Krijimet e muajit Dhjetor 2019

Vota ime shkoi per krijimin numer kater.
Une nuk bej analiza.
Nuk shoh vargjet,figurat letrare,fjalite apo ndertimin e tyre.
Vota ime ka shkuar gjithmone per krijimin qe me ka bere me shume per vete.Ne nje moment desha te zgjasja doren drejt asaj thirrje.
Shume e bukur.
Larmirshmeri krijimesh!
Nje “BRAVO” shume e madhe per te gjithe ju qe keni shkruar.
 
Pershendetje ,

3.Me mungon!

E di sa me mungon ?
Ndoshta kurre se ke kuptuar
Zemra per ty lengon
Se me ty eshte ende e dashuruar
Jam bere si i cmendur pa ty
Jam i verber pa sy
Mka humb sensi i jetes
Qekur nuk jemi te dy
Ne mendjen time vazhdoj
Ende te kerkoj
Copeza lumturie
Te kerkoj.....
Po ato sa vine e veniten
Ashtu sic behesh dhe ti
Budallalliqet e tua
E vrane nji dashuri

Ju lutem votoni dhe komentoni :)

3.Me mungon!

Nje dhembje kshu e shfaqur haptaz pa mes e nenrreshta.
E filluar mire me nje rime te kryqezuar (1212) por qe humbet hapin. Them se do te munde ta permbyllte me mire se me venitje. Kujtoje se eshte shkruar shpejte, shume shpejt dhe me nje rishikim te vemendshem munde te dilte me e fuqishme.

Vota ime. Se di. Do shof dhe tjerat.
 
Pershendetje ,

4.Ama doren..

U humba, i strukur në pamjet që më vrisnin
u humba, i vetëm, i dehur në mendimet që më rrëndonin
doja të vdisja, por ja që nuk vdiqa dot
se doja jetën, edhe pse jetoja, jetoja pa jetë
kisha frikë, si nuk kishte frikë asnjë njëri
më godisnin brenda shpirtit pamjet e tmershme
që më sillëshin në kokë, në çdo moment
më dukej se mendimet po më rrëndonin gjoksin,
dhe vetëm një fjalë doja të thoja në çdo moment
mos më lë, ama dorën.
Më vrisnin thirrjet për shpresën e humbur,
për ëndrrën që nuk u bë kurrë realitet, për fjalët
që nuk u thanë, për vargjët që nuk u lexuan asnjëherë,
dhe këngët që kurrë nuk u kënduan,
dhe unë thoja vetëm një fjalë, në çdo moment
mos më lë, ama dorën.
Më dogji malli për fëmijërinë time,
për netët që kurrë nuk u bënë ditë, dhe ditët që kurrë nuk i zuri nata
për hënën që kishte dritë, por që nuk ndriçonte, e për diellin që rrëzatoi
ama që kurrë nuk ma dha ngrohtësi
dhe unë, vetëm një fjalë, në çdo çast e thoja
mos më lë, ama dorën.
Doja pak dimër që të ftohë, dhe verë që të ngrohë,
vjeshtë me shumë gjethe, dhe pranverë që ndoshta edhe shpirtit
do i jepte lulëzim
doja të hiqja dorë nga dhimbja, mirëpo nuk kisha as forcë, as mundësi
unë isha bërë dhimbje, e dhimbja ishte bërë lot.
Një gjë thoja pa pushim, në çdo çast,
ama dorën, ama dorën e mos

Ju lutem votoni dhe komentoni :)

4.Ama doren..

Them se eshte nje poezi kushtuar nje jetimi. Se paku kshu e kuptova une. Kjo pjesa poshte me pelqeu mjafte shume. Jane ca rreshta ne te cilet munde te thellohesh, te mendohesh dhe te kuptosh jo pak gjera. Nje thurje me mjafte domethenje:

"Më dogji malli për fëmijërinë time,
për netët që kurrë nuk u bënë ditë, dhe ditët që kurrë nuk i zuri nata
për hënën që kishte dritë, por që nuk ndriçonte, e për diellin që rrëzatoi
ama që kurrë nuk ma dha ngrohtësi
dhe unë, vetëm një fjalë, në çdo çast e thoja
mos më lë, ama dorën"

Vota ime. Se di.
 
