Kreshnik Qato, gati për evenimentin 250 mijë Euro

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Boksieri i mirënjohur, në ring më 2 maj 2010, për të mbrojtur për herë të katërt titullin e kampionit të botës në versionin WBF


Kundërshtari i tij, Esteban Valdemar Ponce, nga Buenos Aires, ka një bilanc solid si boksier profesionist


Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, do të ngjitet në ring më 2 maj 2010, për të mbrojtur për herë të katërt titullin e kampionit të botës në peshën e mesme në versionin WBF dhe këtë radhë sfidanti i shqiptarit do të jetë argjentinasi Esteban Valdemar Ponce. 26-vjeçari nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, ka një bilanc solid si boksier profesionist me 16 fitore të realizuara, prej të cilave 8 me KO, 4 humbje dhe një barazim.


Gjithsesi fakti që e favorizon Qaton është se kundërshtari i tij nuk ka përvojën e tij, dhe nuk ka zhvilluar asnjëherë një duel prej 12 rundash, sa zgjasin duelet për titujt botëror. Në vitin 2008, Ponce ka tentuar titullin e kampionit të botës për të rinjtë në versionin IBF për peshën e mesme, por është mposhtur në Kiev nga ukrainasi Maksim Bursak.


Më parë ishte përfolur që për kundërshtar të Qatos për duelin e 2 majit të jetë serbi me banim në Austri, Gojko Knezheviç, por, si duket, ai nuk ka pranuar përsëri që të ndeshet me boksierin shqiptar, aq më tepër në Tiranë.


Qato është stërvitur atje deri dje në mbrëmje, ndërsa pritet të zbarkojë në Tiranë më 30 prill. Duke folur nga Franca, atje ku po zhvillon fazën përgatitore Qato ka thënë se po stërvitet deri në maksimum dhe, duke qenë se përballja zhvillohet në Tiranë për Qaton kjo është një përgjegjësi shtesë. Argjentinasi Esteban Waldemar Ponce do të tentojë që të marrë me vete brezin, të cilin Qato e zotëron që nga prilli i vitit 2008.


Përpara kësaj sfide, Kreshnik Qato ka një bilanc prej 21 fitoresh dhe 6 humbjesh dhe në renditjen botërore të boksit profesionist, ai tanimë renditet i 39-ti midis afro 1,050 boksierëve të kategorisë së peshës së mesme, ashtu sikundër është ngjitur edhe në renditjen europiane, ku mban vendin e 21-të midis afro 302 boksierëve.


Por, më e rëndësishmja është se në katër vitet e fundit ai mbetet i pamposhtur, duke shënuar 14 fitore radhazi. Sipas burimeve pranë organizatorëve, kostoja e këtij evenimenti arrin shifrën prej 250,000 eurosh dhe në fakt ai ka nisur zyrtarisht që më 28 prill me mbërritjen e të ftuarve ndërkombëtarë, zyrtarëve e të tjerë.
Shkurt nga bota


Mediat madrilene, elozhe për Mourinjon

kreshnik%20qato%20boksieri%20shqiptar%204%20prill%202008.jpg

Në një kohë që mediat katalanase përshëndesin kampionët e tyre që dolën me kokën lart nga "Camp Nou", të kundërtën bëjnë mediat madrilene, të cilat jo pa qëllim i thurin elozhe skuadrës së Jose Mourinho-s.


"Mou, e meritove", shkruan sportivja "Marca", e cila prej kohësh po lobon që presidenti Perez të marrë në skuadrën "Merengues" teknikun portugez. Në vijim gazeta analizon sjelljet antisportive të Barcelonës në rastin e Valdes ndaj Mourinho-s dhe ka vënë në dukje formën e dobët të treguar nga Ibrahimovic.


E përditshmja tjetër "AS" preferon të ironizojë me faktin se Barcelona nuk do shkelë në Madrid. Gazetat katalanase kanë pasur më shumë mesazhe ngushëllimi dhe kritika ndaj sjelljeve provokuese të Mourinho-s. "Goli u shënua vonë", lexohet në faqen e parë të "El Mundo Deportivo", ndërkohë që e përditshmja tjetër "Sport" shkruan: "Kampioni u eliminua si i tillë". Në Itali, entuziazmi i mediave vendase është në nivelin më të lartë të mundshëm.


