Krijimet e muajit Dhjetor..!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje miq te dashur
Ja ku erdhi data jone perseri ,per tu njohur me krijimet e rradhes se konkursit tone.
Krijimet tuaja per muajin Dhjetor vijojne si me poshte.

1-Ishulli qe nuk egziston.

Kush ne fantazine e tij, nuk ka enderruar, deshiruar apo imagjinuar te gjendet ne nje ishull te humbur, te vetem? Cfare te marre, si te mbijetoje. Cfare te presi me “pas”?
Une do te merrja ne rradhe te pare notat plot ngjyra, nuk do te mundesha pa muzike, teme kryesore e jetes time,e kujtimeve te zjarrta e dritheruese pasioni, ose i ajsbergeve te ftohte, te momenteve te erreta, por megjithate te jetuar. Librat e mi, shoke te plot neteve pa gjume dhe miq besnik te heshtur me kane pritur ne nje sirtar qe pak here ka qen i hapur. Mijra fjale qe formojne mendimin, qe udheheqin, keshillojne, shkaterrojne...ushqejne. Do merrja me vete ngjyren e syve te vajzes time. Parfumin e flokeve te mamase time dhe shijen e burrit tim.
Do te mbijetoja duke pare yjet, duke kerkuar guaska, do ndertoja keshtjell me rere te cilat nuk bien me frymen e pare te eres, do te lozja me dallget, duke enderruar kohe antike...do te mbijetoja per te ripare syte plot jete te femijes tim.
Do te prisja, ndoshta qe ne kthim te gjeja me pak trishtim ne bote e me shume buzeqeshje. Qe te zhdukej rracizmi, qe te gjithe te kuptonim barazine e popujve e se te gjithe jemi te barabarte nen kete qiell dhe qe eshte me e rendesishme buka sesa nafta, se nje miqesi nuk perfundon per nje fjale te thene gabim, se nje psheretim dashurie vlen sa nje jete e tere, se te enderrosh nuk eshte e vetmja liri qe na ka mbetur.
Si behesh utopist ne realitet. Per fat na mbetet i yni “ishulli qe nuk egziston”.... qe egziston.

2-Ti qe mbushe jeten time

Degjohet zilja, nje zhurme e vrazhde qe me ther veshet .. me vijne me mijera pytje se kush shuan qetesine e mureve qe aq duan te nisin oshetimen... Nje suprize e bukur; Ti aty jashte deres ..per urime... per mua dhe shtepia mbushet plot...Syckat e bukur te zi si ulliri perplasin qepallat qe mbartin krahet e dallendysheve ne vend te qerpikeve,dhembet e ndare perpara dalin ne plan te pare fale buzeqeshjes e cdo gje buzeqesh ketu..cdo gje merr jete..
Motra ime e vogel qe te madhe nuk arrij te te shikoj dot, ti gjithmone ke mbushur jeten time qe me ardhjen tende ne jete ndersa tani...tani qe je si shoqe guxoj te ve doren une ne parakrahun tend per te patur mbeshtetjen dhe per te degjuar zerin tend melodioz.
Sa suprize e bukur ardhja jote.. gjithcka flet ,gjithcka gumezhin ne keto mure ku cdo imperfeksion e njoh ,sa e sa her jane numeruar, por tani ,tani e gjithe vemendja ime eshte tek ty.. si nje sfungjer ne uje deshiroj te thith idet, tregimet..ato qe ti perjeton cdo dite e une me vite humbas ..e me vite ndjej sa pak jap kur mund..mund te jap aq shume!
Pastaj levizjet e tua lozonjare, hapat mbi dysheme, muzika qe degjon; dhe nje frik trupin me pushton - sa pak te njoh!!
Me mjafton vetem nje buzeqeshje, nje perqafim ,emrin e shkurtuar nga ty qe kur ishe e vockel e cdo pasiguri humbet.. ti je motra dhe shoqja me shije te ndryshme muzikore,me me guxim per zgjedhjen, e vendosur, me karakter, me e prere ne bisede, por aq e embel ..aq e deshiruar.. aq e cilter sa cdo cast edhe kur nuk je, ndjej qe boshlleku i shtepise sime eshte plot me prezencen tende...eshte plot ME TY!


