Krijimet e muajit Mars 2019

Monique

With or Without u
Pershendetje te gjitheve,

Dhe ja ku erdhi serisht casti i shumepritur , per muain MARS

Ju ftoj te lexoni dhe votoni , keto copeza dritash :)


1. Perendesha e miresise

Ti je kolori i shpirtit tim
Atehere kur e hodha e treta shpirtin,
poezia e mpri nenkrahatotin e saj
ai beri folene te ngrohte,
I dha sy te bukur.
Atehere kur une shetisja ne shpine te
xixellonjave.
Yjet me shikonin fall me letra
vesh me vesh flisja me henen
fluturat me lyenin thonjte me manikyre
macen merrja ne preher mustaqet ja dredhja
gershet.
Ne mbremje luaja me eren e detit.
Kurse enderren e rrokulkisa ne shkalle si top
lecke.
Buzeqeshjen e shtypa si buburrece.
Terkuzen e shpreses e preva ne mes,
mendimet larg i ngava
deshirat si barin e kosita.
Mengjesit i dhashe te hante farmak,
Lumturine ne shpine te luanit e leshova.
Lotet i lashe te shkijne neper faqe,
sinperrenjte qe zbrrsin pyellin
qetesine menperendimi e dergova.
Ashtu e perqafuar me humbjen e perhumbur
me doli gjumi naten,
dhe rastesisht u gjenda ne krahet e ylberit.
Si ylberi ne mes te nates.
Po ylberi i dale nga vargjet e poezise.
Ylberi i enderres sime e veshi jeten time,
me te gjitha ngjyrat qe i mungonin asaj.





3.Lutja!

Nene!
U degjua nje ze i trishte dhe i brishte.
Pastaj ca hapa neper shiun qe binte furishem,dy duar te vockela qe flisnin per dhimbjen. Galloshet e medha qe benin zhurmen neper puset e ujit si ndihmonin hapat e tij te vegjel te ishin me te lehte. Me te lehte se dhimbja e kesaj dite me shi,tek ai nderronte hapat duke shtrire duart e vockela, me zerin qe dridhej nga i ftohti dhe shiu,perseriste,,,,beni mire ju ndihmofte zoti,nje euro per nje byrek.. Pastaj pushonte i drobitur mes lodhjes,dhe perseriste.
Nene ku je?
Perse me braktise ne kete dite te vrazhde,neper keto rruge dhimbje me duat e mpira nga i ftohti dhe varferia. Syte e tij bojeqjell ishin te vyshkur,faqet i vinin te humbura mes kockave te nofullave ,lodhja i lexohej shqeto, tek buzet i leviznin ngadale,ai perseriste perseri.
Nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje?
Rrugtaret e heshtur dhe te pa fjale dukej sikur per pak momente ndjenin meshiren e dhimbjes se tij,por hapat e tyre zhukeshin askush nuk ndalonte para tij.
Keshtu iknin oret,erdhi dreka,shiu nuk pushonte dhe as galloshet e ti nuk thaheshin. Ai here pas here perseriste,ju lutem nje euro per nje byrek. ... pushonte pak e vazhdonte –
Nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje?
E tek oret e pasdites shuheshin,mbremja afronte,shiu behej me ftohte,duart e tij te mbledhura kruspull s’duronin me te ftohtin vrastar,kembet i kishte te holla dukej qe nga momenti ne moment do e leshonin.
Rreshkiti javes pllakave te nje muri afer kishes,mes buzeve qe dridheshin, duarve qe nuk mbaheshin dot me shtrire,ai therriti per here te fundit,,,,
Nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje?
Koka e ti iku mjatas siper supit ,syte u mbyllen dhe fytyra e ti e shuar mori nje fare ndricimi,-bir jam ketu,u lexua ne fytyren e ti nje shkrim lumturie. Njerzit u afruan e rrethuan me dashurine e meshirimit,tani shikoje e ndonje lot ne fytyrat e tyre hipokrite,kerkonin fajtorin pa e ditur qe fajtor ishim te gjitha nga pak. Ai pushoj ne paqen e meshirueshme,lexohej qarte shkrimi ne syte e tij.
Nene u bashkuam, ,me gjete ,me mbaj ne parqafimin tend,,,tani jemi bashke do me kujdesesh... Ata u takuan,u takuan bashke,nena e mori te birin e saj per ta kujdesur aty ku perkujdesja nuk do te shteroje me kurre.

