Koncepti i zotit në krishterizëm

KONCEPTI I ZOTIT XH.SH. Nث KRISHTERIZثM


Nga Dr. Zakir NAIK
Përktheu nga anglishtja: Besmir (Mexhid) YVEJSI

I
POZITA E JEZUSIT (ISAUT A.S.) Nث ISLAM:

(I)
Islami është e vetmja fe jo krishtere, e cila në kushtet e fesë (besimit) ka edhe besimin në Jezusin (Isaun a.s.).Nuk është musliman ai njëri nëse ai nuk beson në Jezusin (Isaun a.s.).
(II)
Ne besojmë që ai ka qenë njëri prej të dërguarve të mëdhenjë të Allahut xh.sh..
(III)
Ne besojmë që ai ka lindur në mënyrë të mbinatyrshme pa ndonjë ndërhyrje të mashkullit, që sot shumë të krishterë modern nuk e besojnë.
(IV)
Ne besojmë që ai ka qenë Mesihu apo i Vajosuri (a.s.).
(V)
Ne besojmë që ai ka dhënë jetë apo i ringjallur të vdekurit me lejen e Allahut xh.sh..
(VI)
Ne besojmë që ai i ka shëruar të verbërit, paralitikët (të paralizuarit) dhe lebrosët me lejen e Allahut xh.sh..

II
CONCEPTI I ZOTIT XH.SH. Nث KRISHTERIZثM:

1.
Jezus Krishti (Mesihu Isa a.s.) asnjëherë nuk deklaroi hyjnizimin e tij

Dikush mund të pyes, nëse muslimanët dhe të krishterët e duan dhe e respektojnë Jezusin (Isaun a.s.), ku është pikërisht rruga e drejtë?
Diferenca apo ndryshimi më i madh midis Islamit dhe Krishterimit është këmbëngulja e të krishterëve në supozimin hyjnor të Krishtit (Isaut a.s.).
Gjatë studimit të shkrimeve të shenjta krishtere zbulojmë që Jezusi (Isau a.s.) asnjëherë nuk deklaroi hyjnizimin e tij.
Në fakt, nuk është as i vetmi pohim i përcaktuar në tërë Biblën (Ungjijt - Dhjatën e Re) ku Jezusi (Isau a.s.) vetëvetiu tha: "Unë jam Zoti" ose ku ai tha:
"Adhuromëni (më adhuroni) mua". Në fakt, Bibla përmban pohimet e vetive të Jezusit (Isaut a.s.) të cilat ai i predikoi para të gjithëve.
Në vazhdim cekim disa veti dhe tipare të Jezus Krishtit (Mesihut Isa a.s.) në Bibël:

(I).
28. “.… sepse Ati është më i madh se unë ”. (Gjoni 14:28).
(II).
29. “… Ati im, është më i madh se të gjithë ... “. (Gjoni 10:29).
(III).
28. “… unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë …”. (Mateu 12:28).
(IV).
20. “… unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë …“(Lluka 11:20).
(V).
30. “ Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar . (Gjoni 5:30).

2.

Misioni i Jezus Krishtit (Mesihut Isa a.s.) - Përsosja e ligjit

Jezusi (Isau a.s.) asnjëherë nuk deklaroi për veten e tij se ishte hyjnor.
Ai qartësisht shpalli natyrën e misionit të tij.Jezusi (Isau a.s.) ishte dëguar nga Zoti xh.sh. për t'a vërtetuar ligjin e mëparshëm judaik.
Kjo përmendet qartë në fjalët e Jezusit (Isaut a.s.) të cituara në ungjillin e Mateut:
17. “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.
18. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.
19. Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.
20. Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve “.
(Mateu 5:17-20).

3.

Zoti xh.sh. dërgoi Jezusin (Isaun a.s.)

Bibla përmend natyrën profetike të Jezusit (Isaut a.s.) dhe misionit të tij në citatet në vazhdim:

(I).
24. “… dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar ”.(Gjoni 14:24).
(II). 3. “ Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar “.(Gjoni 17:3).

4.

Jezusi (Isau a.s.) hedh poshtë supozimin e vetëm të hyjnizimit të tij

Bibla rastësisht përmend këtë ngjarje:
16. “ Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ``Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?”.
17. Dhe ai tha: ``Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet ”. (Mateu 19:16-17).