Në të gjitha faqet e të përditshmeve kryesore flitet për një kualifikim historik të Interit për në finale të Ligës së Kampioneve. "Inter një mur lavdie", është titulli i "La Gazzetta Dello Sport", ndërsa "Corriere Della Sera", ka publikuar një foto të Murinho-s me diçiturën "Murinjo mes lavdisë dhe zemërimit".

shekulli
 
Titulli: Kreshnik Qato, gati për evenimentin 250 mijë Euro

Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF

Kreshnik Qato, shqiptari Kampion Bote në versionin WBF është ngjitur dje në mbrëmje në ringun e pallatit të sportit “Asllan Rusi” për t’u ndeshur me sfidanti argjentinas, Valdemar Ponce (16 fitore, 4 humbje dhe një barazim).

Që nga fitimi i këtij titulli, kjo ishte hera e tretë që 32-vjeçari shqiptar e mbronte atë. Raundi i parë i barabartë. Edhe pse përpara kishte një boksier të ri në moshë, Qato ka mundur të imponohet mirë falë eksperiencës dhe qetësisë. Shqiptari është përmirësuar në raundin e dytë. Kur ishte në momentet më të mira gjatë raundit të tretë, ka marrë një goditje nga Ponce në mjekër dhe është rrëzuar përtokë në “Knock down”.
kreshnikqato.jpg

Boksieri durrsak e ka marrë veten mirë dhe ka rikthyer baraspeshën, përballë një kundërshtari i cili mbrohet mirë dhe tenton të gjejë hapësira për të lëshuar grushtet. Raundet 5 e 6 dominohen nga 32-vjeçari shqiptar, ndërsa në raundet pasuese 8,9 e 10 ka thuajse një barazim mes dy boksierëve. Kreshniku është treguar më i qartë dhe ka dhënë goditje më të pastra, ndërkohë që rivali i tij pak më i tërhequr, gjithsesi nuk është dorëzuar.

Rikthimi i Qatos dominues në raundin e 11, ndërkohë që në të fundit e ka mbuluar me një rrebesh grushtesh, por qe gjithsesi gongu e ka ndalur në momentin kur mund ta kishte hedhur “Knock-out”. Qato fiton 3-0 pas vlerësimeve me pikë të të tre gjyqtarëve: 118-109, 117-110, 118-109, duke u rikonfirmuar sërish kampion bote në versionin WBF.

“Të them të drejtën kisha shumë emocione. Jam përgatitur shumë për këtë ndeshje, e kisha studiuar shumë kundërshtarin dhe isha përgatitur për duel në afërsi dhe në distancë. Ta shijojmë këtë titull, ndërsa për të ardhmen do të mendoj më vonë”. Mbrëmja në pallatin e sportit “Asllan Rusi” kishte nisur më parë me një duel interesant mes boksierit kosovar, Shpëtim Shala, me kroatin Josip Jalushiç, e fituar nga djaloshi nga Kosova me pikë.

Në barazim është mbyllur dueli për titullin e peshat e rënda WBF International në kategorinë e rëndë me hungarezët Laszlo Hubert e Zoltan Beres. Po ashtu në ring janë ngjitur edhe dy ferma, Laura Saperstein kundër rumunes Daniela David.

tch
 
Titulli: Kreshnik Qato, gati për evenimentin 250 mijë Euro

te duam Qato je ardhemia jone vetem ti na perfaqsone me zemer dhe flamur je 1
 
Titulli: Kreshnik Qato, gati për evenimentin 250 mijë Euro

Bravos Kreshnik, ke deshmue se je luftetar dhe trim i vertet ne ring boksi.
 
Titulli: Kreshnik Qato, gati për evenimentin 250 mijë Euro

ndeshjen e fitoi qato dhe urime per fitoren , ti haje gezuare leket dhe urojme per fitore te metejshme
saper kundershtarin argjentinas per aqe sa degjova une nga komentatoret shqipetare ai ishte akoma amatore dhe nuk kishte bere kurre ne jeten e tije 12 raunde
 
Titulli: Kreshnik Qato, gati për evenimentin 250 mijë Euro

Me kete fitore Kreshnik Qato arriti objektivin qe i kishte vene vetes.Ka bere emer si individ kohet e fundit ne sportin e rende por edhe burreror te boksit.Por njekohesisht i beri nder edhe shqiperise duke shenuar emrin e shtetit qe ai perfaqson ne statistikat e burrave me te forte te botes.Edhe nje here bravo Qato!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top