Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Korçë, vjolinë e bukur e Jugës, cili âsht shpirti i yt

DOM LAZER SHANTOJA PËR KORÇËN, 1941 :

“Korça ishte qytet ! Tekembramja nji qytet në Shqipnì ! Shetitore të gjana, rruga e rrugica të drejta, shtëpija të bukura si vila, pomendore e lulishta. Nji pastërti të pakundshoqen në tanë Shqipnìn. Tepsì. Ajri i kulluet të prehte hundët dhe të freskonte mushknijtë. Më dukej se ishem në nji qytet t’Engadinës. Malet përreth cikalue me borë më kujtojshin pikturat e Segantinit. U enthuzjazmova për Korçë. Aty bâna edhe nji zbulim t’interesantshëm. Shkova nji ditë me pamun Motrat Stigmatine. Më përsillte nji çupkë korçare. Më pyet: ‘A i keni motra ?’ ‘Jo, - i përgjegji, - nuk i kam motra, por kështu i quejmë na’. Më pyet prapë çupa e vogël, çiçeronka e ime: ‘Po prej nga jeni ju ?’ I përgjigjem: ‘Prej Shkodre’. E ajo me serjozitetin mâ të madh: ‘Eh ! Prandaj nuk dini me folë shqip...’. Si mos me qeshë ? Lotët me duelën prej gazit.

Kam bâmun disa vizita në Korçë. Ndër shtëpija kristjane e myslimane. Kam kaluemun aty disa orë të paharrueshme. Pritje e përzemërt, e qeshun, bisedime t’interesantshme, atmosferë elegance e qytetnimi. Djelm të rì puth kanë frekuentue universitete, zonjusha puth kanë krye konservatoriume të flasin mbi çashtjet mâ djegse të ditës, mbi problemet mâ t’interesantshme të jetës. Me nji zonjushë korçare nuk ke frikë se bân nji gaffe me folun, bje fjala, mbi kromatizmin e Debussy-it apo mbi librin e fundit të Daniel Rops-it. Janë “à la page”. Korça m’âsht pëlqye tepër.

Kam dalun prej Korçe tue bluemun nëpër mend lamshin e nji përralle të Hoffmann-it. Ai shkruen për nji shpirt puth rrinte ndryemun në nji vjolinë. Korçë, vjolinë e bukur e Jugës, cili âsht shpirti i yt ?...”.

Nga: Tiranë-Korçë, në ‘Tomori”, 29 mars 1941.
(A.plasari)
FB_IMG_1611743742194.jpg
FB_IMG_1611743729956.jpg
FB_IMG_1611743739005.jpg
FB_IMG_1611743734580.jpg
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
@Senseo e kupton sadopak dialektin gegë? :)
 
Pak por, edhe ato qe nuk arrij ti kuptoj mundohem. Me pelqen si dialekt se di pse me kujton ate shqiperine e hershme krenare te traditave.
 
Qesha me lot, kur merr vesh vajza korçare që është shkodran....' aa për atë nuk din shqip ti ??
 
  • Haha
Reactions: D.
Rendesi ka qe qeshe ?
 
“Korça ishte qytet ! Tekembramja nji qytet në Shqipnì ! Shetitore të gjana, rruga e rrugica të drejta, shtëpija të bukura si vila, pomendore e lulishta. Nji pastërti të pakundshoqen në tanë Shqipnìn. Tepsì. Ajri i kulluet të prehte hundët dhe të freskonte mushknijtë. Më dukej se ishem në nji qytet t’Engadinës. Malet përreth cikalue me borë më kujtojshin pikturat e Segantinit. U enthuzjazmova për Korçë. Aty bâna edhe nji zbulim t’interesantshëm. Shkova nji ditë me pamun Motrat Stigmatine. Më përsillte nji çupkë korçare. Më pyet: ‘A i keni motra ?’ ‘Jo, - i përgjegji, - nuk i kam motra, por kështu i quejmë na’. Më pyet prapë çupa e vogël, çiçeronka e ime: ‘Po prej nga jeni ju ?’ I përgjigjem: ‘Prej Shkodre’. E ajo me serjozitetin mâ të madh: ‘Eh ! Prandaj nuk dini me folë shqip...’. Si mos me qeshë ? Lotët me duelën prej gazit.

Kam bâmun disa vizita në Korçë. Ndër shtëpija kristjane e myslimane. Kam kaluemun aty disa orë të paharrueshme. Pritje e përzemërt, e qeshun, bisedime t’interesantshme, atmosferë elegance e qytetnimi. Djelm të rì puth kanë frekuentue universitete, zonjusha puth kanë krye konservatoriume të flasin mbi çashtjet mâ djegse të ditës, mbi problemet mâ t’interesantshme të jetës. Me nji zonjushë korçare nuk ke frikë se bân nji gaffe me folun, bje fjala, mbi kromatizmin e Debussy-it apo mbi librin e fundit të Daniel Rops-it. Janë “à la page”. Korça m’âsht pëlqye tepër.

Kam dalun prej Korçe tue bluemun nëpër mend lamshin e nji përralle të Hoffmann-it. Ai shkruen për nji shpirt puth rrinte ndryemun në nji vjolinë. Korçë, vjolinë e bukur e Jugës, cili âsht shpirti i yt ?...”.

Nga: Tiranë-Korçë, në ‘Tomori”, 29 mars 1941.
(A.plasari)
Pervec atyre qe kam bere me bold , te tjerat i kuptova
 
Ndajfolje
Tekembramja- teksefundi
Mbiemer
Cikelue.. sperkat .. cikla .
Pomedore... pemtari ose frutore
Ndryemun ( rrjedh nga fjala shqipe dry)... mbyllur
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back