“Korruptoi gjyqtarin”/ 3 vjet burg për ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy

sarkozy-1024x538.jpg

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy është shpallur fajtor për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke u dënuar me 3 vite. Ish-kreu i shtetit francez, që shërbeu nga vitit 2007 deri në 2012, është ndëshkuar pasi një gjykatë në Paris vlerësoi se ka prova bindëse që dëshmojnë se ai u përpoq të korruptonte gjyqtarin Gilbert Azibert për t’i marrë informacion në lidhje me një hetim gjyqësor kundër tij. Gjykata mori parasysh të dhëna që tregonin se në vitin 2014, Sarkozy udhëzoi avokatin e tij Thierry Herzog që t’i ofronte gjyqtarit një pozicion pune mjaft të rehatshëm në Monako, në këmbim të informacionit që mund te inkriminonte atë.

Si gjyqtari, por edhe avokati ishin pjesë e procesit gjyqësor, vendimi i të cilit u dha këtë të hënë. Të dy ata u pezulluan dhe u caktua i njëjti dënim. Sarkozy ka dhjetë ditë për të apeluar verdiktin. Masa e dhënë kundër politikanit 66-vjeçar mund ta bëjë atë presidentin e parë francez pas hekurave. Megjithatë, gjasat që ai të kalojë qoftë edhe një ditë të vetme në burg janë shumë të pakta. Kjo pasi në gjyq Sarkozy-s iu ofrua mundësia që dënimin e tij ta tranformojë në një arrest shtëpi.
Çështja kundër ish-presidentit u bazua në disa përgjime telefonike që vërtetonin akuzat e prokurorisë. Avokati i Sarkozy-s u përpoq t’i zhvlerësonte këto biseda duke thënë se ato ishin pjesë e konfidencialitetit klient-avokat dhe për këtë arsye nuk mund të përdoreshin si prova në gjyq.

Hetimet kundër ish-presidenti Nikolas Sarkozy filluan në shtator të vitit 2013 pas dyshimeve se ai mund të kishte përftuar një shumë të paligjshme nga diktatori libanez Muammar Gaddafi për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2007. Megjithëkëtë, ajo çfarë dedektivët francezë dëgjuan në përgjime i çoi ata në një drejtim krejt tjetër. Ata zbuluan se ish-presidenti Sarkozy dhe avokati i tij Herzog po komunikonin duke përdorur telefona të regjistuar nën emra të tjerë falsë për të shkëmbyer udhëzime në lidhje me gjyqtarin, që Sarkozy u përpoq të korruptonte. Shpejt, prova të komunikimit të presidentit me gjyqtarin Azibert të Gjykatës së Lartë franceze dolën në sipërfaqe.

Prej vitesh, Sarkozy ka mohuar akuzat dhe është përpjekur ta rrëzojë çështjen përpara se të jepej një vendim. Ndërkohë përpara një viti, ai iu referua procesit si një mundësi për të pastruar emrin e tij.

Ky nuk është gjyqi i vetëm me të cilin përballet Sarkozy. Po këtë muaj, ai së bashku me 13 persona të tjerë do të dalë para gjykatës për tu përballur me akuzat e financimit të jashtligjshëm të fushatës së vitit 2012. E sikur të mos mjaftonin këto, ish-kreu i francezëve përballet me akuza për shpërdorim detyre dhe aktivitet kriminal në lidhje me disa aktivitete këshilluese në Rusi.

Vendimi i dhënë këtë të hënë shkatërron çdo shpresë që ai t’i kthehet jetës aktive në kohë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Republikanët po përpiqen prej kohësh të gjejnë një kandidat të duhur për president, që mbas përfshirjes së ish-kryeministrit Francois Fillon në një skandal pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, duke i dhuruar kundërshtarit Emmanuel Macron një fitore të lehtë.

Lapsi.al
 
Attachments

  • sarkozy-1024x538.jpg
    sarkozy-1024x538.jpg
    44.3 KB · Shikime: 0
  • sarkozy-1024x538.jpg
    sarkozy-1024x538.jpg
    44.3 KB · Shikime: 0
e une kam ca vite yhy qe pres fatin e Sarkozise te misheruar te Sala ..... thua do dali noi trim ta gjykoj si duhet?
 
mgjth kjo sme ndalon mua te enderroj dhe shpresoj

PS: tani te bej log out ? lool
 
e une kam ca vite yhy qe pres fatin e Sarkozise te misheruar te Sala ..... thua do dali noi trim ta gjykoj si duhet?

Sa t'jete gjalle jo.
Kur te vdese nese do i ngrejne ndonje bust do ja rrezojme dhe do ja shkelmojme, sic bom me dullen ?. Fatkeqsisht kto jemi ne, dhe deri sa te ndodhe e kunderta nuk besoj ne trima lol
 
dmth shpresat dhe endrrat e mia , ne kosh?
 
