Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konsumimi i arrave nga meshkujt përmirëson shëndetin e spermës

Shiko fotografinë 1904943
Përgatiti: Ornela Klosi

Sipas një studimi, meshkujt të cilët konsumojnë rreth 2 grushta arra për 14 javë kanë një spermë të shëndetshme.

Arrat janë të pasur me vitaminën B, acide yndyrore omega 3, si dhe antioksidantë e të gjitha këto ndihmojnë spermën të jetë më e shëndetshme. Meshkujt janë ata të cilët fajësohen për 40 deri 50% të rasteve të infertilitetit.

Shkencëtarët ndanë 119 burra rastërorë midis moshës 18 dhe 35 vjeç në dy grupe:

Një pjesë e tyre shtuan 60 gramë arra në dietën e zakonshme

Një pjesë nuk bëri ndryshime në dietën e zakonshme

Meshkujt që bënin pjesë në grupin që konsumoi arra, patën përmirësime në cilësinë e spermës:

Përqëndrimi u rrit me 14%

Vitaliteti prej 4%

Lëvizshmëria (lëvizja) prej 6%

Të gjitha këto janë parametrat që Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit si matje të cilësisë së spermës dhe janë të lidhura me fertilitetin mashkullor.

Ekspertët thanë se studimi mbështeti gjetje të tjera që tregonin se një dietë të pasur me acide yndyrore omega-3, antioksidantë dhe vitaminë B përmirëson pjellorinë.

“Në literaturë po grumbullohen dëshmi se ndryshimet në stilin e jetesës, sipas një modeli të shëndetshëm dietik, mund të ndihmojnë në rritjen e cilësisë të spermës”, tha Dr Albert Salas-Huetos, nga Universitati Rovira i Virgili, Spanjë, i cili udhëhoqi studimin.

“Ndërkohë, këshillohet të nxiten pacientët të mos konsumojnë alkool, të mos tymosin dhe të jetojnë shëndetshëm” u shpreh dr. Virginia Bolton, ish këshilluese klinike embriologe në spitalin Guy të Londrës./BBC
 
Un thuj pse burrat turren me ble paketa te vogla me arra te kafeja ku shkoj perdit...
Looool

Do e len lexuar dhe ato ?
 
Mall e ka robi tpostoje dicka mire per shendet :p
 
I shkaterrut te shkretit meshkuj,e paski kap sot me ta. ahahahahahahhaha
O Nev
Kan shku 3 euro pako
?????
Bo cik llogari

Sdo ishte keq slogan i ri


"Bli arra, mos pi duhan"
 
shume e vertete.. shyqyr qe kete gje e kam nesuar shume heret
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back