Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Korrupsioni dëbon investitorët

Korrupsioni dëbon investitorët
Niveli i lartë i korrupsionit në institucionet shtetërore, është një ndër faktorët kryesorë që investitorët e huaj po hezitojnë që kapitalin e tyre të shtrijnë në Kosovë, konsiderojnë njohës të çështjeve ekonomike. Edhe në raporte të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare, Kosova vazhdimisht është cilësuar si vend i pasigurt për investime.



Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thotë se autoritetet kompetente ende nuk kanë krijuar një ambient të sigurt për investitorët potencialë. Sipas tij, korrupsioni është bërë si një formë, e “zakonshme” e funksionimit të institucioneve publike. “Posaçërisht e kam fjalën kur është çështja e tenderëve të ndryshëm, procedurave të prokurimit, probleme më doganën, probleme më administratën tatimore, apo realisht korrupsioni, është bërë si një formë shumë e ‘zakonshme’ e funksionimit të institucioneve publike. اka do të thotë se edhe qytetari i rëndomtë për të kryer një punë të zakonshme duhet të jetë i gatshëm që të korruptojë dikë”, thekson Rexhepi.
Edhe Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinë, thotë se dukuria e korrupsionit dhe mangësia e sigurisë ligjore, kanë bërë që investitorët ndërkombëtarë të mos investojnë në Kosovë.
Ai thotë ekzekutivi duhet të marrë masa të ashpra në luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që të bindë investitorët e huaj se Kosova është shtet i sigurt për investime. “Unë besoj se ne si shtet duhet shumë shpejtë që të marrim masa të ashpra drastike kundër këtij fenomeni. Sepse, ka mjaft afera të mëdha korruptive, të cilat janë prolonguar me vite të tëra, kurse ekzekutivi dhe legjislativi duhet sa më shpejtë që këto afera t’i përmbyllin më qëllim që t’i tregohet investitorëve të huaj se është një vend i sigurt për investimet e huaja”, shprehet Bektashi.
اështje tjetër që ngadalëson ardhjen e investitorëve të huaj është edhe jostabiliteti, kur janë në pyetje vendimet e shpeshta që ndërrohen nga ekzekutivi, thotë Rexhepi. “Jostabiliteti kur janë në pyetje vendimet qeveritare të cilat ndryshojnë çdo gjashtë muaj, si e patëm rastin me çimenton, apo më aplikimin e ngarkesave të ndryshme tatimore, dhe niveli i lartë i korrupsionit, mosfunksionimi i ligjit dhe institucionet joefikase, konkretisht kur është fjala te gjykatat”, thekson Rexhepi.
Ndërkaq, profesori Mejdi Bektashi, i bën thirrje autoriteteve kompetente që të përmirësojnë ambientin investues vend, pasi, sipas tij, investimet ndërkombëtare vlerësohen si mjete të domosdoshme për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. “Në mënyrë që të barazohemi me shtetet tjera të rajonit, duhet të krijojmë favore më të mëdha që këta investitorë të vijnë në Kosovë. Unë e shoh të vetmin shpëtim për zhvillim dhe për dalje nga kriza aktuale në Kosovë, me stimulimin maksimal të investimeve të huaja. Sepse potencialet tona financiare janë shumë të vogla, për të mundësuar një zhvillim ekonomik prej 4-6 për qind në vit”, thotë Bektashi.
Ndryshe, sipas raportit të Bankës Qendrore së Kosovës, që nga viti 2007, ka pasur rënie të vazhdueshme të investimeve ndërkombëtare. /Rel/
 
Titulli: Korrupsioni dëbon investitorët

Kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi..... kishin qene te etur gjarperinjte per gjak dhe lek.....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back