Pershendetje ,

5.Jeta!

Mbizoteron nje egoizem mistik ne kete fjale qe permban ne vetvete larmi koloritesh ndjenje, perceptim, perjetim, ngadhnim, humbje. Eshte koha qe shket pa pritur askend e kthehet ne kujtim te bukur ose jo, egoiste, por kjo kohe eshte jeta. Hedhim syte rrotull dhe shohim shume gjera e thelle vetes na lind nje dyshim ekzistence.
Pse ekzistojme?
Nuk e kuptojme ekzistencen e asaj qe ne shohim sepse minutat, oret, ditet, muajt, vitet shkasin pa na lajmeruar, dhe ne nje moment kuptojme se ka ikur aq kohe ne cdo moment deri ne castin kur ajo perfundon per ty, por jo perjetesine.
Pushojme se ekzistuari pa e kuptuar iku ajo dhe me dhimbshmerine qe mund ta mbushje ate kohe me gjerat me te bukura, dhe brenga e mosshijimit te le shijen e lodhjes dhe tradhetise dhe kotesise vrastare.
Kthen koken dhe mendon perseri te shkuaren, gjerat qe duhej te ishin ndryshe, qe tani jane vec iluzione sepse nuk kthehen me.
Mallkuar qofsh qe s’na lejon te rregullojme te shkuaren, bekuar qofsh per mesimin qe na ofrove per tu perfeksionuar ne te ardhmen.
Ndonjehere sheh rrotull per te gjetur “mosndyshim”, “ndalese” por jo, cdo gje eshte aty si gjithmone, rete qe levizin, ajri qe thithim dhe era qe ben gjethet e pemeve te pershperisin, dhe ne ato caste koha ngrin duke te zhtytur nje deshperim nga I cili lutesh te mbaroje shpejt.
Me erresiren e pafundme qe na servir nata qe bie, kupton jeten qe jetojme, nje labirinth kompleks qe ka vetem nje rrugedalje dhe aty te pret vdekja.
Ajo vjen shpejt e mbuluar me trishtim, por edhe ajo do ja vlente ne qofte se njerezit qe le mbrapa do te ishin te lumtur. Jo, ajo sjell vetem trishtim, ne te vertete eshte i vetmi cast kur fillon e mendon per dhuraten te vecante te fali Zoti, “Jeten”, qe ti nuk e shijove dot pasi nuk dije ta jetoje ate, humbe ne kotesi duke zhvleftesuar kohen qe s’ ndalej dhe punonte ne cdo moment ne disfavorin tend.
Ne kete vale mendimesh lind pyetja… A do ekzistonte jeta po mos ekzistonin dy ndjenja qe jane lumturia dhe dhimbja?
Me zemren do nisja nje bashkebisedim te gjate dhe ajo do me thoshte:- “E pamundur sepse castet e dhimbshme te bejne te kuptosh sa vlere eshte lumturia, dhe kur ta e kuptosh kete vlere do behesh njesh me jeten duke e perqafuar vetem atejere do besh pakt pajtimi dhe me kohen”.
Te dyja jane thesare qe duhen, ruhen dhe vleresohen.
Ta jetojme momentin sikur te jete momenti i fundit i ekzistences tone…. Jeta eshte e bukur perqafohu, dashurohu, lumturohu me te gjate kohes qe te ka

Ju lutem votoni dhe komentoni :)

Huuuuh,

Mos e lesho pllugun kaq thelle aman. ?

Shkojme me tjerat.
 
Me sinqeritet nuk me pelqen kjo analiz-kritik qe i behet c'do shkrimi apo poezie..
Ketu me pak fjale nuk arrin dot te kuptosh shkruesin shpirterisht...
Per te shkruar nje shkrim..nje poezi..nje proze..nuk duhet domosdoshmerisht te jesh shkrimtar..edhe pse do te ishte shume mire...por askush sido qe te jete..nuk ka te drejte te te analizoj shpirtin qe ke derdhur ne fjale...e qe ti e sheh si te denje ta ndash me te tjeret...
Sigurisht kritikat te permirsojne..dhe nje tekst shkruesi i bejne mire..por nuk eshte e nevojshme ne c'do lexim te tyre te shprehim ate mendje hollesine tone..se ne ato rreshta..mbetet vend per fjalosje...
Nese nuk arrini te depertoni brenda nje shpirti..permes fjaleve te tij..me mire mos e lexoni...mos e merrni mundimin te devijoni nga ajo cfare nje autor apo shkrues ka dashur te shpreh...
Sigurisht te gjithe jemi te lejuar te japim nje mendim..nje opinion..por pa bajatizem..
 