3-Mengjese Dimri

Sa dua te fle edhe pak..ose te mos fle vetem te rri nen batanijen e ngrohte te mbeshtjell trupin tim te ftohte!
E dua dimrin e dua cmendurisht, kur bie debore dhe nga xhamat e dritares shikoj fjollat e bores se bijen pa ze.
Dhjetori sikur me duket eshte libere llogarites i jetes se cdo njeriu !
Festat e fundvitit ne fytyrat e njerzve sjellin gezime.
Njersit sikur mundohen qe ta fshijne ne keto dite, ate pluhurin e trishtimit se ishte per 11 muaj rresht.Dhjetori sikur me mberthen ne vete , me kujtimet qe nuk me len te qete...Perhumbem aqe shum ne magjin e kujtimeve sa harroj se jeta ka edhe shum dhjetora te tjere.Habitem sa shpejt ecin vitet .Si shkoi nje vit ?Dhe un akoma rri e heshtur ne kete mengjes Dimri, duke mos pas deshire te largohem nga kjo ngrohtesi.Nje Ze me flet nga brenda-Ti je energjike, e gjall, e qeshur dhe ke shpirt luftarak qe nuk dorzohet ne asnje betej..
Se di t'ia dalsh mban c'do situate,nuk te ndrydhe asgje,ase kjo ftohtesi e dimrit.
Pra zgjohu, dhe bashkohu me fytyrat e qeshura ne keto dite festash . Un nuk kam arsye te merzitem aqe me pak te inatosem me tjeret.E rendesishme para se gjithash eshte te jetosh ne paqe me veten.Thuaj gjithcka eshte mire , cdo here do behet mir .



4-..treni..

Zhurumtina e trenit filloj te fershelleje mbi shinat e ftohta,xhamat pak te lebyrshem filluan te pershendetin qytetin e zhurmshem.
Pak nga pak,shikimi filloj te shetiste neper gjethe te rena qe ngrohnin token ne kete acar dimri,kodra te zhveshura ,pastaj si per tu ngrohur ne dimrin e ftohte shikimi im kalonte neper ullishte te jeshilta .
Stacionet nderroheshin,fytyrat e njerzve te ngarkuar me canta kalonin ne rradhe drejte serdiljeve te tyre ,por me shume ngjanin te ngarkuar ne mendime dhe shikime.Nxitoheshin per te zbritur,ose per tu ulur ne serdiljet e tyre.
Nje barman pak me tutje ishte gjithmone i stamupar me nje buzeqeshje komike qesharake, fliste ne nje mikrofon duke lajmeruar pasagjeret; -qe,ofron ;-kafe,sanduic dhe te mira sherbime per kalimin kendshem te udhtimit.
Keshtu nisin udhtimet e gjata,heshtje,disa kapak librash qe ndoshta hapen neper serdilje,syze te errta dikush dikush.
Ndoshta i perdorin per mos t"ju vjedhur endrrat gjate nje syri gjume qe marrin ne serdiljen e tyre.
Diku nje shikim habites ,nje tjeter qe kerkon ku do zbrese apo nje tjeter kur do arrijme..
PAstaj rruga behet me monotone,njerzit fillojne ato burzhurimat e bisedave me ndonje udhtar tjeter te panjohur,qe ndoshta ka deshiren te degjoj dicka nga jeta e dikujt,qe as nuk e njeh,as nuk do njoh ndonjehere me tej.
Por aq ne ato ore rruge,flet,degjon,pohon .
Shpesh zeri i tyre ngrihet, pa kuptuar qe shqeteosjne edhe tjetrin ngjitur.
Pastaj nje arome manderine leshohet ne ajr.
Ah ne fakt pertokallia eshte ngjyra e dimrit ne kete qytet, ku per pak ore treni duke puthur shinat e tij te ftohta do arrije.
Eshte interesant nje copez jete ne nje tren,se si nga te panjohur ne fillim te udhtimin,me kalimin e orve,pavarsisht shikimit te lodhur apo syve te pergjumur,po te leshoh shikimin rreth e rrotull,te duket sikur tashme jemi te njohur,disi energjia ,frymarrjet,bisedat apo fersherimat e heshtjeve,jane shkembyer,eshte krijuar nje njohje spontane.
Dhe duke buzeqeshur ne terminalin e stacionit te fundit,shkembehen buzeqeshje te heshtura,dhe gjurme qe vrapojne pak nxitimthi te zbresin,duke pritur ndonje perqafim,puthje nga njerzit e tyre te dashur qe po i presin ne stacion..Mes mijera dritash festive neper cepat e stacionit,qe thone njeheresh;Gezuar festat e fundvitit!!


