Kosova, 25 vjet pas luftës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1718280584069.png

Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Nju Jork miratoi Rezolutën 1244, e cila i dha fund zyrtarisht luftimeve, të cilat kishin pushuar një ditë më parë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike-Ushtarake në Kumanovë.

Dy muaj e gjysmë më parë, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, NATO kishin filluar bombardimet e para të caqeve në Jugosllavi (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi). Ishte ky misioni i parë luftarak i Aleancës së Mbrojtjes së Atlantikut të Veriut pa mandat të OKB-së dhe i pari me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë. Ishte një shkelje e tabusë – për NATO-n për shkak të mungesës së një mandati të OKB-së dhe për publikun gjerman për shkak të përfshirjes së saj në një luftë. Qëllimi i NATO-s ishte të detyronte ushtrinë jugosllave të tërhiqej nga Kosova për të parandaluar dëbimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Kosovës që jetonin atje.

Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në vitin 1991 me shpalljen e pavarësisë nga Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia. Bosnjë-Hercegovina pasoi në vitin 1992. Serbia udhëhoqi ose nisi luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë-Heercegovinës, vetëm Maqedonia u kursye nga forcat serbe.

Edhe në Kosovë, shenjat e hershme tregonin për një përshkallëzim: qysh në vitin 1989, kryetari i Lidhjes së Komunistëve në Serbi, Sllobodan Millosheviq, i hoqi autonominë krahinës së Kosovës. Largimi i shqiptarëve nga administrata shtetërore dhe sektori publik (shëndetësia dhe arsimi) në Kosovë kishte filluar më parë dhe u zgjerua masivisht me heqjen e autonomisë. Për një kohë të gjatë pati rezistencë jo të dhunshme nga shqiptarët e Kosovës, të udhëhequr nga shkrimtari Ibrahim Rugova, i cili më vonë u bë presidenti i parë i Kosovës.

Nga mesi i viteve 1990, përkrahësit e rezistencës së dhunshme kundër Serbisë u bënë gjithnjë e më popullore. Ata ishin organizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Forca fillimisht e vogël u rrit shpejt dhe u shndërrua në një fuqi më të madhe në gjysmën e dytë të viteve 1990.

Lufta para bombardimeve të NATO-s

Këto forca ndërmorrën aksione kundër stacioneve dhe pikëve të tjera të policisë serbe, të cilave Beogradi iu përgjigj me ashpërsi disproporcionale. Konfliktet e armatosura u shndërruan në një luftë në Kosovë, në periudhën 1998/1999. Shkaku për ndërhyrjen e NATO-s është zbulimi i trupave të 40 shqiptarëve të vdekur kosovarë në fshatin Reçak në janar të vitit 1999. Vëzhguesit ndërkombëtarë të drejtuar nga Willian Walker folën për vrasje masive të civilëve, gjë që u mohua nga pushtetarët e Beogradit.
1718280645068.png

Konferenca e Rambujesë dhe fundi i diplomacisë

Negociatat e paqes mes palës serbe dhe asaj të Kosovës, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, u zhvilluan në Rambuje afër Parisit në shkurt 1999. Bisedimet u mbajtën nën udhëheqjen e Grupit të Kontaktit. Këto ishin përpjekjet e fundit diplomatike të evropianëve dhe të SHBA-së për t’i detyruar shqiptarët dhe serbët e Kosovës t’i japin fund luftimeve me një marrëveshje.

Por negociatat dështuan. Një përpjekje e fundit nga i dërguari i posaçëm i SHBA Richard Holbrooke për të bindur njeriun e fortë të Serbisë Millosheviq të dorëzohej në Beograd dështoi po ashtu vetëm pak kohë para fillimit të bombardimeve.

Polemika për mungesën e një mandati të OKB-së

Në prag të sulmeve ajrore të NATO-s, politikanët perëndimorë, duke përfshirë presidentin amerikan Bill Clinton në veçanti, e kishin akuzuar vazhdimisht Serbinë për planifikimin e gjenocidit në Kosovë. NATO nuk kërkoi një mandat të OKB-së për këto bombardime, sepse ekzistonte dyshimi se do të kishte dështuar për shkak të rezistencës nga Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për koalicionin e atëhershëm të qeverisë gjermane të përbërë nga socialdemokratët (SPD) dhe ekologjistët, pjesëmarrja në luftë me disa avionë luftarakë ishte një vendim delikat. Pacifistët dhe mbështetësit e ndërhyrjes ishin kundër njëri-tjetrit në Gjermani.

