PiNkY
Anëtar i Nderuar
Konsumimi i të verdhës së vezës është po aq i dëmshëm sa duhani për njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Problemi qëndron në një rritje të rrezikut për forcimin e arterieve të zemrës.
Ky është një lloj çrregullimi i arterieve, ku pllaka të rënduara nga kolesteroli, formojnë në mur të brendshëm arterial duke penguar furnizimin normal të zemrës me gjak.
Sipas dr.David Spence, nga një universitet i Kanadasë, i cili udhëhoqi studimin, në rastin e të verdhës së vezës rreziku është po aq i madh sa edhe në rastin e konsumit të duhanit, për shkak të formimit të pllakave arteriale që bllokojnë zemrën dhe që janë shkaku kryesor i atakut kardiak. Studimi zbuloi se ata që hanin më shumë se tri vezë në javë, kishin tendencën për formuar më shumë pllaka se të tjerët. Kolesteroli i lartë konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të atakut kardiak dhe e verdha e vezës ka një përqindje shumë të lartë të kolesterolit.