Krijimet e muajit mars 2017

jana80

Super Moderator
Themelues
Tema: Përkedhelja e nënës ...



29920d1489510160-krijimet-e-muajit-mars-2017-a-madre3-jpg





1- Time and time!

E ndoqa momentin e kohes, neper damaj, doja te kapja momentin e shuarjes dhe te rilindjes se saj. Me kishin thene qe cdo gje ne kete bote rilind. Mua me ishte fiksuar ta vertetoja kete gje me kohen, keshtu vendosa ta ndiqja ne netet e gjata, te vetme, ne ditet e bardhe me diell, ne ngjyrat e pranveres, ne ngricat e dimrit...
Ndiqja cdo fersherim te saj neper gjethe, cdo arratisje te saj neper horizonte, prisja kur do pushonte ne udhetimet e saj.
E ndiqja tek ushtonte neper shpirtra, kur u dergonte gezimet, emocionet, nganjehere e degjoja tek percillte dhe lot, kjo e fundit me trishtonte .
Ne momentet qe flija porosisja nje enderr zgjuar ne kohe, qe ta ndiqja qetesisht dhe aty, ne enderr vinte e bardhe plot mendafsh petalesh , here me dukej si nje zane e zbritur nga lashtesit antike e here si nje yll qe ndriconte e vetme.
Kur me dilte gjumi habitesha pasi koha ska vizion njerezor, ska vizon te prekshem, ska vizion perceptiv, figurativ thoja me veten.
Ndriconte dielli perseri, nje mengjes qe buzeqeshte,nje diell qe lindte, e une ne kerkimin e rilindjes se kohes shpesh pyesja veten ne mos koha ishte e ndare ne nen-kohe, e aty ngaterrohesha pak, se nese ishte keshtu, une cilen kohe kerkoja? Cilen ndiqja? apo cila rilindte?
Dukej pak e ngaterruar kur e mendoja keshtu, ngjante me nje grumbull guralecesh te vegjel te nje femije , qe nje i rritur te thote, bej murin e nje kalaje.
Gjithesesi doja te gjeja nje ane ne te cilen te kapja kohen ne befasi tek rilindte.
Pija kafen ne ate filxhanin me nje zemer te kuqe ne te, shume mengjese vijuan keshtu, mes engimes dhe pyetjes, mes retorikes dhe pergjigjes se vaket.. disi mendova te pushoj pak, ne fund te fundit kohes nuk do i behej vone nese nje ushtar i saj sdo vraponte nga pas me vrull e shpirt, per ta zene ate ne rilindje, dhe aq me teper te ndryshonte ritmet per mua ...ajo ishte teper e zene duke pritur te qajturen e nje femije, duke fshire lotet e nje vdekje ne moshe, duke perkedhelur plage e duke sjelle dhe stuhi per shplarje shpirtrash..ndoshta skishte kohe as koha per rilindje tashme...





2- Floket e saj te hirta perkunder luleve te qershise ne ate dite afer piskut te vapes.