I ashtuquajturi “plani patkoi” i Serbisë (për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova) kishte për qëllim t’i jepte qeverisë federale justifikimin e nevojshëm për pjesëmarrjen gjermane në luftën e Kosovës. Plani për të cilin flitej se ekzistonte në Beograd, kishte për qëllim të dëbonte popullsinë shqiptare përtej kufirit jugor të Kosovës në Shqipëri. Zyrtarisht nuk është konfirmuar nëse ky plan ka ekzistuar në të vërtetë. Por është e padiskutueshme se qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe kaluar në radhë të parë në Shqipëri e Maqedoni.

Dorëzimi i Millosheviçit

Shumica e ekspertëve sot pajtohen se bombardimet e NATO-s zgjatën më shumë se njëmbëdhjetë javë për shkak të llogaritjeve të gabuara reciproke të palëve. NATO ishte e bindur se Millosheviqi do të dërgonte sinjale për negociata pas disa ditësh bombardime.

Nga ana tjetër, në Beograd spekulohej se NATO do të dorëzohej dhe do të vinte një kompromis në tryezë. Në fund të fundit, Millosheviçi u dorëzua, ndoshta sepse Moska po ushtronte ndikim në Beograd. Rusia, e cila kishte vështirësi të mëdha ekonomike në atë kohë, kishte nevojë për bashkëpunim me Perëndimin, mendon edhe ish-përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, austriaku Wolfgang Petritsch.

Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Marrëveshja e Kumanovës

Përfundimi i luftës u rregullua me dy akte juridike ndërkombëtare. Marrëveshja Teknike-Ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999, një qytet në atë që sot quhet Maqedonia e Veriut, parashikonte tërheqjen e ushtrisë jugosllave dhe forcave serbe nga Kosova. Përgjegjësia e sigurisë për rajonin kaloi me këtë Marrëveshje në duart e NATO-s. Marrëveshja parashikonte edhe çarmatimin e UÇK-së.

Një ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, të njohur edhe si Rezoluta e Kosovës. Ajo formoi bazën ligjore ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës së Kosovës. Rezoluta përcaktoi se Kosova do të mbetej pjesë përbërëse e Republikës Federale të Jugosllavisë, ndonëse me autonomi shumë të gjerë. Për të krijuar një administratë civile, Kombet e Bashkuara krijuan UNMIK-un, një mision të përkohshëm të administratës ndërkombëtare. OKB-ja dërgoi forcën ndërkombëtare ushtarake të KFOR-it për të garantuar sigurinë në Kosovë. Por statusi përfundimtar i Kosovës mbeti i paqartë në këtë Rezolutë.

Pavarësia e Kosovës

Pas 78 ditësh, rreth 2.300 sulmeve ajrore dhe mijëra të vdekurve, ndërhyrja e NATO-s përfundoi. Lufta e Kosovës, e cila kishte filluar një vit e gjysmë më parë, mori fund.

Nëntë vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall e pavarur dhe tani njihet nga rreth 115 nga 192 shtetet anëtare të OKB-së, përfshirë edhe SHBA, Gjermaninë, Britnainë e Madhe, Francën… Por Rusia dhe Kina si dhe pesë vende të BE-së (Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia, Qipro) nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Serbia edhe sot e kësaj dite pretendon se Kosova është pjesë e saj dhe refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës. / DW
B.bota.al
 
Kosova eshte 5 here me e percare sot ses kur ishte nen pushtimin e shkijeve.!!
Me sa duket ja gjeten menyren dhe kte here ta percajne Dardanine sic po bejne tani e 3200 vite.
 
Kosova eshte 5 here me e percare sot ses kur ishte nen pushtimin e shkijeve.!!
Me sa duket ja gjeten menyren dhe kte here ta percajne Dardanine sic po bejne tani e 3200 vite.
Ndersa une mahnitem si e ka marre veten Kosova ne kaq pak vite dhe qe eshtw sh here me mire se ne
 
Ndersa une mahnitem si e ka marre veten Kosova ne kaq pak vite dhe qe eshtw sh here me mire se ne
Sepse "D@rdania" nuk eshte vec tharmi i rraces tone, por rrenja e dna per te gjithe kontinentin dhe pse 3200 vite lufte ndaj bijeve te saj, prap se prap nje minimum dna na ka ngelur akoma dhe pas kaq perzierjesh me lloj lloj rracash te uleta.
 