4.Perendeshe e dashnise

Ne kohera acaresh
Kur dhe shpirti ngrin
Si ma e mira pranvere behesh duke m'dhane gjallerine
E ne kohera ligesie,

Kur dynjaja m'bejne ibret
Ti, perendesh e dashnise
M'bene te ndjehem sikur mbret
N'labirinthe te humnerave

Udherrefyes ti m'je kane
Neteve te zeza, qorre
M'ke ndriqu si ma e mira hane Jetoje skllav nen veset tua
Dhe asgje nuk me mungon

Mungesa yte me cmend fare
E prezenca, m'lumturon
Vec nje fjale e gojes tende
N'zjarr do futesha gjer ne fyt
Perendeshe e dashnise I perjetshmi, skllavi yt

5. Te duash Prostitute Valerine , s’qe e lehte!

Nuk behet keshtu dashuri Vincent. Zeri i saj nuk ishte kritikues , duhani digjej ne gishtat e saj te holle. Dhe si zakonisht hodhi dy gishta konjak. Pasi bente dashuri me nje mashkull konjaku do e bente te paster. Keshtu fliste ne rastet e rralla kur i lejonte Vinc te rrinte me te deri naten vone. Ai i kishte premtuar nje shtepi te ngrohte me oxhak. Nje tavoline te drunjte dhe nje gjelle te ngrohte ne darke. Valeri' :- eja ikim bashke qe ketu.
-Une sdi te bej tjeter perpos kesaj :- ju pergjigj eger, pasi hodhi syte gjithandej. Ne shtratin ku ishin dergjur aq shume trupa. Ate nate i kerkoi shifer te re te hollash dhe nuk pranoi ta takonte per dy jave me rradhe. Te merkuren e javes se trete e priti me muzike ne magnetofon, floket qe i kishte verdhosur, vethe te medhenj te argjente dhe fustan te mendafshte.
Nje pulover e holle sateni dhe e mbeshtolli me kembet e saj si kurre me para. Rrahjet e zemres se Vincent u shtuan aq shume..si nje adoleshent per here te pare me prostituten e tij. Ke te drejte: i tha kjo jete seshte per mua. Dhe i tregoi bizhuterite..dhe fjongon e bardhe. Me ka premtuar te jetojme ne papafingon e pallatit gri. Te vetmit qytet.
Valeri' dinte cdo klecke te atij qyteti. Meshkujt flasin shume, i tregoi ajo nje nate. Duhet te dish te besh gruan dhe dashnoren, kish vazhduar, keshtu ajo kishte mesuar me shume sekrete se prifti i famullise se zones sime.
Vinc u ngrit vuri syzet. Nxori shumen e te hollave dhe ia la ne tavoline.
-Vertete memdove se do vija me ty? -Nje e qeshur e hidhur shoqeroi cdo germe. Mbase per ti bere copash shpirtin dhe endrrat atij qe guxoi te dashuronte nje prostitute.
-Nuk e pive konjakun kesaj rradhe - i tha ai duke mbyllur deren.
-Nuk varet nga ty - i klithi ajo pas. Gota u thye pasi u perplas ne dere. Te qarat e saj plasi shpirtrat e pafuqishem ne ate pallat. Dhe ne ate pallat jetonin vetem teto Irina me maçokun e saj اak dhe Valeri'. Dhe vetem dy shpirtra plasen ne ate pallat Vinc dhe Valeri'.

6.Art i Lindur

Ne momentin qe lindin vishen me nje art unik, arrijne te njohin shikimin, mimikat, ngjyrat gjithcka ju jep sinjale e ankthe...Nga ai moment nuk ka me largesi te bej te mos ndjejne, te mos shikojne, te mos paramendojne..
Kush nga ne nuk e ka ndjere doren e nenes mbi balle?
Kush nuk ka pare syte e saj te perlotur nga dhimbja qe ndjenim, apo nga meraku qe kishin, apo nderkohe qe keshillonin?
Kush?
E imja ka art me vete sepse eshte mami im.
Ne moshen e adoleshences ulej ne krevatin tim e me pyeste, me fliste me ore te tera deri sa mesonte cdo gje apo me kishte thene ate cfare mund te ishte nje e keqe e mundeshme..
Sot me buzeqeshet me kujdesin e saj ...!
Tani qe kam floke te bardhe vazhdon te me therrase me emra perkedheles, sikur e bente kur isha pese vjecare, vazhdon te ngrihet ne kembe kur hyj ne shtepi, vazhdon te shikoje pjaten nderkohe qe e konsumoj, e te me mbaj pulsin me doren e saj e nderkohe mat rrahjet, shikon ne jam dobesuar e ne fund.. ne fund me puth.
Buzet e saj tek prekin ne lekuren time lene shenje, marrin informacione njekohesisht ( mendoj se cdo here me shikon ne kam temperature si atehere kur isha e vockel fare ) ..
Kur telefonon artistja ime nuk flet pret te me degjoje mua te paren, e une e di qe po teston zerin, se ajo nga tingulli me njeh lodhjen, zemerimin, momentin e pakohe, apo harmonine... vetem pas fjales sime te pare ajo flet..e ne fund, ne fund te telefonates pas porosise se kujdesjes per veten me pershperit qe me do fort.. gjithmone ..cdohere!

E marsi kujton grate nga lindha e natyres, nga kohezghtja e dites, nga tragjedite qe ju kane ndodhur, nga ndonje feste pagane qe i luteshin yjeve, nga emri i nje planeti..
po c’eshte nje planet, nje bote pa artin qe zoteron nje nene?!


7.Ftoje ne vallezim!