Besoj te gjithe e dim qe kush dergon shkrime e ben per qejf, jo se eshte shkrimtar. Asnjeri nuk fyen askend,
te pakten me sa kam pare e lexuar une, nuk eshte bere. Tjeter gje nqs disa antare jane me te ndjeshem se
disa te tjere, por jo eshte personale. Por ama, do thene dicka, kur dikush e dergon ne konkurs (si ne letersi
ose qofte ai i fotografise) eshte i vetdijshem qe do lexohet, do komentohet here mire e here keq shkrimi i tij.
Qofte i qelluar ne ate cka dashur te thote autori ajo jo. Jam e mendimit qe nuk ka asgje te keqe. :)
 
noj koment per krijimet kishe ti zonjushe? :p
 
Ende apatik hemmmmm

Ndonje vote do jepni te dashur antar?

Edhe 5 dite nga ndajne nga perfundimi....
 
Pershendetje ,

6. Luan cdo dite

Luan cdo dite me driten e universit
Vizitore e hijshme mberrin ne lule dhe uje
Je me teper se kjo koke e bardhe qe shtrengoj
Si nje grumbull permes duarve te mia cdo dite.

Askujt i perngjan prej asaj qe te dua .
Lerme te te ndere mes kurorave te verdha .
Kush shkruan emrin tend me shkronja tymi
Mes yjeve te jugut?
Ah me ler tet kujtoj si ishe atehere,
Kur akoma nuk ekzistoje.

Papritur era bucet e perplas dritaren time
Te mbyllur.
Qielli eshte nje rrjete shtat hedhur
Me peshq te zymte
Ketu vijne e perfundojne te tere ererat,te tere.
Shiu terhiqet.

Kalojne duke ia mbathur zogjte.
Era...era.

Une mund te ndeshem vetem
Kundrejt forces se njerezve
Stuhia cliron ne rrotullime gjethe te zymta
E zgjidh te gjitha barkat qe deri pardje
Ankoroheshin ne qiell .

Ti je ketu,ah ti nuk ia mbath
Ti do te me pergjigjesh deri ne ulerimen e fundit.
E bere ne ije sikur te kisha frike.
Gjithsesi ndonjehere vraponte nje hije e cuditshme
Ne syte e tu .

Tani,ende tani, vogelushe mbart mjalt thithesen
E ke edhe gjinje te profumuar.
Ndersa era e trishte galoponte duke vrare flutura
Une te dua, dhe gezimi im kafshon
Gojen tende prej susami.

Sa do tet kete kushtuar te me pershtateshe mua,
Shpirti tim te vetmuar e te egersuar ,
emrit tim se cilit te gjithe i smbrapsen.
Kemi pare te dashuronte me afsh
Shume here yllin te na puthte syte
E ne koka Tona te ngrihen muzgjeve
Ne freskuese xhiruese.

Fjalet e mia u derdhen shi mbi ty
Duke te perkedhelur.
E kam dashur prej kohesh
Trupin tend prej perle me diell.
Madje te besoj Zot te universit.
Do tet sjell nga malet
Lule alegrije copihues
Lajthi te erreta dhe kanistra
Prej argjendi puthjesh.
Dua te bej me ty
Ate cka pranvera ben me qershizat.

Ju lutem votoni dhe komentoni :)

Ndoshta i lodhur, apo mendja ime e varfer, nuk arriti te thithe e perpunoje tere keto figura dhe gjithe kete thellime.
Megjithese nuk me pelqeu shume me duhet ta them se i vinte arome e dickaje te brumosur mire.

Ta mendoje. Ndoshta i kthehem edhe njehere.
 
