Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Komplikimet e gripit te fëmijët

Komplikimet e gripit te fëmijët

Raste të reja dhe komplikime të rënda shëndetësore duke shkaktuar edhe bronkopneumoni, paraqet situata që mund të sjellë gripi apo virozat e stinës siç i quajnë mjekët. Më të dëmtuarit nga gripi në këtë periudhë kohore zakonisht rezultojnë fëmijët.
Gripi në këtë sezon shumë shpesh i mundon fëmijët dhe mund të shkaktojë komplikime të rënda shëndetësore. Sipas mjekëve, disa nga komplikimet që shkakton gripi janë temperatura e lartë deri në bllokim të frymëmarrjes duke shkaktuar edhe bronkopneumoni, në rastet më të rënda.
griif1.jpg

Shkencërisht thuhet se çdo infeksion viral prish imunitetin mbrojtës të organizmit, pra e dëmton imunitetin mbrojtës, dëmton tërë mekanizmat që mbrojnë mushkëritë, dhe çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është bronkopneumonia apo siç njihet në popull, ftohje.
 
Titulli: Komplikimet e gripit te fëmijët

Disa nga shenjat e virozës janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë. Ndërsa shenjat e komplikimeve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë por fillon vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.

Infeksionet virale përgatisin terrenin për bronkopneumoni, por realisht mjekët nuk janë të aftë që me anë të medikamenteve të parandalojnë bronkopneumoninë. Antibiotikët e përdorur pa kriter jo vetëm që nuk parandalojnë sëmundjen, por e favorizojnë më shumë atë.

Komplikimet e shkaktuara nga gripi nuk mund të parandalohen me barna, dhe sidomos jo me antibiotik. Shumë nëna sapo shohin fëmijën që po e zë gripi, menjëherë mundohen ta mjekojnë me barna që të mos zhvillojë bronkopneumoni.
gripif2.jpg

Në fakt nuk është kështu pasi këto medikamente jo vetëm që nuk e parandalojnë, por janë të dëmshme nëse përdoren pa rekomandimin e mjekut specialist.

Antibiotiku nuk është mjekim profilaktik për bronkopneumoni në raste kur kemi viroza po ai prish komplet situatën normale që kanë rrugët e frymëmarrjes. Dhënia e antibiotikëve kur fëmijët janë me probleme, nuk e parandalon bronkopneumoninë, por përkundrazi mund ta favorizojë atë.

Temperatura e lartë, bllokimi i frymëmarrjes dhe kolla e fortë i lodhë aq shumë pacientët e vegjël me ç’rast fytyra e tyre është e verdhë dhe ka shumë pak gjallëri për të qenë të tillë. Kështu, gripi apo viroza e panjohur nuk i kursen të vegjlit. Nga ana tjetër prindërit shprehen të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe shpresojnë që ata të bëhen më mirë dhe të mos mbeten dyerve të spitalit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back