Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konkursi i letërsisë ~mars~2025

Voto krijimin që të pëlqeu


  • Totali i votuesve
    6
  • Ky votim do të mbyllet: .

Gi de Masha

Anëtar i ri
MOS HARRONI ... një herë keni të drejtë të votoni, por, po deshët, për dy krijime!

* Për konkursin ka vetëm një temë.
Këtu do të keni mundësinë të votoni dhe njëherësh edhe të bëni vlerësimin e punimeve, si kritikë letrarë.



giphy.gif


* shko direkt te punimi/krijimi duke klikuar mbi titullin e punimit...

Mësova
Monolog
Fundjave e fundit Dimri

SHPALLJA E FITUESIT
( pas përfundimit të votimit )
 
Redaktimi i fundit:
Mësova!

Mësova të mos hesht më, të qëndroj në cepin e jetës dhe të pres kokulur rrjedhën e saj, mësova të mos kënaqem vetëm me faktin se frymoj. Mësova si të vjedh vëmendjen dhe gjithë sytë kureshtar t’i kthej nga vetja për t’u ndier sërish e gjallë. Zgjodha të isha qendra e botës dhe e kam bërë më të thjeshtë për të arritur atë që dua.

Ajo çka mësova më shumë është që të mos frikësohem nga pasiguritë apo frikat e mia e mos t’i jap me zë, por t’i mbys brenda vetes. Mos të frikësohem më edhe pse gjithçka mund të ngjajë me një labirinth ku papritur mund të humbas orientimin. Jeta është një teatër i pashmangshëm, ku secili është një aktor që luan një rol të tijin edhe pse fundin e shfaqjes e ka të paqartë. Dhe pse atëherë kur shfaqja mbaron, të mbetet të frymosh në errësirën e mbetur, por të vazhdosh në kërkim të udhëve të reja.

Mësova si të pranoj gabimet e mia në shenjë kurimi për veten, edhe pse qëndrojnë brenda nesh si gurë të hedhur në humbëtirën e shpirtit dhe s’duan ta shohin sipërfaqen. Por, në ciklin e jetës, drejt përmirësimit të vetvetes ato janë mësimet më të vyera dhe ftesë për të sfiduar veten dhe për t’u ripërtërirë në një formë më të plotë.

Mësova se qendra e botës nuk është një destinacion i përcaktuar, por një vend që ne ia krijojmë vetes. Për të shkuar aty nuk mjafton të duash, por duhet të kthesh ëndrrën në pasion, pasionin në veprim dhe çdo veprim të lërë gjurmë e shënjon për atë që je. Ribëra çdo themel timin nga e para dhe duart i kam plot me sakrifica si harta thesaresh që më indikojnë drejtimin drejt suksesit dhe mbytjes së çdo frike.

Në këtë rrugëtim mësova se errësirën mund ta perdor per aleat, sepse thesaret e mundësitë fshihen pikërisht aty…në thellësi. Mësova se në çdo thyerje ne mund të gjejmë forcën për t’u ringritur dhe të ecim përpara me të guximshëm dhe me shpirtin plot. Për të qenë qendra, nuk duhet të jesh një spektator që vëzhgon, por shpirti që ndez çdo ngjarje, çdo frymëmarrje dhe bën të pamundurën të jetë një realitet ku ti mund ta jetosh.

Mësova të ngre zërin për veten time, të jehoj kur në shfaqjen me maska jam e vetmja që s’kam një të tillë; mësova të heq zhurmat që bota bën dhe të gëzoj shpirtin tim …si dhuratën më të bukur që jeta më dhuroi.

Mësova të jem aktorja kryesore e personazhit tim!