Kam takuar ca k’tu te ardhur nga Gjermania … ne fakt na mblodhi sporti por ma shpifen ne momentin qe e moren vesh qe jam edhe e Shqiperise .

Njerez negative qe te hajne buken dhe te permbysin kupen …. Uroj me te miren per to gjithsesi .
 
Sepse "D@rdania" nuk eshte vec tharmi i rraces tone, por rrenja e dna per te gjithe kontinentin dhe pse 3200 vite lufte ndaj bijeve te saj, prap se prap nje minimum dna na ka ngelur akoma dhe pas kaq perzierjesh me lloj lloj rracash te uleta.
Ju me kete superioritet s'di a e keni prek akoma qiellin apo jo 🤣
 
Ju me kete superioritet s'di a e keni prek akoma qiellin apo jo 🤣
Ne fakt ne vijme nga ai, te gjitha civilizimet deri ne kohen e kalimit ne monoteizem shkruajne qe erdhem nga qielli dhe pikerisht nga konstelacioni Orionit qe ne gjuhen time perkthehet Ora-jonë, qe ti normalisht sja ke idene ca dmth. Psh @NeVertiti e di se ne e kemi akoma dhe sot shprehje "Dekt Ora" 😂😂
 
E shef qe njeriu del ne origjine. Ca ka zemra ja shkruan dora. Nderkohe qe une te them ne tema tjera qe: ti i din gjerat por ben sikur,(dhe te vleresok me kete) ti thua: ti sja ke haberin. Dhe mthua mua: une te pakten pys. 🤣 Ca paradoksi 🤗
 
Nejse, jam shume "advanced" sot, s'do shkruaj me 😂
 
Kosova eshte 5 here me e percare sot ses kur ishte nen pushtimin e shkijeve.!!
Me sa duket ja gjeten menyren dhe kte here ta percajne Dardanine sic po bejne tani e 3200 vite.
Ke qene ne Kosove ti ndonjehere apo flet ne ajer keshtu?🤣
Kosova kurre ma mire ska qene dhe ska me qene.
 
Ke qene ne Kosove ti ndonjehere apo flet ne ajer keshtu?🤣
Kosova kurre ma mire ska qene dhe ska me qene.
Ate mos e thuj ti. Inshallah ka me qene akoma me mire sepse ka sh vend per permiresim.
 
Ne fakt ne vijme nga ai, te gjitha civilizimet deri ne kohen e kalimit ne monoteizem shkruajne qe erdhem nga qielli dhe pikerisht nga konstelacioni Orionit qe ne gjuhen time perkthehet Ora-jonë, qe ti normalisht sja ke idene ca dmth. Psh @NeVertiti e di se ne e kemi akoma dhe sot shprehje "Dekt Ora" 😂😂
Mos dekt kuj ora.
Amin. Ahaha
 
Ke qene ne Kosove ti ndonjehere apo flet ne ajer keshtu?🤣
Kosova kurre ma mire ska qene dhe ska me qene.
Cenelo une kam qene e kam pare jo vec vendin dhe njerezit, nga ata qe jane akoma me keq se kur ishte serbi e deri te gruaja e Ramushit me 6mije euro çante LV qe i nderron nga dy ne dite, e normalisht me djersen* e ballit....
 
Ate mos e thuj ti. Inshallah ka me qene akoma me mire sepse ka sh vend per permiresim.
Ishalla e perdor shpesh si term ne fakt por kjo inshallah me duket sikur degjoj nje kokezi qe bie ere djerese ne autobuz afer meje kur qellon ndonjehere rralle.
 
Ate mos e thuj ti. Inshallah ka me qene akoma me mire sepse ka sh vend per permiresim.
Te mirat jane te pafundeta. Po nuk jemi edhe keq 1milion banor te gjithe punojne. Jeten e lluksit qe e bejme ne asnje popull ne ballkan se bene😉 Vete punojme pluse na vine parat me kufera veres dhe cdo muaj nga familjaret. Ku po don ma mire @Tartarian 🤣
 
Gjithmone mire ju pafsha Cenelo, se une jam nga ata qe i behet qejfi e sdi ca eshte inati;)
 
Ishalla e perdor shpesh si term ne fakt por kjo inshallah me duket sikur degjoj nje kokezi qe bie ere djerese ne autobuz afer meje kur qellon ndonjehere rralle.
Ti nuk mbush mire sinqerisht. Jo vetem paragjykues por dhe ofendues qe nuk din kur duhet me ndal.
 
