Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konkursi i letërsisë ~shkurt~2025

Voto shkrimin e preferuar

  • Totali i votuesve
    14
  • Ky votim do të mbyllet: .
1-Binte shi
Ishte nate, binte shi. Rruget e qytetit ishin bosh, te ndriçuara nga llampat e zbehta qe pasqyronin pikat mbi asfalt. Ne ate erresire te bute , ecte nje burre ngadale , me duar ne xhepa , me mendje te trazuar .

Sapo kishe mbyllur punen, i lodhur nga mundimet e jetes , shiu i lagte fytyren , ndersa mendimet e trazonin, pa siguri per te nesermen , djers te ftofta e kaplonin.

Sa here binte shi ,kujtonte kohet e veshtira , kur kthehej ne shtepi , mes acarit dhe deshirave . Dhe pse lodhja e kerruste , dicka e mbante drejt , endrra per tu dhene atyre , gjithçka se kishte pasur vet asnjehere .

Hapat e çuan deri te dera, ndersa e hapte me kujdes që mos ti zgjonte , gruaja e priste , çajin ti pervelonte.

Ndersa uli xhaketen ne karrige , binte shi tha ai .

A thua nuk e kuptova?- me ze te embel i pershperiti,- ulu dhe pusho .

U ul prane saj , ndjehu ate ngohtesi, kaq kohe qe i mungonte , hallet ti harronte.

Shiu nuk pushoi por familja zemren ja ngrohu .

2-Vajza e Detit

Jam vajzë deti, në shpirt një oqean,
Dallgët i kam ëndrra, dhe valët shandan
Flokët e mi shpupuritura stuhi ere
Buzëqeshje të ngrohta me shpirt pranvere

Në thellësinë e detit, aty unë jetoj
Lart yjet më shndrisin,qiellin e dashuroj
E veshur me mistere,mbartur histori
Dukem vajzë çapkëne,shpesh'herë si fëmijë

Në netët e heshtura këndoj me hënën
Notoj me sirenat,nën tingujt e zemrës
Unë vajza e detit, jam zëri që të thërret,
Jam simfonia e shpirtit parajsa e fshehtë

Jam ëndërr, jam heshtje, jam zë pa kufi,
Jam pasqyrim ,mendim,imagjinat,fantazi
Në ditët e qeta jam fllad që të përqafoj
Por kur jam stuhi me dallgë të mbulo

3-Vajza me pallton rozë

Peone e brishtë
mëngjesore,
petale forcë mbështjellur.
Mbështjellur
me ngjyrën e jetës,
si një fëmijë i porsalindur.
Pupilat, zmadhuar
ndriçojnë paqe
mollzat
ndjenjë e prekshme.
Pa fjalë
e zë shprehet,
heshtur lufton,
ndriçon errësirën

4-Orëndreqësi

Në një qoshe të botës, ku heshtja fle,
Një derë e drunjtë e pluhurosur qëndron,
Brenda saj, një burrë i përulur përkulej,
Me duar të arta, një orë ndërton.

Akrepa të thyer, kohë të humbura,
Tik-taku që hesht e fjalë të harruara,
Gjurmët e të shkuarës, në xham të thyer,
Rrëfime që koha i kishte përhumbur.

“Të shkuarën e mbaj, në ingranazhe të vogla,
Në çdo kthesë ka dhembje, por dhe dritë,
Plasaritjet s’janë fundi, por vula të jetës,
Një kujtim që shpon, një zë që rritet.”

Në të tashmen, ai mat çdo frymëmarrje,
Çdo sekondë, një univers më vete,
“Mos e humb këtë moment, më thotë,
Është fillim i çdo gjëje që pret të ndodhë.”

E ardhmja? Një mister që akrepat fshehin,
Një perde që shpaloset ngadalë e qetë,
Ai rrotullon ingranazhet me kujdes,
Duke ndrequr të sotmen, për nesër të jetë.

Ora rilind, si zemër që rreh,
Akrepat e saj si krahë që fluturojnë,
Koha, tani e riparuar, ecën me ritëm,
Dhe çdo çast të saj ndriçon si agime

Dhe orëndreqësi, me një buzëqeshje të fshehur,
Me rritëm të qetë, të përjetshëm, e të kthjellët,
Më lë në dorë orën e ndrequr,
Zhduket në kohë si një hije e pavdekshme.

