Kopshti nënujor i skulpturave!

Love

βeℓℓe â๓e
kopshti-i-skulpturave-620x412.jpg


Një artist britanik ka krijuar një kopsht ë tërë skulpturash, të cilat portretizojnë disa dhjetëra silueta burrash, grash dhe fëmijësh, të shkëputura nga jeta reale, të cilat ka preferuar t’i lërë në shoqërinë e qetë të peshqve dhe koraleve në fund të gjirit të Kankunit, në Meksikë.
Artisti 37- vjeçar Jason de Claires-Taylor me anët të skaj vepre ka dashur të tërheqë edhe më tepër zhytësit, të cilët e frekuentojnë këtë zonë, që përbën shkëmbin e dytë koralor më të rëndësishëm në botë, duke u ofruar një pamje tjetër të nënujit.
Kopshti nënujor është bërë gradualisht edhe një habitat artificial për peshqit dhe jetën nënujore të cilët kanë ditur të grenë strehët e tyre mbi skulpturat.
“ثshtë njësoj si të vendosësh një skulpturë në Sahara”, – thotë artisti për ‘New York Times’. Në një ****ion të veçantë e përbën një strukture që imiton një shtëpi banimi, me dritare, çati dhe oxhak, të gjitha nën ujë.
Qëkurse parku u krijua në vitin 2009, ai është rritur gradualisht me rreth 500 skulptura, secila me një histori për të treguar.
I tillë është rasti i një instalacioni i një grupi bankierësh, të gjithë veshur me kostum dhe me kokën të groposur në rërë, pranë të cilëve janë vendosur çanta të hapura dhe makina llogaritëse.
Sipas autorit, ky instalacion simbolizon rezistencën dhe mohimin për të njohur krizën kanosës ndaj mjedisit dhe veprimet dritëshkurtër dhe përgjegjshmërinë e dobët të qeverisë dhe institucioneve bankare.
Burimi: g.shqip


kopshti-i-skulpturave.j-3-620x442.jpg


kopshti-i-skulpturave.j1-620x412.jpg


[video=youtube;vKxrVmfU3-E]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=vKxrVmfU3-E[/video]
 
Titulli: Kopshti nënujor i skulpturave!

ok ..kjo eshte shume e bukur dhe origjinale ...Edhe pse nuk do te vonoje shume e keto skulptura do behen shtrati i koraleve te ardhshme:)

Pse jo,,, nese njerezimi do te heqe dore nga ndotja e mjedisit ,,,Per ca vite mbi keto skulptura mund te behet edhe nje ishull koralesh :)

PS: weeee cfare fantazijet pozitive kam :lekund:
 
Titulli: Kopshti nënujor i skulpturave!

Mbas disa shekujsh,njerzimi i asaj kohe do habitet me keto skulptura kur ti gjejne e do dalin ne rezultatin se jane bere nga UFO't, ashtu sic ne themi sot per skulpturat qe gjenden ne Ishullin e Pashkeve apo dhe per Piramidat.....

Nejse,mua sme jep ndonje ndjesi te bukur kjo panorame ,duken si njerez te mbytur...
 
Titulli: Kopshti nënujor i skulpturave!

Gjithsesi eshte dicka e jashtzakonshme..
 
Back
Top