Te mirat jane te pafundeta. Po nuk jemi edhe keq 1milion banor te gjithe punojne. Jeten e lluksit qe e bejme ne asnje popull ne ballkan se bene😉 Vete punojme pluse na vine parat me kufera veres dhe cdo muaj nga familjaret. Ku po don ma mire @Tartarian 🤣
Nuk e di ne fakt si qendron Kosova me vendet e Ballkanit. Inshallah ashtu qofte :)
 
Gjithmone mire ju pafsha Cenelo, se une jam nga ata qe i behet qejfi e sdi ca eshte inati;)
Tartarian ne Kosove hyne me shume se 1 miliard euro ne vite nga vellezerit/motrat tona qe i kemi ne shtetet Evropiane. Ne ne dallim me juve politikan te droguar si Edi Rama nuk kemi, krimi vrasjet, korrupcion eshte ne numer shume me te vogel se ne shetet tjera. Cka e bene te veqante shtetin tone lidheshmeria e familjeve. Shteti tek ne eshte formal, parat e shtetit me shume sherbejne per pagat e atyre qe punojne ne institucione shteterore.Per kete arsye theme qe kurre me mire skemi qene, te ndalen ato 1 milard euro dhe te ndalen vizitat e tyre vjetore do behemi me zi se ne vendet afrikane.
 
Kosova eshte 5 here me e percare sot ses kur ishte nen pushtimin e shkijeve.!!
Me sa duket ja gjeten menyren dhe kte here ta percajne Dardanine sic po bejne tani e 3200 vite.
Shqiperia eshte e perqame prej Kosoves, se na mire jemi nKosove.
 
Shyqyr ka perparu ne infrastruktur ne qendra spitali arsimi , islamin e kan rujt me smiri tana tmirat i kan .
Ene Kurti njeri zotni i pushtetshem me tana tmirat i dha shum perparsi kosoves ne shum fusha deri ne momentin qe u be mbeshtetes i bythq/rve. Per mu qe nga ky gjest u zerun shum gjana .
Sic thot dhe nje Lezhjan para 15 vitesh " Nuk shkohet ne BE ne bythq/ra "
 
Paga mesatare 550 €
Shporta familjare gati eshte dyfishuar keto kohe
Inflacioni ne rritje
Sigurime shendetesore nuk ka
Sigurime pensionale nuk ka
Pensioni fillestar i pleqerise 100 €
Spitalet private si kepurdha
Arsimi çalon shume
Ndihma sociale 120 €

Kaq per momentin.
 
Epo si Shqipria qenka pra 😅
 
Madje ne aspektin arsimor dhe ekonomik shume me ligsht.
Arsimi dhe ketu dobet.
Kishim 1 provim testin e Vanafit, para 1 muaji te gjitha klasat e 5sta, me testu njohurite permbledhese. 2 muaj stress. Provime ekstra ne shkolle te goces.(e kosnideroj shkolle te mire ku e kam derguar) Kur kane vajt atje, tha goca na i treguan te gjitha pyetjet edhe pse une i dija 🤦‍♀️ imagjino.. pse u be kjo? Mos me nxjerr nivelin qe egziston ne shkollat shqiptare.
 
Paga mesatare 550 €
Shporta familjare gati eshte dyfishuar keto kohe
Inflacioni ne rritje
Sigurime shendetesore nuk ka
Sigurime pensionale nuk ka
Pensioni fillestar i pleqerise 100 €
Spitalet private si kepurdha
Arsimi çalon shume
Ndihma sociale 120 €

Kaq per momentin.
Fiks, e ketu shkruhet per kafene, qejf e rrumpallek!!
Une jetoj larg ama shoh njerez qe skane asnje profesion ne jeten e tyre e jane gjysem analfabet qe me dalin me canta 6000€ poshte krahu dhe delet i marrin per shembull.
Zoti i vertete e rujte Dardanine!!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top