5-Dhjetori erdhi serisht….


Si nje valixhe e mbushur plot ndihem une sot dhe nder rreshta humbas teksa sdi te rendis vitet e mia jetuar me ty e prej teje.
Ti e di sa e pershtjelluar jam une ne kete muaj, ti e di sa mendime te keqija me shoqerojne cdo dite te ketij muaji, muajit te fundit bashke.
Nuk me kujtohet kur te njoha , nuk e mbaj mend diten apo momentin kur une perceptoja prekjet e tua, por sigurisht qe ndjesia e ngrohtesise dhe mbrojtjes duhet te kete zanafillen qe ne gjeneze.
Nuk ndodh rralle te te kujtoj , ndodh shume shpesh e ndoshta kjo lidhet fort me faktin se ti nuk vjen kurre ne endrrat e mia .
Nuk ndodh rralle ti bej pyetje vetes perse ndodh keshtu?!
Kujtoj vitet qe isha prane teje , asokohe nuk kuptoja shume ,kjo ndoshta per faktin se isha rebele (te tille me kishe pagezuar) . Kujtoj si ti gjithnje me mesoje dhe me nje durim me tregoje te drejten dhe te shtremberen …por une kurre si mesova ato!
Ti me vije ne dukje zgjuaresine time , me injektoje dashurine per librin , dashurine per prinderit, me mesoje sesi te sillesha me shok e shoqe….por ti e di , une gjithnje gjeja nje shteg te devijoja .
Rebelja ime – sa here me kujtohet ky togfjalesh !
Ti me mire se cdokush di te lexosh brenda meje edhe sot , ndonjehere teksa e mendoj kete me vjen te skuqem. Po po ndjej nje lloj pershtjellimi teksa imagjinoj shpirtin tim lakuriq ne duart e tua.
Asnjehere sdo kisha guxuar te te tregoja me fjale cdo gje kam kaluar, ne cdo nate time zgjuar e di, ti ke qene prezent duke me dhene force ne ate distancen tone ,ku tashme une jam mesuar te kaloj.
Kur vij te te vizitoj ndjej shikimin tend te me djeg nder sy, e di cdo te me thuash….tashme e di!
Mos ndrysho kurre , mos bej kompromise per te miren e te tjerve, mos ji tolerate me kedo…epo ja sot te them se asnje nga keto nuk respektova.
Ndryshova shume nder vite, kam bere kompromis per te miren e te tjereve duke mohuar veten, kam toleruar kedo qe nuk e meritonte ! E di zhgenjimi mban emrin tim…premtimin tim nuk pata force ta mbaja, perballe valeve te jetes edhe pse kurre nuk theva!
Askush si ka pare lotet e mi , pervec teje. Askush ska degjuar ankesat e mia ,pervec teje. Askush ska pare dhimbjen ne syte e mi ,pervec teje. Cdo kush pa ate qe ti me ke mesuar…Buzeqeshjen!
Ti sot je I mbuluar me dashuri , ke prane njerezit e dashur per mua e ty, e nuk di nese ndonjehere ju me kujtoni, nuk di nese ndonjehere mendoni sesi boshllekun tuaj se mbush askush, nuk di se kur une do ju bashkohem …por dije se do jete nje nga ato dite kur pavaresisht dhimbjes qe do le pas …do jem me ne fund me ju!
Ju dua pafund!



