Gi de Masha
Anëtar i ri
Redaktimi i fundit:
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Interesante kjo!Kur shiu pushoi
Binte shi. Po ecja zbathur mijëra kilometra,
gjurmët një nga një po i lija të pllaquritura.
Era po më mbulonte gishtërinjtë e mi,
ndjesia e kësaj cinëgrime nuk kish’ mbarim.
I lodhur nga humbja, copëza të grisura nga shpirti im vdekatar,
po marshoja drejt të pakthyeshmes, duke frymuar nën ajrin përvëlues.
Hijet e kalimtarëve me lot të pareshtur,
vulosur në argjend një mëkat të fshehur.
Por shiu pushoi në lagështinë e lotëve mbi faqet e mia.
Larg syrit tim ëndërrimtar,
përtej horizontit po ndodhte mrekullia.
Krahët e qiellit u hapën dhe sollën një shoqëruese të çastit.
Papritur, dëgjova zërin e saj duke më thirrur:
- Vazhdo, lufto dhe kurrë mos u dorëzo.
- Ashtu si unë, çdo ditë marr një formë të re.
- Ashtu dhe jeta, çdo ditë duhet të ketë një fillim të ri.
- Por si? Nuk mundem të ndriçoj njësoj si ti.
- Nuk dua të ndriçosh njësoj si unë.
- Dua të jetosh dritën brenda teje.
- Mjafton të ndezësh atë pakëz që ke,
dhe jeta jote, nga errësira në dritë do të jetë.
- Kam frikë të guxoj, të shkoj përtej dhimbjes sime.
- Nuk mundem të rifilloj, nuk e di nëse mundem të ndriçoj.
- Ndonjëherë ndihem si një hënëz e vetmuar,
- e di çfarë? Besimin e kam harruar.
- Ngrije kokën, largoje këtë mjegullnajë,
dhe sytë e tu le të shohin lart.
Se hëna asnjëherë nuk është e vetmuar,
me një obsesion yjesh unë jam e mbuluar.
Kurrë mos mendo sa në vetmi je duke jetuar,
shiko përreth me sa yje je duke u mbuluar.
Shushurima e hënës – një përqafim i heshtur,
më përpiu, si etja që kërkon burimin e pashterur.
Nga sot e tutje do të jetoj duke guxuar,
se gjithçka në këtë jetë arrihet duke besuar.
U sodita në dritën e këtij dialogu hyjnor,
mes petale yjesh , mes kohës pa kohë,
Nën hijen e hënës mbetet e shkruar,
e përjetshme ajo.... zëri i amshuar.
![]()
kthehu te PËRMBAJTJA
vëmë bast, po nuk erdhi @Xhelozi e të thotë: nuk lejohet të votosh postimin tënd!Interesante kjo!
Votoj per kte !
Selam çoji!vëmë bast, po nuk erdhi @Xhelozi e të thotë: nuk lejohet të votosh postimin tënd!
pa humor: të faleminderit për vlerësimin dhe për votimin!
PS. duhet të votosh lart!
E ben ket budallik ? Po eevëmë bast, po nuk erdhi @Xhelozi e të thotë: nuk lejohet të votosh postimin tënd!
pa humor: të faleminderit për vlerësimin dhe për votimin!
PS. duhet të votosh lart!
Kam votu me kohe
Po pse nuk vjen tag kur më nominon
Ge si te kam?
nuk e kontrollova shabllonin e parë!Ge si te kam?
Une votova e para…e mban mend?!![]()
I preferuari im ky kolegsapo lexova këtë poezi ... më pëlqeu ...
u shkuaka hakmarrësve ...
KËNDON NJË ZOG
Këndon një zog në gjeth të shtogut,
Po një njeri e ndjek ta vrasë,
Se rrugës gjyshi i lig i zogut
E paska fyer me një glasë.
Magjepset bota nga kjo këngë,
I thotë zogut: ‹‹ Paç uratë ››,
Veç një njeri s`harron një brengë
Dhe mban në shpirt mëri të gjatë.
Ai nën shtog qëndron i strukur
Dhe ha mërzitur thonjtë e trashë:
‹‹ Vërtet këndon bilbili bukur,
Por gjyshi i tij ka bërë glasë ››
Dritëro Agolli
Ne fakt tek krijimet aty ben "Muu" qe e kane perdorur chagpt.
Jo moj ,se redaktimin e bën dhe DemkaNe fakt tek krijimet aty ben "Muu" qe e kane perdorur chagpt.(nuk po i shkruaj detajet, ku qysh tek apo cili)
Ajo qe nuk dalloj dot sh mire eshte nese e kane perdorur thjesht per t'a shkruar gramatikisht sa me sakte apo dhe per t'i formuluar fjalite.![]()
I'm "the professor"! Dhe e nuhas me km larg chagpt-ne. Per kete te siguroj! Sesi nuk e tregoj. Madje dhe studenteve kete semester pavaresisht se ne checkin u doli 0%, une prap u dhash nje 5-se sa per te mos i ngelur. Dhe ne sy te gjitheve u them: kush ka marre C (5-se pra) dijeni se ishit per ngelje plagiature chatgpt. Ose pranojeni ose hajdeni tju them si e dalloj dhe ngelni.Jo moj ,se redaktimin e bën dhe Demka
Nuk e di në jam e vetmja ,që s'e përdorë dot shumë këtë .Njëherë shkova provova chatgpt ,dhe më doli 1 tekst me fjalë pa lidhje nga njëra tjetra
Si shtatanike ,dhe e paduruar që jam thash ec Beba ,se nuk është për krijime kjo
Ama ,për pjesën e ndonjë detyre informatike, është i paparë,edhe pse jo gjithmonë![]()