Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni quan psikopatë ata që e kanë përgjuar

Jehona e madhe që ka kapluar skandalin e përgjimeve, sidomos aspekti politik i saj, ka bërë që më së paku, ose fare të mos diskutohet për gjendjen shpirtërore të “viktimave”, respektivisht atyre për të cilët u vërtetua se kanë qenë të përgjuar në mënyrë sistematike, ndëra numri i tyre është marramendës.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, (viktimë e përgjimit) veprimin e quajti “Akt Psikopatik”, dhe paralajmëroi se drejtësinë do ta kërkojë deri në përmbushje të saj, ndërsa përgjuesit i quan të mjerë, duke cituar ajetin Kuranor në të cilin mes tjerash thuhet: “Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri tjetrin”

Studiuesit e psikologjisë, thonë se përgjimi do të shkaktojë pasoja të rënda në sjelljet e individëve, pasi me të kuptuar se vëzhgohen apo në rastin konkret përgjohen, njerëzit ndryshojnë sjelljen dhe komunikimin me qëllim që t`u përshtaten pritjeve të vëzhguesit, ndërsa në jetën politike dëmi mund të jetë edhe shumë më i madh, ku mund të kemi frenim total të përfshirjes publike në përgjithësi.

I pyetur të komentojë fenomenin e përgjimeve dhe pasojat, Psikologu Vesel Memedi, thotë se ky lloj i ndryshimit radikal të sjelljes së individëve, shkakton deindividualizim, që në psikologjinë sociale njihet si humbje të individualitetit, identitetit personal, anonimitetit, vet-informimit, dhe shumë sjellje tjerra:

Vesel Memedi

“Sipas kësaj teorie, ky ndryshim në sjellje do të shkaktojë ndalesa të natyrave të ndryshme të sjelljes normale individuale. Kjo sjellje do ti inkurajoj njerëzit të veprojn në mënyrë agresive, ose devijim të tërrësishëm nga sjelljet e pranueshme shoqërore. Me një fjalë, nga prizmi i psikologjisë sociale këto ndryshime në sjelljen e individëve do të mund të shkaktojn një kaos të vërtetë mental”-shprehet Memedi.

Viktimat e përgjimit, konfirmojnë konstatimet e mëhershme, ndërsa shprehin mllef dhe zemërim pasi siq thonë ata, shteti ka prekur thellë ndjenjat e tyre:

Meri Jordanovska

“Autenticiteti i bisedave të mija është i pakontestueshëm, prandaj ndjej mllef dhe zemërim nga shteti im. Akoma nuk di se kush e ka bërë, por për një gjë jam e sigurt se ka dëshiruar të ketë nën kontroll secilin segment në shtet. Më herët vetëm supozonim, ndërsa tani u vërtetuan dyshimet se kemi qenë të përgjuar’’- tha për portalin, tesheshi.com- Meri Jordanovska, gazetare e cila kohë më parë mori kopje të të gjith bisedave që kishin qenë cak i përgjimeve.

Nuk ka qenë vetëm ajo, pasi shumë gazetarë tjerë kanë qenë të përgjuar, në mesin e të cilëve edhe Borjan Jovanovski:

Borjan Jovanovski

“Ndjehem sikur t’më është dhunuar intimiteti, që paraqet shkelje të privatësisë, ndërsa çështja tjetër është shkelja e profesionit tim, pasi në bazë të materialit tim të përgjuar, dikush ka tentuar të ketë nën kontroll punën time profesionale e cila ka qenë e natyrës diskrete. Shpresoj në epilog të drejt gjygjësorë, i cili do t’më sjellë s`paku sadisfaksion moral”

Kjo është hera e dytë që Maqedonia tronditet nga afera të përgjimeve, pasi më herët shtatëmbëdhjetë gazetarë në Maqedoni morën 100,000 euro dëmshpërblim duke akuzuar shtetin për përgjime të paligjëhme në vitin 1999 dhe 2000.

Skandali u quajt “Veshi i Madh” ndërsa u zbulua në janar të vitit 2001 nga presidenti i atëhershëm Branko Crvenkovski. /tesheshi.com/
 
Titulli: Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni quan psikopatë ata që e kanë përgjuar

Tani une mund te kuptoj shume mire zemerimin e te gjithe te pergjuarve sepse eshte cenuar rende liria e tyre personale dhe jeta e tyre private, dhe ky akt eshte i denueshem per secilin prej te pergjuarve.
Thene kjo mund edhe te kem mirekuptim per politikanet e pergjuar sepse dihet qe politika eshte `e piset` dhe shume fije luhen pas skenes.Keshtu qe jo se i justifikoj por edhe mund ti kuptoj ta larat dhe te palarat e tyre.
Nuk mund ama te kuptoj `te palarat` e Kryetarit te Bashkesise Islame ne Maqedoni, sepse ai sipas besimit dhe mesimeve te Islamit s`duhet te kete asnje `te palare`.
Denoj edhe ne rastin e tij pergjimin sepse mbi te gjitha ai eshte nje qytetar qe ka te drejtat e veta por si Kryetar i Bashkesise Islame ai duhet te jete shume i kenaqur qe e kane `pergjuar` nese ka jetuar dhe vepruar sipas mesimeve te fese Islame.Nese ka pakenaqesi si qytetar i thjeshte e kuptoj, nese ka pakenaqesi si Kryetar i Bashkesise Islame atehere......
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni quan psikopatë ata që e kanë përgjuar

Qeveria ka per detyre te mbroje shtetin dhe individet e saj nga cdo cenim i mundshem qe mund te demtoj ne rrange te cakuara sigurin dhe Shtetin .
Duke qen qe problemet me radikalizmin islam u thelluan u ben problem politik dhe real social e shoqerore.
Atehere normalisht tek ate njerez qe shteti dyshon qe mund te kete burime apo devijime eshte i detyruar te marre hapa sigurie.
Qofte kjo dhe me nje kosto te tille ndaj personave qe pergjohen,qe mund te jene edhe te pafajshem dhe dhunohet jeta e tyre ne fakt.
Por keto jan kostot kur flasim per situata tranzicioni dhe qe mund te sjellin rrezikshmeri ne disa cake te caktuara.
Importimi dhe rekrutimi i njerzve dhe formimi i zenxhirve per ne Isis u be problem ne tere Evropen por me i dukshem ne trevat Shqiptare sidomos Maqedoni e Kosove.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top