Valixheja kerciste ne rrugen e shtruar me kalldrem ne cdo hap qe terhiqej.
Ishte nje nga ata te arnuara me flamujt e shteteve ku kishte prekur por ai kalldrem i crregullt
e bente te mallengjehej cdo here.
Muret e lyer me nje gelqere te fresket edhe pse tek tuk mungonte nje gur. Mure prej guri
gjysem te shembura duke u plotesuar nga deget e qershire. Ato lule roze mbi bojen e bardhe
ishin si fotografia me e bukur qe mund te bente. Arrita ne porten qe cingelinte (kjo ngaqe
cengeli tingellonte) dhe sapo hyri qeni filloi te tundte bishtin. Nuk e di akoma nese ishim
ne fazen e armiqesise apo ne fazen ku duhej te hidhej me putra ne preherin tim.
I kalova anash dhe arrita te shkallet me parmake te zbukuar sic e donte moda dikur.
Nena rrinte ne kolltukun e saj si zonjat e renda. Me floket e hirta qe i dilnin tej shamise
te veshjeve jo me nga ato tipiket mirditore. Gishtat plot rrudha, fytyra edhe shikimi i tretur larg
qe tejkalonte gjethet e rrushit te vajgurit dhe hidhej te kodra perballe qe avash avash po merrte
jete me nje gjelberim te hershem.
Kishte dy ore qe me priste ne ate zagushi ku edhe gjinkallat benin punen e tyre, sa lulerradhiqe
qe kishin mbire mu tek rrenjet e limonit qe gati gati i ngjiteshin shkalleve.
U ngrit po ngazellim ne syte e saj qe ruanin akoma nje gjalleri te dikurshme dhe me puthi.
U ula afer saj mbeshteta koken tek preheri dhe ajo me perkedhelte floket. Nene sa duar te ashpra ke,
nene sa ashper perkedhel, nene sa jete te ashper ke pasur, por mbylla syte duke i marre me vete
keto mendime. Me tregonte per xhaxhalleret, me tregonte per telefonaten nga mbesa qe rrinte milje
e milje larg. Pastaj hidhte syte andej ku gjyshi pushonte me muaj dhe tek tuk hidhte ndonje fjale.
Tregonte per kur u martua qe 16 vjece, tregonte qe gjyshi ishte i pashem shtatlarte dhe gjithmone
i lakmueshem nga te tjerat. Per kohen kur rrinte me muaj larg shtepise per pune. Tregonte dhe dora
e saj nga floket e mi kalonte serisht te thurte corapet qe me kishte nisur ka dy jave.
Do mi jepte domosdo me vete sepse une do isha gjithmone femija per te qe kisha te ftohte.
Papritmas sikur te kishte harruar dicka u ngrit ne kembe e kembengulte te haja dreke
kur ora akoma skishte vajtur dhjete e paradites. Buzeqesha embel , ne fund nje kafshate byrek
e bere nga duart e saj sdo me bente keq. Sa vite kishte kaluar dhe ajo duke qeshur thosh gjithnje
kam jetuar shume, por me duket sikur kam hapur nje dere dhe mbylla nje tjeter.




3- A mundet zemra te flase?!


Nuk kam shkruar kurre per ty, e shtrenjta ime. Dhe s'jam aq e forte te guxoj. Si mund te shkruaje dora, kur shpirti nuk njeh germa. Ndjenjat me te forta ne kete jete nuk paskan gjuhe e aq me pak fjale. Sa here me pyesin per ty, belbezoj si nje femi i cili akoma s’di te flase. Dashurite e medha paskan emocione, lot, qeshje te brendshme, dridhje. Ato kane syte qe shnderrisin sa here shohin fytyren tende! Kane rrahjet e zemres e cila eshte gati te dale nga kraharori sa here ty te perqafon. Malli per ty eshte i magjishem. Sa me shume prane te kam aq me shume e permalluar jam. Naten, cdokush jeton neper endrra e harrese, une jetoj duke te soditur ty, sikur te jesh nje henez pesembedhjeteshe anash krevatit tim. Jo! Nuk mundem ta shpreh dot me fjale ate c’ka shpirti mban per ty, e embla ime! Por, nje dite kur ti te mbash ne gji engjellin tend, do kuptosh se sa shume te ka dashur kjo zemer qe sa here te sheh, rreh fort e me fort!