* kthehu te PËRMBAJTJA
 
Redaktimi i fundit:
Monolog

Hëna është e bukur sonte… shumë e bukur.
Sikur po më shikon. Sikur po më flet.
Por ti… ti nuk je këtu.
Gjithmonë kështu ka qenë, apo jo? Unë këtu, ti diku tjetër. Si dy yje që sillen rreth njëri-tjetrit, por që kurrë nuk takohen. Si deti që ndjek bregun, por nuk e mban dot. Si një ëndërr që zgjohet gjithmonë në momentin e fundit, pak para se të bëhet realitet.
Sa herë kam menduar për këtë natë… për natën kur do të më shihje në sy dhe do të më thoshe: "Më në fund!"
Por kjo natë nuk erdhi kurrë.
Dhe nuk do të vijë.
E di… gjithmonë kemi jetuar me idenë e një "ndoshta". Një "ndoshta" që na mbante gjallë, një "ndoshta" që na mbushte me shpresë. "Ndoshta një ditë…" "Ndoshta kur gjërat të jenë ndryshe…" "Ndoshta, në një jetë tjetër…"
Por e di çfarë?
Edhe nëse nuk je imi… edhe nëse nuk do të jemi kurrë bashkë…
Unë do të vazhdoj të të dua nga këtu…
Si toka që do hënën e saj, edhe kur ajo largohet… edhe kur ndriçon për dikë tjetër.
Dashuria jonë erdhi në kohën e gabuar.
Ndoshta në një jetë tjetër do të vijë në kohën e duhur.
Ndoshta atje, fati nuk do të na vërë përballë vetëm për të na ndarë.
Ndoshta atje, nuk do të jemi dy anë të ndryshme të së njëjtës monedhë, gjithmonë pranë, por kurrë bashkë.
Por kjo jetë… kjo jetë nuk na e dha këtë mundësi.
Kjo jetë vendosi të na bëjë një histori pa fund… një këngë pa refren… një rrugë pa kryqëzim.
Dhe çfarë mund të bëj unë tani? Të të harroj? Të bëj sikur nuk ka ndodhur?
Jo… nuk mundem. Nuk dua.
Do të të mbaj me vete, në çdo hënë të plotë, në çdo natë të qetë, në çdo erë që më prek lëkurën si duart e tua. Do të jetosh në mua, edhe nëse nuk mund të jesh me mua. Do të jesh fryma që më mungon, emri që nuk guxoj të shqiptoj, ëndrra që më lë pa gjumë.

Dita po agon… edhe kjo natë mbaroi.
Por unë do të jem prapë këtu nesër. Dhe pasnesër. Dhe çdo natë tjetër.
Duke të të dashur nga larg.
Duke të të dashur në heshtje.
Duke të të dashur… edhe kur nuk duhet.
Unë do të jem gjithmonë ajo që të sheh nga larg, edhe kur ti nuk më shikon më.


* kthehu te PËRMBAJTJA
 
Redaktimi i fundit:
Fundjavë e fundit Dimri

Fundjavë dimri, heshtje e thellë,
Hënën e ftohtë, ndriçim që drithëron.
Dielli shpërthen, një premtim pranvere,
Dimri tërhiqet, në hijen e tij të butë.

Manjolë shpërthyese, mbush degët e thara,
Syri mbushet me qiellin e kaltër,
Retë bëhen karamele pambuku,
Fëmijët enden në gëzim dhe ngazëllim.

Një fund dimri që sjell dritë e shpresë,
Një hap i parë drejt ngrohtësisë së pranverës.
Jeta ringjallet nën diellin e ngrohtë
Shpresë, ngjyra, ëndrra të reja…


* kthehu te PËRMBAJTJA
 
TEKNIKA E PUNIMIT TË KONKURSIT LETRAR

* Për konkursin letrar do të jetë vetëm një temë. Të gjitha dispkutimet në lidhje me krijimet, apo edhe për vetë konkursin do të zhvillohen këtu.

* konkursi do të ketë këto "rubrika"/postime kryesore
- në krye: tabela për votim ( për krijimet )
- përmbajtja ( përmbajtja ndihmon lexuesit për të operuar më lehtë, për të gjetur krijimin përkatës. Secili punim, në fund të faqes ka komanden: kthehu te përmbajtja ). Pikërisht te përmbajtja, në fund të muajit, kur mbaron votimi, aty do të shpallet fituesi.
- krijimet: secili krijim do të postohet në faqe të vecantë ...
* krijuesit nuk kanë të drejtë të votojnë veten.
* varësisht nga numri i punimeve, anëtarëve u jepet mundësia të votojnë për më shumë se një krijim ( në rastin tonë, 2 vota, por nëse ka më shumë krijime ky numër rritet... arsyeja: shpesh ndodh që vihemi ne siklet, ah, ta zëmë 1 dhe 3 s'i ndaj, si t'ia bëj?. Hiqe këtë dilemë: ke dy mundësi )

Garuesve u uroj sukses,
lexuesve shijim arti!
 
Redaktimi i fundit:
Lexova ketu 3 krijime mjaft cilesore, por dhe nje organizim profesional nga Gi de Masha.
Votova per poezine. Dimri eshte stina ime me e preferuar per letersi, me gjithë te keqijat qe ka.
Suksese te gjithve!
 
Suksese e fitofte me i miri 😁
Xheloz, pse po xhelozon, se ky xhelozimi yt po na bën edhe neve xhelozëve të xhelozojmë për xhelozinë tënde...! :D

Po ti s'paske votuar, mo i uruar!
 
Lexova ketu 3 krijime mjaft cilesore, por dhe nje organizim profesional nga Gi de Masha.
Votova per poezine. Dimri eshte stina ime me e preferuar per letersi, me gjithë te keqijat qe ka.
Suksese te gjithve!
të faleminderit kthjellimi...

* ke pasur mundësi të votosh për dy krijime!
 