Keto ishin krijimet!

Duke ju falenderuar perzemersishte,ftoj te gjithe dashamiresit e ketij konkursi,te votojne,komentoje dhe te ndajne pershtypjet me ne.
Ju uroj nje dite te kendshme te gjitheve!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Do mendohem se kujt te ja jap voten , pasi asnjera nuk po me frymezon.... te japin me shume pershtypjen e nje opinioni se te nje krijimi- Letersie.
Pshm...vazhdova te interesohem ne Nr3- Mengjese Dimri , dhe diku aty nga mezi fillon te komplikohet , kalon ne Depresion.,,,po e njenta gje edhe me Nr5 - Dhjetori erdhi serish.

Ps...Gjithsesi duhen lexuar shume here, e te ndryshosh ndonje fjali tek - tuk neper to ... qe te gershtohesh e te gjesh edhe vetveten ne to - Asgje personale , ky eshte thjeshte opinioni i im, si lexuese. ....Suksese te gjitheve, gjithsesi.
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Se dij Temen qe ka qen per kete muaj por po i bej Kritiken te gjitha shkrimeve duke i vleresuar si teme e lire sepse nuk kane shum ngjashmeri ,pervecse Dimrit :D

Tek e para me pelqeu fillimi ,dukej shum bukur ,,,madje u futa ne dhomen e ngrohte dhe shihja jashte te binte debore (kete ndjesi po merrja kur e fillova leximin ) . Pastaj pjesa e dyte e krijimit ka shum kritika /moral qe shkepusin vemendjen nga nisja shum e bukur qe kishte krijimi . Ne total i jap 6/10 pike :D

E dyta, me pelqen ky personi qe e ka shkruar ,sa dashuri paska per motren , une ngela tu u kap per flokesh ,me kane rene floket :p Krijim shum i bukur ,krijim "i mbyllur" i themi neve kritiket letrar , sepse eshte kufizuar vetem tek motra ,ca levizje te saj etj etj ,dmth nuk ka hapesire per fantazi . Ne total i jap 6.5/10

Tek i treti ,oboboooo fobia ime eshte te qendruarit ne shtepi nen jorgan dhe te shohesh jashte natyren e bukur qe zoti na ka fal , vdekje kalit ,e urrej kete pjese te jetes :p Tregimi me veshtiret sepse personi e pershkruan aq bukur natyren jashte jorganit te tij ,nderkohe qe vet eshte zhytyr aty nen asgje :( . Ishalla nuk fshihet nicktjeter pas ketij krijimi . Ne total i jap 4/10

Kaq per sot ,per dy te tjerat kthehem perseri sepse filloj puna ketej :p
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Vota e pare imja :) per nr 2
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

5-sa me mbushi syte me lot. As nuk ja kam iden kush e ka sjelle, por me preku sh shkrimi. Suksese te gjitheve!
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Vota e ime shkon per 4-tren - Treni.....E lexova & rilexova shume here, ne c'do cep te sajen gjeta vetveten...e plus me pelqen fakti kur gjindesh mes Misterit & Enigmes ne origjinalitet.

Urime & Suksese :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Vota ime kesaj radhe per numrin 1.

Suksese te gjitheve
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Ju lumt dora dhe mendja autorve ! Nuk eshte e leht te shkruash , dhe aq me pak e lehte
ta transportosh lexusin ne boten tende me vargje dhe rrjeshta fjalesh , epiete , metafora , krahasime , hiperbola etj etj .
Meritonin plotsisht vemendjen qe ju kushtova te gjitha krijimet .
Me pelquen te gjitha . Ishin shume shprehse .
Votova Nr 2 se ishte shume shprehes dhe i prekshem ! Nje deklerat e vertet dashurie dhe respekti .