Jezusi (Isau a.s.) nuk tha që e ka të garantuar jetën e përhershme në parajsë, ai njëri i cili do të më beson mua si Zot të Plotfuqishëm, ose të më adhuroni mua si Zot, apo të më beson që unë do të vdes për mëkatet e tij.
Përkundrazi, ai tha që rruga e shpëtimit ishte në pajtim me urdhëresat. Kjo është në të vërtetë mahnitëse të shënohet ndryshimi midis fjalëve të Jezus Krishtit (Mesihut Isa a.s.) dhe dogmave krishtere të shpëtimit nëpërmjet sakrifikimit të Jezusit (Isaut a.s.).

5.

Jezusi (Isau a.s.) nga Nazareti - Njëriu i vërtetë i Zotit xh.sh.

Pohimet e Biblës krahas me Islamin besojnë që Jezusi (Isau a.s.) ka qenë profet i
Zotit xh.sh.. Bibla thotë:
22. “ Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini ”.
(Veprat e Apostujve 2:22).

6.

Urdhëri i parë është: Zoti është Një

Bibla askund nuk përmend që të krishterët të besojnë në trinitet.
Njëri nga skribët njëherë e kishte pyetur Jezusin (Isaun a.s.) se cili është udhëri i parë nga të gjitha urdhëresat, ndërsa Jezusi (Isau a.s.) thjeshtë përsëriti atë çka Mojsiu (Musai a.s.) kishtë thënë më herët:

" SHAMA ISRAELU ADONAI ILA HAJNO ADONAI IKHAD".
Kjo fjali janë në gjuhën hebreje, që në gjuhën shqipe domethënë:
29. “ DثGJO, O IZRAEL: ZOTI, PERثNDIA YNث, ثSHTث I VETMI ZOT ".
(Marku 12:29).

Kjo është mahnitëse që mësimet e tilla themelore të kishave rreth trinitetit dhe larjes së mëkateve nga priftërinjtë nuk gjenden të përmendura në Bibël.
Në fakt citate të ndryshme në Bibël tregojnë misionin e vërtetë të Jezusit (Isaut a.s.), që ka qenë përmbushja e ligjit të zbuluar të profetit Moisi (Musa a.s.).
Në të vërtetë Jezusi (Isau a.s.) nuk pranoi supozime që atribuojnë hyjnizimin e tij, dhe mrekullitë e tij ishin nga fuqia e një Zoti të Vërtetë.
Jezusi (Isau a.s.) megjithatë pohoi mesazhin e monoteizmit, që ka qenë i dhënë
më herët nga të gjithë profetët e Zotit të Plotfuqishëm.

III

KONCEPTI I ZOTIT XH.SH. Nث TESTAMENTIN E VJETثR:

1.
Zoti xh.sh. është Një

Citatet në vazhdim janë nga libri i Ligjit të Përtërirë që përmban fjalët e Moisiut
(Musait a.s.):
4. “ Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm “.
(Ligji i Përtërirë 6:4).

2.
Njësimi i Zotit xh.sh. në librin e profetit Isaia

Citatet në vazhdim janë nga libri i profetit Isaia:

(I).
11. “ Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër “.
(Isaia 43:11).
(II).
5. “ Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi “.
(Isaia 45:5).
(III).
9. “ Unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua “.
(Isaia 46:9).

3.
Testamenti i Vjetër dënon adhurimin e idhujve

(I).
Testamenti i Vjetër dënon adhurimin e idhujve në citatet në vazhdim:
3. “ Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
4. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
5. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t`i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë “. (Eksodi 20:3-5).

(II).
Mesazhi i ngjashëm është përsëritur në librin e Ligjit të Përtërirë:

7. “ Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.
8. Nuk do të bësh asnjë skulpturë apo shëmbëlltyrë të gjërave që janë atje lart në qiell, këtu poshtë në tokë apo në ujërat poshtë tokës.
9. Nuk do të biesh përmbys para tyre dhe nuk do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë “. (Ligji i Përtërirë 5:7-9).


Tema është marrë nga web faqja:
http://www.irf.net/irf/comparativereligion/index.htm
 
Titulli: Koncepti i zotit në krishterizëm

Allahu i udhezoft te gjith ato qe jan ne rruge te gabume,dhe Allahu i shkatrroft te gjith ato qe thrrasin njerzit e pafajshem njerzit e pa ditur ne rruge te shtremt Amin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top