KQZ numëron kutinë e parë të Fushë Kuqes, kryeson PD-ja

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Pas numërimit të kutisë së parë, nga 6 gjithsej të Fushë Kuqes që kanë nisur të numërohen në KQZ, Partia Demokratike kryeson me 187 vota. Numërimi që është bërë në një transmetim direkt nga KQZ-ja kanë rezultuar 2 vota të pavlefshme për PD-në, për të cilat Njazi Kosovrasti ka kërkuar të futen në zarfin e kontestimeve.
Partia Socialiste në këtë kuti ka rezultuar me 75 vota; LSI me 18 vota; PR me 9 vota dhe PLL vetëm me një votë.
Para nisjes së procesurës ka pasur debatet për numërimin fizik të fletëve të votimit. Anëtarja socialiste e KQZ-së, Dëshira Subashi deklarois e dje ishtë vendosur se fletët i merr dhe kontrollon kreu i KQZ. Kryetari i KQZ, Ristani pranoi qe fletet ti numeroje administrata, kurse nenkryetarja e KQZ, Subashi kundershtoi. Ristani propozoi qe verifikimin e fleteve ta beje vete Subashi.

ora, 10.55
Nis numërimi i 6 kutive të Fushë Kuqes, KQZ: Të vlefshme, vetëm ato ku është votuar qartë
TIRANث - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e e 6 kutive të votimit, që i përkasin KZAZ-së 39 në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Komisioni u mblodh pak më parë në sallën e mbledhjeve, ndërkohë që në tavolinë ishin vendosur kutitë me vota, që presin të lexohen. Mësohet se pë numërimin e tyre janë vënë në dispozicion dy grupe numërimi.
Në kutinë e parë janë shënuar disa probleme, për të cilat KQZ dekalroi se do të vlerësojë të vlefshme, vetëm ato ku është votuar në mënyrë të qartë për një subjekt. Kjo, pasi në shumë fletë u vu re se x ishtë vendosur te numri rendor, në të tjera të pjesa e kutisë dhe të tjera fletë kishin më shumë se dy shenja x.

Realisht, marrja e këtij vendimi duket se ka qenë jo pak i vështirë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili për të arritur në finale është mbledhur jo pak, por tre herë gjatë ditës së djeshme, ndërsa përfaqësuesit e partive politike dhe vetë anëtarët e tij kanë negociuar edhe jashtë tavolinës së mbledhjeve zgjidhjen e situatës në këtë qark.

Shkak është bërë qëndrimi i anëtarëve të majtë në këtë komision, të cilët kanë këmbëngulur që KQZ-ja të miratonte vendimin përfundimtar mbi bazën e të dhënave që përmbanin tabelat e rezultateve të hartuara nga vetë anëtarët e kësaj KZAZ-je, ndërsa të djathtët kanë mbrojtur qëndrimin se në këto tabela duhet të reflektohen edhe rezultatet e kutive, që do të numërohen sot.

Sipas anëtarëve të opozitës në KQZ, subjekti që ka pretendime mbi rezultatin e tabelave të plotësuara nga KZAZ-ja e kësaj zone, duhet t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të vendosur nëse duhet të numërohen ose jo kutitë e votimit, duke argumentuar se komisioni më i lartë zgjedhor në vend nuk mund të marrë kompetencat dhe të ushtrojë funksionet e një komisioni të nivelit të dytë.

Në përfundim, me unanimitet, KQZ-ja ka miratuar aktin për të organizuar sot në ambientet e sallës së mbledhjeve procesin e numërimit të votave, për gjashtë kutitë që KZAZ-ja 39 në Fushë-Kuqe nuk pranoi t'i hapte, duke i konsideruar ato të parregullta. Më konkretisht, bëhet fjalë për kutitë e votimit të QV-ve me numër 0853, 0900, 0902, 0903, 0909 dhe 0917.

Sipas vendimit që ka marrë dje KQZ-ja, kutitë do të hapen para gjithë anëtarëve të këtij komisioni, si dhe përfaqësuesve të forcave politike, dhe në dy tavolina të ndryshme, punonjësit e administratës së këtij komisioni do të bëjnë numërimin e votave.

Pavarësisht zhurmës së madhe, që është bërë për këto 6 qendra votimi, duket se rezultati që ato mund të japin nuk mund të prodhojë ndryshime të raporteve të mandateve në këtë zonë zgjedhore.

Kjo pasi PD-ja, për të marrë mandatin e 5-të në këtë zonë, do t'i duhet që në këto 6 kuti votimi të mund të sigurojë një avantazh prej afro 1800 votash në raport me PS-në.

Por, këto gjashtë kuti mund të kenë efekt në ndarjen e mandateve dhe mund të favorizojnë PD-në, vetëm pasi të përcaktohet fati edhe i tre kutive të tjera të votimit në KZAZ-në 37 në rrethin e Lezhës, të cilat janë numëruar, por nuk janë plotësuar tabelat e rezultateve, pasi përfaqësuesit e majtë atje kanë shfaqur pretendime se kutitë kanë qenë të parregullta.

Aktualisht, situata në Qarkun e Lezhës paraqitet e tillë, ku PD-ja, nga 235 kuti votimi që janë numëruar nga 244 që ka gjithsej, ka mundur të sigurojë 37419 vota, kundrejt 24042 votave të koalicionit të PS-së. Shekulli
 
Llogaritë e fundit, priten votat e Fierit, Laçit, Beratit

TIRANث- Ndërsa duket se procesit të numërimit të votave po i vjen fundi, në dy partitë e mëdha shihet tension dhe shpresë.

Aktualisht është duke u numëruar në Bushat (qarku Shkodër) dhe në Tiranë, por janë të bllokuara KZAZ-të në Fier, Berat dhe Laç, (qarku Lezhë). Nga këto vota dhe kryesisht nga ato të Fierit pritet ndarja përfundimtare e mandateve.

Nëse PS merr edhe një deputet tjetër në Fier, Aleanca për Ndryshim nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë.

Sipas të dhënave të fundit të Eca-Kriik deri tani PD dhe koalicioni i saj merr 70 mandate ndërsa PS dhe koalicioni i saj 66 mandate, LSI merr 4 mandate.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top