Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova ul shkallën e vdekshmërisë së nënës dhe foshnjës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, tha se Kosova po bën reforma rrënjësore në shëndetësi, ndërsa pacienti është vendosur në qendër të vëmendjes. I bindur se shëndetësia ka filluar të trajtohet si prioritet nacional, ministri Gashi tha se shëndetësia kosovare ka për të thënë para profesionistëve dhe para opinionit se janë bërë hapa të mëdhenj pozitiv drejt arritjes së standardeve bashkëkohore në shëndetësi.

Ministri deklaroi kështu në hapje të Konferencës turko-kosovare për shëndetin riprodhues “Prej Adriatikut deri në Kinë”, që u zhvillua tw enjtet në organizim të organizatës turke “YISAV” të Republikës së Turqisë, bashkë me MSH-në të Republikës së Kosovës, Shoqatën e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës dhe Komiteti Kosovar për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës.

Në këtë konferencë profesionale ndërkombëtare, u trajtuan tema të rëndësishme nga fusha e shëndetit riprodhues si dhe janë zhvilluar debate interaktive midis ekspertëve kosovarë të fushës së Obstetrikës e Gjinekologjisë dhe rreth 50 obstetërve dhe gjinekologëve nga Turqia.

Ministri Gashi ka thënë gjatë konferencës se ulja e shifrave të vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës i bën institucionet e Kosovës të ndihemi mirë, por do të ndihen shumë më mirë kur shifrat të zbriten edhe më tej dhe kur shumë nëna dhe prindër, do t’i gëzohen ardhjes në jetë të sa më shumë fëmijëve të shëndoshë. “Ky është objektivi ynë”, tha ministri Gashi, duke siguruar se kthimi i besimit të donatorëve, transparenca dhe besimi në dijen e profesionistëve kosovarë, e bën Ministrinë të besojë se sukseset e reja nuk do të mungojnë.

Gjatë vitit të kaluar Kosova ka regjistruar mbi 28 mijë lindje dhe vdekjet fetale janë zvogëluar në 11.6 promila, vdekjet e hershme neonatale në 9.1 promila, kurse shkalla e vdekshmërisë së vdekjeve perinatale nga 29.1 promila sa ishte në vitin 2000, tani është ulur nën 20 promila.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Metin Husrev Unler, tha se Turqia e Kosova janë një shembull i mirë i partneritetit të mirë. Ky partneritet, tha ai, do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive, ndërsa shembull për këtë, ai përmendni vizitën që ministri Alush Gashi do të realizojë prej 6-9 shtator në Ankara, ku me autoritetet e shtetit turk, do të nënshkruajë një Marrëveshje zyrtare bashkëpunimi.

Ferit Saraçoglu, president i YISAV ka thënë se qëllimi i konferencës është që të implementojë ato masa që kanë për qëllim zvogëlimin e vdekshmërisë së nënës dhe foshnjës, eliminimin e sëmundjeve infektive, etj, në përmbushje të motos për një shëndet sa më të mirë riprodhues “prej Adriatikut deri në Kinë”. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back