Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Korçë, proces jo i qetë zgjedhor, dhunohet komisioneri i PS-së

Vilson Lipe, një komisioner i Partisë Socialiste është dhunuar në qendrën e votimit 3998 në Komunën e Mirasit në Devoll. Ngjarja ka ndodhur brenda qendrës së votimit, në fshatin Fitore. Korrespondentja në Korçë njofton se një militant i Partisë Demokratike ka tentuar të votojë në grup me familjen e tij, çka nuk është lejuar nga komisioneri socialist. Si pasojë e kësaj, militanti i PD-së sulmoi komisionerin duke e dëmtuar atë në kokë e trup. Komisioneri Lipe ka denoncuar rastin edhe në Policinë e Devollit.


***
Qarku i Korçës nuk ka pasur një proces të qetë votimi, raporton korrespondentja e gazetës "Shekulli" në Korçë, Lindita Mollaj. Sipas saj, në orën 7 të mëngjesit, kur duhet të niste votimi, nuk u hapën 10 qendra votimi në komunat e rrethit të Kolonjës për shkak të mosparaqitjes së komisionerëve të LSI. Votimit në këto qendra rinisi me të paktën 2 orë vonesë.

Në komunën Gore procesi i votimit u bllokua për të paktën 5 orë, pasi sipas burimeve të KZAZ-it lista përfundimtare e votuesve kishte vetëm firmën e punonjëses së zyrës së gjendjes civile, ndërsa mungonte vula e kreut të komunës. Kreu i PS në Korçë vetëm pak javë më parë bëri një padi penale në Prokurori për shtimin fiktiv, sipas tij, të numrit të votuesve pikërisht në këtë komunë. Bëhet fjalë për 60 votues të cilët janë regjistruar në këto lista pa qenë banues në këtë komunë.

Ndërkohë, probleme ka pasur edhe në Ravonik, raporton korrespondentja në Korçë, ku në mesditë është bllokuar procesi i votimit për gati 2 orë, pasi u larguan komisionerët e Partisë Demokratike me pretendimin se njëri prej vëzhguesve në këtë qendër votimi ka qenë njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Komunës. KZAZ vendosi rikthimin e komisionerëve rreth orës 14:00 çka bëri të mundur rifillimin e votimit.

Votimi është bllokuar edhe në fshatin Plase, këtë herë për shkak të komisionerëve të Partisë Socialiste të cilët bllokuan votimin pasi konstatuan se po votohej në grup. Ndërsa në fshatin Podgorie votimi u bllokua për disa momente pasi pati një përplasje mes militantëve të dyja forcave kryesore, PD dhe PS. U desh ndërhyrja e policisë atje për të normalizuar situatën.

Probleme ka pasur edhe në Pogradec, ku qendrat e votimit me nr. 3888 dhe qendra me numrin 3786 nuk u hapën pasi u vu re se kutitë ishin të dëmtuara. Sipas KZAZ-it bëhet fjalë për katër kuti që mund të jenë dëmtuar gjatë transportit. KQZ dërgoi me urgjencë kuti të reja me helikopter dhe pas kësaj edhe votimi nisi normalisht.

Qarku i Korçës ka 419 qendra votimi dhe pritet të votojnë rreth 185 mijë votues. Vetëm në Korçë janë 62 qendra votimi, ndërsa pritet të votojnë rreth 70 mijë votues. Gara më e fortë në këtë qark mbetet Bashkia Korçë ku rikandidon Niko Peleshi për një mandat të dytë përballë kandidatit "Aleanca për qytetarin" Andrea Mano.

Dropull i Poshtëm, PBDNJ akuzon MEGA-n
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut denoncoi incidentet e ndodhura sot në komunën Dropull i Poshtëm në Korçë. Zyra e shtypit e PBDNJ-së bëri të ditur se kandidati për kryetar komune në komunën Dropulli i Poshtëm i Partisë MEGA ka hyrë në qendrën e votimit me nr QV 4269 në fshatin Dervican duke kërcënuar komisionerët. Gjithashtu, PBDNJ bën të ditur se komisionerët e Partisë Demokratike nuk pranojnë të mbajnë protokoll për incidentin e ndodhur.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back