KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 43,18% e zgjedhësve

WxP

Staf në FV.AL
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në faqen zyrtare të tij pjesëmarrjen në votime deri në orën 16:00 duke theksuar se deri në këtë orë kanë votuar 43,18% e zgjedhësve.
Nga të dhënat më të fundit në Korçë kanë votuar rreth 51,48% e zgjedhësve deri në orën 16:00, ndërsa në Kukës kanë votuar rreth 43,38% e zgjedhësve. Të dhëna të tjera janë dhënë edhe për Tiranën ku bëhet me dije kanë votuar rreth 46,82%; në Elbasan kanë votuar rreth 37,22% e zgjedhësve; në Dibër rreth 47,04%; në Berat 37,22% e zgjedhësve.
Më herët, zëdhënësja e KQZ-së ka publikuar të dhënat deri në orën 13:00 për disa nga qarqet e vendit ndërsa u tërhoqi vëmendjen KZAZ-ve që t`i paraqesin KQZ-së të dhënat për pjesëmarrjen në votime.
Në një konferencë për shtyp Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar ecurinë e procesit të votimit në shkalle vendi, duke njoftuar për vonesat rreth hapjes së qendrave, problemeve të para dhe pjesëmarrjen në votime sipas ZAZ-ve.
“Tre qendra votimi ne Dukagjin janë hapur me vonesë. Në fshatin Mollas në ZAZ numër 46 mungonin fletët e votimit dhe për pasojë procesi ka nisur me vonesë. Në 5 qendra votimi në Laç janë ndërprerë në orën 8.30 minuta” tha zëdhënësja e KQZ-së.
16:54 Zëdhënësja e KQZ-së ka paraqitur të dhënat në disa qarqe deri në orën 13:00.
Në qarkun e Dibrës pjesëmarrja ka qenë 32.09 për qind
Në qarkun e Durrësit, KZAZ 23 pjesëmarrja ka qenë 29.95 për qind
Në KZAZ 25 në Fier, pjesëmarrja ka qenë 37.23 për qind
Në KZAZ-në nr 80 në Gjirokastër pjesëmarrja ka qenë 36.42 për qind
Në KZAZ 70 në Korçë pjesëmarrja ka qenë 41.2 për qind
Në KZAZ nr 62 në Korçë pjesëmarrja ka qenë 42.16 për qind.
Në KZAZ nr 13 në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 37.77 për qind
Në KZAZ 15 në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 41.54 për qind
Në KZAZ 3 në Shkodër pjesëmarrja ka qenë 39.32 për qind
Në KZAZ 7 në Shkodër pjesëmarrja 29.01 për qind
Tiranë
Në KZAZ 28 pjesëmarrja 42.75 %
Në KZAZ 30 pjesëmarrja 30.19 %
Në KZAZ 31 pjesëmarrja 42.92 %
Në KZAZ 32 pjesëmarrja 43.72 %
Në KZAZ 34 pjesëmarrja 34.52 %
Në KZAZ 40 pjesëmarrja 34.69 %
Vlorë
Në KZAZ 83 pjesëmarrja 23 %
Në KZAZ 87 pjesëmarrja 29.37 %
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    33.8 KB · Shikime: 17

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top