Ndalu nje cast , gjithcka ndjen friken,turpin, ndrojen , genjeshtrat e gjithcka qe kjo bote te imponon….zhvishi!
Dil perpara vetes ashtu sic je , pa ndjere detyrim ne miresjellje, pa kompromise , pa shtirje , e tera ti ..si pas nje dushi te ngrohte ku gjithe lodhjen e dites ta zhvesh , si qiell I paster ,si det pa dallge ….
Tregome cfare ndjen teksa veten sheh, e pafajshme? E paster ne ndergjegje? Ti e di se nese ka nje te vertete ne te gjithen kete , ajo qendron nen lekure….
Ato ditet teksa rri nen shi dhe ndjen peshen e cdo pike mbi fytyren tende , qe te shkund lehte nga cdo mendim deri ne zgjim , pa pikepyetje , pa ngarkese emocionale, pa medyshje deri ne permbylljen e fazes ku ti me veten perballesh.
Pajtohemi ne fund vetem ne nje pike , te gjitheve ju ndodh te mbyllin nje sy, nje vesh kundrejt kujtdo, ndonjehere edhe ndaj vetes. Te lodhur nga zgjedhjet e perkohshme per te patur nen kontroll veten, te shendetshme deri diku per egon tone, duke evituar kesisoj perballjen me ata qe na detyrojne te tjetersohemi.
Por , ndalo nje cast kush vlen me shume ? Nevojat e tua ne funksion te qetesise shpirterore, Uni, apo altruizmi yt kundrejt te tjereve?
Ndalo dhe reflekto, e nese dikush ne udhen tende shfaqet, dikush qe njeh melodine , ritmin e valsit qe te gezon….mos u largo!
Ftoje ne vallezim …sepse ne fund…..
Kjo jete eshte vetem JOTJA!



Konkurs te mbare te gjitheve!
 
Last edited by a moderator:
Nuk din ke te zgjedhesh ...bravo
 
Meq eshte shkruar per femren, pres pak qetesi, per me analizu pak me thelle, se kush e ka perafru me shume ate qe meriton femra :kupid:
 
Shume te bukrua! :)
Votova 4-ren.
Urime te gjitheve!
 
4tra 4tra. Te bukura te gjitha ama poezia 4 eshte e arrire ne cdo aspekt letrar. Urime te gjitheve
 
Isha mes 4 dhe 7 dhe pas nje rileximi mezi ja dhashe 4 . ;)
 
Jan shume per fat e deshiroj t'ju jap vemendjen e duhur.. .
komplimenti te gjitheve eshte tema me e bukur qe kemi :*
 
Jepja Jana jepja...ma thirr cik edhe ate @kitrra123 tia japi

Avash behen punet e mira ...mpelqejne te gjitha moj... ki durim..
kitrra123 tha o vi shpejt
 
Votova 7 .
Me stil , thjeshtesi dhe elegance me transmetoi qetsi , energji pozitive etj .
 
I kam lexuar disa here te gjitha krijimet
por keto vrgjet jan nder ne te bukurat qe kam lexuar ketu ...


........
"Atehere kur une shetisja ne shpine te
xixellonjave.
Yjet me shikonin fall me letra
vesh me vesh flisja me henen
fluturat me lyenin thonjte me manikyre
macen merrja ne preher mustaqet ja dredhja
gershet.
Ne mbremje luaja me eren e detit.
Kurse enderren e rrokulkisa ne shkalle si top
lecke.
Buzeqeshjen e shtypa si buburrece.
Terkuzen e shpreses e preva ne mes,
mendimet larg i ngava
deshirat si barin e kosita.
Mengjesit i dhashe te hante farmak"
.......

vota ime eshte per te qe ka shkruar krijimin numer
1.Perendesha e miresise

suksese te gjithe pjesemarresve
 
Dhe kush s'do kish deshiruar nje Valerine.

Duhet te dish te besh gruan dhe dashnoren, kish vazhduar, keshtu ajo kishte mesuar me shume sekrete se prifti i famullise se zones sime.
 
e 6 /ta shum e bukur .. ka voten tim .. ps..se di nese eshte akoma e drejta e votes se me kete format me eshte ber lemsh forumi.
 
kush fitoi?
 
Hi all


Fituesi per kete muaj eshte KITRRA123 :) , me PERENDESHE E DASHNISE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Shiko fotografinë 1671367


Me poshte te gjithe pjesemarrsit....



1.Perendesha e miresise .... Zambaku

Shiko fotografinë 1671368

2.
Une jam femer, femer e Lire! .........Soulmind




Shiko fotografinë 1671369
3.
Lutja! .........Nevertiti


Shiko fotografinë 1671370

4.
Te duash Prostitute Valerine , s’qe e lehte........Nicktjeter


Shiko fotografinë 1671371

5. Art I Lindur.......Jana80


Shiko fotografinë 1671372


6. Ftoje ne vallezim!.........Monique



Shiko fotografinë 1671373



Faleminderit nga zemra ime !!!!!!!!!!!!!!!!
 
E paska fituu plakuu ket rradhe! :) Urimee Plako! krijimi fantastik.
Urime e tjerve.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top