Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova s'ka stadium, endet 'Shkup e Shkodër'!

Eliminatoret e Botërorit “Rusia 2018” e kanë zënë Kosovën shumë të papërgatitur, sidomos në infrastrukturë. Infrastruktura katastrofale në vend ka bërë që ëndrra për ta parë përfaqësuesen shtetërore duke luajtur në Kosovë të shtyhet edhe pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Ndeshjen e 6 tetorit kundër Kroacisë, Kosova pritet ta zhvillojë në Shkodër. Kurse, takimin tjetër kualifikues ndaj Islandës, që zhvillohet në marsin e vitit të ardhshëm, ekipi kosovar preferon ta zhvillojë në Shkup, shkruan sot Gazeta Zëri

Në mungesë të stadiumit me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s, Kosova do të jetë e detyruar ta zhvillojë ndeshjen e 6 tetorit me Kroacinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Punimet në stadiumin e qytetit në Prishtinë kanë filluar muaj më parë, por ato nuk pritet të përfundojnë para verës së ardhshme. Kjo nënkupton se Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë edhe ndeshjen tjetër si vendës, atë të 24 marsit ndaj Islandës, jashtë vendit.

Dhe, “Loro Boriçi” nuk është opsioni i vetëm që e ka Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Pasi më parë e ka provuar Zvicrën dhe Gjermaninë, dhe tash Shqipërinë, shtëpia e futbollit kosovar po mendon të shtrihet gjithandej ku ka shqiptarë.

Zëri shkruan se në FFK nuk e përjashtojnë mundësinë që ndeshja me Islandën të zhvillohet në Shkup, në stadiumin “Filipi II”.

“Në opsion është edhe Shkupi, përpos Shqipërisë. Por, duhet të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Duhet biseduar fillimisht me Federatën Maqedonase, për ta parë nëse ekzistojnë kushtet për zhvillimin e asaj ndeshjeje”, thonë në FFK.

Bunjaki: Shpresoj të luajmë në Shkup

Përzgjedhësi Albert Bunjaki do ta preferonte shumë Shkupin, për ndeshjen kualifikuese për Botërorin e Rusisë, që do të luhet në muajin mars. Kryeqyteti maqedonas është më së afërmi, rreth 90 kilometra nga Prishtina, prandaj do të ishte mirë edhe për tifozët e interesuar nga Kosova që ta përcjellin këtë ndeshje, por edhe për shqiptarët e shumtë që jetojnë në të gjitha qytetet e Maqedonisë.

“Nuk besoj se marsi është real, për të shpresuar që të luajmë në Kosovë si vendës. Unë shpresoj që në mars loja të jetë në Shkup, ku e di se kemi shumë përkrahje po ashtu”, ka thënë Bunjaki për “Zërin”. Ai shprehet i brengosur që Kosova nuk ka stadium të saj, edhe 17 vjet pas luftës, me ç’rast Kosovës do t’i bjerë që disa ndeshje t’i luajë në udhëtim.

“Në aspektin sportiv, është një minus i madh që pesë ndeshjet e para kualifikuese për Botëror t’i zhvillojmë jashtë Kosovës, si vendës dhe si mysafirë”, ka përfunduar Bunjaki.

Shpresat te qershori

FFK-ja, trajneri Bunjaki, por edhe të gjithë tifozët shpresojnë që ta shohin ekipin përfaqësues të Kosovës të luajë në Prishtinë në muajin qershor.

Në fakt, skuadra e kaltër do të luajë me Turqinë më 11 qershor dhe shpresohet që deri në atë kohë të përfundojnë punimet në stadiumin e kryeqytetit. Me këtë rast, kjo do të ishte ndeshja e parë zyrtare eliminatore që Kosova e luan tamam si vendëse.

Përfaqësuesja debutoi për mrekulli në kualifikimet për “Rusi 2018” në fillim të javës duke barazuar 1:1 me Finlandën, në një ndeshje të cilën e dominoi./Zëri/

auto_Shkupi_-_11473767539.jpg
 

Attachments

  • auto_Shkupi_-_11473767539.jpg
    auto_Shkupi_-_11473767539.jpg
    90.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back