Kosova drejt mbylljes, alarmojnë gastronomët: Pa mbështetje s’i respektojmë masat

Kresha

A pretty face can never trick me
e-oren-2100-i-con-bizneset-drejt-bankrotit-696x392.jpg

Komitetit për menaxhimin e Pandemisë gjatë së hënës i dorëzoi propozimet për masa të reja Qeverisë së Kosovës. Vendi, i cili është ndarë në zona në bazë të numrit të të infektuarve, pritet të ballafaqohet me masa më të ashpra. Në to parashihet kufizimi i lëvizjes dhe kufizimi i orarit të punës për bizneset.
Për gastronomët, çdo mbyllje pa mbështetje financiare nga ana e shtetit është e papranueshme.

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës paralajmëron se për shkak të gjendjes së rëndë me të cilën po ballafaqohen do të detyrohen t’i hapin lokalet edhe nëse vendoset për ndonjë mbyllje tjetër. Madje ata paralajmërojnë protesta kundër çfarëdo lloj mase që rrezikon këtë sektor.Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se si pasojë e karantinimit gjatë fundjavës së kaluar, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje 100 përqind.
Ai madje thotë se nëse do merret vendim për ndonjë mbyllje tjetër do të jetë e vështirë të menaxhohet situata pasi që pronarët e këtyre bizneseve janë të revoltuar dhe do tentojnë t’i hapin kafiteritë dhe restorantet pasi po ballafaqohen me gjendje të rëndë ekonomike.

“Nëse e shikojmë qarkullimin që ndodh në vikend, sidomos në Prishtinë por edhe qytetet tjera, (humbja) është 100 përqind sepse nuk ka funksionuar hiç, por çka ndodhi? Ndodhi automatikisht lëvizja e qytetarëve në Maqedoni e Shqipëri, gjë që jemi duke folur për miliona para në qytetet e tjera që realisht Maqedonia ka më shumë raste se ne, Shqipëria po ashtu më shumë se ne. Është e pakuptimtë, edhe prej bizneseve, edhe nuk po e dimë pse po ndodh kjo po i mbyll qytetet tua dhe bizneset dhe qytetarët po shkojnë në shtetet tjera. Nuk ma merr mendja se do i mbajmë të mbyllura nëse nuk kemi një ndihmesë nga shteti, sepse është problem edhe për neve si shoqatë t’i menaxhojmë dhe ndalojmë bizneset se janë në gjendje të keqe. Kështu që është e natyrshme reagimi i tyre ose hapja e tyre kushtimisht në mënyrë të rebeluar”, u shpreh ai.Zuka thotë se çdo vendim i radhës duhet të merret në koordinim me gastronomët. Derisa thotë se ata nga qeveria po kërkojnë subvencionim të pagave të punëtorëve, subvencionimi të qirave 40 deri 50 përqind dhe ndihmesë rreth problemeve bankare.

“Çdo mbyllje kërkon edhe kompensim dhe çdo rregull që e kanë kërkuar kërkon kompensim, nuk ka ndodhur asgjë, përpos që janë dëmtuar bizneset në përgjithësi e posaçërisht gastronomia se është mbyllur e para dhe non-stop është persekutuar e para prej vendimeve sikur tash këto, karantinimi i Prishtinës, mbyllja totale tash prapë me javë apo ditë nuk ka rëndësi. Por gjithmonë është kërkuar nëse bashkë bëhet mbyllja le të jetë në koordinim me subvencione dhe kërkesat që i kemi nuk kanë ndodhur, janë në gjendje shumë të keqe dhe bizneset janë shumë të frustruara, gjë që edhe ne si shoqatë po i kemi vështirë t’i menaxhojmë sepse ata i kanë kërkesat e veta që janë shumë legjitime dhe të drejta”, theksoi ai.Zuka, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës, thotë se rreth 40 përqind e punëtorëve të këtij sektori kanë mbetur pa punë si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes të pandemisë.

“Në bazë të kontaktit dhe komunikimeve që kemi me përfaqësuese kemi një humbje të punëtorëve apo të vendit të punës 30 deri në 40 përqind dhe kjo gjithmonë duke shtyrë me gjoks sepse nuk kanë dashur me ndodh ajo, por është vetëm duke ndodhur. Plus asaj kemi edhe një rënie enorme të klientëve, sidomos në restorante, sepse ndoshta është edhe një drojë apo frikë me dal. Gjendja në përgjithësi është shumë e keqe, janë duke na dëmtuar edhe më shumë me këto vendime, plus po merren vendime që nuk janë në diskutim dhe në koherencë me gjendjen e bizneseve. Do të thotë nuk e di sa ka me zgjat kjo por bizneset, nuk do të durojnë dhe ka me qenë problem t’i menaxhojmë. Sa filloi këtyre ditëve të fundit një këndellje sado pak e vogël e bizneseve, përndryshe humbjet kanë qenë 60-70 përqind ka pasur shit-blerje të bizneseve me pak para’ është shtyrë me gjoks se në asnjë moment nuk ka qenë mbarëvajtja e punës në suaza të normales”, vijoi Zuka.

