Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Krenaria më e madhe se dashuria, shenjat që nuk japin kurrë një mundësi të dytë ish-it

Shiko fotografinë 1921302
Dashi mund të jetë pak i ashpër në një lidhje-ndarje. Kur një Dash dashurohet, ai është i përfshirë tërësisht tek ty, por sapo futeni në konflikt me një Dash, ata shndërrohen në një Ares, perëndia greke e luftës. Thënë kjo, vjen një moment ku Dashi nuk është vetëm kokëfortë, por thjesht injoron dhe nuk i intereson më. Nëse i humbni njëherë, i humbisni përgjithnjë.


Luani bën pjesë gjithashtu në këtë listë. Nuk ka shumë rëndësi pse jeni ndarë me një Luan, ajo që ka rëndësi është se, sido që të jetë ju me siguri e keni lënduar egon e tyre. Një nga sekretet më të mëdha të zodiakut është se Luanët e ashpër dhe të patrembur në dukje, mund të jenë edhe shumë të ndjeshëm.
Nëse e tradhton besimin e tyre, nuk mund të bësh asgjë për t’i kthyer në favorin tënd.



Një Virgjëreshë që ju thotë “kaq ishte” është pak a shumë një vendim i Gjykatës së Lartë. Nuk ka rëndësi se çfarë çoi në prishjen e lidhjes suaj – ajo që ka rëndësi është që, në mendjen e një Virgjëreshe, të ndjekësh një marrëdhënie me një ish është e palogjikshme.Dhe do të ishte edhe më e palogjikshme të ktheheshit tek njëri-tjetri dhe të përpiqeni ta bënit lidhjen të funksionojë.


Një Akrep jo vetëm që nuk do të kthehet me një ish, por do të fajësojë edhe veten për ndarjen. Nuk është se njerëzit e kësaj shenje nuk do t’i njohin gabimet tuaja – ju patjetër do të dëgjoni për to. Por ata do të zemërohen me veten e tyre gjithashtu, sepse nuk arritën ta shihnin në kohë se diçka nuk po shkonte.Këto shenja mund të jenë pak të ashpra gjatë ndarjeve, por kjo ndodh vetëm sepse po përpiqen të mbrojnë zemrat e tyre. Nëse ndaheni ndonjëherë me një Akrep, dijeni se përfundoi aty. Lamtumirë!


Një Bricjap nuk ka kohë dhe energji për të humbur tek një person të cilit ia dha njëherë mundësinë. Si një shenjë Toke, Bricjapi nuk ka vend për paqëndrueshmëri. Nëse një ish përpiqet të hyjë në jetën e tij ose fillon të luajë lojëra, rezultati s’do e çojë askund.


Sot.com.al
 
Luani bën pjesë gjithashtu në këtë listë. Nuk ka shumë rëndësi pse jeni ndarë me një Luan, ajo që ka rëndësi është se, sido që të jetë ju me siguri e keni lënduar egon e tyre. Një nga sekretet më të mëdha të zodiakut është se Luanët e ashpër dhe të patrembur në dukje, mund të jenë edhe shumë të ndjeshëm.
Nëse e tradhton besimin e tyre, nuk mund të bësh asgjë për t’i kthyer në favorin tënd.

Luanet jan 'teper' per ke ven llogjiken para zemres.
Kjo sdo te thot qe skemi tru ? perkundrazi, kuptojme me shum sec shprehjme por na pelqen sfida, e ndaluara, e paarritshmja dhe kur dicka thyhet, i vejm flaken pavarsisht se me te digjemi dhe ne.
O tutto o niente
 
Një temë të tillë egziston ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back