Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KQZ: Fiton 71 e djathta, 65 PS, 4 LSI

  • Nga xxl
  • Start date Start date
  • - Zgjedhjet Parlamentare 2009
Koalicioni "Aleanca per Ndryshim", formon qeverine. Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli, dha dje publikisht rezultatet paraprake te zgjedhjeve, duke deklaruar se koalicioni "Aleanca per Ndryshim" ka 71 mandate deputetesh. Shifer kjo e mjaftueshme qe koalicioni qe drejtohet nga kryeministri Sali Berisha te krijoje qeverine edhe per kater vitet e ardhshme. "Te perkthyer ne mandate, koalicioni Aleanca per Ndryshim ka 71 deputete, koalicioni Bashkimi per Ndryshim, 65 deputete dhe Koalicioni Aleanca Socialiste per Integrim, 4 deputete", tha Olli. Keto te dhena qartesojne se mandatin se mandatin aq te debatueshem ne qarkun e Fierit, e ka marre Partia Demokratike, dhe nje Partia per Drejtesi dhe Integrim, e cameve, e cila mundesoi keshtu qe maxhoranca e djathte te krijoje serish qeverine ne keto zgjedhje. Nderkohe qe jane ende ne loje per t'u nemeruar ne KQZ dhe disa kuti votimi, numerim qe pritet te filloje diten e sotme. Edhe nese hamendesohet apo diskutohet per nje bashkepunim te mundshem mes PS dhe LSI pas zgjedhjeve, nje fakt qe perfaqesuesit e LSI-se e mohuan, eshte e pamundur qe ata te krijojne qeverine pasi shkojne vetem ne 69 vota. Sipas te dhenave zyrtare te KQZ-se, rreth 50% e zgjedhesve moren pjese ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Qarku ku u spikat pjesemarrja me e larte e zgjedhesve qe moren pjese ne votime ishte ai i Kukesi, ku moren pjese ne votime rreth 59% e popullsise. Nderkohe qe gjate gjithe dites se djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numeroi gjashte kutite e votimit ne qarkun e Lezhes. Por pas me shume se 13 ore numerimi, fletet e votimit nuk ndryshonin asnje rezultat apo nuk leviznin asnje mandat ne kete zone, qe ndoshta mund te lekundte serish rezultatin paraprak te dhene dje ne mbremje nga KQZ. Gjate procesit te tejzgjatur te numerimit te gjashte kutive te votimit, ne komision u veren shume parregullsi. Nje kuti, figuronte se nuk kishte asnje te dhene mbi identifikimin e zgjedhesve. Procesverbali ishte mbyllur me firma, po zgjedhesit ndonese kishin votuar, nuk kishin numrin e identitetit se me cfare dokumenti votuan, pasaporte apo karte identiteti. Kjo kuti pritet te shpallet e pa vlefshme ndonese u numerua per efekt procedure ne KQZ.

Kohajone
 
Ma shpjegon dikush mua si dhe kur e mori PD mandatin e fundit? Se mesa di une PD kishte 70, PS 66 dhe LSI 4.
 
Ma shpjegon dikush mua si dhe kur e mori PD mandatin e fundit? Se mesa di une PD kishte 70, PS 66 dhe LSI 4.

lexoje temen se e ke te shkruar,ne qarkun e firerit e ka marre.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back