Kopja e Kushtetutës së George Washington shitet për 9.8 mil $

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Libri që përmban kopjet personale të Kushtetutës amerikane të George Washington, u shit në një ankand për 9.8 milionë dollarë. Libri, kopje e George Washington mbi “Aktet e Kongresit,” u shit të premten nga shtëpia e ankandeve Christie e New York-ut.


george_washington.jpg

I shtypur në vitin 1789, gjatë vitit të parë të George Washington në detyrë si presidenti i parë amerikan, para shitjes, libri është vlerësuar 3 milionë dollarë.

Ai përmban nënshkrimin e George Washington në ballinë, si dhe Kushtetutën amerikane dhe një Ligj për të Drejtat e njeriut.

Dy kopje të ngjashme u shtypën atëbotë- një për sekretarin e atëhershëm të Shtetit, Tomas Xheferson dhe një tjetër për të kreun e parë të Gjykatës Supreme të SHBA-së, Xhon Xhei.

B;info.kosova
 
Kushtetuta e George Washingtonit, shitet për 10 milionë dollarë

f1_23george1340464852.jpg
ثshtë shitur për shifrën e 10 milion dollarë kopja personale e Kushtetutës së SHBA-ve të George Washingtonit, bën të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s, transmeton TCH.

Libri, me shënimet e vetë presidentit të parë, është shtypur në vitin 1789, viti i tij i parë në detyrë.

Vlera fillestare e tij shkonte prej 2 deri 3 milionë dollarë, por oferta rriti çmimin për shkak të vjetërsisë 223-vjeçare të librit.

Historianët thonë se shënimet e Washingtonit janë ato që e bëjnë librin kaq të vlefshëm.

I lidhur me lëkurë libri është përshkruar në gjendje pothuajse të pacënuar dhe i vulosur me stemën e familjes Washington.

Ai gjithashtu përmban aktet e para të Kongresit, të cilat përfshinin legjislacionin për të krijuar shtetin, gjyqësorin, departamentet e mbrojtjes dhe thesarit të qeverisë./koha/.
 
Titulli: Kushtetuta e George Washingtonit, shitet për 10 milionë dollarë

athua paguan kush ndonje cent per kushtetutetn e te parit te shqiperise larte madhnise tij sali berisha :PLOLLOL
 
Back
Top