KORCE-Në Korcë numërimi i votave është drejt përfundimit ku surpriza është LSI që ka marrë një mandat në komunën Bucimas.
Ndërkaq aleanca e majtë ka rrëmbyer në total 6 mandate, ndërsa e djathta 5.
Qarku i Korçës i konsideruar si qarku më i balancuar politikisht qoftë në zgjedhjet vendore apo ato parlamentare ndër vite, këtë herë duket se është duke zhvilluar një luftë të fortë mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, me qëllimin e vetëm ndryshimin e balancave sa i takon mandateve të deputetëve.
Ky qark nxjerr 12 deputetë ku, në vitin 2009, u ndane barabar mes e aleancave, 6 e majta dhe 6 e djathta.
Konfirmohen si deputetë emrat e mëposhtëm.
MANDATET E PD
1. Ridvan Bode
2. Eleina Qirici
3. Edmond Spaho
4. Fatmir Mediu
5. Gjergji Papa
MANDATET E PS
1-Bashkim Fino
2. Arta Dade
3. Olta Xhaçka
4. Ilirian Pendavinji
5. Ilir Xhakolli
6. Ylli Ziçishti
MANDATET E LSI
1. Pirro Kapurani
Në vitin 2009 Korça çoi në Parlamentin shqiptar 12 deputetë, ku Partia Demokratike dhe ajo Socialiste morën nga një numër të barabartë mandatesh, nga 6 secila, me një diferencë prej 1936 votash në favor të partisë Socialiste.
Në qarkun e Korcës rezultojnë rreth 220 mijë zgjedhës, nga 217 mije ne vitin 2009, nga këta ishin rreth 1500 votues te rinj.
(d.b/BalkanWeb)