°Këto janë krijimet për muajin shkurt.Duke ju falenderuar që vazhdoni t'i jepni jetë,e shpall të hapur konkursin 😊
Sa shkrime te bukura👏👏 @Anna* duararte 😘😘
 
Sapo kishe mbyllur punen, i lodhur nga mundimet e jetes , shiu i lagte fytyren , ndersa mendimet e trazonin, pa siguri per te nesermen , djers te ftofta e kaplonin.

Sa here binte shi ,kujtonte kohet e veshtira , kur kthehej ne shtepi , mes acarit dhe deshirave . Dhe pse lodhja e kerruste , dicka e mbante drejt , endrra per tu dhene atyre , gjithçka se kishte pasur vet asnjehere .
Sa më pëlqyen këto vargje, sa shum e ndjeva timen këtë krijim
Binte shi

Komplimenta të gjithë krijuesve, gjithashtu dhe për kohën e dedikuar @Anna* 💓
 
LOL
Soulmimd nuk thash ne asnje moment qe jam i shkolluar megjithse shkolle kam goxha
Nuk thash as qe jam lexues i mire megjithese kam lexuar aq sa veshtir te mbahen mend
Me fal per shkrimin tim , per (ë) per shenjat e piksimit po un kshu shkruaj 👍
Une them shyqyr qe del ndonje detaj keshtu me u kap e me shkemby komente, Lol lool
e kam si hobi gjate punes, lool
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Pse me duket sikur eshte kaq i matur kur shkruan @T0T0 sikur e vezhgon njeri nga siper😁
Pse me duket sikur po me provokon?
Hahahahahaha
Pse me duket sikur ke pyetur per mua ?
Pse me duket sikur ke krijuar ide te gabuar?
ivy po perpiqem te jem i matur
Nuk dua te marr ban qe diten 2
 
Ca thua ore Toto😂
Une spyes,vi vete te vezhgoj😝😂
Kot skam hyre qe ne sabah sabah
 
Ca thua ore Toto😂
Une spyes,vi vete te vezhgoj😝😂
Kot skam hyre qe ne sabah sabah
Hajde ivy hajde lol
DHe bere krahasimin me ke? Ti nuk me njeh perpara te djeshmes , ske nga ta dish a jam i matur apo thjesht kam "dike mbi kok"
Po he m he se ska ndonje gje te pyesesh per mua po mos i beso te gjitha se gjerat fillojn behen pak me Dirty lol
 
E gjitha ishte ne kontekstin e shakave forumore.
Me thene te drejten spara pyes se sme lipset kush hyn e kush del ne forum.
Por kete te keqe e kam ama qe kur hyj,citoj e ngacmoj nga pak cdo anetar se kot nuk hyj mor ne forum,ndryshe rri ohoho ne fcb tim😁
 
LOL
Soulmimd nuk thash ne asnje moment qe jam i shkolluar megjithse shkolle kam goxha
Nuk thash as qe jam lexues i mire megjithese kam lexuar aq sa veshtir te mbahen mend
Me fal per shkrimin tim , per (ë) per shenjat e piksimit po un kshu shkruaj 👍
Ashtu more lej pa ë
Edhe une ashtu sepse përtoj me mëshu e me e nxjerr me dy pika 😂
 
E gjitha ishte ne kontekstin e shakave forumore.
Me thene te drejten spara pyes se sme lipset kush hyn e kush del ne forum.
Por kete te keqe e kam ama qe kur hyj,citoj e ngacmoj nga pak cdo anetar se kot nuk hyj mor ne forum,ndryshe rri ohoho ne fcb tim😁
Te ngacmosh moj ivy si jo
PO edhe te mbash
Ishte argumenti i asaj qe thash dhe do ishte ndryshe vetem nese do me njihje para te djeshmes
Edhe un tip si ty jam ivy , qekemi njesoj
 
Te ngacmosh moj ivy si jo
PO edhe te mbash
Ishte argumenti i asaj qe thash dhe do ishte ndryshe vetem nese do me njihje para te djeshmes
Edhe un tip si ty jam ivy , qekemi njesoj
O mos u kurse hic,por per mos kriju keqkuptime se shkronja legene jane,thua shendet e lexohen plac😝
 
Ashtu do e le Mona se kam menyra te tjera per te intimiduar 😛
Vetem se moshe nuk kam me un e kaq sa shkrujta kte mengjes e kam tepruar
Ska gje, pak nga pak se lodhen gishtat 😂
Po dhe sytë
 
Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 5 35.7%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 7.1%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 2 14.3%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 42.9%
Back
Top