Kopshtet më të bukura në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndërkohë që kopshtet më të bukura mund të shfaqen me modele dhe ngjyra, apo të mahnitin me forma dhe specie të rralla, ka gjithnjë më shumë sesa duket në sipërfaqe. Për të arritur në panorama të tilla të jashtëzakonshme, duhet një punë e madhe. Revista "Forbes" ka pyetur një sërë ekspertësh nga e gjithë bota, të cilët kanë përcaktuar kopshtet më të bukura të botës. I pari është Kopshti Botanik i Bruklinit. Shumë panelistë e kanë zgjedhur Kopshtin Botanik të Bruklinit, si kopshtin e tyre imagjinar. Kopshti njihet më së shumti për rrethimin e kopshtit të parë të skicuar për fëmijët. Pishinat e zambakëve janë një mrekulli më vete, ndërkohë që në kopsht rriten rreth 10 mijë bimë të ndryshme, si dhe 45 mijë zymbylë që lulëzojnë në një lis të vetëm, drurë ahu dhe mështekne, deri tek një koleksion i rrallë pemësh japoneze.
Por veçantia e kopshtit qëndron në një rrugë të ndërtuar në nder të figurave më të famshme që kanë jetuar në Bruklin. Duke u bazuar në principet e artit, Kopshti Botanik Boerner, në Miluake, Uiskonsin, përfshin koleksione të famshme bimësh dhe pemësh halore, si dhe një rrugë me mjedra, kumakë etj. Kjo rrugë shpërben si kalim nga hija e ftohtë kopshtit të shkëmbit tek kopshti i ngrohtë dhe me aromë të mrekullueshme barnash aromatikë. Harry Landers e portretizon këtë kopsht si "një vend shumë i mirë për të krijuar idenë se sa shumë mund të rriten pemët e mëdha. ثshtë pikërisht ky vendi ku mbahen konkurset për çmimet e luleve". I skicuar në vitin 1906 në Long Ajlend nga George A. Craëley për familjen Phips, kopshtet formale, pyjet dhe lumenjtë rrethojnë një shtëpi të madhe të stilit Charles II. Ken Druse e konsideron atë "si një prej kopshteve që ka qenë dikur pronë private dhe frymëzues për shumë arsye. ثshtë në mënyrë të pabesueshme i bukur dhe i mirëmbajtur". Ky kopsht ka gjithashtu një prej lëndinave më luksoze me pemë të vjetra dhe një kopsht të rrethuar, një kopsht shumëvjeçar të stilit italian, të mbushur me bimë të lulëzuara, si dhe një pishinë të rrethuar nga një pjergull.
Kopshti Shantikler ndodhet pikërisht jashtë Filadelfias. Aty shtrihen kopshte që përmbajnë bimë shumëvjeçare, pyje dhe lule të egra. Skulpturat, stolat e punuar me dorë, gardhet dhe urat ofrojnë një kombinim të elementëve natyrore dhe artistike. Rick Los shprehet: "Shantikler prezantohet si një kënaqësi e madhe dhe mund të them se është mrekulli më vete ta vizitosh. Bimët e organizuara me kujdes dhe format e kopshteve janë të planifikuara më së miri".
Kirsteboh shtrihet në malin Table dhe përfshin vetëm bimë që rriten në vend. "Ka bimësinë e luleve të egra më të pasur se çdo kopsht në botë, duke përfshirë këtu orkide të rralla dhe një koleksion lulesh, të cilat kanë lulëzuar në kohën e dinosaurëve", shprehet Elizabeth Scholtz. Ajo gjithashtu rrëfen se mënyra se si kopshti shfaqet në këmbë të malit Table është e mrekullueshme, duke i dhënë atij një natyrë herë të egër e herë me një panoramë të pakrahasueshme.

