Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konkursi i letërsisë ~shkurt~2025

Voto shkrimin e preferuar


  • Totali i votuesve
    12
  • Ky votim do të mbyllet: .

Anna*

🦋
S/M
1-Binte shi
Ishte nate, binte shi. Rruget e qytetit ishin bosh, te ndriçuara nga llampat e zbehta qe pasqyronin pikat mbi asfalt. Ne ate erresire te bute , ecte nje burre ngadale , me duar ne xhepa , me mendje te trazuar .

Sapo kishe mbyllur punen, i lodhur nga mundimet e jetes , shiu i lagte fytyren , ndersa mendimet e trazonin, pa siguri per te nesermen , djers te ftofta e kaplonin.

Sa here binte shi ,kujtonte kohet e veshtira , kur kthehej ne shtepi , mes acarit dhe deshirave . Dhe pse lodhja e kerruste , dicka e mbante drejt , endrra per tu dhene atyre , gjithçka se kishte pasur vet asnjehere .

Hapat e çuan deri te dera, ndersa e hapte me kujdes që mos ti zgjonte , gruaja e priste , çajin ti pervelonte.

Ndersa uli xhaketen ne karrige , binte shi tha ai .

A thua nuk e kuptova?- me ze te embel i pershperiti,- ulu dhe pusho .

U ul prane saj , ndjehu ate ngohtesi, kaq kohe qe i mungonte , hallet ti harronte.

Shiu nuk pushoi por familja zemren ja ngrohu .


2-Vajza e Detit

Jam vajzë deti, në shpirt një oqean,
Dallgët i kam ëndrra, dhe valët shandan
Flokët e mi shpupuritura stuhi ere
Buzëqeshje të ngrohta me shpirt pranvere

Në thellësinë e detit, aty unë jetoj
Lart yjet më shndrisin,qiellin e dashuroj
E veshur me mistere,mbartur histori
Dukem vajzë çapkëne,shpesh'herë si fëmijë

Në netët e heshtura këndoj me hënën
Notoj me sirenat,nën tingujt e zemrës
Unë vajza e detit, jam zëri që të thërret,
Jam simfonia e shpirtit parajsa e fshehtë

Jam ëndërr, jam heshtje, jam zë pa kufi,
Jam pasqyrim ,mendim,imagjinat,fantazi
Në ditët e qeta jam fllad që të përqafoj
Por kur jam stuhi me dallgë të mbulo


3-Vajza me pallton rozë

Peone e brishtë
mëngjesore,
petale forcë mbështjellur.
Mbështjellur
me ngjyrën e jetës,
si një fëmijë i porsalindur.
Pupilat, zmadhuar
ndriçojnë paqe
mollzat
ndjenjë e prekshme.
Pa fjalë
e zë shprehet,
heshtur lufton,
ndriçon errësirën



4-Orëndreqësi

Në një qoshe të botës, ku heshtja fle,
Një derë e drunjtë e pluhurosur qëndron,
Brenda saj, një burrë i përulur përkulej,
Me duar të arta, një orë ndërton.

Akrepa të thyer, kohë të humbura,
Tik-taku që hesht e fjalë të harruara,
Gjurmët e të shkuarës, në xham të thyer,
Rrëfime që koha i kishte përhumbur.

“Të shkuarën e mbaj, në ingranazhe të vogla,
Në çdo kthesë ka dhembje, por dhe dritë,
Plasaritjet s’janë fundi, por vula të jetës,
Një kujtim që shpon, një zë që rritet.”

Në të tashmen, ai mat çdo frymëmarrje,
Çdo sekondë, një univers më vete,
“Mos e humb këtë moment, më thotë,
Është fillim i çdo gjëje që pret të ndodhë.”

E ardhmja? Një mister që akrepat fshehin,
Një perde që shpaloset ngadalë e qetë,
Ai rrotullon ingranazhet me kujdes,
Duke ndrequr të sotmen, për nesër të jetë.

Ora rilind, si zemër që rreh,
Akrepat e saj si krahë që fluturojnë,
Koha, tani e riparuar, ecën me ritëm,
Dhe çdo çast të saj ndriçon si agime

Dhe orëndreqësi, me një buzëqeshje të fshehur,
Me rritëm të qetë, të përjetshëm, e të kthjellët,
Më lë në dorë orën e ndrequr,
Zhduket në kohë si një hije e pavdekshme.


°Këto janë krijimet për muajin shkurt.Duke ju falenderuar që vazhdoni t'i jepni jetë,e shpall të hapur konkursin 😊
 
Mua 5sa mduket si chatgpt. Nuk e di pse. Ama gjthss me pelqeu me sh se tjerat. Kshuqe le te jete cte doje. 🤷‍♀️
 
Kane faj keta qe sjellin. Se punku ne terezi e ka 😝
 
Ika te fle tani ....boll krijova per sot 😛
Naten e mire o shpirta te lire dhe fisnike
Jetoni ne paqe e cajin pijeni ne ibrik
Dashke ti pervelonke me ibrikun 🤣
 
Vajzat super, si ajo e detit dhe ajo ne pallton rozë 🔥🔥🔥
 
I lexova te gjitha dhe me pelqyen. votova per krijimin e meposhtem pasi ka origjinalitet dhe nje mix intrig mes kohes, jetes dhe zoterimit te permiresimit , deshire per progres pasi egziston probabileti te gjesh nje "orendreqes" qe te zbukuron kohen.

.......
Dhe orëndreqësi, me një buzëqeshje të fshehur,
Me rritëm të qetë, të përjetshëm, e të kthjellët,
Më lë në dorë orën e ndrequr,
Zhduket në kohë si një hije qe me driten kthehet...

Komplimentet e mija!

Suksese te gjithe krijuesve
 
Une votova per Orendreqesin.
Me nje verejtje te vogel ..."Brenda saj, një burrë i përulur përkulej" ketu perulur dhe perkulej nuk rrine mire bashke.
"Duke ndrequr të sotmen, për nesër të jetë" ky ishte varg perle.
Suksese te gjitheve, sidomos per pallton roze :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 4 33.3%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 8.3%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 2 16.7%
  • Orëndreqësi

    Votat: 5 41.7%
Back
Top