Komplimentet? Jeni zhgënjyer nga partneri juaj!

Thuhet që komplimenti është njëri ndër dhuratat më të bukura, mirëpo një hulumtim më i ri ka zbuluar që njerëzit pothuajse i kanë harruar dhe nuk dinë se si të reagojnë kur dikush u bën kompliment. Sipas një studimi të bërë në Britani të Madhe, çdo e pesta femër as që ka mundur të kujtohet se kur për herë të fundit kanë marrë kompliment nga mashkulli. Me gjithë rezultatet, rreth 53 për qind e të anketuarave konsiderojnë që komplimentet janë tepër të bukura dhe do të dëshironin që sa më shpesh t’i dëgjonin. Rreth 20 për qind e të anketuarave komplimente u bëjnë mikeve të tyre, në mënyrë që të ndihen më mirë. Ky hulumtim, gjithashtu ka nxjerrë në pah që femrat ndihen më mirë kur të tjerëve u japin komplimente dhe gjithashtu kjo gjë u krijon vetëbesim. Nga ana tjetër, njëra nga pesë femra thotë që ndihet në siklet kur ia bëjnë ndonjë kompliment, prandaj nuk dinë se si të reagojnë. Studimi i brendit Dove ka treguar që 38 për qind e femrave dëshirojnë të dëgjojnë më shumë fjalë të mira se sa partnerët e tyre. Ekspertja për pantonimë Judi James thotë për “Daily Mail” që kur na bëjnë komplimente duhet të ndihemi shumë më mirë, mirëpo vetëbesimi për shkak të dukjes fizike të shumtën e rasteve është aq i ulët saqë nuk mund të ndihemi të kënaqura.
sot.com.al
 
Titulli: Komplimentet? Jeni zhgënjyer nga partneri juaj!

Njëra nga pesë femra thotë që ndihet në siklet kur ia bëjnë ndonjë kompliment, prandaj nuk dinë se si të reagojnë
:fiu:
ja ku mke.
Dhe jo vetem siklet por edhe bezdi kur vin nga persona qe nuk konsideroj te sinqert ose me te cilet skam nje lloj raporti... plus qe ato komplimetet plot 'poezi' me acarojne akoma me shume. Komplimetet duhet te jen (per mu) te rralla dhe te sinqerta, perndrryshe nuk i konsideroj.
 
Sa per kete plotesisht dakord me ty!
 
Titulli: Komplimentet? Jeni zhgënjyer nga partneri juaj!

DM, ç'thua moj :O komplimentet te rralla? Komplimentet duhet te jene te perditshme. Njeriu duhet te filloje diten me komplimente. Perpara pasqyres:

"Uou, sa i/e mire qe jam...ishalla e paça jeten e gjate o Zot. Lum kjo bote qe me ka! Kaq shume e zbukuroj!"
 
Lol e kisha fjalen per komplimentet nga te tjeret.. se kshu per ti bo vetes nuk me mungojne :p
Kot nuk rri gjith kohes perpara pasqyres :p
 
Titulli: Komplimentet? Jeni zhgënjyer nga partneri juaj!

Une nuk zhgenjehem nga askush.....sepse cdo gje vjen natyrshem....nese vjen

nuk me pelqen impostimi , apo posesiviteti ne te kerkuar gjerat. Por nuk jam nazelije tek komplimentat apo fjalet e ngrohta, sepse jam ne gjendje te kuptoj si vijne

sa per sinqeritetin....normal qe te sinqerta jane sidomos pasi kalon koha e interesave krevatore lol
 
Titulli: Komplimentet? Jeni zhgënjyer nga partneri juaj!

Cf titulli ... paska aq sh lidhje me tekstinn

Sidoqofte, kur me thone ndonje gje jashte normales atehere skuqem...:tulp:

Nga partneri zhgenjyer? Ca here me shante Lol:box:
 
Titulli: Komplimentet? Jeni zhgënjyer nga partneri juaj!

Ne fakt mua po tme bejn kompliment ndonje mashkull qe se njof me duket sikur tallen edhe shpesher e hajn ndonje te shar lol
Nuk dua tme bejn komplimente, sdua te shtiren me mir te tregohet i drejtperdrejt.
 
Titulli: Komplimentet? Jeni zhgënjyer nga partneri juaj!

Mbaj mend si sot..
Me nxorren shoqet nga shpia me zor sepse po cmendesha ( sa kisha refuzuar nje supermashkull sepse isha zi me 1 profesor dhe isha nxefur me veten kur kuptova ca kisha bo xD )
Sic isha me rrobat e shpis me detyruan te vishja atletet neper shkall
Floket sikur mkishte zan korenti
Pa as nje fije make up
Me 1 pal pantallona elastike flak te kuqe dhe t shirt te bardh te thjesht fare
Sikur po dilja me hedh plehrat posht shpis dmth hahaha
Me zuri turpi sepse po me conin ne qender te qytetit... dhe mbrapa kishim 1 grup cunash me te medhenj super super
Shoqja me simpatike e grupit filloj tu u perdridh dhe un perfitova me u mcef
Vetem kur degjuam nga mbrapa
"Che bel culo..
Complimenti ragazza" (te pasme te bukura komplimente)
Kjo simpatikja ktheu koken dhe me shum nonchalance i pergjigjet " faleminderit e di"
Ky ja kthen duke prek kapelen " e kisha per ket me tuta te kuqe "
U skuqa dhe mhypi temperatura... shkova drejt tij dhe i thash doren duke e falenderuar sepse ishte i pari qe i kushtonte vemendje pjeses time te pasme pothuajse joegzistente ahahahah

Kto jan komplimente qe te ndryshojne diten
 
Kur dikush qe ka bote,kultur dhe formim te komplimenton eshte respekt dhe konsiderate!
Natyra e dyte e komplimenteve ,qe ka te bej me nje fare flirti apo pelqimi,varet nga personi qe ti ben.
Nese ke nje interes per ate person atehere te shijon.
Ne te kundert thjesht e kalon ne heshtje ,pa asnje rendesi!
komplimentat nga partneri apo i dashuri apo burri,per femren jane perkdheles,te nevojshem dhe te embel.
Nje femer ndaj quhet femer,sepse eshte lozonjare si nje lule,dhe si cdo lule ka nevoje per diellin e saj! :))
Mjafton mos kete diella shume ahhahahahah,se pastaj bie vlera. :p
 
Jo partneri im gjithmone përpiqej të me bënte të ndihesha e bukur,e ëmbël.
Ishte gjithë kohën duke më thënë që je më e bukura në sytë e mi e ska tjetër.😃
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top