Pershendetje ,

7. Dimer

Çdo gjë u mbulua me dëborën e bardhë,
Në rrugët boshe sheh veç hapa kalimtarësh
Mbërthyer në pallto të zezë veshur.
Akrepat e sahatit kanë ngrirë,
poshtë mjegulla e rrugicave nga drita e zbehtë çahet.
Era e ftohtë kërcet xhamat e dhomës
veshur me avujt e zjarrit të oxhakut
që vlon çajnikun.
Gjyshja në qoshe t'kolltukut
me përrallat e darkës na dërgon nëpër legjenda
me zana mali e dragonj 7-krerësh.
Gishtërinjtë e fëmijëve luajnë me fluturat
që krijojnë me duart-hijet
përballë flakës së kandilit.
Në darkë dhoma mbulohet nga lojërat,
aroma e kuleçve mbi sobë dhe
gështenjat e pjekura.
Është Dimër!
Jashtë ngricë e ftohtësi,
Brenda jetë e dashuri!

Ju lutem votoni dhe komentoni :)

Si adhurues i dimrit dhe acarit kur e fillova thash opa rashe ne te por pastaj nuk me dha dick me shume se sa me ktheu ne shekullin XX.
Them se nje shkrim i shkruar mire por ndoshta pak me ngutje.
 
Pershendetje ,
!

8. Jeta ne nje grusht

Ishte nje here "Oh sa gezim, me ne fund do na sjellesh nje bebe".
Barku rritej perdite dhe avash avash fillova te ndjeja si fllucka, qe u kthyen shume shpejt ne shkelma e grushta sepse doje t’me jepje te kuptoja se kush komandonte.
Nuk ishim dakord ne kete pike, por thashe qe fundja do te mesoje, ta shprehje me dashuri. Puthje pas puthje do te zbusja dhe do te ishe krenar per nenen tende.
Ishte nje here "oh c'mrekulli.

Si ka mundesi qe linde kaq i madh? Pse nuk qan ? Pse i mban syte kaq shume hapur dhe duket sikur po na analizon?"
Sepse ti zemra mamit ishe vertet me i madhi nga femijet e tjeret qe sapo kishin lindur dhe nuk qaje as gjysem sekondi. Te kaluan nga nje dore tek tjetra sikur me qene nje kryeveper per t’u admiruar dhe me lan vetem ne dhome.
Mbushen dhomen me dhurata dhe u zhduken sepse aq ishte detyra tyre.
Ishte nje here "ma ler te ta them qe je nje nene muti" dhe kishin te drejte zemra ime e vogel. Sepse kalove traume pasi mami u kthye ne pune kur ishe vetem 8 muajsh. Ti ishe mjaftueshem i madh per te kuptuar qe i dhashe perparesi lekut se sa momenteve tona, duke qeshur ose duke qare bashke, sepse s’kuptoja cfare te dhimbte. Kishin te drejte shpirti im i vogel sepse te lija te hipje kudo dhe ste perqafoja pasi bije pertoke, por te shifja me bishtin e syrit dhe te inkurajoja te coheshe me i fort. Dhe ti kurre nuk qave... as ate dite qe cave buzen e vogel me kicat qe sapo te kishin dalur.

Me fal vogelushi im qe te mbusha shtepine me lodra qe sme kerkove dhe te dhashe tenxhere me lug qe mos te qaje sepse isha me vonese dhe duhet te pergatisja darken.
Ishte nje here "sa femije i pa edukuar. Shife si uleret, shife si qan; sduhet ta nxjerresh nga shtepia sepse te turperon" dhe une te shtrengoja fort sepse e dija qe te mungonte vetem fjala. Qe lotet e tu ishin kaprico te maskeruar nga merzitje sepse kuptoje qe aty skishte dashuri per asnjerin prej nesh.
Dhe gjuaje gjuaje me shkelma duke uleritur me sa force kishe kur me ndjeje te merzitur.
Tani u rrite. U bere cun i madh dhe qorton mamin kur filloj te mallkoj boten, me shtrengon fort dhe mi fshin lotet me puthjet e tua.
Ishte nje here "Sa ka ndryshuar! Sillet si nje i rritur, a mund ta marrim

Ju lutem votoni dhe komentoni :)

Nje fillim i bukur me kenaqesine biologjike qe jane te shenjteruara ta kene vetem femrat ( dy ne nje - njekohesisht). Nje tregim i mire per peripecite e nenave ne rritjen e mbajtjen e familjes. Ndoshta hapesirat e forumit te formatit te letersise jane te vogla per ta permbledhe nje periudhe aq te gjate. Ndoshta do duhej te fokusohej vetem te ato shqelmat e barkut qe te dilte me e kapshme.
Ndoshta .......
 