Kopshti Botanik i Bruklinit
Nju Jork, SHBA

Shumë panelistë e kanë zgjedhur Kopshtin Botanik të Bruklinit, si kopshtin e tyre imagjinar. Kopshti njihet më së shumti për rrethimin e kopshtit të parë të skicuar për fëmijët. Pishinat e zambakëve janë një mrekulli më vete, ndërkohë që në kopsht rriten rreth 10 mijë bimë të ndryshme, si dhe 45 mijë zymbylë që lulëzojnë në një lis të vetëm, drurë ahu dhe mështekne, deri tek një koleksion i rrallë pemësh japoneze. Por veçantia e kopshtit qëndron në një rrugë të ndërtuar në nder të figurave më të famshme që kanë jetuar në Bruklin.
Kopshti Botanik Boerne
Uiskonsin, SHBA

Duke u bazuar në principet e artit, Kopshti Botanik Boerner, në Miluake, Uiskonsin, përfshin koleksione të famshme bimësh dhe pemësh halore, si dhe një rrugë me mjedra, kumakë etj. Kjo rrugë shpërben si kalim nga hija e ftohtë kopshtit të shkëmbit tek kopshti i ngrohtë dhe me aromë të mrekullueshme barnash aromatikë. Harry Landers e portretizon këtë kopsht si "një vend shumë i mirë për të krijuar idenë se sa shumë mund të rriten pemët e mëdha. ثshtë pikërisht ky vendi ku mbahen konkurset për çmimet e luleve".
Old Uestbëri Gardens
Long Ajlend Nju Jork
I skicuar në vitin 1906 në Long Ajlend nga George A. Crawley për familjen Phips, kopshtet formale, pyjet dhe lumenjtë rrethojnë një shtëpi të madhe të stilit Charles II. Ken Druse e konsideron atë "si një prej kopshteve që ka qenë dikur pronë private dhe frymëzues për shumë arsye. ثshtë në mënyrë të pabesueshme i bukur dhe i mirëmbajtur". Ky kopsht ka gjithashtu një prej lëndinave më luksoze me pemë të vjetra dhe një kopsht të rrethuar, një kopsht shumëvjeçar të stilit italian, të mbushur me bimë të lulëzuara, si dhe një pishinë të rrethuar nga një pjergull.
Vila Imperiale Kastura,
Kioto, Japoni
Elizabeth Scholtz e konsideron këtë "një prej kopshte më të mrekullueshme perandoreske të Japonisë. ثshtë njëkohësisht i lashtë dhe i famshëm". I skicuar në shekullin e 16-të nga kopshtari i njohur Kobori Enshu, Katsura është një prej kopshteve më të hershëm, që përdoreshin për shëtitje. "ثshtë një kopsht i hapur dhe njëkohësisht i fshehtë, duke ofruar pamje në çdo kthesë dhe plot surpriza që shfaqen si një dramë madhështore", shpjegon Scholtz. Kopshtet e gjelbra përmbajnë ura të vogla, vila po aq të vogla, kalldrëm dhe mrekulli të tjera.
Kopshti Shantikler
Filadelfia, SHBA
Kopshti Shantikler ndodhet pikërisht jashtë Filadelfias. Aty shtrihen kopshte që përmbajnë bimë shumëvjeçare, pyje dhe lule të egra. Skulpturat, stolat e punuar me dorë, gardhet dhe urat ofrojnë një kombinim të elementëve natyrore dhe artistike. Rick Los shprehet: "Shantikler prezantohet si një kënaqësi e madhe dhe mund të them se është mrekulli më vete ta vizitosh. Bimët e organizuara me kujdes dhe format e kopshteve janë të planifikuara më së miri".
Kopshti Botanik i Nju Jorkut
Bronks, SHBA
Kopshti Botanik i Nju Jorkut në Bronx është një botë në miniaturë. Ai përfshin drurë frutore, barishte, shkëmbinj, kopshte trëndafilash etj. Shtëpia e xhamit e stilit viktorian e njohur si "Enid Haupt Conservatory" shfaq bimë nga njëmbëdhjetë habitate në gjithë botën. Rick Los e quan atë "kopshti më i mirë botanik për cilësinë e përgjithshme të bimëve dhe specieve të rralla, bukurinë e luleve dhe në të nivelit më të lartë të mirëmbajtjes".
Kopshti Botanik Këmbëtar Kirstenboh
Keit Taun, Afrika e Jugut
Kirsteboh shtrihet në malin TAble dhe përfshin vetëm bimë që rriten në vend. "Ka bimësinë e luleve të egra më të pasur se çdo kopsht në botë, duke përfshirë këtu orkide të rralla dhe një koleksion lulesh, të cilat kanë lulëzuar në kohën e dinosaurëve", shprehet Elizabeth Scholtz. Ajo gjithashtu rrëfen se mënyra se si kopshti shfaqet në këmbë të malit Table është e mrekullueshme, duke i dhënë atij një natyrë herë të egër e herë me një panoramë të pakrahasueshme.
Filoli
San Francisko, SHBA
Rreth 50 kilometra nga San Francisko, Filoli përfshin një shtëpi historike të vitit 1917 dhe disa kopshte të mëdha, përgjatë bregut lindor të maleve bregdetare të Kalifornisë. I skicuar sipas stilit eklektik kalifornian, Filoli ka disa kopshte, tarraca, lëndina dhe pishina ndërmjet rrugëve të bëra për kalimtarët. "Filoli është jashtëzakonisht shumë fotozhenik. Kas humb ngjyra dhe është i vendosur në një klimë ku mund të rritet gjithçka. Harry Landers e përshkruan Filoli-n si shumë ide dhe koncepte të reja në një shkallë masive.
Kopshti i Kështjellës Sisingurst
Angli
ثshtë një ndër kopshtet më të vizituara të Anglisë dhe Sisngurst është skicuar nga shkrimtarja angleze, Vita Sackville Uest dhe bashkëshorti i saj, Harold Nicholson në vitin 1938. Elizabeth Scholtz shprehet, "Ai ishte arkitekti, i cili e skicoi dhe ajo ishte dekoratorja, e cila e mbolli". Kopshti ka një kështjellë si dhe dhjetë kopshte në formë dhomash, të cilat përfshijnë dhe kopshtin e famshëm të bardhë, i cili është imituar shpeshherë.
Kopshti Allerton
Havai
Pas shumë efekteve tropikale, si pemët e bananeve dhe ato të fierit. ثshtë një kopsht i hapur dhe njëkohësisht i fshehtë, duke ofruar pamje në çdo kthesë dhe plot surpriza që shfaqen si një dramë madhështore", shpjegon Scholtz. Kopshtet e gjelbra përmbajnë ura të vogla, vila po aq të vogla, kalldrëm dhe mrekulli të tjera.TO
 
