"Kredite e keqija" prekin bankat shqiptare"

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
"Kredite e keqija" prekin bankat shqiptare"

Kredite e keqija qe kane prekur bankat, nuk vijne vetem nga njerez me veshtiresi ekonomike, por edhe nga zyrtare shteterore qe shperfillin kontratat me bankat e nivelit te dyte, duke mos likuiduar vlerat debitore. Sikunder shihet ne vendimet e gjykates se Tiranes si dhe ne Zyren e Permbarimit, nje numer zyrtaresh dhe perfaqesues te OJF-ve, jane bere pjese e “kredive te keqija” duke mos i likuiduar ato. Keshtu, sipas vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane Andi Lila, drejtor i ALUIZN-it per qarkun e Durresit, se bashku me nje debitor solidar, ka marre qe me 2 qershor 2006 nje kredi ne vleren 14 400 euro.

Pas marrjes se kesaj paradhenieje bankare, presupozohej qe Lila te paguante rregullisht kestet e kredise. Por kjo nuk ka ndodhur dhe duke u nisur nga mosrespektimi i pikave te kontrates, gjyqtari Asim Vokshi ka vendosur me 12 maj 2008, leshimin e urdhrit te ekzekutimit ndaj kredimarresit Lila, madje ka ngarkuar Zyren e Permbarimit Tirane per ekzekutimin e vendimit. Por Zyra Permbarimore Tirane, thote se nuk e ka zbatuar ende urdhrin e gjykates, edhe pas kaq kohesh, duke u justifikuar me pretendimin se nuk arrin te gjeje dot debitorin.

Analistet bankare, pohojne se marrja e kredive, e shtuar shume se fundi, ka krijuar lehtesi financiare per mijera shqiptare te cilet ne pergjithesi shlyejne kestet. Por rastet e kunderta qe sillen nga te tjere, ca me keq, njerez publike, sipas analisteve, rrezikojne vazhdimesine normale te kreditimit, si shembuj te kredive te keqija qe kane sjelle krize te forte ekonomike ne SHBA dhe me gjere.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top