Flm shume te gjithve qe ndani me ne krijimet tuaja !
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Ishulli qe nuk ekziston...me pelqeu me shum..por nuk do thot se tjerat nuk jan per tu vlersu.suksese per gjith krijusit.
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Ke ta votoj e ke ta le,shkrime mbreslenes kete muaj..:D

Pa shume fjale ,ate shkrimin nr 5 votoj.


Suksese te gjithve! ( :
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

kijimet e konkursit tone kete muaji ishin vertet te ndjera dhe plot emocion!! :)
Votoni akoma kush S"ka votuar ...
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Krijimi 4 ,me rikujtoj librin e Paulo Coelho -Aleph , nje pjese e madhe e librit shkruhet nderkohe qe jane ne tren dhe ky tregimi kishte nje pjese pothuajse identike . Si krijim nuk eshte keq ,me beri dashje pa dashje (ndoshta dhe ngaqe e kisha situate te njohur me pare) qe te hypja edhe une tek ai treni dhe ta lexoja si te jetuar krijimin . E bukura e tij ishte se ne asnje moment nuk ndjeva boshllek ne lexim . Ne total 7.5/10

Krijimi 5 , duket qe shpreh dhimbje personi qe e ka shkruar ,por eshte ne nivelin me te larte te "flasim per veten" , nuk me pelqejne shum personat qe flasin gjithe kohen per veten edhe aq me teper qe brenda nje shkrimi qe duket i dhimbshem per ate qe ka perjetuar ,ai/ajo flet per veten ne cdo fjali . I merzitshem , i zymte ,aspak i mire per tu lexuar . Ne total 2/10
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Ta dhashe like - per idene/permbledhjen e shkrimit nr 4.. Meqe edhe vete kam votuar per 4-tren :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Ah se nuk deklarova voten ,por qe realisht ajo e deklaruar ishte nga vleresimi . Votova 4-ren si me te miren . Dhe te tjerat me rradhe sipas vleresimit
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Ne pergjithesi krijime te bukura, por une votova 2 sepse dhe une kam nje moter larg dhe e njoh shume mire ate ndjesi... e di cdo te thote te presesh ta takosh, te shohesh tek ndrysho, tek rritet... dhe ne ato pak dite kohe qe ke per te qendruar bashke perpiqesh te kapesh per fyti kohen e humbur qofte dhe duke pare levizje qe per te tjeret jane te rendomta . :/ Mund te duket pa fantazi por aty ku esht ndjenja dhe malli fantazia nuk ze shume vend.. Bravo kushdo qe e ka bere :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

E votova te paren. E bukur.
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Jane oret e fundit para se sondazhi te mbyllet !!
Votat tuaja jane vlersim dhe stimulim per konkursin tone!! :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Pershendetje!!
Ja ku erdhi fundi i muajit perseri.
Momenti ku njihemi dhe me pjesemarresit tane!!

Krijimi fitues per kete muaji eshte krijimi-nr-5 me titull; -Dhjetori erdhi serisht….E shkruar nga-‎Monique.

Shume urime ‎Monique!!


Krijimet pjese marrese ishin perkatesisht;

1-Ishulli qe nuk egzsiton.-Bella

2-Ti qe mbushe jeten time-Jana80

3-Mengjese Dimri - Arfenilla

4-Treni..-Nevertiti



Keto ishin dergimet tuaja!!

Ketu po mbyllim dhe konkursin letrar edhe per 2015.
Per tu rilexuar dhe njoftuar ne temen me fituesin e konkursit letrar neser .
Dhe me pas per risit e reja ne vitin qe do na trokas tashme ne me pak se 40 ore!! :))[/B]
 
Titulli: Krijimet e muajit Dhjetor..!

Oh MOni paska qene 5-sa???? S'e kuptoj pse s'ka derguar cdo muaj. Shkruan kaq ndjeshem :). Shume Urime :)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top