Pe: Kopshtet më të bukura në botë

Do ishin mir te ishin me pamje se keshtu jo se na mungon fantazia,por behen me bindese...
 
Pe: Kopshtet më të bukura në botë

Brooklyn Botanic Garden New York
brooklyn-botanic-garden-new-yor.jpg

---------- Post added at 12:31 ---------- Previous post was at 12:27 ----------

Kopshti i Kështjellës Sisingurst
overview.jpg

whitegarden_thumb1.jpg

gate2_thumb.jpg

---------- Post added at 12:35 ---------- Previous post was at 12:31 ----------

Kopshti Allerton, Havai
scoveredEdensPhotosByDavidCroxfordTextByDerekPaiva.jpg


erton_Garden%2C_Kauai%2C_Hawaii_-_view_into_valley.jpg

220px-Alula.jpg
 

Attachments

  • brooklyn-botanic-garden-new-yor.jpg
    brooklyn-botanic-garden-new-yor.jpg
    118.1 KB · Shikime: 0
  • overview.jpg
    overview.jpg
    138.3 KB · Shikime: 0
  • whitegarden_thumb1.jpg
    whitegarden_thumb1.jpg
    80.9 KB · Shikime: 0
  • gate2_thumb.jpg
    gate2_thumb.jpg
    56.2 KB · Shikime: 0
  • scoveredEdensPhotosByDavidCroxfordTextByDerekPaiva.jpg
    scoveredEdensPhotosByDavidCroxfordTextByDerekPaiva.jpg
    106.8 KB · Shikime: 0
  • erton_Garden%2C_Kauai%2C_Hawaii_-_view_into_valley.jpg
    erton_Garden%2C_Kauai%2C_Hawaii_-_view_into_valley.jpg
    17.4 KB · Shikime: 0
  • 220px-Alula.jpg
    220px-Alula.jpg
    25.1 KB · Shikime: 0
Back
Top