[h=1]Kosovarja: U martova për së treti në Siri se s’kthehesha dot në Kosovë…[/h]
Duke iu bindur fjalës së burrit, E.Sekiraqa thotë se kur ishte 19 vjeçe u nis për t’iu bashkuar kampeve të ISIS-it në Siri. Por, pas 5 viteve qëndrim, në moshën 23-vjeçare, ajo u kthye në Kosovë bashkë me dy fëmijët e saj. Burri i kishte vdekur në frontin e luftës. Në Siri kjo 23-vjeçare kishte bërë edhe dy martesa të tjera. Të tre bashkëshortët e saj kishin qenë shqiptarë.
Nga tri martesa, 23-vjeçarja ka dy fëmijë, me të cilët tashmë është kthyer në Kosovë.
Nga Gentiana Hasani
Ishte 19 vjeçe kur e kishte marrë rrugën për në Siri, aty ku në vitin 2015 po zhvillohej një luftë e ashpër. Por, as lufta që bëhej atje nuk e ndali, tashmë 23-vjeçaren E. Sekiraqa dhe burrin e saj nga Prishtina, që të niseshin për të dhënë pak “kontribut” në Lindjen e Mesme.
Tmerri për të filloi në momentin kur ajo hyri në kampet e luftës. Aty E.Sekiraqa pa se Siria nuk kishte qenë siç e kishte paramenduar. Ndaj, që nga java e parë kur u fut në kampet e luftës, thotë se i kishte kërkuar bashkëshortit të saj që të ktheheshin në Kosovë. Por, kjo gjë kishte qenë e pamundur.
“Burri me thoshte “Po shkojmë në emrin e Allahut dhe nuk do të kthehemi”’. Kështu ka deklaruar para avokates së saj, e rikthyera nga Siria për në Kosovë.
23-vjeçarja martohet dy herë të tjera, në kampet e luftës në Siri.
Pas disa muajve qëndrim në kampet e luftës së Sirisë, E.Sekiraqës i vritet burri. Ajo detyrohet që të martohet me një person të dytë, i cili kishte nënshtetësinë shqiptare. Por edhe ai vritet në frontin e luftës.
Burrin e tretë 23-vjeçarja e gjeti para pak kohësh. Por, edhe ai u burgos para disa muajve.
Këto dy martesa në Siri, E.Sekiraqa ka deklaruar se i ka bërë vetëm që t’i shmanget qëndrimit në kampet e ISIS-it, aty ku qëndronin vetëm gratë dhe ku kushtet kishin qenë të mjerueshme. Këto detaje i dha sot për Gazetën Express, avokatja e të riatdhesuarës, Fatlume Korqa.
“Klientja ime, që nga vitit 2015, ka qëndruar në Siri. Ajo thotë se burri i ka kërkuar që të shkojnë në Siri për një jetë më të mirë. Siç ka deklaruar, atje kanë shkuar për praktikimin më të lehtë të fesë. Edhe po të donte të kthehej, ajo ka thënë se nuk ka mundur”, shpjegon ajo.
Avokatja jep detaje edhe për tre martesat e klientes së saj
“Bashkëshorti i saj i parë është vrarë në front.
Pastaj ajo është detyruar të martohet prapë, sepse nëse nuk do të martohej, duhej të jetonte në një kamp me shumë gra, aty ku kushtet kanë qenë shumë të këqija.
Ndaj ajo u strehua tek kurdët dhe aty u martua me burrin e dytë që është shqiptar. Me të ka pasur një fëmijë. Por edhe ai ka vdekur.
Burri i tretë, burri i tanishëm edhe ky është shqiptar dhe për momentin gjendet në burg”.
Sipas avokates, klientja e saj është penduar për rrugën që e ka marrë drejt Sirisë. Ajo kërkon që në Kosovë të jetojë e lirë dhe t’i rrisë të dy fëmijët e saj, njërin 1 vjeç e tjetrin 3 vjeç.
“Ajo është penduar që ka qëlluar në vendin dhe kohën e luftës. Por, ajo thotë se nuk është penduar që e ka dëgjuar fjalën e burrit të vet.
“Kam ardhur në Kosovë ku ndihem e lirë dhe për t’u ndier e lirë”, ka deklaruar e riatdhesuara, E.Sekiraqa para trupit gjykues, sipas avokates së saj. /Express