Pershendetje ,

9. Amor Requiem

Mendimi im zhdervillet
Ne ajrin e frohte
Kete mengjes dimri,
Laget, thahet,
Zhgryhet,
Ndalet, pushon,
Fluturimin rinis,
Dhe nen krahet e eres,
Prek kufijte e fantazise.

Aty ndalon,
Mbushet me fryme,
Ringrihet perseri,
Ndalet ne brigjet
E nje dashurie te kaluar,
Tashme nje relike,
Nje kujtim i larget,
Ndoshta e harruar,
Thellesisht e perjetuar.

Detajet nuk duken me...
fytyra jote e mjegulluar,
rrezatimi i syve i zhveshur,
aroma jote e zbehur.

Mendimi hesht...
hesht dhe psheretin,
e shoh...
me sheh me sy
Pastaj struket...
mblidhet...
dhe mbyll kujtimin per ty,

Ndoshta vetem per nje cast,
Ndoshta pergjithmone,
Ndoshta kurre....

10. Trokitje Dimri

Vjeshta mbaroj!
Filluan ditet e ftohta ,nete me te gjata na presin…
Eh ti nuk je ....gjithmone ky muaj ka qëne muaji me i bukur per ne ,derisa gjithcka u kthye ne nje mankth .
Dimri po troket,bashke me te ke ardhur dhe ti , e ndiej shume prezencen tende edhe pse nuk mund te te prek edhe pse nuk mund te te shoh
E ndiej ende ate perqafim tendin ,e ashtu e plogeshtuar e mirepres Dimrin sikur te ishe ti.
Dhjetori ka qëne muaji yne ,me kujtohet dita e pare qe jemi takuar, e nga pas na ndoqen muajt e tjere e pikerisht atehere kur u pershtatem dhe duheshim aq shume ti duhet te ikje dhe thjesht te me lije mua me kujtimet tona. ......Eh kujtimet tona,sa cmendurira kemi bere sebashku, jemi dashur si te marre ,kishim planifikuar shume gjera per te ardhmen tone , e gjithe ato plane u shuan ne nje moment dhe mbeten ne te shkuaren......
Eh ja dimri po troket serish....gjithmone Dhjetorin e simbolizonim si muajin tone ,muajin e dashurise tone te pafundme ,por tani trokitja e tij me lendon ,me zgjon endrrat qe kisha dikur me ty, te zgjon ty ne qenien time...
Me lendon fakti qe nuk mund te te perqafoj sikur dhe njehere te vetme.
Ky muaj po me kujton cdo moment tonin, e megjithate edhe pse ti mungon une vazhdoj e vetme pa ty gjerat qe benim se bashku ,keshtu dhimbja me kalon disi.
E di qe nuk do doje te me shikoje ne kete gjendje te mjerueshme ,te premtoj do bëhem e fort sepse jeta vazhdon.
Jeta vazhdon por ti do jesh gjithmone ne zemren time ,edhe nese vitet do kalojne do jesh i fshehur ne thellesite e shpirtit tim dhe kur te merzitem ti do dalesh ne siperfaqe dhe une do qaj si nje rebesh shiu i stuhishem.

11. Shi malli

Ndale hapin në fillimin e kujtimeve - lot!
Varu mbi buzë siç ke bërë për jetë e mot.
Nuk je Eugjeni e skalitur në poezi!
Ndaj vajet e
Çajupit nuk të trembin dot.

Je Zoga e Mjedës e fjetur nën reze hënore,
Mbretëresha e Poradecit pa kurorë mbretërore,
Desha të shaj, të qeshurat dot nuk i mbaj.
Kërkoj falje si Dedaj, e fjalët i harrova prore.

Dimri afron me të edhe kujtimi do prehet.
Si dhembja e Podrimes që me ëndrra ushqehet.
Do të të kujtoj prore ulur në këmbët ashtore.
Si koha e shkuar e Naimit, që me kohën do zbehet.