4-Marsi I Dashurise se madhe


Tashme muaji Mars eshte personifikim i dashurise se pavdekshme. Shpesh degjojme te thuhet se nuk ka dashuri te pafundme , per aq kohe sa nuk jemi vete te tille.
Por gabojme. Ka ca lloj dashurish qe kurre asgje dhe askush s’do kete mundesine te jete mbi’.
Ka dashuri qe vijne mes lotesh , te ndezin fishekzjarre brenda shpirtit, te japin nje dimension tjeter te vetes, te bejne te kuptosh se cdo gje ka kuptim dhe se ti je kuptimi me i madh i jetes per te.
Asgje nuk qenka e rastesishme ne kete jete. Po aq edhe njerezit qe shohim e takojme cdo dite. Ndodh te takosh njerez qe brenda vetes e ndjen, se qe ne castin e pare do jene kuptimi i cdo dite qe mund te jetosh. Per kete dashuri do vdisje e do ringjalleshe me mijera here nese do ishte e nevojshme.
A ka njerez per te cilet vlen te vdesesh? Ka! ….per cdo dite jane prane teje!
A ka dashuri kaq te madhe sa te shkosh ne vetmohim? Po!… jane gjaku I gjakut tend!
A ka njeri qe meriton nje dashuri pa kushte, plot vertetesi dhe pa asnje lloj interesi? Sigurisht qe ka….jane shpirti I shpirtit tend!
A mund te zere dikush vendin e Marsit te dashurise? Kurre! Sepse dashuri te tilla vijne vetem njehere dhe nuk largohen deri ne castin final!
I tille eshte Marsi i dashurise.....Nje dashuri dehese deri ne ngadhenjim.
Te dua Marsi im!


6- Zgjate doren

Akrepat e ores shenonin këndin magjik e aty niste numerimi i minutave per te ndjerë përqafimin tënd.Te prisja te tregoja paraditen time dhe notën e marrë,ankesat,zënkat dhe lojrat qe kisha bërë. Nga fundi i oborrit të shikoja tek hapje krahet dhe aq ngrohtë më perqafoje! Mbeshtillesha mes kraheve si poshte jorganit ne dimrat e acartë e ti më buzeqeshje duke më pyetur ngadalë.
pytja e parë ishte si ndihesha, ne kisha ngrëne e nese kisha noten e mirë per ti thëne,në kisha patur ngrohtë apo ftohtë, nese kisha mësuar apo kisha per të lexuar,pastaj deri "vonë" me fuste ne shtëpi duke më mbeshtjellë ne gji...
E bukur ishte edhe mbrëmja kur cthurje gershetat e mi te gjatë, mi krehje plot delikatese pasi me heqje fjongot atllasi me ngjyra qe laje e hekurosje përpara se të flesh.Më kontrolloje detyrat, më pysje mësimet kontrolloje librin mbi komedinë ne cfaqe kisha arrirë...
vitet kalonin dhe u bëra zonjushë, te premteve ne darkë me linje pa gjumë duke më pyetur per gjithcka që të dije nga mua shumë e më shumë dhe e di cfar më mbushte me jetë kur ne fund te rrëfimeve të mija më thoje :
-Une..Ne kemi besim në ty!!
Kjo fjali ishte shumë e fortë, ti e dije shumë mirë që sdo beja dicka ta humbja atë fjalë.
E vitet kaluan serish, e sot si atëhere më pyet si jam në kam ngren apo kam ftohtë ..
mbase sot ste lë zgjuar të më lash rrobat apo të mi hekurosësh, por njelloj të lë pagjumë sepse perpara se te fleshë sje ketu te vish, të më shikosh nëse jam mbuluar mirë..
mami krijesë me dhembshuri ku cdo emocion e ndjesi i ndjen më shumë se në trupin e saj në krijesën fëmijë!


