
Një grup shkencëtarësh në Britani kanë këshilluar qeverinë të përgjysmojë nivelin e rekomanduar ditor të konsumit të sheqerit.
Ekspertët e ushqimit mendojnë se nga sheqeri nuk duhet të përftohet më shumë se 5% e kalorive të ditës, e barasvlershme kjo me 7 lugë çaji. Shumica e njerëzve konsumojnë të paktën dyfishin e kësaj sasie.
Ekzekutivi britanik është shprehur se do t’i pranojë rekomandimet , të cilat ka ndërmend t’i përdorë për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër obezitetit, sidomos te fëmijët.
/ Top Channel