E pashe, por me pelqeu me shume poezia.
Po te votoja dhe nje tjeter, do te thoshte qe me pelqyen njesoj, gje qe nuk ndodhi.
variantin për dy votime e bëra, sepse shpesh ka ndodhur kur anëtarët thoshin: jam ndërmjet punimit 1 e 4 , ta zëmë...
për t'ua hequr atë mëdyshje e bëra me dy, që t'i votojnë të dyja.
 
variantin për dy votime e bëra, sepse shpesh ka ndodhur kur anëtarët thoshin: jam ndërmjet punimit 1 e 4 , ta zëmë...
për t'ua hequr atë mëdyshje e bëra me dy, që t'i votojnë të dyja.
Për mendimin tim hiqe bëje me 1 votë se pak krijime jan 🤗.
Kur të jen më shumë vendos dy vota si variant 🤗
 
Për mendimin tim hiqe bëje me 1 votë se pak krijime jan 🤗.
Kur të jen më shumë vendos dy vota si variant 🤗
Bisedojmë për këtë kur të kryhet votimi ... se ende nuk e dimë përfundimin, dmth sa po del i suksesshëm varianti me dy vota.

Unë mendoj se do të dalë mirë.

Arsyetimi pse e bëra me dy:

heq mëdyshjet, sic i thashë edhe @Xhelozi -t
dhe shton numrin e pikëve... duket pak më mirë kjo.

Po përpiqem ta them me shembull konkret:
- varianti me një votë
Nëse votojnë ta zëmë 15 veta ( bëjnë 15 vota dhe këto shpërndahen nëpër krijime), votimi do të duket kështu

punimi 1 ~ 8 vota
punimi 2 ~ 5 vota
punimi 3 ~ 2 vota

- varianti me dy vota
Nëse votojnë ta zëmë 15 veta me nga dy vota ( bëjnë 30 vota dhe këto shpërndahen nëpër krijime), votimi do të duket kështu

punimi 1 ~ 15 vota ( dmth mund ta marrë maksimumin e pikëve )
punimi 2 ~ 8 vota
punimi 3 ~ 7 vota

* Këtë e bisedojmë edhe te tema ku flitet për anën teknike të konukursit.

Respekt
 
Bisedojmë për këtë kur të kryhet votimi ... se ende nuk e dimë përfundimin, dmth sa po del i suksesshëm varianti me dy vota.

Unë mendoj se do të dalë mirë.

Arsyetimi pse e bëra me dy:

heq mëdyshjet, sic i thashë edhe @Xhelozi -t
dhe shton numrin e pikëve... duket pak më mirë kjo.

Po përpiqem ta them me shembull konkret:
- varianti me një votë
Nëse votojnë ta zëmë 15 veta ( bëjnë 15 vota dhe këto shpërndahen nëpër krijime), votimi do të duket kështu

punimi 1 ~ 8 vota
punimi 2 ~ 5 vota
punimi 3 ~ 2 vota

- varianti me dy vota
Nëse votojnë ta zëmë 15 veta me nga dy vota ( bëjnë 30 vota dhe këto shpërndahen nëpër krijime), votimi do të duket kështu

punimi 1 ~ 15 vota ( dmth mund ta marrë maksimumin e pikëve )
punimi 2 ~ 8 vota
punimi 3 ~ 7 vota

* Këtë e bisedojmë edhe te tema ku flitet për anën teknike të konukursit.

Respekt
Ke te drejte profe😊
 
e rezervuar ... jam duke punuar
konkursi së shpejti do të dalë i plotëpër publik.
* Më falni se këtu kam pasur ndërmend të shkruaja dicka për konkursin, por jam lodhur..
atë kryesoren e nxora, dmth dola në fjalë
Sa mire qe ke dhene mundesine per te votu 2.
Se dhe meson dhe flet me veten me vone ..shkojne mbare .
 
E para edhe pse jo e pasur me figura letrare, eshte tjeter nivel sa i perket permbajtjes dhe strukturimit. Mori dhe voten.

E treta me duket tipike poezi sic i ben chati. Sme percolli asnje emocion.

E dyta, e kendshme. Por tematike e levruar goxha.
 
Ditët po ikin…. VOTONI!
 
E para edhe pse jo e pasur me figura letrare, eshte tjeter nivel sa i perket permbajtjes dhe strukturimit. Mori dhe voten.

E treta me duket tipike poezi sic i ben chati. Sme percolli asnje emocion.

E dyta, e kendshme. Por tematike e levruar goxha.
E para ka me shume lidhje me filozofine se sa me letersine. Duket si nje monolog filozofik, si nje manifest qe jep keshilla dhe na meson se cfare duhet te bejme ne jete.
 
Mirëmëngjesi.
Kemi këtë gjendje votimi...

1742710468089.webp
 

Konkursi Letërsisë

  • Mësova

    Votat: 4 66.7%
  • Monolog

    Votat: 1 16.7%
  • Fundjavë e fundit Dimri

    Votat: 2 33.3%
Back
Top