Përshendetje dashamirës të leximit, te kritikes kostruktive dhe votues të kesaj teme këto jan krijimet e këtij muaj ... cte them me shume se shkronjat e mbushura me dashuri te krijuesve?!
uroj ti shijojmë të gjithë dhe duke besuar në korrektësinë e pjesëmarrjes suaj ju uroj votime te mbara
 
Redaktimi i fundit:
Vota ime per;2. Floket e saj te hirta perkunder luleve te qershise ne ate dite afer piskut te vapes[/B]

Eshte shqetoo dashuriiii,nga ato dashurit qe i perjeton deri ne thellsi te shpirtit,ato copezat spontane ato emocionet,te vjen te perqafosh ate gjyshen me floket e hirta,,te duket sikur ke nje jete qe pret perqafimin e saj! ..:)
 
3..... A mundet zemra te flas

Kushdo e ka shkruar , po zemra mund te flas dhe ti sapo e deshmove

Bravo
 
E fundit , e fundit dashuri.
Eshte e embel, reale, e thjeshte, eshte e kendshme si shirit i fjongos se atllasit.
Eshte perjetim i cdo njeriu.

Ta doja me shume poezine do votoja 5.
 
Te bukura, Perlotese!

Disa me kthyen ne kohe e ne femijeri, (2&6)disa te tjera me bene te perjetoj ndjenjen e memesise(3&4)! Dhe pikerisht kjo ndjenje me ka bere qe marsi vertete te me preki si muaj. Ndaj, vota i shkon atij muaji.

Bravo & Suksese te gjitheve!
 
Tituj te mrekullueshem, si gjithmone.

Suksese :)
 
nuk merem me ate sport un :p

them te ble furce te filloj si bojaxhi :p
kam degjuar qe jane shume te dashur per shoqerine keta :p
 
Ky shkrimi i pare qeka si ato pikturat e Pablo Picassos, qe i vjen rreth e rrotull dhe si kupton :p
 
Midis 3 , 4 dhe 6... votoj 3 te tjerat ishin mere me long se mishi u maru.

Ps: Jam kurjoz, ca ka dash me thon autori me ate Time and time!
 
Redaktimi i fundit:
krijimi nr 5 nuk eshte me ne konkurim ... mbrembje te bukur !
 
Jana mund te bej nje kritike miqesore ?
Disa nga krijimet kane gabime ortografike dhe spo flas per pika e presje....por fjale dhe fjali te tera.
Ndoshta kjo eshte nje teme e rrahur ne te shkuaren, por nese ti si drejtuese nuk deshiron te fusesh duart mund tia komunikosh autorit ato qe ste duken te sakta.
Bashke e kemi bere....pasi asnje nga ne nuk eshte profesionist por kater sy jane me mire se dy.


1. E lexova e rilexova per te arritur te thelbi. Koha mu duk sikur ishte dhene me koncension.
E paqarte filozofia per aq kohe sa nuk kuptohet ku fillon e mbaron sensi.
2. Nje hartim nga ato te viteve kur na kerkohej me imponim te shkruanim rreshta per nenen parti dhe mbytja cte te vij per mend.
3. E kam thene..... zemra ka goje dhe flet thjesht kur vjen per prindin.
4. Nje ndjesi e embel ... edhe pse mund te kish perdor fjali me te qarta.
5. Gjynah qe u hoq
6. E perseritur ne te njejtat fjali thjesht ndryshon vendet por perfundimi eshte po ai.
 
Redaktimi i fundit:
votoni votoniiii ... :p

mos ngurroni..
 
21 antare kane vizituar temen...dhe vetem 9 veta kane votuar....Shame on you !!!! :p
 
E di qe jeni mesuar tju shaj dhe mir beni, e kur ta lexoni kete uroj ta harroni shpejt :p

Por mendoj se kete here ka permirsim, mbase ngaqe per nenen dhe nese sje i afte me shkrimet je i afte me <3en

Un doja te dija pse eshte hequr 5-sa?
 
