Kompozitori shqiptar që ngriti peshë stadiumet e botës

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Per shume nga shqiptaret dhe jo vetem, kenga “Na na na hey hey kiss him goodbye” eshte e njohur si himn sportiv ne vitet ’78-’90. Shumekush prej nesh e ka kenduar dhe fishkellyer, por pak e kane ditur se kjo kenge e bukur dhe e thjeshte ne melodine e saj, kishte per kompozitor nje shqiptar. Kompozitori quhej Paul Leka nje shqiptaro-amerikan me bagazh artistik te admirueshem.

Paul Theodore Leka lindi ne 20 Shkurt 1943 ne Brigdeport te shtetit Connectikut, ne USA, ne nje familje emigrantesh nga Shqiperia. Babai tij quhej Theodhor dhe punonte si guzhinjer. Nena e kompozitorit Paul Leka, Dhimitra, lindi ne 23 Tetor 1918 nga prinderit Thanas dhe Thomaidha Pani, nga Korca. Rritur dhe edukuar ne Korce, ajo u be nje dizenjuese dhe prodhuese e qilimave te famshem korcare, zbukurimeve te punuara me grep per tavolina, komodina dhe carcafe. Ajo u largua nga Shqiperia ne vitin 1937 dhe u martua me burrin e saj Theodhor per te kaluar se bashku 35 vite. Si fillim jetonin ne New York dhe me pas per shume vite me rradhe si qytetare te Bridgeport (me vone ne Monroe), ku edhe lindi Paul Leka. Kudo qe Dhimitra jetoi, ajo rrethoi shtepite e saj me kopeshte me trendafile dhe dru frutore. Femijet e saj dhe familjet e tyre ajo i mesoi me xhentilese, dashuri dhe devotshmeri. Dhimitra ishte shume besimtare dhe aktivizohej ne kishat e “St. George’s Orthodox Church” ne Trumbull, CT dhe me vone ne “All Saints of America Orthodox Church” in Salisbury, CT… ajo ishte gjithashtu edhe antare e “Teuta Ladies Society”. Ajo u nda nga jeta ne moshen 92 vjecare, ne 9 Maj 2011 ne Sharon, Connecticut.

Paul Leka ishte kompozitor tipik i zhanrit muzikor Tin Pan Alley, kompozonte diten ne Brill Building dhe mbremjeve luante muzike neper klube. Ne moshe te re filloi te punoje per Bobby Darin. Kenga me titull “(Na Na Hey Hey) Kiss Him Goodbye” e kenduar nga Steams, eshte kenga me e njohur e tij, por ajo nuk ishte me e sukseshmja… me e sukseshmja ishte “Green Tambourine” (Dajre e Gjelber) e kenduar nga grupi “Lemon Piper”.

Ne 1977 kenga “Na Na Hey Hey” u rikthye ne skene si nje himn sportiv, qe nuk ishte qellimi i kompozitorit, i cili e kompozoi kengen me motive romantike. Pianistja Nancy Faust dhe tifozat e White Sox-it e kenduan ne Comiskey Park gjate sezonit sportiv te South Side Hitmen per te ngacmuar kundershtaret, gjate nderrimit te lojtareve te tyre ne ndeshje. Gjithashtu Paul Leka ishte producent, ai prodhoi Harry Chapin’s Verities dhe albumin Balderdash perfshire ketu edhe kengen numur 1 “Cats in the Cradle”. Origjinalisht kenga Kiss Him Goobye, ishte ne pjesen “B” (lista e kengeve me pak te kerkuara). Paul Leka dhe bashkekompozuesi i kesaj kenge, Gary DeCarlo kujdeseshin qe disqet e tyre te ishin jo vetem ne pjesen “A” (lista e kengeve me te kerkuara). Keshtu ata shtuan “Na na na” qe te zgjasnin kengen rreth 4 minuta qe te mund te luhej me gjate me qellim qe mos dilte ne radio kenga “Na na na Hey hey Kiss Him Goodbye” por te dilnin kenget e tjera te tyre… faktikisht doli kjo kenge jo vetem ne pjesen “A” por sic e thame me lart u be himn i tifozerive te ndryshem neper ndeshje.

Zoti Paul Leka punoi gjithashtu edhe per kompanite diskografike Mercury, Elektra dhe CBS Records. Ai kishte ne pronesi edhe nje studio diskografike ne Bridgeport, Connecticut… kengetaret Stevie Wonder and Kris Kristopherson kishin bere albumet e tyre ne ate studio. Ai gjithashtu kompozoi per artistet Harry Chapin (“Cat’s in the Cradle”), Peppermint Rainbow (“Will You Be Staying After Sunday”), Peter Nero, Paul Mauriat, Left Banke dhe REO Speedwagon.

Zoti Paul Leka u nda nga kjo jete ne 12 Tetor 2011 ne Sharon, Connecticut duke lene pas gruan e tij, Engjellushe, vellane George, motren Evelyn Kreta, djemte Alexander dhe Derek dhe vajzen Heather.





Me poshte po rendisim kenget qe ka kompozuar Paul Leka:

“And I’ll Be There” – The Peppermint Rainbow

“Blueberry Blue” – The Lemon Pipers

“Come on Back and Love Me” – Steam

“Come on Home Girl” – Steam

“Do Unto Others” – Steam

“Don’t Stop Lovin’ Me” – Steam

“Everything Is You” – The Lemon Pipers

“Green Tambourine” – The Lemon Pipers

“I’m the One Who Loves You” – Steam

“I’ve Cried a Million Tears” – Steam

“I’ve Gotta Make You Love Me” – Steam

“It’s the Magic in You Girl” – Steam

“Lonely Atmosphere” – The Lemon Pipers

“Lots of Pretty Girls” – Tommy James & the Shondells

“Love and Affection” – Steam

“Na Na Hey Hey Kiss Him Goodbye” – Steam

“New Breed, Now Generation” – Steam

“One Good Woman” – Steam

“Pink Lemonade” – The Five Americans

“Pretty Thing” – The Plum Beach Incident and Gary Lewis & the Playboys

“Rice Is Nice” – The Lemon Pipers

“Rosemary” – The Peppermint Rainbow

“Run Like the Devil” – The Peppermint Rainbow

“Shoeshine Boy” – The Lemon Pipers



Disa nga artistet me te cilet ka punuar zoti Paul Leka:

– Peter Nero,

–Jimmie Spheeris,

–Harry Chapin,

–REO Speedwagon,

–Lori Lieberman,

–Gloria Gaynor,

–Garrett Scott/Gary DeCarlo,

–Paul Mariat,

–The Left Banke,

–The Peppermint Rainbow (Will You be Staying After Sunday).

Tema
 
Pe: Kompozitori shqiptar që ngriti peshë stadiumet e botës

Esht nje fakt interesant per ta lexuar me pelqeu flm Iron_Leon qe gjithmon sjell ne forum info interesante :D

Sic dihet shqiperia ka shum talente ne per bot si ne ate koh dhe ne kte koh kemi talente te tjera qe fatkeqsisht nuk dalin ne vendin ton por ne tok te huaj ne na mbetet te mjaftohemi vetem me faktin qe jan shqiptar dhe per kte ndihemi krenar. Esht per te ardhur keq qe shteti jon nuk i mbeshtet talentet qe ka bernda shqiperis por i lejon ata te shtegtojen jasht tokes shqiptare ku dhe ua hapin dyert nderkoh qe shteti jon ua mbyll dyert ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top