Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Konflikt brenda çiftit bashkëshortor Tentoi ta vrasë gruan

  • Nga Ghost
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Të rralla, por evidente janë rastet e vrasjeve dhe tentim vrasjeve brenda çifteve bashkëshortore. Një rast i tillë ka ndodhur edhe kur Avni Gashi kishte tentuar t'i marrë jetën bashkëshortes së tij, e cila ishte shtatzënë. Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka marrë vendim që i njëjti të jetë nën masën e trajtimit të detyruar duke ia vazhduar masën e paraburgimit. Lidhur me këtë vendim, mbrojtësi i tij ka paralajmëruar ankesë. Ky vendim erdhi pas përfundimit të gjykimit ndaj tij, në bazë të akuzës së ngritur nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, e cila e ka ngarkuar atë për kryerje të dy veprave penale; atë të tentim vrasjes si dhe të armëmbajtjes.
Orët e mbrëmjes së datës 28 qershor 2008, për bashkëshorten e Avniut ishin të rënda, pasi rreth orës 18.30, ajo është sulmuar nga bashkëshorti i saj derisa ishte në shtëpinë e vet që gjendet në Hajvali. Ky i fundit, që nga ajo natë, është duke qëndruar prapa grilave. Këto veprime, të cilat u vërtetuan nga gjykata, Avniu i kishte marrë derisa ishte në gjendje të paaftësisë mendore për shkak të sëmundjes së përhershme mendore -skizofrenisë, derisa nuk ishte në gjendje t'i kuptojë dhe t'i kontrollojë veprimet e tij se po kryen vepër penale të vrasjes në tentativë, pasi kishte tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij Sabrije Hasimin në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur mes vete, ai e kishte marrë thikën në kuzhinë me të cilën e ka goditur viktimën disa herë. Goditjet nga burri i janë dhënë në pjesë të ndryshme të trupit, si në krah, në këmbë dhe nën brinjë, si pasojë e të cilave goditje Sabrija kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Këto lëndime nga ana e organeve të akuzës, të cilat tashmë janë të vërtetuara edhe nga eksperti mjekësor dhe gjykata, kanë qenë të rrezikshme për jetën e saj. Nga i njëjti, policia ka arritur që të konfiskojë edhe një sërë armësh e municion gjatë operacionit të bastisjes së shtëpisë së tij, të cilat i posedonte në mënyrë të paautorizuar e që ky dënim i është shqiptuar edhe për armëmbajtje të paautorizuar. Nga i njëjti është konfiskuar një pushkë automatike "AK47", "M70", tre karikatorë të pushkës automatike, 150 fishekë të pushkës automatike, një pushkë gjysmë automatike, si dhe një thikë "fluturë". Kosovasot
 
ncnncncncncncn per me teper edhe shtatzene :@
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back