E di qe jeni mesuar tju shaj dhe mir beni, e kur ta lexoni kete uroj ta harroni shpejt :p

Por mendoj se kete here ka permirsim, mbase ngaqe per nenen dhe nese sje i afte me shkrimet je i afte me <3en

Un doja te dija pse eshte hequr 5-sa?
Ouu kur ke filluar te behesh keshtu ti??Te shash dmth :D :p
Max ke qene ironik por pa zarar :p
Po 5 mbase ishte kopjim :p
 
Jana mund te bej nje kritike miqesore ?
Disa nga krijimet kane gabime ortografike dhe spo flas per pika e presje....por fjale dhe fjali te tera.
Ndoshta kjo eshte nje teme e rrahur ne te shkuaren, por nese ti si drejtuese nuk deshiron te fusesh duart mund tia komunikosh autorit ato qe ste duken te sakta.
Bashke e kemi bere....pasi asnje nga ne nuk eshte profesionist por kater sy jane me mire se dy.


1. E lexova e rilexova per te arritur te thelbi. Koha mu duk sikur ishte dhene me koncension.
E paqarte filozofia per aq kohe sa nuk kuptohet ku fillon e mbaron sensi.
2. Nje hartim nga ato te viteve kur na kerkohej me imponim te shkruanim rreshta per nenen parti dhe mbytja cte te vij per mend.
3. E kam thene..... zemra ka goje dhe flet thjesht kur vjen per prindin.
4. Nje ndjesi e embel ... edhe pse mund te kish perdor fjali me te qarta.
5. Gjynah qe u hoq
6. E perseritur ne te njejtat fjali thjesht ndryshon vendet por perfundimi eshte po ai.

E di qe jeni mesuar tju shaj dhe mir beni, e kur ta lexoni kete uroj ta harroni shpejt :p

Por mendoj se kete here ka permirsim, mbase ngaqe per nenen dhe nese sje i afte me shkrimet je i afte me <3en

Un doja te dija pse eshte hequr 5-sa?



persh mony... patjeter qe po!.. cdo shkrim kam vendosur te postohet identik nga autori .. ne fund mendoj se eshte krijimtari dhe jo drejteshkrim edhe pse do ishte mire pa gabime!

sa per tju hequr kureshtjen mbi shkrimin nr 5 nuk ishte i kopjuar aspak dhe mua personalisht me pelqente pamase ... dhe gjynah vertet qe u hoq .. por autori ka te drejten e tije te postimit apo te heqjes..
 
Jana une te pergezoj per modestine dhe faktin qe i jep te dtejta cdo krijuesi 100% dhe aspak vetes. Sigurosht ti je dtejtuesja dhe ti vendos ama keto lojra terhiq hi vej nuk duhet te ndodhin. Autori ta kish menduar mire para se ta sillte. Tashme eshte vone se eahte hequr ama si anetare ndoshta dhe si krijuese kjo gje me la shije te hidhur.
 
Duhet té ruhet e respektohet privatesia.

ا'tê keqe ka nqs. nderroj mendim e tè fshihet postimi .

Une flas si funksionojne konkurset, dhe jo thjesht nje konkurs forumi(anonim) por kudo! :)
 
Une flas si funksionojne konkurset, dhe jo thjesht nje konkurs forumi(anonim) por kudo! :)

Po he se nje rast eshte, ska gje mos ti japim rendesi :)


Fuck, i dont like veten ne rol pozitiv :p
Un them ta vrasim autorin qe e hoqi po para se ta vrasim ta quajm te pa afte :D
 
Po he se nje rast eshte, ska gje mos ti japim rendesi :)


Fuck, i dont like veten ne rol pozitiv :p
Un them ta vrasim autorin qe e hoqi po para se ta vrasim ta quajm te pa afte :D

skishte faj autori fajn e kisha une.. .. ti japim rendesi krijimeve ne konkurim tani.
 
Ste vrasim dot pse ke ber faj se ngelet konkursi jetim :p
 
Po he se nje rast eshte, ska gje mos ti japim rendesi :)


Fuck, i dont like veten ne rol pozitiv :p
Un them ta vrasim autorin qe e hoqi po para se ta vrasim ta quajm te pa afte :D

Jo ne fakt une e pata tek iluminimi i rregullave :p Po ti smerresh vesh, her te sha her te lavdro :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top