Duke e parë revoltimin e pronarëve të lokaleve të gastronomisë, Zuka paralajmëron edhe protesta pasi që nuk pajtohen me masat që i dëmton ato.“Aq kemi presion nga bizneset dhe gastronomët se nëse nuk realizohen kërkesat atëherë do të kemi një imponim në mënyrë që t’i mbajmë protestat. Mënyra e protestave do jetë simbolike si gjithmonë, jo e rebeluar, por kemi opsione shumë. Përderisa punojnë kufijtë dhe autostradat dhe shkojnë shtete të tjera mundet me ndodh edhe ndonjë bllokim i autostradës për shembull, por ka edhe opsione të tjera sikur herën e fundit me zhurmë me lugë dhe pjata, kreative munden me qenë”, tha Zuka.Në 24 orëshin e fundit janë testuar gjithsej 1 mijë e 712 persona, prej tyre pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 637 raste, e betejën me pandeminë e kanë humbur 13 persona

//mesazhi
 

Attachments

  • e-oren-2100-i-con-bizneset-drejt-bankrotit-696x392.jpg
    e-oren-2100-i-con-bizneset-drejt-bankrotit-696x392.jpg
    68.4 KB · Shikime: 0
  • e-oren-2100-i-con-bizneset-drejt-bankrotit-696x392.jpg
    e-oren-2100-i-con-bizneset-drejt-bankrotit-696x392.jpg
    68.4 KB · Shikime: 0

Paralajmërimet për mbyllje totale përcillen me pakënaqësi, thirrje kundër dhe kërcënime me protesta​


karantine-696x392.jpg

Sot, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë ka paralajmëruar se Kosova po shkon drejt mbylljes totale, derisa të njëjtën e ka përmendur edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj duke treguar se Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë do të mblidhet nesër.



Sipas raportimeve në media, nesër Hoti dhe Zemaj do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media ku do t’i prezantojnë masat e reja anti-Covid, shkruan lajmi.net.



Është raportuar gjithashtu se qytetet e Kosovës do të ndahen në “zona të kuqe, verdha dhe gjelbra” për të cilat do të ketë masa të ndryshme, derisa zonat e kuqe parashihen të futen në karantinë totale.



E lidhur me këtë, është mësuar sot gjatë ditës se ka mospajtime edhe në qeveri, ku është thënë se mund të mos aprovohen dhe votohen masa të tilla ekstreme.



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmeve rreth paralajmërimit që bëri sonte kryeministri Hoti për mbylljen totale të Kosovës.



“Prej ekstremit në ekstrem”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tijin në Twitter.



Situata me ekonominë në Kosovë është shqetësuese dhe sot ka reaguar gjithashtu edhe kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në Facebook’un e tij duke kërkuar që të mos ketë karantinë totale.



Ndër paralajmërimet e mëhershme që Rukiqi i ka bërë për krizë ekonomike dhe rrezik të falimentimit të bizneseve në rast të një mbyllje tjetër, sot ai shkurt ka shkruar “Jombyllje” në Facebook.



“Jombyllje” ka filluar të shndërrohet në fushatë në rrjetet sociale, pasi edhe Shoqata e Gastronomëve e Kosovës ka bërë të njëjtin reagim në profilin e tyre në Facebook.

Për këtë çështje, gastronomët dhe sektori privat në Kosovë kanë paralajmëruar edhe protesta.

Shumica e vendeve të botës të cilat kanë rikthyer masat shtrënguese ekstreme anti-Covid pas valës së dytë të pandemisë janë përballur me protesta të ashpra.

Pamje të protestave masive kanë ardhur edhe nga Franca, Gjermania, Italia dhe vende të tjera evropiane.

Në anën tjetër, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 596 raste të reja me koronavirus nga 1559 testime sa janë bërë gjithsej.

Brenda kësaj periudhe janë shënuar edhe 5 raste të vdekjeve me koronavirus. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.
 

Attachments

  • karantine-696x392.jpg
    karantine-696x392.jpg
    53.7 KB · Shikime: 0
  • karantine-696x392.jpg
    karantine-696x392.jpg
    53.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 14.3%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 5 35.7%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 28.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 21.4%
Back
Top