 3, 4 dhe 5 -tes. Me duhet me ju ul dhe njehere e me i lexu ne qetesi. :tv:
 
Pershendetje

Ju rikujtoj te votoni sepse edhe pak ka mbetur!

Faleminderit
​​​
 
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!
Falas kam endrrat , hapsirat i kam te ndryshueshme , marrin forma sipas asaj qe ne thelb dua , andaj zhvishi kepucet dhe prek gjithcka aty gjen. Ulu ne kolltukun e shpirtit e pse jo ,ndoshta e me deshiren per te qendruar aty gjate.

:)

Votova 1-in.

C'fuqi e emocion percjell,,,,,, :)


Pergezoj te gjithe ata qe derguan krijimtarite e tyre.
 
Tani me gjith kete analiz se i ka ber soul,veshtir te percaktohem per votim:chat:

 
4 me 4 ktej dy krijime.
Ecni ecnii se qenka ballotazh. :p
Votoni.
 
Kush ka fitu, kush ka fitu :hellou::hellou::tharse::tharse:
 
Ooo Monique aa oshtt mbylll sondazhi?! :p
Ec mi boj lancimet te mesojme perfitimet ahhahahahahahaa.
 
Urime vajze! :)
Ishte nje krijim shume shume i bukur.
 
urime mony
e urime te gjitheve.
jeni me te miret!
 
Moni urime! :puff:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top