Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosovocentrizmi

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Kosovocentrizmi


Përpjekjet e elitës politike dhe asaj akademike në Beograd, në këto dhjetë vjetët e fundit kanë qenë të pa rreshtura në drejtim të plogështimit të subjektiviteti dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Të gjitha ato përpjekje kanë shërbyer si paralojë që më vonë do të dërgonte drejt përballjes së fundme, ku sipas tyre në një moment të favorshëm, do zgjidhej një herë e mirë kontradikta shqiptaro-serbe.


Në dy-tre vitet (kryesisht) që po lëmë pas ata kanë gjetur një partner aventurier për të bërë hapin final në zgjidhjen e këtij raporti, ndarjen e Kosovës, pjestimin e saj me Tiranën zyrtare. Qeveria e Tiranës, udhëheqësi i saj, i udhëhequr nga protagonizmi për ta kaluar rubikonin e liderthit inferior në rajon, në njërën anë dhe në anën tjetër, i shtyrë nga segmente të politikëbërjes ndërkombëtare për zgjidhje (asimetrike) unilateraliste, është yshtur nga idea e ndarjes së Kosovës; minimi i subjekivitet të saj dhe bashkimi i një paqavureje më Shqipërinë (pjesa tjetër do i mbetej Serbisë). Sot e gjithë ditën, pas asaj mbarseje mbi dy-tre vjeçare, mund të ndëgjosh koluareve politike të Tiranës sikur ky do jetë kryeministri i fundit i kësaj Shqipërie "londineze", pasi pas tij do vij një kryeministër i Shqipërisë së "madhe".

Ky diversion politik mbi subjektivitetin e Republikës së Kosovës pra, nuk është një burimor, ai ushqehet dhe mbahet gjallë edhe nga segmente aventuriere në Tiranë. Segmente këto që u kanë dhënë zemër disa flamurtarëve të këtij deluzioni edhe këtu në Prishtinë. Kështu, e nisur si një muzikë e mirë për veshët e liderthëve të kasabave tona, sot ky deluzion rrezikon të shndërrohet në kërcënimin më të drejpërdrejt të projektit politik (iluminist) e shoqëror të shqiptarëve të Kosovës, i quajtur Republika e Kosovës.


Kosovocentrizmi (mbrojtja e Republikës së shqiptarëve të Kosovës dhe popujve tjerë që banojnë në të), sot paraqet aktin më të lart patriotik. Mbrojtja e këtij projekti na pjekë politikisht si shoqëri dhe dëshmon njëkohësisht kapacitetin tonë shtetformues dhe forcimin e përparimin e demokracisë. Kosovocentrizmi në ditën e sotme është diga më e fuqishme për ta ruajtur të arriturën më sublime qindvjeçare të nacionalizmit shqiptar; shtetin e dytë shqiptar në Ballkan dhe Republikën si instrumentin më të arritur për ta promovuar prosperitetin shoqëror. Përmes Republikës së Kosovës, shqiptarët e tokave veriore arrijnë ta shtrijnë amplitudën e zhvillimit dhe ndikimit edhe përtej kufinjëve të vet shtetëror, drejt hapsirave të afërta kontinentale që i rrethojnë. Kjo doemos që i pengon Serbisë. Qe pse ata më lehtë e kapërdijnë një Shqipëri të ballonuar edhe me disa toka më shumë se sa një Kosovë shtet sovran dhe i pavarur, e cili ka potencial të paçmueshëm për të intimiduar interesat serbe në Ballkan.

Për ata që janë ushqyer me projektin e Republikës së Kosovës qysh në fillesë të lindjes dhe zhvillimit të tij, është e qartë se Republika e tyre e tejkalon për të mirë projektin ekskluziv të bashkimit të shqiptarëve në një hangar të përbashkët. Jo pse bashkimi është sakrilegj por pse subjektivizimi i shqiptarëve të Kosovës përmes shteti të tyre rritë pakrahasimisht shumë peshën specifike të shqiptarëve në përgjithësi në këto hapsira ballkanike. Së bashku me Republikën e Kosovës, si shoqëri ne nuk e kemi krijuar shqiptarin e ri (kosovarin, si identitet të mbivendosur) por përkundrazi, ne i kemi dhën mundësi shqiptarit të tokave veriore ta realizoj vetën drejt një qellimi madhor, europianizimin e tij. Pra, historia na ka dhën më shumë se sa kemi ditur t`i kërkojmë në shekullin e kaluar.

Prandaj, idetë apo edhe përpjekjet eventuale për zhbërjen e Republikës së Kosovës, përmes copëzimit teritorial duhet të kundërshtohen fuqishëm nga të gjithë, edhe nga ata që ëndrrën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet e kanë qellim të parë. Duke mbrojtur shtetësinë e Kosovës, Republikën e saj, të gjithë ne do sherohemi rrugës nga frika se nuk mund ta mbajmë shtetin edhe se ai është i përkohëshëm, e për pasojë duhet t`ia bashkangjesim dikujt tjetër. Në të vërtetë, të përkohëshëm jemi ne kurse shteti ynë është toka e premtuar për fëmijët tanë, të cilët do ta mbrojnë me gjakun e tyre, sa të jetë toka me njerëz!



Autori: Visar K.Berisha
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top