Ju lutem votoni dhe komentoni :)

10. Trokitje Dimri

Sikur nuk ju mjafton ftohti dhe acari i dimrit e shkonini beni kombinim edhe me nje ftohtesi tjeter - ndarjen.
Si adhurues i ftohtit dhe acarit do me pelqente me shume sikur te kombinohej me ndonje "vater" zjarri.

11. Shi malli
Dy rreshtat e pare me pelqyen jashte mase: "
Ndale hapin në fillimin e kujtimeve - lot!
Varu mbi buzë siç ke bërë për jetë e mot."

9. Amor Requiem

Per mendimin tim them se ka nje perberje dhe nje brum qe shijes time i dha dicka me shume se tjerat. E thjeshte, e lirshme, me rrjedhe te mire duke te bere per vete.

VOTA IME
 
8. Jeta ne nje grusht

Ishte nje here "Oh sa gezim, me ne fund do na sjellesh nje bebe".
Barku rritej perdite dhe avash avash fillova te ndjeja si fllucka, qe u kthyen shume shpejt ne shkelma e grushta sepse doje t’me jepje te kuptoja se kush komandonte.
Nuk ishim dakord ne kete pike, por thashe qe fundja do te mesoje, ta shprehje me dashuri. Puthje pas puthje do te zbusja dhe do te ishe krenar per nenen tende.
Ishte nje here "oh c'mrekulli.

Si ka mundesi qe linde kaq i madh? Pse nuk qan ? Pse i mban syte kaq shume hapur dhe duket sikur po na analizon?"
Sepse ti zemra mamit ishe vertet me i madhi nga femijet e tjeret qe sapo kishin lindur dhe nuk qaje as gjysem sekondi. Te kaluan nga nje dore tek tjetra sikur me qene nje kryeveper per t’u admiruar dhe me lan vetem ne dhome.
Mbushen dhomen me dhurata dhe u zhduken sepse aq ishte detyra tyre.
Ishte nje here "ma ler te ta them qe je nje nene muti" dhe kishin te drejte zemra ime e vogel. Sepse kalove traume pasi mami u kthye ne pune kur ishe vetem 8 muajsh. Ti ishe mjaftueshem i madh per te kuptuar qe i dhashe perparesi lekut se sa momenteve tona, duke qeshur ose duke qare bashke, sepse s’kuptoja cfare te dhimbte. Kishin te drejte shpirti im i vogel sepse te lija te hipje kudo dhe ste perqafoja pasi bije pertoke, por te shifja me bishtin e syrit dhe te inkurajoja te coheshe me i fort. Dhe ti kurre nuk qave... as ate dite qe cave buzen e vogel me kicat qe sapo te kishin dalur.

Me fal vogelushi im qe te mbusha shtepine me lodra qe sme kerkove dhe te dhashe tenxhere me lug qe mos te qaje sepse isha me vonese dhe duhet te pergatisja darken.
Ishte nje here "sa femije i pa edukuar. Shife si uleret, shife si qan; sduhet ta nxjerresh nga shtepia sepse te turperon" dhe une te shtrengoja fort sepse e dija qe te mungonte vetem fjala. Qe lotet e tu ishin kaprico te maskeruar nga merzitje sepse kuptoje qe aty skishte dashuri per asnjerin prej nesh.
Dhe gjuaje gjuaje me shkelma duke uleritur me sa force kishe kur me ndjeje te merzitur.
Tani u rrite. U bere cun i madh dhe qorton mamin kur filloj te mallkoj boten, me shtrengon fort dhe mi fshin lotet me puthjet e tua.
Ishte nje here "Sa ka ndryshuar! Sillet si nje i rritur, a mund ta marrim per nje xhiro
?"

Ketu nuk ka fantazi, ketu shoh ndjenja dhe emocione te verteta.
 
Sic duket, kritikat kane dhene rezultatin e duhur kete radhe.. :)

Tematike e bukur, renditja e fjaleve shume e bukur, shoh nje permiresim te theksuar ne drejteshkrim..Dhe mbi te gjitha, me duken shkrime te dalura nga thellesite e shpirtit, aspak siperfaqesore.

Po anoj me shume nga numri nje, por do pres t'i lexoj dhe disa here perpara se te votoj.

Ju lumte!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top