E ka mbaru karrieren ky tani, s'ka me reputacion per te ruajtur.
 
sarkozy-1024x538.jpg

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy është shpallur fajtor për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke u dënuar me 3 vite. Ish-kreu i shtetit francez, që shërbeu nga vitit 2007 deri në 2012, është ndëshkuar pasi një gjykatë në Paris vlerësoi se ka prova bindëse që dëshmojnë se ai u përpoq të korruptonte gjyqtarin Gilbert Azibert për t’i marrë informacion në lidhje me një hetim gjyqësor kundër tij. Gjykata mori parasysh të dhëna që tregonin se në vitin 2014, Sarkozy udhëzoi avokatin e tij Thierry Herzog që t’i ofronte gjyqtarit një pozicion pune mjaft të rehatshëm në Monako, në këmbim të informacionit që mund te inkriminonte atë.

Si gjyqtari, por edhe avokati ishin pjesë e procesit gjyqësor, vendimi i të cilit u dha këtë të hënë. Të dy ata u pezulluan dhe u caktua i njëjti dënim. Sarkozy ka dhjetë ditë për të apeluar verdiktin. Masa e dhënë kundër politikanit 66-vjeçar mund ta bëjë atë presidentin e parë francez pas hekurave. Megjithatë, gjasat që ai të kalojë qoftë edhe një ditë të vetme në burg janë shumë të pakta. Kjo pasi në gjyq Sarkozy-s iu ofrua mundësia që dënimin e tij ta tranformojë në një arrest shtëpi.
Çështja kundër ish-presidentit u bazua në disa përgjime telefonike që vërtetonin akuzat e prokurorisë. Avokati i Sarkozy-s u përpoq t’i zhvlerësonte këto biseda duke thënë se ato ishin pjesë e konfidencialitetit klient-avokat dhe për këtë arsye nuk mund të përdoreshin si prova në gjyq.

Hetimet kundër ish-presidenti Nikolas Sarkozy filluan në shtator të vitit 2013 pas dyshimeve se ai mund të kishte përftuar një shumë të paligjshme nga diktatori libanez Muammar Gaddafi për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2007. Megjithëkëtë, ajo çfarë dedektivët francezë dëgjuan në përgjime i çoi ata në një drejtim krejt tjetër. Ata zbuluan se ish-presidenti Sarkozy dhe avokati i tij Herzog po komunikonin duke përdorur telefona të regjistuar nën emra të tjerë falsë për të shkëmbyer udhëzime në lidhje me gjyqtarin, që Sarkozy u përpoq të korruptonte. Shpejt, prova të komunikimit të presidentit me gjyqtarin Azibert të Gjykatës së Lartë franceze dolën në sipërfaqe.

Prej vitesh, Sarkozy ka mohuar akuzat dhe është përpjekur ta rrëzojë çështjen përpara se të jepej një vendim. Ndërkohë përpara një viti, ai iu referua procesit si një mundësi për të pastruar emrin e tij.

Ky nuk është gjyqi i vetëm me të cilin përballet Sarkozy. Po këtë muaj, ai së bashku me 13 persona të tjerë do të dalë para gjykatës për tu përballur me akuzat e financimit të jashtligjshëm të fushatës së vitit 2012. E sikur të mos mjaftonin këto, ish-kreu i francezëve përballet me akuza për shpërdorim detyre dhe aktivitet kriminal në lidhje me disa aktivitete këshilluese në Rusi.

Vendimi i dhënë këtë të hënë shkatërron çdo shpresë që ai t’i kthehet jetës aktive në kohë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Republikanët po përpiqen prej kohësh të gjejnë një kandidat të duhur për president, që mbas përfshirjes së ish-kryeministrit Francois Fillon në një skandal pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, duke i dhuruar kundërshtarit Emmanuel Macron një fitore të lehtë.

Lapsi.al
Félicitations ????
 
Attachments

  • sarkozy-1024x538.jpg
    sarkozy-1024x538.jpg
    44.3 KB · Shikime: 0
  • sarkozy-1024x538.jpg
    sarkozy-1024x538.jpg
    44.3 KB · Shikime: 0
Kush ben krime meriton te ndeshkohet . Franca nuk Eshte Shqiperi ku skan kellqe te dénojne dike qoft edhe ish-president.
te marri shteti jon shembull nga ky fakt e ta filloj me Edin e gjithe plerat qe ja mbeshtesin .
 
rama qe tallet me Sarkozy.. po mer po isha shites ikonash poshte kulles eifel... po une sot jam milioner si pasoje e krimit permanent qe ushtroj mbi kete popull .
Kurse ti ? Yttt burg per nje rrushfet .. e shikon pra .. nuk te pi uje te jesh president i grande Nation .
Une edhe u grij kocken.. edhe i tall gjith dite edhe jam milioner .. dhe kurre sdo me hy nje ferre ne kembe per kete pune ?
 
Kush ben krime meriton te ndeshkohet . Franca nuk Eshte Shqiperi ku skan kellqe te dénojne dike qoft edhe ish-president.
te marri shteti jon shembull nga ky fakt e ta filloj me Edin e gjithe plerat qe ja mbeshtesin .
Fiks atje e zen lepurin me qerre.. atje nuk egziston falja por lehtesimi dhe ne ket rastin e sarkozis kan bere gogja lehtesim
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top