Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kozmetika me afat të skaduar rrezikon shëndetin

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

A e dini se kozmetika zbukuruese mund të jetë e rrezikshme? Nëse i ka skaduar afati i përdorimit, mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj.

Në bazë të hulumtimeve të reja është vlerësuar se vetëm ¼ e femrave i kushtojnë kujdes afatit të skadimit të preparateve për makijazh, derisa femrat tjera i përdorin ato edhe pas skadimit të afatit, madje shpesh nuk u pengon edhe kur preparatet fillojnë të kenë aromë të pakëndshme ose ndryshojnë ngjyrën.

Autorët e kësaj analize thonë se është shumë me rëndësi të dihet se produktet e makijazhit me afat të skaduar rrezikojnë shëndetin. Ata ahojnë se “ngjashëm sikurse ushqimi, produktet kozmetike mund të jenë shumë të rrezikshme për përdorim pas skadimit të afatit”.

Sipas tyre, shumica e femrave e blejnë një produkt kozmetik dhe harrojnë kur e kanë blerë, ndërkohë që asnjëherë nuk e shikojnë afatin e skadimit, ndërsa disa prej këtyre produkteve pas përdorimit e bëjnë organizmin të jetë i ekspozuar ndaj baktereve të dëmshme për shëndetin e njeriut.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 57.1%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 28.6%
  • Vetëm …

    Votat: 2 28.6%
Back
Top