sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Sipas farmacistëve, kontraceptivët nuk janë më tabu për të rinjtë kryeqytetas.
Ekspertja: Farmacistët të krijojnë ambient mikpritës
Tashmë, jo vetëm që nuk janë tabu, por guxojnë të bisedojnë me farmacistet rreth madhësisë, ngjyrave dhe aromat që kanë kontraceptivët. Ndërkohë, djemtë që nuk duan të bëjnë publike të dashurat e tyre, shkojnë vetë dhe blejnë kontraceptivin e emergjencës, pa as më të voglën ndrojtje.
Madje, kur kanë përballë ndonjë farmaciste të bukur, nuk i kursejnë as bisedat rreth marrëdhënieve të tyre seksuale. Kjo, është një dukuri që ndodh rëndom në kryeqytet, pasi farmacistët pohojnë, se po bien gjithnjë e më shumë tabut ndaj kontraceptivëve.
Por sipas tyre, ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim, pasi shumë persona janë indiferentë ndaj metodave kontraceptive, dhe si pasojë, femrat bien pre e shtatzanive të padëshiruara dhe sëmundjeve seksuale, kur meshkujt nuk përdorin kondom.
Ndërsa gjinekologia, Lindita Myzyri pohon se: shpesh, meshkujt blejnë kontraceptivin e emergjencës për të dashurat e tyre, në mënyrë që të mos i bëjnë publike ato. Ndërkohë ekspertja e Planifikimit Familjar, Teuta Pipa, shpjegoi mënyrën se si farmacistët, duhet të krijojnë një klimë sa më të mirë për klientët që kërkojnë kontraceptivë.
Fenomeni
Tashmë trokasin në farmaci, jo vetëm për të blerë kontraceptivët por nuk ngurojnë të tregojnë as historitë e tyre. Farmacisti Armand Konomi, shpjegon se të rinjtë, tashmë janë shumë të interesuar, për të marrë edhe këshilla në lidhje me përdorimin e metodave kontraceptive.
"Meshkujt komunikojnë shumë lirshëm në lidhje me metodat kontraceptive, megjithatë, edhe femrat nuk hezitojnë ti blejnë ato, ndonëse me shohin se jam djalë, nuk e kanë problem të kërkojnë kontraceptivë", - pohon Armand Konomi duke shtuar se përdormi i kontraceptivëve po vjen gjithnjë në rritje, por ende mbetet shumë punë në këtë drejtim, pasi shumë persona për shkaqe të ndryshme janë indiferent ndaj metodave kontraceptive moderne.
Ndërsa farmacistet femra, pohojnë se djemtë shpesh i vënë në siklet, tek bëjnë pyetje nga më të ndryshmet rreth kontraceptivëve sidomos për kondomët. "Sigurisht që të rinjtë nuk i'a përtojnë as shakarave. Fillojnë e pyesin për madhësitë e kondomëve, ngjyrave dhe çdo gjë që kanë lidhje me këto. Puna jonë është që t'ua shpejgojmë", - pohon njëra nga farmacistet.
Farmacistët
Farmacistët duhet të krijojnë një klimë sa më të mirë për klientët e tyre, në mënyrë që ata të gjejnë një shërbim korrekt. Kështu u shpreh Specialistja e Planifikimit Familjar, Teuta Pipa, gjatë shpërndarjes së çertifiaktave të 48 farmacistëve, për trajnimin e organizuar nga USAID për metodat kontraceptive.
"Farmacistët duhet të krijojnë një ambient mikpritës për klientët dhe të krijojnë një kënd për të folur në intimitet me ta",- pohon Pipa duke shtuar se ata duhet të gjejnë një gamë të gjerë kontraceptivësh në farmaci. Sipas saj, asnjëherë nuk duhet t'u mungojë informacioni dhe këshillimi klientëve, dhe nëse është nevoja, duhet që t'i referojnë ata drejt rrugës së duhur.
Specialistët: Kontraceptivët, jo vetëm për marrëdhëniet seksuale
Kontraceptivët, nuk shërbejnë vetëm për t'u mbrotjur nga shtatzanitë e padëshiruara apo për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme në rastin e kondorit, por edhe për të rregulluar ciklin menstrual.
Kështu u shpreh gjenekologia, Lindita Myzuri duke shtuar se periudha përpara dhe gjatë periodave mund të jetë e vështirë për disa femra dhe këto femra, përjetojnë kombinime mjaft individuale të simptomave. Sipas specialistëve ato mund të ndihen të fryra, të lodhura, ose mund të irritohen për gjëra shumë të vogla.
Gjithashtu ato mund të kenë aq shumë lodhje dhe dobësi ose një gjendje mjaft të rëndë shpirtërore, saqë e kanë të vështirë të ngrihen nga shtrati. "Kur simptomat janë të këqija, ato mund të ndikojnë seriozisht në jetën dhe marrëdhëniet personale.
Megjithatë, cilat do qofshin simptomat, nuk duhet t'ë bëshkëjetojnë me to", - pohojnë specialistët, duke shtuar se marrja e pilulës së kontraceptivit mund t'i ndihmojë duke i bërë periodat më të rregullat dhe më të lehta, më pak të dhimbshme dhe më të parashikueshme.
Për më tepër, sipas specialistëve kontraceptivi Yaz, e lehtëson diskonfortin, që shkatohet zakonisht nga mbajtja e ujit në organizëm, i indikuar nga estrogjentë, që mund të rezultojë në fryerje të gishtave të këmbëve apo të gjirit. Madje ky kontraceptiv, redukton luhatjet hormonale të lidhura me ciklin menstrual.
Shekulli